Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 47: Mirësia e All-llahut të Lartësuar

Nga natyra e njeriut të shëndoshë është që të dëshirojë të veprojë mirë, mirëpo nga ndonjëherë i dalin pengesa në veprimin e mirësis, prandaj prej mirësis së All-llahut të lartësuar ndaj besimtarëve është se Ai ua mundëson veprimin e adhurimit, dhe ua zmadhon shperblimet për atë adhurim, edhe kur nuk kanë mundësi që të veprojnë veprat e mira, mirëpo kanë deshire t’i realizojnë, i shpërblenë sipas qëllimit të tyre.

Edhe nga natyra e njeriut është që të gabon, dhe të bjen në kundërshtim, prandaj prej mirësis së All-llahut të lartësuar ështe gjithashtu ajo që nuk ua përshpejton atyre dënimin kur të gabojn edhe pse ndonjëherë njeriu i flet vetes per veprimin e ndonjë mekati mirëpo pa e shprehur atë, këtë nuk e denon All-llahu i lartësuar për qëllimin e tij edhe nëse e shfaq atë para krijesave, Ai nuk ia shumëfishon atij dënimin. E gjithë kjo është nga mirësia e All-llahut të lartësuar dhe nga mëshira e Tij, prandaj në vazhdim është një hadith kudsij që na përgëzon për këtë: Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i dërguari ka thënë: Thotë All-llahu i Madhëruar:

“Nëse dëshiron robi Im ta vepron një të keqe mos ia shenoni atij derisa ta vepron, nëse e vepron shënojani atij vetem një, nëse e braktisën atë për shkak Meje shënojani atij një shpërblim, gjithashtu nëse dëshiron robi Im të vepron një vepër të mirë dhe nuk e vepron, atehere shënojani atij një shpërblim, mirëpo nëse e vepron atë, atëherë shënojani atij me dhjetë shperblime deri në shtatëqind fish mëshumë shpërblime”.

Dobitë e hadithit:

1) All-llahu i Lartësuar i sheh zemrat e robërve të Tij, dhe i njeh qëllimet e tyre.

2) All-llahu nuk e ndëshkon robin për shkak të përshpëritjes së vetës se tij për kryerje të mëkatit derisa nuk e vepron atë.

3) Njeriu shpërblehet për qëllimin e tij të mirë edhe përkundër orvatjes së tij për veprimin e mirësis edhe pse nuk e vepron atë për shkak të ndonjë pengese.

4) Kur ndonjërit i obligohet ndonjë adhurim me plotësimin e shkaqeve te tij, siç është: obligueshmëria e namazit me hyrjen e kohës ose obligueshmëria e agjërimit me hyrjen e ramazanit ose obligueshmëria e haxhit me realizimin e mundësisë pastaj nuk mundet që ta vepron ai për shkak të ndonjë pengese edhe pse ai orvatet për veprimin e tij, atëherë edhe nëse vdes para se ta vepron atë, ai nuk ka përgjegjësi për të.

5) Muslimani duhet që të ketë për qëllim veprimin e së mires çdoherë sepse ndoshta do ta merr shpërblimin e asaj vepre, si dhe ai përgatit veten e tij për veprimin e mirësis kur të ketë mundësi. 6) Sinqeriteti në veprimin e adhurimeve dhe lënijen e mëkateve është baza e shumëfishimit të shpërblimit sepse sa më shumë që është sinqeriteti i madh aq më shumë shumefishohet shpërblimi. 7) Mirësia e All-llahut të lartësuar për robërit e Tij besimtarë është e madhe dhe mëshira e Tij e gjërë, falja e Tij gjithëpërfshirëse, shpërblimet e Tij të panumërta.

 

Nga arabishtja ;

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.