Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 49: Etika e bisedës në takime

Islami është fe e cila me rregullin e saj ka përmbledhur gjitha çështjet e jetës duke mbrojtur me këtë rregull bashkimin e shoqërisë, dashurisë së individëve të saj dhe njëashtu përforcimin e lidhjes ndërmjet tyre.

Ka vendosur ligje për këtë çështje që ta forcon lidhjen me dashuri, që ka urdhëruar për të dhe ka nxitur në të (në dashuri). Në të njëjtën kohë ka tërhequr vërejtjen nga çdo gjë që shpie në përçarje dhe shpërndarje, gjë që mbjellë urrejtjen dhe largimin.

Disa nga rregullat që ka vendosur për këtë çështje jane:

Përfillja e etikës së përgjithshme dhe mos largimi nga ajo, e mbështetur nga hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për etikën e të fokurit ne prezencë te tjerëve.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi r.a. se ka thenë: ka thënë i dërguari:

“Nese jeni tre persona mos flisni dy persona fshehurazi nga i treti derisa te përziheni me njerëzit, për arsye që mos të mërzitet ai”.

Dobite e hadithit:

1) Nuk lejohet që një grup të flasin ndërmjet veti dhe ta lënë njërin anash duke mos e kyçur në bisedë perveç me leje prej tij që të flasin ndërmjet veti për ndonjë çështje të veçantë për ta, siç është transmetuar në librin e Muslimit se ka thënë i dërguari: “Mos të flasin dy veta fshehur nga i treti përveç me leje”.

Dhe nuk ka dallim nëse ata që flasin janë dy apo me tepër përderisa prej atij që fshihet biseda është vetëm një person.

2) Nëse janë një grup më shumë se tre persona dhe flasin fshehurazi ndërsa tjerët janë më shumë se një person, atëherë nuk ka ndalesë edhe pse me etikë është që të marrin pjesë në bisedë tërë grupi përveç në rast nevoje.

3) Nëse flasin dy persona e më shumë që lënë njërin ose më shumë jashtë bisedës nuk lejohet që këta ta ndëgjojnë bisedën e tyre sepse gjithashtu edhe ky gjest nxit urrejtje dhe armiqësi që i përngjason spiunumit të ndaluar.

Gjithashtu nëse një person hyn në një vend nuk i lejohet që të ulet afër dy personave dhe të dëgjon se qka flasin fshehurazi, përveç nëse ka argument se kjo gjë nuk ju pengon atyre dhe i japin leje.

4) Ndalohen biseda të fshehura pa dallim se a bëhen në vendndeje, në udhëtim apo diku tjetër.

5) Nëse është biseda e fshehtë ndërmjet dy personave ose më shumë, që ka të bëj me ndonjë bisedë të ndaluar fetarisht, ajo nuk lejohet edhe nëse është me lejen e një personit ose pa lejen e tij, gjithashtu nëse është i lërë anash apo jo, ka thënë All-llahu i lartësuar:

“O ju të cilët keni besuar, kur të flitni fshehtas, mos flitni diç të ndaluar apo për armiqësi apo për mosdëgjueshmëri ndaj të dërguarit, po flitni fshehtas per mirësi dhe devotshmëri”.(el muxhadele:9)

6) Nëse një njeri është me famë dhe post që dëshirojnë të gjithë njerëzit të marrin pjesë në bisedën e tij, por mund të mërziten dhe të ofendohen nëse flet me ndonjërin fshehurazi, i ndalohet atij që të bisedon me ndonjërin prej tyre fshehurazi edhe nëse janë tjerët më shumë se një person.

7) Islami është fe e përsosur dhe ligj gjithpërfshirës që regullon jetën, ka parasysh ndjenjat e njeriut, i nderon ndjenjat e individit edhe grupeve.

8) Duhet që muslimani të zbukurohet me etikën islame sepse ajo e zmadhon dashurinë ndërmjet njerëzve.

9) Duhet që muslimani të ketë kujdes në sjelljet e tij në publik duke përfshirë vendndejet dhe kuvendet e sidomos kuvendet e gjykatësve sepse në të ka rregullim të etikës se individit dhe përforcim të shoqërisë.

10) Duhet që muslimani të ketë etikë që e forcon në dashurinë ndërmjet të tjerëve dhe të largohet nga çdo send qe e shkakton urrejtjen dhe largimin ndërmjet tyre.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.