Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 46: E drejta e ndërmjetësimit

Feja islame e mbron të drejtën e individit, e mbron dinjitetin e tij, dhe personalitetin e tij. Prandaj ka sjellur ligje që janë komfort natyrës së tij edhe i plotëson kërkesat dhe dëshirat e tij. Nga këto ligje është e drejta e tij qe t’ia falë dhe të vepron çka të dëshiron në atë që posedon, individi ka të drejte të posedon sa të dëshiron nga pasuria dhe të bën me pasurine e tij çka të dëshiron, nga vet dëshira e tij dhe zgjedhja e tij. Edhe nuk i takon askujt që të ndërhyn në çështjen e tij apo t’ia mer pronësimin e tij përveç me lejen e tij. Mirëpo feja islame në të njejtën kohë e mbron të drejtën e shoqërisë, edhe është e rezervuar ndaj egoizmit te individit e cila mund t’a kaplon atë ndonjëherë, dhe ta bënë që ai të i bën dëm tjetrit, për këtë arsye ka vendosur rregulla dhe kushte për pronësim, edhe ka vendosur disa ligje që kanë për detyrë ta rregullojn sjelljen e individit me pronën e tij, që mos të jetë mjet për dëm ndaj te tjerëve ndonjëherë, nga këto ligje është edhe e drejta e ndermjetesimit që ne e sqarojmë nga hadithi i radhës:

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se ka thënë: e ka lejuar i dërguari alejhi selam  ndërmjetësimin në çdo send që nuk është ndarë (gjykuar), ndërsa kur të vendosen kufijt dhe të ndahen rrugët atëherë nuk ka më ndërmjetësim.

Dobitë e hadithit:

1) Dijetarët kanë rënë në pajtueshmëri se ndërmjetësimi është e drejtë e partnerit në pronat e patundura ose te ngjajshme nëse nuk është ndarë prona e patundëshme ende, dhe që është prej sendeve që mund të ndahet. Dijetarët janë në pajtueshmëri se nuk ka ndërmjetësim ne sendet që mund të barten si: kafshët, veshjet, mobiljet etj, dhe gjithashtu në pronat e patundshme që nuk mund të ndahen siç jane banjot ose të ngjashme.

Sepse urtësia në shumicën e rasteve është largimi i dëmit te ndarjes që ndoshta do ta kërkonte ortaku i tij, ndërsa këto gjëra nuk mundet te ndahen dhe nuk ka frikë prej ndarjes se tyre. Ndërsa nuk kanë rënë ne pajtueshmëri dijetarët në vërtetimin e të drejtës së ndërmjetësimit për: fqiun, ortakun ndarës, mirëpo kanë thënë se këtyre ju takon rruga edhe te ngjajshem.

Tre dijetarët (Maliku,Shafiu,Ahmed ibn Hambeli) thonë se atyre nuk ju takon ndërmjetësimi. Ndërsa Hanefijt thonë: ju takon atyre dyve e drejta e ndëmjetësimit. Dhe argumenti i tyre është se edhe ata dy fqiun edhe ortakun ndarës mund ta dëmton i njëjti dëm sikur ortakun i cili nuk është ndarës.

2) Na bën me dije hadithi se feja Islame e mbron pronën e individit, dhe e nderon të drejtën e tij në veprimin e tij me pronën e tij.

3) Shoqëria islame është shoqëri e plotësuar, dhe shiqon në dobinë e të gjithëve, duke i pasur parasysh individët, dhe nuk e pranon egoizmin, as nuk e pranon bërjen dëm dikujt tjetër.

4) Nuk ka dëm as të dëmtuar në fenë islame, as nuk ka të drejt askush ti bën dëm askujt tjetër, as nuk i lejohet që ta hjek dëmin e dikujt duke i bërë dëm dikujt tjetër.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.