Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 42: Fitri i Zekatit

Allahu i Lartësuar ka bërë për muslimanët kohë kur u ka lejuar që në të  gëzohen dhe të festojnë, të kënaqen me ushqime të këndshme dhe pije, dhe të zbukurohen me tesha të reja dhe të kenë pamje të bukur.
Për t’i përfshirë gëzimi të gjithë muslimanët të pasurit dhe të varfërit ,Allahu u ka obliguar të pasurve përveç zekatit të pasurise që e kanë obligim, edhe disa detyrime tjera të veçanta në disa kohë,me qëllim që të shtohet gëzimi, të shtohet dashuria, të forcohet lidhja vëllazërorë ndërmjet muslimanëve  më shumë në raste gëzimi e hidhërimi.
Nga këto kohë është edhe fitër bajrami, që obligohet ndihmesa e të varfërve, siç e shpjegon hadithi në vijim:
Transmetohet nga ibn Omeri r.a.se ka thëne: I dërguari  a.s. e ka obliguar zekatul fitrin një sa’ë(masë matjeje)prej hurmave, ose sa’ë prej elbit, për robin dhe të lirin, për mashkullin dhe femrën të madhin e të voglin prej muslimanëve, dhe e ka obliguar që të jepet para daljes së njerëzve për namaz(të bajramit).
Dobitë e hadithit:

1) Zekati i fitrit është obligim për muslimanin e lirë. Sipas imam Shafiut për dhënien e tij kushtëzohet posedimi i  ushqimin më tepër se sa i duhet për veten dhe ata që i ka obligim të përkujdeset për ta ditën dhe natën e bajramit, ndërsa sipas imam Ebu Hanifes nuk i obligohet vetëm atij që e posedon nisabin e zekatit (masën më të vogël për obligueshmërin e tij).
Kur të obligohet dhënia e zekatul fitrit,obligohet dhënia për gjithë fëmijët e tij, përderisa janë te vegjël por nëse janë fëmijët e  mëdhenj e japin për vete, sa i përket bashkëshortes, Shafitë thonë se obligohet burri të paguan fitrat e gruas së tij.
2) Koha e obligueshmërisë të zekatul fitrit dhe nxjerrjes se tij: sipas xhumhurit(shumicës) së dijetarëve, obligohet të jepet pas perëndimit të diellit në ditën e fundit të ramazanit, dhe në fillimin e natës së parë të bajramit. Ndërsa sipas Hanefive obligohet pas lindjes së diellit në ditën e parë të bajramit. Dobia e divergjencës është se nëse lindet një foshnje pas perëndimit të diellit, natën e bajramit dhe para lindjes së diellit, atëherë nuk obligohemi të japim për të zekatul fitr sipas shumicës së dijetareve ndërsa sipas Hanefive duhet të jepet.  Nëse vdes dikush në këtë kohë atëherë vlen e kundërta obligohet për të të jepet zekatul fiter sipas shumicës së dijetarëve ndërsa sipas Hanefive nuk obligohet.
Koha e dhënies së zekatul fitrit,të gjithë dijetaret janë të pajtimit se jepet para daljes për faljen e namazit të bajramit, preferohet nxjerrja e tij para bajramit një dite ose dy ditë, që të ketë mundësi i varfëri të perfitojë,kjo është transmetuar nga ibn Omeri r.a.
Ndërsa përshpejtimi i tij më shumë se kaq, sipas Shafive lejohet të nxjerrët që nga fillimi i ramazanit.
Ndërsa vonimi i tij pas namazit të bajramit, janë pajtuar të gjithë dijetarët se vonimi më shumë se dita e bajramit nuk është i lejuar, ndërsa nxjerrja e tij pas namazit të bajramit është mekruh(e urryer),dhe nuk bie obligueshmëria me vonim, por e jep dhe i konsiderohet lëmoshe e rëndomte. Siç qëndronë në hadithin e Abdullah ibn Abbasit se kush e jep para namazit(të bajramit)ajo është zekat(fiter)i pranuar,ndërsa kush e jep pas namazit ajo është lëmoshe e rëndomte.
3) Masa e caktuar në zekatul fitr sipas shumicës së dijetarëve një sa’ë(masë përafërsisht 2.5 kg)për çdo njeri,çfarëdo qoftë gru, hurma,rrush i thatë,elb ose diçka tjetër. Hanefitë kanë thënë sikur shumica e dijetarëve përveç në çështjen e grurit. Ata thonë se gru duhet të nxirret gjysmë e saj për çdo njeri, dhe argumentohen me ngjarjen e Muavi ibn ebi Sufjanit r.a. se ai ka mbajtur fjalim në haxh dhe ka thëne: mendoj se dy grushta nga gruri i Shamit barazohen me një sa’ë nga hurmat. Dhe njerëzit kanë filluar të punojnë sipas këtij.
Baza është të nxirret ushqim nga i cili hanë shumica e popullit të atij vendi, dhe e ka lejuar ebu Hanifja nxjerrjen e tij(zekatul fitrit) vlerën e ushqimit(në të holla).Ndoshta kjo është më e dobishme për te varfërin.
4) Ti jepet zekatul fitri atij që i jepet zekati i pasurisë këto janë që i ka përmendur Allahu i Lartësuar në kuran: “Më të vërtetë zekati ju takon të varfërve ,skamnorëve, mbledhësve të tij, për përfitimin e zemrave, për lirimin e robërve, për te zhyturit në borxhe, në rrugë të Allahut dhe udhëtarit”.
5) Hadithi na mëson kujdesin e fesë islame për forcimin e lidhjes vëllazërore,ndihmesën ndërmjet muslimaneve, dhe kujdesi për të futur gëzimin dhe lumturinë në çdo rast.
6) Muslimani e ka obligim që çdoherë të kujdeset për ndihmën ndaj valluat të tij musliman,dhe të jetë afër tij në gëzime dhe hidhërime.
7) Madhështia e Islamit në ligjet e tij, drejtësinë e tij, në udhëheqje dhe rregullim.

 

Nga arabishtja: Ibrahim Sherifi

Comments are closed.