Sunnet | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Mon, 20 Apr 2020 11:08:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Sunnet | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Hadithi 49: Etika e bisedës në takime https://www.thirrjaislame.com/hadithi-49-etika-e-bisedes-ne-takime/ Mon, 07 May 2018 09:13:29 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=30936

Islami është fe e cila me rregullin e saj ka përmbledhur gjitha çështjet e jetës duke mbrojtur me këtë rregull bashkimin e shoqërisë, dashurisë së individëve të saj dhe njëashtu përforcimin e lidhjes ndërmjet tyre. Ka vendosur ligje për këtë çështje që ta forcon lidhjen me dashuri, që ka urdhëruar për të dhe ka nxitur […]

The post Hadithi 49: Etika e bisedës në takime first appeared on Thirrja Islame.]]>

Islami është fe e cila me rregullin e saj ka përmbledhur gjitha çështjet e jetës duke mbrojtur me këtë rregull bashkimin e shoqërisë, dashurisë së individëve të saj dhe njëashtu përforcimin e lidhjes ndërmjet tyre.

Ka vendosur ligje për këtë çështje që ta forcon lidhjen me dashuri, që ka urdhëruar për të dhe ka nxitur në të (në dashuri). Në të njëjtën kohë ka tërhequr vërejtjen nga çdo gjë që shpie në përçarje dhe shpërndarje, gjë që mbjellë urrejtjen dhe largimin.

Disa nga rregullat që ka vendosur për këtë çështje jane:

Përfillja e etikës së përgjithshme dhe mos largimi nga ajo, e mbështetur nga hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për etikën e të fokurit ne prezencë te tjerëve.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi r.a. se ka thenë: ka thënë i dërguari:

“Nese jeni tre persona mos flisni dy persona fshehurazi nga i treti derisa te përziheni me njerëzit, për arsye që mos të mërzitet ai”.

Dobite e hadithit:

1) Nuk lejohet që një grup të flasin ndërmjet veti dhe ta lënë njërin anash duke mos e kyçur në bisedë perveç me leje prej tij që të flasin ndërmjet veti për ndonjë çështje të veçantë për ta, siç është transmetuar në librin e Muslimit se ka thënë i dërguari: “Mos të flasin dy veta fshehur nga i treti përveç me leje”.

Dhe nuk ka dallim nëse ata që flasin janë dy apo me tepër përderisa prej atij që fshihet biseda është vetëm një person.

2) Nëse janë një grup më shumë se tre persona dhe flasin fshehurazi ndërsa tjerët janë më shumë se një person, atëherë nuk ka ndalesë edhe pse me etikë është që të marrin pjesë në bisedë tërë grupi përveç në rast nevoje.

3) Nëse flasin dy persona e më shumë që lënë njërin ose më shumë jashtë bisedës nuk lejohet që këta ta ndëgjojnë bisedën e tyre sepse gjithashtu edhe ky gjest nxit urrejtje dhe armiqësi që i përngjason spiunumit të ndaluar.

Gjithashtu nëse një person hyn në një vend nuk i lejohet që të ulet afër dy personave dhe të dëgjon se qka flasin fshehurazi, përveç nëse ka argument se kjo gjë nuk ju pengon atyre dhe i japin leje.

4) Ndalohen biseda të fshehura pa dallim se a bëhen në vendndeje, në udhëtim apo diku tjetër.

5) Nëse është biseda e fshehtë ndërmjet dy personave ose më shumë, që ka të bëj me ndonjë bisedë të ndaluar fetarisht, ajo nuk lejohet edhe nëse është me lejen e një personit ose pa lejen e tij, gjithashtu nëse është i lërë anash apo jo, ka thënë All-llahu i lartësuar:

“O ju të cilët keni besuar, kur të flitni fshehtas, mos flitni diç të ndaluar apo për armiqësi apo për mosdëgjueshmëri ndaj të dërguarit, po flitni fshehtas per mirësi dhe devotshmëri”.(el muxhadele:9)

6) Nëse një njeri është me famë dhe post që dëshirojnë të gjithë njerëzit të marrin pjesë në bisedën e tij, por mund të mërziten dhe të ofendohen nëse flet me ndonjërin fshehurazi, i ndalohet atij që të bisedon me ndonjërin prej tyre fshehurazi edhe nëse janë tjerët më shumë se një person.

7) Islami është fe e përsosur dhe ligj gjithpërfshirës që regullon jetën, ka parasysh ndjenjat e njeriut, i nderon ndjenjat e individit edhe grupeve.

8) Duhet që muslimani të zbukurohet me etikën islame sepse ajo e zmadhon dashurinë ndërmjet njerëzve.

9) Duhet që muslimani të ketë kujdes në sjelljet e tij në publik duke përfshirë vendndejet dhe kuvendet e sidomos kuvendet e gjykatësve sepse në të ka rregullim të etikës se individit dhe përforcim të shoqërisë.

10) Duhet që muslimani të ketë etikë që e forcon në dashurinë ndërmjet të tjerëve dhe të largohet nga çdo send qe e shkakton urrejtjen dhe largimin ndërmjet tyre.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 49: Etika e bisedës në takime first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 48: Dunjaja mjet për në Ahiret https://www.thirrjaislame.com/hadithi-48-dunjaja-mjet-per-ne-ahiret/ Fri, 20 Apr 2018 14:04:08 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=30846

Njeriu jeton në këtë botë sa donë All-llahu të jetoj, pastaj një ditë prej ditësh duhet patjetër që të vdes, thotë All-llahu: “Ti (o Muhamed) je i vdekshëm dhe ata janë të vdekshëm”  si dhe nuk e din njeriu kur përfundon  afati i tij dhe kur i vjen vdekja, thotë  All-llahu: “Nuk e din njeriu çka fiton në […]

The post Hadithi 48: Dunjaja mjet për në Ahiret first appeared on Thirrja Islame.]]>

Njeriu jeton në këtë botë sa donë All-llahu të jetoj, pastaj një ditë prej ditësh duhet patjetër që të vdes, thotë All-llahu: “Ti (o Muhamed) je i vdekshëm dhe ata janë të vdekshëm”  si dhe nuk e din njeriu kur përfundon  afati i tij dhe kur i vjen vdekja, thotë  All-llahu: “Nuk e din njeriu çka fiton në të nesërmen dhe nuk e din njeriu në cilën tokë do të vdes”.
Kjo botë do të zhduket sa e gjatë që është dhe kjo është një e vërtetë e qartë, që ne e  shiqojmë çdo ditë dhe natë,si dhe e ndjejmë atë çdo orë e çast.

Pas vdekjes njeriu do t’a jetoj një jetë të përhershme, që nuk ka fund e as afat, ajo jetë e pafund është jeta e ahiretit. Pasiqë t’i rringjallë Allahu i lartesuar njerëzit nga varezat dhe t’i mbledh tek Ai qe t’i llogaritë për veprat e tyre dhe të gjykon në mes tyre ose për në parajsë që gjërësia e të cilit është sa qiejt e toka dhe që është përgaditur për të devotshmit që do të jenë përgjithmonë në të ose për në zjarr që lënd djegëse e tij janë njerëzit dhe guret, që është përgaditur për mosbesimtarët, që nuk do të kenë mundësi të dalin prej tij.

Njeriu i mençur është ai që nuk mashtrohet me këtë botë dhe nuk qetësohet në të e as nuk sigurohet në të e as nuk e mendon atë për çdo send, por e bënë atë një kopsht që në të e mbjell farën që do ta korr në botën tjetër dhe e bënë mjet për të shpëtuar nga ura e siratit e ngritur mbi xhehennem dhe e konsiderone rrugë në një shkretëtirë të frikshme dhe se ai duhet të kalojë me kujdes qe të arrin në vend të sigurt.

Në të ka mirësi që aludon hadithi i të dërguarit:

Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri r.a. se ka thënë: më kapi i derguari për shpatulla dhe më tha: “Bëhu në këtë botë sikurse me qenë i huaj ose udhëtarë apo kalimtarë. Ibn Omeri thoshte: Nëse e arrin mbrëmjen mos e prit mëngjesin e nëse e arrin mëngjesin mos e prit mbrëmjen, shfrytëzoje shëndetin tënd para sëmundjes dhe të njejten para vdekjes.

Dobitë e hadithit:

1) Duhet që njeriu t’i shton të mirat, adhurimet dhe respektin si dhe mos të i anashkalon e as mos t’i vanon ato duke shpresu në të mirat e ardhmes sepse nuk e din se kur i mbaron afati i jetes tij.

2) Muslimani duhet që të i shfrytëzon shanset kur t’i jepen atij dhe para se te kalon koha.

3) Në këtë hadith ka nxitje per asketizëm në botë dhe largim nga zbukurimet e saja dhe angazhimet e saj, mirëpo kjo nuk d.m.th. lënien e punës e as aktiviteteve as fitimeve por mos lidhja për të e t’i anashkalon punët e botes tjetër.

4) Muslimani duhet të përpiqet për vepra të mira si dhe ti shton mirësit që çdoherë duke u frikësuar prej dënimit të All-llahut të lartësuar dhe kjo të jetë shkak për shtimin e punës e aktivitetit sikur udhëtari i cili shpenzon mund duke u frikësuar mos ti nderpritet udhëtimi e të frikësohet se a do të arrin në cakun e tij.

5) Muslimani ka kujdes nga shoqëria me të kqinjtë, të cilët llogariten si plaçkitës të rrugës që mos ta largojnë atë nga qëllimi i tij si dhe të ndërhynë ndërmjet atij dhe arritjes së qëllimit të tij.

6) Puna në këtë botë është e patjetërsueshme për arritjen e dobive. Muslimani krejt këtë e nënshtron për arsye të botës tjetër dhe arritjes së shpërblimit tek All-llahu i lartësuar.

 

Nga arbishtja :

Mr Ibrahim Sherifi

The post Hadithi 48: Dunjaja mjet për në Ahiret first appeared on Thirrja Islame.]]> Hadithi 47: Mirësia e All-llahut të Lartësuar https://www.thirrjaislame.com/hadithi-47-miresia-e-all-llahut-te-lartesuar/ Thu, 29 Mar 2018 10:59:35 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=30729

Nga natyra e njeriut të shëndoshë është që të dëshirojë të veprojë mirë, mirëpo nga ndonjëherë i dalin pengesa në veprimin e mirësis, prandaj prej mirësis së All-llahut të lartësuar ndaj besimtarëve është se Ai ua mundëson veprimin e adhurimit, dhe ua zmadhon shperblimet për atë adhurim, edhe kur nuk kanë mundësi që të veprojnë […]

The post Hadithi 47: Mirësia e All-llahut të Lartësuar first appeared on Thirrja Islame.]]>

Nga natyra e njeriut të shëndoshë është që të dëshirojë të veprojë mirë, mirëpo nga ndonjëherë i dalin pengesa në veprimin e mirësis, prandaj prej mirësis së All-llahut të lartësuar ndaj besimtarëve është se Ai ua mundëson veprimin e adhurimit, dhe ua zmadhon shperblimet për atë adhurim, edhe kur nuk kanë mundësi që të veprojnë veprat e mira, mirëpo kanë deshire t’i realizojnë, i shpërblenë sipas qëllimit të tyre.

Edhe nga natyra e njeriut është që të gabon, dhe të bjen në kundërshtim, prandaj prej mirësis së All-llahut të lartësuar ështe gjithashtu ajo që nuk ua përshpejton atyre dënimin kur të gabojn edhe pse ndonjëherë njeriu i flet vetes per veprimin e ndonjë mekati mirëpo pa e shprehur atë, këtë nuk e denon All-llahu i lartësuar për qëllimin e tij edhe nëse e shfaq atë para krijesave, Ai nuk ia shumëfishon atij dënimin. E gjithë kjo është nga mirësia e All-llahut të lartësuar dhe nga mëshira e Tij, prandaj në vazhdim është një hadith kudsij që na përgëzon për këtë: Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i dërguari ka thënë: Thotë All-llahu i Madhëruar:

“Nëse dëshiron robi Im ta vepron një të keqe mos ia shenoni atij derisa ta vepron, nëse e vepron shënojani atij vetem një, nëse e braktisën atë për shkak Meje shënojani atij një shpërblim, gjithashtu nëse dëshiron robi Im të vepron një vepër të mirë dhe nuk e vepron, atehere shënojani atij një shpërblim, mirëpo nëse e vepron atë, atëherë shënojani atij me dhjetë shperblime deri në shtatëqind fish mëshumë shpërblime”.

Dobitë e hadithit:

1) All-llahu i Lartësuar i sheh zemrat e robërve të Tij, dhe i njeh qëllimet e tyre.

2) All-llahu nuk e ndëshkon robin për shkak të përshpëritjes së vetës se tij për kryerje të mëkatit derisa nuk e vepron atë.

3) Njeriu shpërblehet për qëllimin e tij të mirë edhe përkundër orvatjes së tij për veprimin e mirësis edhe pse nuk e vepron atë për shkak të ndonjë pengese.

4) Kur ndonjërit i obligohet ndonjë adhurim me plotësimin e shkaqeve te tij, siç është: obligueshmëria e namazit me hyrjen e kohës ose obligueshmëria e agjërimit me hyrjen e ramazanit ose obligueshmëria e haxhit me realizimin e mundësisë pastaj nuk mundet që ta vepron ai për shkak të ndonjë pengese edhe pse ai orvatet për veprimin e tij, atëherë edhe nëse vdes para se ta vepron atë, ai nuk ka përgjegjësi për të.

5) Muslimani duhet që të ketë për qëllim veprimin e së mires çdoherë sepse ndoshta do ta merr shpërblimin e asaj vepre, si dhe ai përgatit veten e tij për veprimin e mirësis kur të ketë mundësi. 6) Sinqeriteti në veprimin e adhurimeve dhe lënijen e mëkateve është baza e shumëfishimit të shpërblimit sepse sa më shumë që është sinqeriteti i madh aq më shumë shumefishohet shpërblimi. 7) Mirësia e All-llahut të lartësuar për robërit e Tij besimtarë është e madhe dhe mëshira e Tij e gjërë, falja e Tij gjithëpërfshirëse, shpërblimet e Tij të panumërta.

 

Nga arabishtja ;

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 47: Mirësia e All-llahut të Lartësuar first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 46: E drejta e ndërmjetësimit https://www.thirrjaislame.com/hadithi-46-e-drejta-e-ndermjetesimit/ Sat, 10 Mar 2018 10:47:36 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26742

Feja islame e mbron të drejtën e individit, e mbron dinjitetin e tij, dhe personalitetin e tij. Prandaj ka sjellur ligje që janë komfort natyrës së tij edhe i plotëson kërkesat dhe dëshirat e tij. Nga këto ligje është e drejta e tij qe t’ia falë dhe të vepron çka të dëshiron në atë që […]

The post Hadithi 46: E drejta e ndërmjetësimit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Feja islame e mbron të drejtën e individit, e mbron dinjitetin e tij, dhe personalitetin e tij. Prandaj ka sjellur ligje që janë komfort natyrës së tij edhe i plotëson kërkesat dhe dëshirat e tij. Nga këto ligje është e drejta e tij qe t’ia falë dhe të vepron çka të dëshiron në atë që posedon, individi ka të drejte të posedon sa të dëshiron nga pasuria dhe të bën me pasurine e tij çka të dëshiron, nga vet dëshira e tij dhe zgjedhja e tij. Edhe nuk i takon askujt që të ndërhyn në çështjen e tij apo t’ia mer pronësimin e tij përveç me lejen e tij. Mirëpo feja islame në të njejtën kohë e mbron të drejtën e shoqërisë, edhe është e rezervuar ndaj egoizmit te individit e cila mund t’a kaplon atë ndonjëherë, dhe ta bënë që ai të i bën dëm tjetrit, për këtë arsye ka vendosur rregulla dhe kushte për pronësim, edhe ka vendosur disa ligje që kanë për detyrë ta rregullojn sjelljen e individit me pronën e tij, që mos të jetë mjet për dëm ndaj te tjerëve ndonjëherë, nga këto ligje është edhe e drejta e ndermjetesimit që ne e sqarojmë nga hadithi i radhës:

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se ka thënë: e ka lejuar i dërguari alejhi selam  ndërmjetësimin në çdo send që nuk është ndarë (gjykuar), ndërsa kur të vendosen kufijt dhe të ndahen rrugët atëherë nuk ka më ndërmjetësim.

Dobitë e hadithit:

1) Dijetarët kanë rënë në pajtueshmëri se ndërmjetësimi është e drejtë e partnerit në pronat e patundura ose te ngjajshme nëse nuk është ndarë prona e patundëshme ende, dhe që është prej sendeve që mund të ndahet. Dijetarët janë në pajtueshmëri se nuk ka ndërmjetësim ne sendet që mund të barten si: kafshët, veshjet, mobiljet etj, dhe gjithashtu në pronat e patundshme që nuk mund të ndahen siç jane banjot ose të ngjashme.

Sepse urtësia në shumicën e rasteve është largimi i dëmit te ndarjes që ndoshta do ta kërkonte ortaku i tij, ndërsa këto gjëra nuk mundet te ndahen dhe nuk ka frikë prej ndarjes se tyre. Ndërsa nuk kanë rënë ne pajtueshmëri dijetarët në vërtetimin e të drejtës së ndërmjetësimit për: fqiun, ortakun ndarës, mirëpo kanë thënë se këtyre ju takon rruga edhe te ngjajshem.

Tre dijetarët (Maliku,Shafiu,Ahmed ibn Hambeli) thonë se atyre nuk ju takon ndërmjetësimi. Ndërsa Hanefijt thonë: ju takon atyre dyve e drejta e ndëmjetësimit. Dhe argumenti i tyre është se edhe ata dy fqiun edhe ortakun ndarës mund ta dëmton i njëjti dëm sikur ortakun i cili nuk është ndarës.

2) Na bën me dije hadithi se feja Islame e mbron pronën e individit, dhe e nderon të drejtën e tij në veprimin e tij me pronën e tij.

3) Shoqëria islame është shoqëri e plotësuar, dhe shiqon në dobinë e të gjithëve, duke i pasur parasysh individët, dhe nuk e pranon egoizmin, as nuk e pranon bërjen dëm dikujt tjetër.

4) Nuk ka dëm as të dëmtuar në fenë islame, as nuk ka të drejt askush ti bën dëm askujt tjetër, as nuk i lejohet që ta hjek dëmin e dikujt duke i bërë dëm dikujt tjetër.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 46: E drejta e ndërmjetësimit first appeared on Thirrja Islame.]]>
PEJGAMBERI sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem DHE FËMIJËT https://www.thirrjaislame.com/pejgamberi-sal-lall-llahu-alejhi-ue-sel-lem-dhe-femijet/ Sat, 10 Mar 2018 10:09:13 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26737

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij. Prej çështjeve më të rëndësishme që meriton vëmendjen e prindërve, kujdestarëve dhe thirrësve të fesë është çështja se si pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i […]

The post PEJGAMBERI sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem DHE FËMIJËT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin për të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.

Prej çështjeve më të rëndësishme që meriton vëmendjen e prindërve, kujdestarëve dhe thirrësve të fesë është çështja se si pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka trajtuar fëmijët… Si i ka përvetësuar zemrat e tyre? Si është kujdesur për ta? Si i ka edukuar? Si i ka mësuar? Si e ka mbjellur te ta frymën e krenarisë dhe dinjitetit?

Vërtet, marrëdhënia me fëmijët ka nevojë për një vetëdije të madhe dhe për një kujdes dhe butësi të edukatorit. Po ashtu ka nevojë për njohuri mbi kërkesat dhe nevojat psikologjike dhe sociale të fëmijëve, si dhe për zemërgjerësi, mendjemprehtësi dhe urtësi në mënyrë që udhëzimi dhe edukimi të kenë sukses.

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem të gjitha këtyre gjërave u ka kushtuar kujdes të madh, por para së gjithash ai ka qenë i vëmendshëm për të përçuar dashurinë e tij te fëmijët.

Pra, në radhë të parë është dashuria, e më pas vjen çështja e udhëzimit, edukimit dhe mbjelljes së frymës së krenarisë dhe dinjitetit. Pa këto gjëra, nuk mund të presim sukses në çështjen e edukimit.

Kujdesi ndaj fëmijës para lindjes së tij

  1. Zgjedhja e gruas së mirë

Këtë e bazojmë në fjalën e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Gruaja martohet për katër faktorë: Për pasurinë e saj, prejardhjen (fisin) e saj, bukurinë e saj dhe fenë e saj. Zgjedhe atë që ka fe, do të jesh i lumtur.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

  1. Kujdesi për mbrojtjen e fëmijës nga shejtani

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka porositur që para marrëdhënieve seksuale me bashkëshorten të bëhet një lutje, dhe ka thënë: Nëse dikush para se të fillojë marëdhëniet intime me gruan e  tij, thotë: ‘Bismil-lah. O Zot na largo shejtanin dhe largoje shejtanin prej asaj që do të na furnizosh.’, dhe nëse në këtë natë mbarset një fëmijë, shejtani nuk ka mundësi kurrë ta dëmtojë atë.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Lutja për fëmijët

Nga Ebu Musa radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Më lindi një djalë, dhe unë e solla atë te pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Ai e emërtoi me emrin Ibrahim dhe ia lyu gojën me hurmë (të përtypur).” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Qëllimi është që hurma e përtypur të bëhet e butë dhe e lëngshme, dhe me të të lyhet goja e të sapolindurit nga brendia, në mënyrë që diçka nga hurma të shkojë në stomakun e tij.

Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se ka thënë: “Të dërguarit të All-llahut i silleshin fëmijë të sapolindur, e ai lutej për ta dhe ua lyente gojën me hurmë të përtypur.” (Shënon Muslimi).

Zgjedhja e emrit të mirë

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Emrat më të dashur tek All-llahu janë Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.” (Shënon Muslimi). Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: “Emrat më realë (që më së shumti përputhen me realitetin e personit që i mban këto emra) janë Harith (fitues) dhe Hemmam (i vendosur), ndërsa emrat më të këqinj janë: Harb (luftë) dhe Murreh (hidhësirë).”[1] (Shënon Ebu Davudi).

Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se “I dërguari i All-llahut ua ndërronte njerëzve emrat e këqinj me emra të mirë.” (Shënon Tirmidhiu).

Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se Omeri radijAll-llahu anhu kishte një vajzë e cila quhej Asijeh (Mëkatare), ndërsa i dërguari i All-llahut ia ndërroi emrin në Xhemile (E bukur).” Po ashtu Zjeneb bintu Ummi Seleme quhej Bureh (hallkë prej argjendi apo bakri që u vendosej deveve në hundë për t’i lidhur), ndërsa pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ia ndërroi emrin në Zejneb (lloj zambaku). (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Kujdesi i pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ndaj emrave të mirë dhe ndërrimi i emrave të këqinj mbase jep të kuptohet se emrat kanë ndikim në personalitetin e njeriut dhe mënyrën e sjelljes dhe të menduarit të tij.

Mëshira ndaj fëmijëve

Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut e puthi Hasen ibën Aliun, në praninë e Ekre’ ibën Habis et-Temimi, ndërsa ky i fundit tha: Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur kurrë. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i drejtoi sytë nga ai dhe tha: “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se ka thënë: “Njëherë ca njerëz beduinë erdhën tek i dërguari i All-llahut dhe pyetën: A i puthni fëmijët tuaj? Njerëzit thanë: Po. Beduinët thanë: Vallahi ne nuk i puthim kurrë fëmijët tanë. Atëherë i dërguari i All-llahut tha: “Nuk kam ç’të bëj kur All-llahu ua ka hequr mëshirën nga zemrat tuaja.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Prej fragmenteve nga mëshira e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ndaj fëmijëve është edhe kjo: “Gjatë namazit në xhami, ai e mbante Umamen, të bijën e bijës së tij, Zejnebes. Kur binte në sexhde, e vendoste në tokë, e kur ngritej, e kapte përsëri.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Po ashtu e kemi rastin kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem e vizitoi një djalosh të ri hebre i cili i shërbente atij dhe i cili u sëmur, dhe me atë rast i tha: “Thuaj: La ilahe Il-lAll-llah.” Djaloshi e shikoi babain e tij, ndërsa ai i tha: Respektoje Ebul-Kasimin (pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), dhe kështu djaloshi e tha shehadetin. Atëherë pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Falënderimi i takon All-llahut, I Cili e shpëtoi nga zjarri.” (Shënon Buhariu).

Prej rasteve të tilla e kemi edhe rastin kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem hyri te djali i tij i vogël, Ibrahimi, i cili ishte në prag të vdekjes, ndërsa atij iu mbushën sytë me lot, dhe tha: “Syri loton, zemra mërzitet, dhe ne për ndarjen nga ti, o Ibrahim, jemi të mërzitur.” (Shënon Buhariu).

E kur ndërroi jetë mbesa e tij, dhe pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i rrodhën lotët, Sa’d ibën Ubade radijAll-llahu anhu i tha: “Ç’është kjo, o i dërguari i All-llahut?”. Atëherë pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. All-llahu i mëshiron të mëshirshmit nga robërit e Tij.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Dhurata për fëmijët

Dhurata që u bëhet fëmijëve është një pikënisje e rëndësishme edukative e cila bën që fëmija ta ndiejë rëndësinë dhe pozitën që ka në zemrën e dhuruesit.

Në vazhdim po përmendim një prej rasteve kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem u ka bërë dhuratë fëmijëve.

Nga Ummu Halidi radijAll-llahu anha, e cila ka qenë e vogël kur emigroi në Abisini, na përcillet se ka thënë: “Të dërguarit të All-llahut i sollën (nga Abisinia) disa rroba në mesin e të cilave ishte edhe një shami e zezë me qëndisma. Ai pyeti: “Kujt mendoni t’ia japim këtë shami?” Asnjëri nga njerëzit nuk u përgjigj. Atëherë i dërguari i All-llahut tha: “Ma sillni Ummu Halidin.” Kur më dërguan tek pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ai me duart e tij ma vendosi shaminë në kokë dhe më tha: “E shtjerrësh dhe All-llahu i Madhërishëm ta zëvendësoftë me tjetër.” Këtë e tha dy herë. Pastaj i drejtoi sytë nga qëndismat e shamisë, bëri me shenjë nga ato dhe më tha: “O Ummu Halid, kjo është e bukur.” (Shënon Buhariu).

Shakaja me fëmijët

Shembull për këtë po përmendim rastin e Ebu Umejrit, vëllait të vogël të Enes ibën Malikut radijAll-llahu anhu, i cili kishte pasur një zog të vogël me të cilin luante. Por zogu i ngordhi, ndërsa Ebu Umejri u mërzit për të. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem shkoi tek ai për ta ngushëlluar dhe për ta disponuar, dhe i tha: “O Ebu Umejr, ç’u bë me zogun…?”

Dhënia e lodrës për të cilën fëmija ka nevojë

Nga Abdullah ibën Sheddadi radijAll-llahu anhu, e ky nga babai i tij, na përcillet se ka thënë: “Një ditë, i dërguari i All-llahut doli për të falur namazin e akshamit apo jacisë, ndërsa në krahë e mbante Hasanin apo Husejnin. Shkoi te mihrabi dhe e vendosi fëmijën në tokë anash tij, morri tekbir dhe filloi namazin. Kur e bëri sexhden, u vonua aq shumë në të, saqë Sheddadi e ngriti kokën për të parë se mos kishte ngjarë diçka, kur ja, e vërejti fëmijën që ishte ngjitur në shpinën e të dërguarit të All-llahut derisa ai ishte në sexhde. E kur i dërguari i All-llahut e përfundoi namazin, njerëzit thanë: O i dërguari i All-llahut! Ti bëre aq sexhde të gjatë saqë menduam se mos të ndodhi ndonjë gjë apo mos po të shpallet diçka nga kur’ani. Atëherë i dërguari i All-llahut tha: “Asgjë prej këtyre nuk ndodhi, por i biri im m’u ngjit në shpinë, ndërsa unë nuk desha ta shpejtoj derisa ai të plotësojë nevojën e tij.” (Shënon Nesaiu).

Kjo është për sa i përket fëmijës së vogël i cili bartet në krahë. E përsa i përket lojës së fëmijëve me fëmijët e tjerë, këtë na e përcjellë Enesi radijAll-llahu anhu, i cili thotë: “I dërguari i All-llahut ka qenë njeriu me moralin më të mirë. Një ditë më dërgoi për t’i kryer një punë, ndërsa unë thashë: Vallahi nuk shkoj, ndërsa në vete ndieja që duhej të shkoja për shkak se i dërguari i All-llahut më kishte urdhëruar. Pastaj dola, dhe te tregu pashë ca fëmijë që po loznin, dhe u ndala me ta. Pas pak, i dërguari i All-llahut më kapi te koka nga mbrapa. Unë e shikova, ndërsa ai duke buzëqeshur më tha: “O Unejs (në vend të emrit Enes, që është emërtim me përkëdheli), a shkove ku të urdhërova?” Thashë: Po, tani po shkoj, o i dërguari i All-llahut.” (Shënon Muslimi). Pra, i dërguari i All-llahut nuk e qortoi Enesin që po luante apo po i shikonte fëmijët se si luanin. Po ashtu nga ky hadith mësojmë se vërejtja duhet bërë me butësi, e jo me agresion.

Përshëndetja e fëmijëve me selam

Nga Enesi radijAll-llahu anhu na përcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i vizitonte ensarët, i përshëndeste fëmijët e tyre dhe ua përkëdhelte kokën.” (Shënon Nesaiu).

Dhënia kurajë fëmijëve me dhurata

Nga Abdullah ibën Harithi radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut i rreshtonte djemtë e Abbasit radijAll-llahu anhu, Abdullahun, Ubejdullahun dhe Kuthejrin, dhe u thoshte: “Kush arrin tek unë i pari, do t’i jap këtë e këtë.” E ata garonin mes vete kush do të arrijë i pari, i binin mbi shpinë dhe gjoks, ndërsa ai i puthte dhe i përqafonte duke i shtrënguar. (Shënon Ahmedi).

Mbjellja e aftësisë së të menduarit

Nga Ibën Omeri radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “I dërguari i All-llahut njëherë na pyeti: “Është një pemë shkretinore të cilës nuk i bien gjethet. Shembulli i saj është sikur shembulli i myslimanit. Më thoni cila është ajo?” Njerëzit filluan të mendojnë rreth kësaj peme shkretinore. Mua më shkoi ndërmend se ajo ishte pema e hurmës. Pastaj i dërguari i All-llahut na tha: “Ajo është pema e hurmës.” (Shënon Buhariu). Ibën Omeri radijAll-llahuma anhu përmendë se ka qenë më i riu nga të pranishmit që u pyetën.

Kërkimi i lejes nga fëmijët dhe përfillja e të drejtave të tyre

Nga Sehl ibën Sa’d Es-Saidiu radijAll-llahu anhu na përcillet se njëherë të dërguarit të All-llahut i sollën një pije. Pasi piu prej saj, në anën e tij të djathtë kishte një fëmijë, ndërsa në të majtën kishte ca pleq. Ai iu drejtua fëmijës duke i thënë: “A më lejon t’u jap këtyre pleqve para teje?” Fëmija tha: Jo vallahi, askujt nuk i jap përparësi para vetes. Atëherë i dërguari i All-llahut i dha atij të pijë.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Largimi i padrejtësisë ndaj fëmijëve

Nga Ebu Mes’ud El-Ensariu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Njëherë po i mëshoja me kamxhik një robi që e kisha në pronësinë time. Dëgjova një zë nga mbrapa duke thënë: “Dije o Ebu Mes’ud…”, e unë nuk e kuptova ç’më thoshte nga hidhërimi që kisha. E kur u afrua afër meje, kur ja, ai ishte i dërguari i All-llahut, i cili më tha: “Dije o Ebu Mes’ud, dije o Ebu Mes’ud…” Në atë moment e hodha kamxhikun, ndërsa ai më tha: “Dije o Ebu Mes’ud se All-llahu i Madhërishëm është më i fuqishëm ndaj teje sesa ti ndaj këtij robi.” Ndërsa unë thashë: “Që tani e tutje, kurrë më nuk do të godas ndonjë rob.” Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: “Thashë: O i dërguari i All-llahut! Që tani unë ia fala lirinë këtij robi, për hirin e All-llahut. E ai më tha: “E sikur të mos e bëje këtë, atëherë fytyrën tënde do ta digjte zjarri.” (Shënon Muslimi).

Shkurtimi i namazit për hirin e fëmijës së vogël

Nga Ukbe ibën Amër El-Bedriu radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Një njeri erdhi te pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Unë vonohem për namazin e sabahut për shkak të filan imamit, i cili e zgjatë namazin.” Kurrë nuk e kam parë pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem të hidhërohet ashtu siç u hidhërua në këtë rast, dhe tha: “O njerëz! Vërtet ju jeni ngatërrestarë. Kushdo prej jush që u del imam njerëzve, le ta shkurtojë namazin, ngase pas tij ka të moshuar, fëmijë dhe njerëz me nevojë.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

Ngulitja e parimeve të akides

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kujdesej që në shpirtin e fëmijëve t’i ngulisë parimet e akides së shëndoshë, që të rriten dhe edukohen në frymën e krenarisë, fisnikërisë, bindjes ndaj All-llahut dhe mbështetjes tek Ai në momente të vështira.

Nga Abdullah ibën Abbasi radijAll-llahu anhuma na përcillet se ka thënë: “Një ditë isha mbrapa pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, e ai më tha: “O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje All-llahun, Ai të ruan ty. Ruaje All-llahun, e gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute All-llahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije se sikur i tërë njerëzimi të tubohet për të të bërë një dobi, ata nuk do të të bëjnë dobi vetëmse me atë që All-llahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të të bëjnë dëm vetëmse me atë që All-llahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” (Shënon Tirmidhiu). Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron: ”Ruaje All-llahun, e gjen para teje. Njihe All-llahun në rehati, Ai të njeh në vështirësi. Dije se ajo që të ka goditur, nuk ka mundur mos të të godasë dhe ajo që nuk të ka goditur, s’ka mundur të të godasë. Dije se fitorja arrihet me durim, shpëtimi me brenga dhe lehtësimi me vështirësi.” (Shënojnë Ahmedi dhe Hakimi).

Sa këshilla të mira janë këto, të cilat pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i mbjellë në shpirtin e Ibën Abbasit radijAll-llahu anhuma! Këshilla madhështore që kanë ndikim të fuqishëm në akiden e Ibën Abbasit radijAll-llahu anhuma, ibadetin e tij, udhëzimin e tij, sjelljen e tij dhe formimin e personalitetit të shëndoshë të tij.

Këtu vërejmë këshilla të shumëllojshme: Këshilla për teuhid, këshilla për devotshmëri dhe mbikëqyrjen e All-llahut, këshilla për përqendrim në fe, këshilla për sjellje të mirë, këshilla për durim dhe shpresë për shpëtim, këshilla për bindje dhe mbështetje në All-llahun e Madhërishëm, etj.

Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

 

[1] Kuptimi i hadithit është se emri Harith që do të thotë fitues, përputhet më së shumti me realitetin e personit që e mban këtë emër, ngase njeriu patjetër të fitojë diçka, qoftë spontanisht ose me dëshirën e tij, ndërsa e njëjta vlen edhe për emrin Hemmam që do të thotë i vendosur, ngase nuk ka njeri që nuk është i vendosur për ndonjë vepër, qoftë e mirë apo e keqe. (shën. përkth.)

 

 

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

www.thirrjaislame.com

The post PEJGAMBERI sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem DHE FËMIJËT first appeared on Thirrja Islame.]]>
TË MBROJTURIT E SYNETIT NGA ATA QË E FYEJNË https://www.thirrjaislame.com/te-mbrojturit-e-synetit-nga-ata-qe-e-fyejne/ Wed, 07 Mar 2018 15:31:16 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=18217

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahut dhe robin e Allahut. O ju musliman, nga esenca e besimtarëve dhe dijetarëve të hadithit dhe […]

The post TË MBROJTURIT E SYNETIT NGA ATA QË E FYEJNË first appeared on Thirrja Islame.]]>

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahut dhe robin e Allahut.

O ju musliman, nga esenca e besimtarëve dhe dijetarëve të hadithit dhe synetit, mbrojtësve të fesë dhe bartësit e saj, të cilët e morën rrugën e njerëzve të mirë dhe i pasuan gjurmët e të parëve tanë është, të madhëruarit e Kuranit dhe synetit. Kurani është pajisja e tyre, syneti argumenti i tyre, kurse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shëmbëlltyra e tyre.

Ata ua mësojnë njerëzve teuhidin dhe akiden, e ndihmojnë sheriatin, i luftojnë risitë e përhapura, i urrejnë fraksionet, nuk përkrahin njeri apo parti apo fjalë, të cilët miqësohen dhe armiqësohen, me ata që nuk veprojnë sipas Kuranit dhe synetit. Ata nuk kanë të pasuar përveç se të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. E njohin jetën e tij, i madhërojnë thëniet e tij, atyre u besojnë thellësisht dhe u binden tërësisht, atyre u nënshtrohen dhe nga ta asnjëherë ato thënie nuk refuzohen.

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Bie poshtë çdo gjë që e kundërshton urdhrin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk i barazohet atij as një mendim e analogji dhe Allahu e ndërpreu justifikimin nëpërmjet thënies së tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Omer ibën Abdulazizi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thoshte: “Nuk barazohet asnjë mendim me traditën që e ligjësoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Synetin nuk e refuzon vetëm se i hallakaturi, dhe nuk e kundërshton vetëm se i sëmuri, dhe nuk e fyen vetëm se fatkeqi. Ai që nuk i pranon hadithet e vërteta, ku për to nuk ka divergjencë në mesin e dijetarëve për sa i përket vërtetësisë së tyre, vetëm se e ka kundërshtuar ehli synetin dhe të parët e umetit, dhe është fundosur në errësirat e të devijuarve dhe të humburve.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e refuzon hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, është afër shkatërrimit”.

Ebu Tahir, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çdo njëri që e refuzon hadithin e vërtet nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e pranon si të tillë, vetëm se ka devijuar dhe është humbur, ngase ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk flet nga hamendja”.

Imam el Barbaharij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur e  sheh se një njeri fyen në synet apo e refuzon atë, apo i len hadithet e vërteta dhe donë të merr të tjera, atëherë akuzoje në fenë e tij dhe mos dysho se ai është shpikës në fe dhe pasues i epsheve”.

Ibën Vezir, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Përgënjeshtrimi i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me vetëdije të plotë dhe duke e ditur vërtetësinë e tij, është kufër i qartë”.

O ju musliman, atij që i prishet besimi dhe morali e refuzon synetin, kurse e përgënjeshtron atë kur nuk përputhet me mendjen e tij të sëmurë dhe me mendimin e tij të qortuar.

Muadh ibën Muadh përcjell se e ka dëgjuar Amru ibën Ubejd, i cili është një nga mu’etezelitë e mëdhenj, se e ka cekur një hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për sa i përket  kaderit (përcaktimit të  Allahut), dhe ka thënë: Po ta dëgjoja Eameshin se e thotë këtë hadith do ta përgënjeshtroja, dhe po ta dëgjoja të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, do ta refuzoja, dhe po ta dëgjoja se Allahu e thotë këtë, do i thosha: nuk e ke marrë besën nga ne për këtë.

Allahu na ruajt, Allahu na ruajt, çfarë fjalë të fëlliqura!!

O ju musliman, nuk ka shpërblim tjetër për atë që fyen dhe shpifën mbi fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  përveç se dënimit të tij dhe të penguarit e tij nga ato fjalë, me qëllim të mbrojtjes së sheriatit dhe synetit dhe mbrojtjes së vlerës dhe pozitës së Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ebu Muavije, Allahu e mëshiroftë, i foli Harun Reshidit, Allahu e mëshiroftë, për hadithin:  “Iu argumentua Musai Ademit, alejhi selam”.  Atëherë një njeri tha: Ku e ka takuar Musai, alejhi selam, Ademin, alejhi selam?! Harun Reshidi u zemërua tepër dhe tha: për ty vetëm se shkëmb dhe shpatë (qëllimi i tij ishte shkëmb a trung për t’ia prerë kokën me shpatë), ti je hipokrit, e fyen hadithin. Ebu Muavije nisi ta qetësonte dhe vijoi kështu për një kohë të gjatë, duke i thënë: O prijës i besimtarëve, ishte një gjest i pakontrolluar nga ana e tij. Kjo gjë vazhdoi, derisa Harun Reshidi u qetësua dhe njeriu u pendua nga fjalët e tij.

O ju musliman, kundërshtarëve të synetit kur u ballafaqohet e kota e tyre me hadithet e vërteta, atëherë fillojnë të kundërshtojnë dhe të debatojnë dhe të përdorin komentin e tyre sipas mendjes së tyre.

Nuk ka armiqësi më të madhe për synetin dhe për atë që e pasojnë, se sa nga ata që gënjeshtrën e kanë marrë për fe (qëllimi është për shijat), dhe të cilët i nxjerrin nga feja njerëzit më të mirë pas Pejgamberëve, shokët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i nxjerrin nga feja ata që i donë dhe janë të kënaqur me ta, dhe e bëjnë hallall gjakun e muslimanëve dhe pasurinë dhe nderin e tyre, sipas transmetimeve dhe përrallave që i kanë shpikur dhe trilluar nga vetvetja, duke pretenduar se ato janë nga krijesa më e mirë në tokë, Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ata e pretenduan bartjen e flamurit të luftës kundër armikut, a në fakt ata janë mbrojtësit e tyre dhe krahu i tyre. Kush sulmon armikun me britma dhe klithme, kurse muslimanët me aeroplanë dhe me artileri të rëndë dhe me armë zjarri, nuk mundet ta lufton armikun dhe as të mbrohet nga sulmet, madje ai është ndihmësi i armikut kundër islamit dhe muslimanëve.

S’ka mundësi të shpëtojnë mashtruesit e fëlliqur që ta ndryshojnë historinë e ruajtur, apo ta paraqesin fytyrën e fëlliqur të tyre me pamje tjetër më të mirë, kur besimi i tyre e lejon vrasjen e fëmijëve dhe grave dhe pleqve, dhe e lejon shkatërrimin e shtëpive dhe xhamive dhe qyteteve të tyre.

Allahut i takon çështja para dhe pas saj: “Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë”. Bekare 253., dhe “Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë juve me njëri-tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut. Ai do t’i udhëzojë ata, do t’ua përmirësojë gjendjen dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë”.  Muhamed 4-6.

Dëshmor i lumtur është ai që vdes duke e ndihmuar dhe përkrahur teuhidin, kurse fatkeq dhe i mallkuar është ai që vdes duke e mbrojtur dhe përkrahur shirkun dhe të kotën: “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”. Haxh 40.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

The post TË MBROJTURIT E SYNETIT NGA ATA QË E FYEJNË first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 45: Fitimi i dëmshëm https://www.thirrjaislame.com/hadithi-45-fitimi-i-demshem/ Tue, 27 Feb 2018 12:09:01 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26648

Islami ka ndaluar nga disa shitblerje ,me të cilat kanë punuar në kohën e injorancës, për shkak se në to ka pasur shfrytëzim edhe humbje të pasurisë. Gjithashtu ka ndaluar nga veprimi i disa punëve sepse në to ka humbje të burrërisë edhe humbje të nderit të njeriut. Ka ndaluar edhe disa çështje tjera që […]

The post Hadithi 45: Fitimi i dëmshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>

Islami ka ndaluar nga disa shitblerje ,me të cilat kanë punuar në kohën e injorancës, për shkak se në to ka pasur shfrytëzim edhe humbje të pasurisë. Gjithashtu ka ndaluar nga veprimi i disa punëve sepse në to ka humbje të burrërisë edhe humbje të nderit të njeriut. Ka ndaluar edhe disa çështje tjera që nga jashtë dhe në realitetin e saj kundërshtojnë me frymën e legjislacionit Islam dhe qëllimet e tij të larta, i cili ka për qellim shpëtimin e njerëzve nga politeizmi edhe manifestimet e tij dhe atë që të dërgon te ai.
Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe r.a. se ai e ka blerë një rob që bënte hixhame, dhe urdhëroi që mjetet e hixhames të thehen dhe ashtu u bë. Pastaj tha: ka ndaluar i dërguari alejhi selam  nga çmimi i qenit, nga çmimi i gjakut, nga ai që bën tatuazhe edhe atij që i bëhet tatuazhe, nga ngrënia e kamatës dhe atij që e jep, si dhe e ka mallkuar pikturuesin(e gjallesave).
Dobitë e hadithit:
1) Dispozita e shitjes së qenit: Shumica e dijetarëve thonë se nuk lejohet shitja e qenit assesi, edhe nëse është qen gjuetie, dhe se vlera e tij është e ndaluar, dhe se është fitim i keq, sepse qeni është i papastër në esencë sikur derri, dhe ka hadithe që flasin rreth kësaj çështje. Ka thëne Ebu Hanifja r.h.: lejohet shitja e tij nëse përdoret për roje ose gjueti, dhe lejohet vlera e tij. Dhe Hanefitë janë përgjigjur ndaj haditheve që e ndalojnë, dhe thonë se ka qenë në fillim të islamit, dhe se ka qenë e obliguar vrasja e tyre edhe mos lejimi për mbajtjen e tyre dhe përfitimin prej tyre. Pastaj është lejuar mbajtja e tyre dhe përfitimi prej tyre.
2)   Dispozita e hixhames dhe marrja e kompensimit për të: hixhameja në vete është e lejuar, sepse te dërguarit i është bërë hixhameja siç është vërtetuar në transmetime të vërteta, përderisa është e lejuar atëherë edhe bartja e kësaj si profesion është e lejuar, edhe pse është prej profesioneve të ulëta, ngase ka të bën me heqjen e gjakut.
Sa i përket marrjes se kompensimit për hixhamen: shumica e dijetarëve e konsiderojnë të lejuar, sepse është vërtetuar në hadithe të vërteta se të dërguarit i është bërë hixhame dhe atij që i ka bërë hixhamen e ka paguar, nëse kishte qenë e ndaluar nuk i kish dhënë i dërguati i Allahut. E për ndalesën që është transmetuar në disa hadithe kanë thënë se është mekruh tenzihij. Ndërsa Ebu Hanife thotë: nuk lejohet marrja e kompensimit për hixhame sepse i dërguari “ka ndaluar nga paga e amoralitetit dhe fitimi i atij që bën hixhame”, përderisa e ka krahasuar me pagën e imoralitetit për të cilën ka konsensus se është e ndaluar njëjte vlen edhe për fitimin e atij qe bën hixhame.
3)   Ndalesa e tatuazheve, kjo është çështje që për të ka konsensus dhe nuk ka mospajtim ndërmjet dijetareve sepse për ketë është transmetuar mallkimi edhe mallkimi nuk është vetëm për gjerat e ndaluara.
4)   Ndalesa e kamatës, edhe mohimi i rreptë,dhe se ata që e marrin edhe e japin kamatën janë te njëjtë në dispozitë.
5)   Me të vërtetë pikturimi(i sendeve të gjalla)është prej ndalesave më të rrepta, sepse i dërguari e ka mallkuar, atë qe pikturon, edhe mallkimi nuk bëhet vetëm së për gjerat e ndaluara. Ndalesa e përfshinë pikturuesin edhe atë që pikturohet, nëse është me dëshirën e tij dhe është në moshën madhore i pikturuari. Për këtë çështje kane folur shume dijetarët, dhe nga hadithet kuptohet se është e ndaluar të pikturohet çdo gjë e gjallë. Nëse lejohet diçka prej pikturimit sikur: fotografia e letërnjoftimit ose për ndonjë analize mjekësore ose të ngjajshme,atehere është e lejuar me rregullin domosdoshmëria e bënë të lejuar të ndaluarën, dhe kjo lejohet me masë të caktuar sipas domosdoshmërisë edhe nuk lejohet çka teprohet nga ajo, sepse domosdoshmëria matet sipas nevojës për të.
6)  Nxjerrët prej hadithit se çdokush që ndihmon për kah e keqja merr pjese në mëkat.
7)  Nxitë feja Islame në fitimin e lejuar ndërsa largon nga fitimi i ndaluar.
8)   Largimi nga papastërtia edhe largimi nga çdo send që ka të bëjë me të.

 

 

 

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 45: Fitimi i dëmshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 44: Zgjedhja e vendit për dy tregtarë https://www.thirrjaislame.com/hadithi-44-zgjedhja-e-vendit-per-dy-tregtare/ Tue, 20 Feb 2018 13:55:20 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26601

Kur erdhi feja Islame njerëzit bënin ndërmjet vete shitblerje dhe feja Islame e la ashtu siç ishte, mirëpo i vendosi kushte dhe kufizime. Vendosi edhe rregulla me qëllim që të i ruan pasuritë e njerëzve, dhe të ua mbron të drejtat e tyre. Që ti bëjë të jenë të sigurtë në punën e tyre, dhe […]

The post Hadithi 44: Zgjedhja e vendit për dy tregtarë first appeared on Thirrja Islame.]]>

Kur erdhi feja Islame njerëzit bënin ndërmjet vete shitblerje dhe feja Islame e la ashtu siç ishte, mirëpo i vendosi kushte dhe kufizime. Vendosi edhe rregulla me qëllim që të i ruan pasuritë e njerëzve, dhe të ua mbron të drejtat e tyre. Që ti bëjë të jenë të sigurtë në punën e tyre, dhe ti largon prej tyre mospajtimet dhe zënkat, e ti largon shkaqet e shumë armiqësive.
Në të njëjtën kohë i ka nxitur në sinqeritet, i ka urdhëruar në këshillim gjatë punës, dhe mos mashtrimin e njeri tjetrit “kush mashtron nuk është prej nesh”(hadith),ua ka tërhequr vërejtjen nga falsifikimi dhe tradhtia.
Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. se ka thënë, ka thënë i dërguari: “Dy shitësit kanë mundësi zgjedhjeje derisa nuk janë ndarë, ose tha: “ derisa të ndahen, nëse janë të sinqerte dhe të qarte ndaj njeri tjetrit ju begatohet tregtia e tyre, ndërsa nëse fshehin dhe gënjejnë atëherë ju humbet begatia e tregtisë se tyre”.
Dobitë e hadithit:

1)  Hadithi është i qartë në vlefshmërinë e zgjedhjes nga dy palët, dijetarët kanë divergjencë se çka është për qellim me ndarjen, dhe kur vazhdon shitblerja dhe nuk ka mundësi zgjedhjeje.
Dijetarët Shafi dhe Hanbeli thonë se te ndarja për qellim është ndarja me trupa, dhe se nuk është patjetër të realizohet shitblerja përderisa janë në vendin e marrëveshjes ,e tek ata kjo quhet zgjedhja e vendit. Dhe thonë kjo është baza në kuptimin e ndarjes. Këtë e kanë argumentuar edhe me hadithin që e transmeton ibn Omeri r.a. dhe se ai kur ka dëshiruar që të bën ndonjë shitje, është ngritur nga vendi i tij dhe i ka bërë disa hapa.
Ndërsa dijetaret Hanefij edhe Malikij thonë se: ndarja për qellim është ndarja e fjalëve e ajo është pohimi dhe pranimi dhe se nëse donë që të kthehet nga pohimi i tij njeri nga dy shitblerësit ai e ndryshon qëndrimin para se ta pranon tjetri. Sikurse edhe tjetri ka mundësi ta pranon ose mos ta pranon dhe ta refuzon, dhe kur ta pranon është i detyruar të i përmbahet marrëveshjes dhe se nuk ka te drejte asnjeri ta prish marrëveshjen pas pohimit dhe pranimit.
Janë argumentuar në qëndrimin e tyre se marrëveshja realizohet me pohim dhe pranim, më fjalën e të lartë madhëruarit ku ka thëne:” realizoni marrëveshjet ” el Maide.
2) Hadithi na tregon se obligohemi që ta këshillojmë muslimanin dhe se mashtrimi ndaj tij është i ndaluar.
3) Vlera e sinqeritetit dhe nxitja në të, dhe nënvlerësimi i gënjeshtrës dhe kujdesi nga ajo.
4) Këshilla dhe sinqeriteti i shtonë të mirat dhe begatitë ndërsa mashtrimi dhe gënjeshtra e humbë begatinë dhe mirësinë.
5) Kush punon për botën e ardhshme e arrinë dobinë e kësaj bote dhe të botës së ardheshme ,ndërsa kush e ka për qëllim vetëm këtë botë e humbë shpërblimin e botës së ardhshme dhe ndoshta e humbë dobinë e kësaj bote.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi 

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 44: Zgjedhja e vendit për dy tregtarë first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 43: Shitja e arit dhe argjendit https://www.thirrjaislame.com/hadithi-43-shitja-e-arit-dhe-argjendit/ Wed, 07 Feb 2018 12:38:18 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26514

Feja islame bën thirrje në ndihmesë ndërmjet anëtareve të shoqërisë. Gjithashtu na tërheq vërejtjen nga çdo shfrytëzim i nevojtarit. Prej shfrytëzimeve që ka tërhequr vërejtjen më shumë, dhe ka ndaluar rreptësishtë është që t’i jep një njeri dikujt borxh me kusht që kur të ja kthen borxhin, të ja kthenë më shumë. Kjo në gjuhën […]

The post Hadithi 43: Shitja e arit dhe argjendit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Feja islame bën thirrje në ndihmesë ndërmjet anëtareve të shoqërisë. Gjithashtu na tërheq vërejtjen nga çdo shfrytëzim i nevojtarit. Prej shfrytëzimeve që ka tërhequr vërejtjen më shumë, dhe ka ndaluar rreptësishtë është që t’i jep një njeri dikujt borxh me kusht që kur të ja kthen borxhin, të ja kthenë më shumë. Kjo në gjuhën fetare quhet kamatë, ose ndryshe quhet fajde. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”, gjithashtu ka thënë: “e humbë Allahu kamatën dhe e shtonë lëmoshën”, gjithashtu ka thënë:” o ju të cilët keni besuar keni frikë Allahun dhe braktisni atë çka ka mbetur(prej kohës së injorancës)nga kamata, nëse jeni besimtarë”.

Nëse disa marrëveshje të tregtisë të dërgojnë në kamatë, ose janë  shkak për kamatë, këtë e ka ndaluar feja Islame, dhe ka tërhequr vërejtje përveç nëse është me kushte dhe me kufizime.
Transmetohet nga Ebi Bekra r.a.se ka thëne: ka thënë i dërguari alejhi selam : “mos e shitni arin me ari përveç njëjtë me njëjtë(barabartë),dhe as argjendin me argjend përveç njëjtë me njëjtë(barabartë),dhe shitni arin me argjend edhe argjendin me ari si të doni”.
Dobitë e hadithit:

  • Shitja e arit me ari, ose shitja e argjendit me argjend ose shitja e njërës për tjetrën, tek dijetarët quhet shkëmbim. Dhe kushtëzohet në të që të jenë të njëjta, mundësia e zgjedhjes dhe marrja(kapja)në vend nëse nuk ndryshon lloji. Ndërsa lejohet që të ketë diference por kushtëzohet mundësia e zgjedhjes dhe marrja në vend nëse ndryshon lloji.
    Sikur që konsiderohet fetarisht kjo lloj shitblerje kamatë, nëse bjen në të kuptimi i kamatës. Në qoftë se ndodh diferenca nëse lloji është i njëjte, ose caktohet afati në ndonjë marrëveshje edhe nëse lloji është i njëjte apo lloji i ndryshëm. Edhe kjo është e ndaluar fetarisht sepse është shkak që të dërgon në kamatë. Ka thënë i dërguari alejhi selam : “shitja e arit me ari është kamate përveç, merr dhe merr”, gjithashtu tha: “shitja e argjendit është kamatë përveç merr dhe merr”, gjithashtu ka thënë:” ari me ari dhe argjendi me argjend,…sasi e njëjte me të njejt,një lloj me një lloj, kush shton, ose kërkon shtesë ai ka hyrë në kamatë”d.m.th.ka bërë mëkatin e kamatës.
    Dijetarët kamatën e ndajnë në dy pjesë:
    Kamata e diferencës apo shtesës: është kur lloji është i njëjte mirëpo shtohet njëri kompensim më shumë se tjetri.
    Kamata e vonimit: ndodhë kur caktohet afat në marrëveshje edhe nuk bëhet marrja në vend, edhe nëse është lloji i njëjtë apo lloji i ndryshëm, edhe nëse barazohet pesha apo ndryshon pesha.
    Shkurtimisht dispozita në këtë lloj shitblerje është: se ndalohet fetarisht diferenca edhe vonimi, nëse lloji është i njëjtë në të dy kompenzuesit siç është ari me ari ose argjendi me argjend. Ndërsa lejohet diferenca dhe ndalohet fetarisht vonimi, nëse ndryshojnë lloji në dy kompenzuesit siç është shitja e arit me argjend dhe e kundërta.
  • Sipas dijetarëve Hanefij: shembulli i arit dhe argjendit është sikur shembulli i çdo sendi që matet dhe çdo send që peshohet, ndërsa sipas dijetarëve Shafii: çdo send që hahet edhe çdo send që ka vlerë. Në atë shitblerje që gjenden dy defekte  ndalohet në të diferenca dhe vonimi, ndërsa në atë në të cilën gjendet një defekt lejohet në të diferenca mirëpo ndalohet vonimi, ndërsa nëse nuk gjendet asnjëra nga dy defektet atëherë lejohet diferenca edhe vonimi.
    Defektet sipas Hanefijve jane:se kompenzuesit janë masa edhe pesha nëse është lloji i njëjte, ndërsa defektet sipas Shafive jane:se kompenzuesit janë send qe hahet apo edhe send që ka vlere nëse është lloji i njëjte.
    Të dy medhhebet në këtë çështje argumentohen me hadithin që e transmeton imam Muslimi edhe imam Ahmedi nga Ubade ibn Samit r.a.se ka thënë: ka thënë i dërguari alejhi selam :”ari me ari,argjendi me argjend, gruri me grurë,elbi me elb,hurma me hurma,krypa me krypë,(lejohet)njëjtë me njëjtë, njëlloj me njëlloj, dorë në dorë, nëse ndryshojnë këto lloje shitni siç te doni nëse është dore në dorë”.
  • Hadithi na tregon për shtengimin e fesë islame edhe për kujdesin e saj në çështjen e kamatës, si dhe mbylljen e çdo dere që të dërgon deri atje.
  • Lehtësimi i islamit edhe gjerësia e tij në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, në largimin e njerëzve nga sendet e dyshimta, vendosja e rregullave, dhe sigurohet largimi nga të ndaluarat.

 

Nga arsbishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Hadithi 43: Shitja e arit dhe argjendit first appeared on Thirrja Islame.]]>
Hadithi 42: Fitri i Zekatit https://www.thirrjaislame.com/hadithi-42-fitri-i-zekatit/ Thu, 18 Jan 2018 12:29:57 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26403

Allahu i Lartësuar ka bërë për muslimanët kohë kur u ka lejuar që në të  gëzohen dhe të festojnë, të kënaqen me ushqime të këndshme dhe pije, dhe të zbukurohen me tesha të reja dhe të kenë pamje të bukur. Për t’i përfshirë gëzimi të gjithë muslimanët të pasurit dhe të varfërit ,Allahu u ka […]

The post Hadithi 42: Fitri i Zekatit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Allahu i Lartësuar ka bërë për muslimanët kohë kur u ka lejuar që në të  gëzohen dhe të festojnë, të kënaqen me ushqime të këndshme dhe pije, dhe të zbukurohen me tesha të reja dhe të kenë pamje të bukur.
Për t’i përfshirë gëzimi të gjithë muslimanët të pasurit dhe të varfërit ,Allahu u ka obliguar të pasurve përveç zekatit të pasurise që e kanë obligim, edhe disa detyrime tjera të veçanta në disa kohë,me qëllim që të shtohet gëzimi, të shtohet dashuria, të forcohet lidhja vëllazërorë ndërmjet muslimanëve  më shumë në raste gëzimi e hidhërimi.
Nga këto kohë është edhe fitër bajrami, që obligohet ndihmesa e të varfërve, siç e shpjegon hadithi në vijim:
Transmetohet nga ibn Omeri r.a.se ka thëne: I dërguari  a.s. e ka obliguar zekatul fitrin një sa’ë(masë matjeje)prej hurmave, ose sa’ë prej elbit, për robin dhe të lirin, për mashkullin dhe femrën të madhin e të voglin prej muslimanëve, dhe e ka obliguar që të jepet para daljes së njerëzve për namaz(të bajramit).
Dobitë e hadithit:

1) Zekati i fitrit është obligim për muslimanin e lirë. Sipas imam Shafiut për dhënien e tij kushtëzohet posedimi i  ushqimin më tepër se sa i duhet për veten dhe ata që i ka obligim të përkujdeset për ta ditën dhe natën e bajramit, ndërsa sipas imam Ebu Hanifes nuk i obligohet vetëm atij që e posedon nisabin e zekatit (masën më të vogël për obligueshmërin e tij).
Kur të obligohet dhënia e zekatul fitrit,obligohet dhënia për gjithë fëmijët e tij, përderisa janë te vegjël por nëse janë fëmijët e  mëdhenj e japin për vete, sa i përket bashkëshortes, Shafitë thonë se obligohet burri të paguan fitrat e gruas së tij.
2) Koha e obligueshmërisë të zekatul fitrit dhe nxjerrjes se tij: sipas xhumhurit(shumicës) së dijetarëve, obligohet të jepet pas perëndimit të diellit në ditën e fundit të ramazanit, dhe në fillimin e natës së parë të bajramit. Ndërsa sipas Hanefive obligohet pas lindjes së diellit në ditën e parë të bajramit. Dobia e divergjencës është se nëse lindet një foshnje pas perëndimit të diellit, natën e bajramit dhe para lindjes së diellit, atëherë nuk obligohemi të japim për të zekatul fitr sipas shumicës së dijetareve ndërsa sipas Hanefive duhet të jepet.  Nëse vdes dikush në këtë kohë atëherë vlen e kundërta obligohet për të të jepet zekatul fiter sipas shumicës së dijetarëve ndërsa sipas Hanefive nuk obligohet.
Koha e dhënies së zekatul fitrit,të gjithë dijetaret janë të pajtimit se jepet para daljes për faljen e namazit të bajramit, preferohet nxjerrja e tij para bajramit një dite ose dy ditë, që të ketë mundësi i varfëri të perfitojë,kjo është transmetuar nga ibn Omeri r.a.
Ndërsa përshpejtimi i tij më shumë se kaq, sipas Shafive lejohet të nxjerrët që nga fillimi i ramazanit.
Ndërsa vonimi i tij pas namazit të bajramit, janë pajtuar të gjithë dijetarët se vonimi më shumë se dita e bajramit nuk është i lejuar, ndërsa nxjerrja e tij pas namazit të bajramit është mekruh(e urryer),dhe nuk bie obligueshmëria me vonim, por e jep dhe i konsiderohet lëmoshe e rëndomte. Siç qëndronë në hadithin e Abdullah ibn Abbasit se kush e jep para namazit(të bajramit)ajo është zekat(fiter)i pranuar,ndërsa kush e jep pas namazit ajo është lëmoshe e rëndomte.
3) Masa e caktuar në zekatul fitr sipas shumicës së dijetarëve një sa’ë(masë përafërsisht 2.5 kg)për çdo njeri,çfarëdo qoftë gru, hurma,rrush i thatë,elb ose diçka tjetër. Hanefitë kanë thënë sikur shumica e dijetarëve përveç në çështjen e grurit. Ata thonë se gru duhet të nxirret gjysmë e saj për çdo njeri, dhe argumentohen me ngjarjen e Muavi ibn ebi Sufjanit r.a. se ai ka mbajtur fjalim në haxh dhe ka thëne: mendoj se dy grushta nga gruri i Shamit barazohen me një sa’ë nga hurmat. Dhe njerëzit kanë filluar të punojnë sipas këtij.
Baza është të nxirret ushqim nga i cili hanë shumica e popullit të atij vendi, dhe e ka lejuar ebu Hanifja nxjerrjen e tij(zekatul fitrit) vlerën e ushqimit(në të holla).Ndoshta kjo është më e dobishme për te varfërin.
4) Ti jepet zekatul fitri atij që i jepet zekati i pasurisë këto janë që i ka përmendur Allahu i Lartësuar në kuran: “Më të vërtetë zekati ju takon të varfërve ,skamnorëve, mbledhësve të tij, për përfitimin e zemrave, për lirimin e robërve, për te zhyturit në borxhe, në rrugë të Allahut dhe udhëtarit”.
5) Hadithi na mëson kujdesin e fesë islame për forcimin e lidhjes vëllazërore,ndihmesën ndërmjet muslimaneve, dhe kujdesi për të futur gëzimin dhe lumturinë në çdo rast.
6) Muslimani e ka obligim që çdoherë të kujdeset për ndihmën ndaj valluat të tij musliman,dhe të jetë afër tij në gëzime dhe hidhërime.
7) Madhështia e Islamit në ligjet e tij, drejtësinë e tij, në udhëheqje dhe rregullim.

 

Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

The post Hadithi 42: Fitri i Zekatit first appeared on Thirrja Islame.]]>