Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 48: Dunjaja mjet për në Ahiret

Njeriu jeton në këtë botë sa donë All-llahu të jetoj, pastaj një ditë prej ditësh duhet patjetër që të vdes, thotë All-llahu: “Ti (o Muhamed) je i vdekshëm dhe ata janë të vdekshëm”  si dhe nuk e din njeriu kur përfundon  afati i tij dhe kur i vjen vdekja, thotë  All-llahu: “Nuk e din njeriu çka fiton në të nesërmen dhe nuk e din njeriu në cilën tokë do të vdes”.
Kjo botë do të zhduket sa e gjatë që është dhe kjo është një e vërtetë e qartë, që ne e  shiqojmë çdo ditë dhe natë,si dhe e ndjejmë atë çdo orë e çast.

Pas vdekjes njeriu do t’a jetoj një jetë të përhershme, që nuk ka fund e as afat, ajo jetë e pafund është jeta e ahiretit. Pasiqë t’i rringjallë Allahu i lartesuar njerëzit nga varezat dhe t’i mbledh tek Ai qe t’i llogaritë për veprat e tyre dhe të gjykon në mes tyre ose për në parajsë që gjërësia e të cilit është sa qiejt e toka dhe që është përgaditur për të devotshmit që do të jenë përgjithmonë në të ose për në zjarr që lënd djegëse e tij janë njerëzit dhe guret, që është përgaditur për mosbesimtarët, që nuk do të kenë mundësi të dalin prej tij.

Njeriu i mençur është ai që nuk mashtrohet me këtë botë dhe nuk qetësohet në të e as nuk sigurohet në të e as nuk e mendon atë për çdo send, por e bënë atë një kopsht që në të e mbjell farën që do ta korr në botën tjetër dhe e bënë mjet për të shpëtuar nga ura e siratit e ngritur mbi xhehennem dhe e konsiderone rrugë në një shkretëtirë të frikshme dhe se ai duhet të kalojë me kujdes qe të arrin në vend të sigurt.

Në të ka mirësi që aludon hadithi i të dërguarit:

Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri r.a. se ka thënë: më kapi i derguari për shpatulla dhe më tha: “Bëhu në këtë botë sikurse me qenë i huaj ose udhëtarë apo kalimtarë. Ibn Omeri thoshte: Nëse e arrin mbrëmjen mos e prit mëngjesin e nëse e arrin mëngjesin mos e prit mbrëmjen, shfrytëzoje shëndetin tënd para sëmundjes dhe të njejten para vdekjes.

Dobitë e hadithit:

1) Duhet që njeriu t’i shton të mirat, adhurimet dhe respektin si dhe mos të i anashkalon e as mos t’i vanon ato duke shpresu në të mirat e ardhmes sepse nuk e din se kur i mbaron afati i jetes tij.

2) Muslimani duhet që të i shfrytëzon shanset kur t’i jepen atij dhe para se te kalon koha.

3) Në këtë hadith ka nxitje per asketizëm në botë dhe largim nga zbukurimet e saja dhe angazhimet e saj, mirëpo kjo nuk d.m.th. lënien e punës e as aktiviteteve as fitimeve por mos lidhja për të e t’i anashkalon punët e botes tjetër.

4) Muslimani duhet të përpiqet për vepra të mira si dhe ti shton mirësit që çdoherë duke u frikësuar prej dënimit të All-llahut të lartësuar dhe kjo të jetë shkak për shtimin e punës e aktivitetit sikur udhëtari i cili shpenzon mund duke u frikësuar mos ti nderpritet udhëtimi e të frikësohet se a do të arrin në cakun e tij.

5) Muslimani ka kujdes nga shoqëria me të kqinjtë, të cilët llogariten si plaçkitës të rrugës që mos ta largojnë atë nga qëllimi i tij si dhe të ndërhynë ndërmjet atij dhe arritjes së qëllimit të tij.

6) Puna në këtë botë është e patjetërsueshme për arritjen e dobive. Muslimani krejt këtë e nënshtron për arsye të botës tjetër dhe arritjes së shpërblimit tek All-llahu i lartësuar.

 

Nga arbishtja :

Mr Ibrahim Sherifi

Comments are closed.