Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 45: Fitimi i dëmshëm

Islami ka ndaluar nga disa shitblerje ,me të cilat kanë punuar në kohën e injorancës, për shkak se në to ka pasur shfrytëzim edhe humbje të pasurisë. Gjithashtu ka ndaluar nga veprimi i disa punëve sepse në to ka humbje të burrërisë edhe humbje të nderit të njeriut. Ka ndaluar edhe disa çështje tjera që nga jashtë dhe në realitetin e saj kundërshtojnë me frymën e legjislacionit Islam dhe qëllimet e tij të larta, i cili ka për qellim shpëtimin e njerëzve nga politeizmi edhe manifestimet e tij dhe atë që të dërgon te ai.
Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe r.a. se ai e ka blerë një rob që bënte hixhame, dhe urdhëroi që mjetet e hixhames të thehen dhe ashtu u bë. Pastaj tha: ka ndaluar i dërguari alejhi selam  nga çmimi i qenit, nga çmimi i gjakut, nga ai që bën tatuazhe edhe atij që i bëhet tatuazhe, nga ngrënia e kamatës dhe atij që e jep, si dhe e ka mallkuar pikturuesin(e gjallesave).
Dobitë e hadithit:
1) Dispozita e shitjes së qenit: Shumica e dijetarëve thonë se nuk lejohet shitja e qenit assesi, edhe nëse është qen gjuetie, dhe se vlera e tij është e ndaluar, dhe se është fitim i keq, sepse qeni është i papastër në esencë sikur derri, dhe ka hadithe që flasin rreth kësaj çështje. Ka thëne Ebu Hanifja r.h.: lejohet shitja e tij nëse përdoret për roje ose gjueti, dhe lejohet vlera e tij. Dhe Hanefitë janë përgjigjur ndaj haditheve që e ndalojnë, dhe thonë se ka qenë në fillim të islamit, dhe se ka qenë e obliguar vrasja e tyre edhe mos lejimi për mbajtjen e tyre dhe përfitimin prej tyre. Pastaj është lejuar mbajtja e tyre dhe përfitimi prej tyre.
2)   Dispozita e hixhames dhe marrja e kompensimit për të: hixhameja në vete është e lejuar, sepse te dërguarit i është bërë hixhameja siç është vërtetuar në transmetime të vërteta, përderisa është e lejuar atëherë edhe bartja e kësaj si profesion është e lejuar, edhe pse është prej profesioneve të ulëta, ngase ka të bën me heqjen e gjakut.
Sa i përket marrjes se kompensimit për hixhamen: shumica e dijetarëve e konsiderojnë të lejuar, sepse është vërtetuar në hadithe të vërteta se të dërguarit i është bërë hixhame dhe atij që i ka bërë hixhamen e ka paguar, nëse kishte qenë e ndaluar nuk i kish dhënë i dërguati i Allahut. E për ndalesën që është transmetuar në disa hadithe kanë thënë se është mekruh tenzihij. Ndërsa Ebu Hanife thotë: nuk lejohet marrja e kompensimit për hixhame sepse i dërguari “ka ndaluar nga paga e amoralitetit dhe fitimi i atij që bën hixhame”, përderisa e ka krahasuar me pagën e imoralitetit për të cilën ka konsensus se është e ndaluar njëjte vlen edhe për fitimin e atij qe bën hixhame.
3)   Ndalesa e tatuazheve, kjo është çështje që për të ka konsensus dhe nuk ka mospajtim ndërmjet dijetareve sepse për ketë është transmetuar mallkimi edhe mallkimi nuk është vetëm për gjerat e ndaluara.
4)   Ndalesa e kamatës, edhe mohimi i rreptë,dhe se ata që e marrin edhe e japin kamatën janë te njëjtë në dispozitë.
5)   Me të vërtetë pikturimi(i sendeve të gjalla)është prej ndalesave më të rrepta, sepse i dërguari e ka mallkuar, atë qe pikturon, edhe mallkimi nuk bëhet vetëm së për gjerat e ndaluara. Ndalesa e përfshinë pikturuesin edhe atë që pikturohet, nëse është me dëshirën e tij dhe është në moshën madhore i pikturuari. Për këtë çështje kane folur shume dijetarët, dhe nga hadithet kuptohet se është e ndaluar të pikturohet çdo gjë e gjallë. Nëse lejohet diçka prej pikturimit sikur: fotografia e letërnjoftimit ose për ndonjë analize mjekësore ose të ngjajshme,atehere është e lejuar me rregullin domosdoshmëria e bënë të lejuar të ndaluarën, dhe kjo lejohet me masë të caktuar sipas domosdoshmërisë edhe nuk lejohet çka teprohet nga ajo, sepse domosdoshmëria matet sipas nevojës për të.
6)  Nxjerrët prej hadithit se çdokush që ndihmon për kah e keqja merr pjese në mëkat.
7)  Nxitë feja Islame në fitimin e lejuar ndërsa largon nga fitimi i ndaluar.
8)   Largimi nga papastërtia edhe largimi nga çdo send që ka të bëjë me të.

 

 

 

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.