Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 44: Zgjedhja e vendit për dy tregtarë

Kur erdhi feja Islame njerëzit bënin ndërmjet vete shitblerje dhe feja Islame e la ashtu siç ishte, mirëpo i vendosi kushte dhe kufizime. Vendosi edhe rregulla me qëllim që të i ruan pasuritë e njerëzve, dhe të ua mbron të drejtat e tyre. Që ti bëjë të jenë të sigurtë në punën e tyre, dhe ti largon prej tyre mospajtimet dhe zënkat, e ti largon shkaqet e shumë armiqësive.
Në të njëjtën kohë i ka nxitur në sinqeritet, i ka urdhëruar në këshillim gjatë punës, dhe mos mashtrimin e njeri tjetrit “kush mashtron nuk është prej nesh”(hadith),ua ka tërhequr vërejtjen nga falsifikimi dhe tradhtia.
Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. se ka thënë, ka thënë i dërguari: “Dy shitësit kanë mundësi zgjedhjeje derisa nuk janë ndarë, ose tha: “ derisa të ndahen, nëse janë të sinqerte dhe të qarte ndaj njeri tjetrit ju begatohet tregtia e tyre, ndërsa nëse fshehin dhe gënjejnë atëherë ju humbet begatia e tregtisë se tyre”.
Dobitë e hadithit:

1)  Hadithi është i qartë në vlefshmërinë e zgjedhjes nga dy palët, dijetarët kanë divergjencë se çka është për qellim me ndarjen, dhe kur vazhdon shitblerja dhe nuk ka mundësi zgjedhjeje.
Dijetarët Shafi dhe Hanbeli thonë se te ndarja për qellim është ndarja me trupa, dhe se nuk është patjetër të realizohet shitblerja përderisa janë në vendin e marrëveshjes ,e tek ata kjo quhet zgjedhja e vendit. Dhe thonë kjo është baza në kuptimin e ndarjes. Këtë e kanë argumentuar edhe me hadithin që e transmeton ibn Omeri r.a. dhe se ai kur ka dëshiruar që të bën ndonjë shitje, është ngritur nga vendi i tij dhe i ka bërë disa hapa.
Ndërsa dijetaret Hanefij edhe Malikij thonë se: ndarja për qellim është ndarja e fjalëve e ajo është pohimi dhe pranimi dhe se nëse donë që të kthehet nga pohimi i tij njeri nga dy shitblerësit ai e ndryshon qëndrimin para se ta pranon tjetri. Sikurse edhe tjetri ka mundësi ta pranon ose mos ta pranon dhe ta refuzon, dhe kur ta pranon është i detyruar të i përmbahet marrëveshjes dhe se nuk ka te drejte asnjeri ta prish marrëveshjen pas pohimit dhe pranimit.
Janë argumentuar në qëndrimin e tyre se marrëveshja realizohet me pohim dhe pranim, më fjalën e të lartë madhëruarit ku ka thëne:” realizoni marrëveshjet ” el Maide.
2) Hadithi na tregon se obligohemi që ta këshillojmë muslimanin dhe se mashtrimi ndaj tij është i ndaluar.
3) Vlera e sinqeritetit dhe nxitja në të, dhe nënvlerësimi i gënjeshtrës dhe kujdesi nga ajo.
4) Këshilla dhe sinqeriteti i shtonë të mirat dhe begatitë ndërsa mashtrimi dhe gënjeshtra e humbë begatinë dhe mirësinë.
5) Kush punon për botën e ardhshme e arrinë dobinë e kësaj bote dhe të botës së ardheshme ,ndërsa kush e ka për qëllim vetëm këtë botë e humbë shpërblimin e botës së ardhshme dhe ndoshta e humbë dobinë e kësaj bote.

 

Nga arabishtja :

Mr. Ibrahim Sherifi 

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.