Akide | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Sat, 27 Mar 2021 21:46:10 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Akide | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 RREZIKU NGA ARROGANCA E SHFRENIMIT TË NEFSIT https://www.thirrjaislame.com/rreziku-nga-arroganca-e-shfrenimit-te-nefsit/ Sat, 27 Mar 2021 21:46:10 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=35433

Me emrin e Allahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e vetëve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj […]

The post RREZIKU NGA ARROGANCA E SHFRENIMIT TË NEFSIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Me emrin e Allahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e vetëve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Fjala nefs nënkupton shpirtin. Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin fisnik nefsin e ka përshkruar me tre cilësi dhe atë si: shpirti i qetë, i cili qetësohet me të përmendurit e Allahut, i drejtohet Atij me pendim dhe mezi pret të takohet me Të, shpirti qortues, është i prirur për ndryshimin e karakterit, andaj herë është i prirur të gabojë e herë ta qortojë veten e tij dhe shpirti i cili nxitë për vepra të këqija.

Allahu e ka krijuar nefsin që në të ka prirje për devotshmëri, jodevotshmëri dhe për të keqe.

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” [esh Shems, 7-10]

 

Kur nefsi të mos frenohet me frerin e imanit dhe devotshmërisë, arroganca e tij nuk ka kufij. Vështro mbi ngjarjen e Themudit, popullin e Salihut të cilët nefsi i shfrenuar i bëri që të përgënjeshtrojnë pejgamberinë e tij, refuzuan ta besojnë Allahun, kërkuan prej tij argument i cili dëshmon besnikërinë e tij, Allahu i Lartëmadhëruar si argument për ta, nxori devenë prej mesit të shkëmbit. Ky ishte argument i qartë që tregon besnikërinë e pejgamberisë së tij.

 

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

“O populli im, kjo është deveja e Allahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t’ju godasë menjëherë dënimi!” [Hud, 64]

Si vepruan? A iu nënshtruan Zotit të tyre dhe a e besuan pejgamberin e tyre?

“Ata e therën devenë dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve”. [el Araf, 77]

Çfarë ndodhi me ta?

“Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.

Ai u zbraps prej tyre e tha: “O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”. [el Araf, 78-79]

Si arriti arroganca e tyre në këtë shkallë?

Kur’ani jep këtë përgjigje, duke shfaqur personalitetin e tyre ku ata nuk i pastruan shpirtrat e tyre derisa arritën në këtë shkallë të arrogancës saqë e mbytën devenë e cila ishte argument nga Zoti i tyre.

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.

Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.” [esh Shems, 7-11]

Të tillë ishin  edhe populli i Lutit alejhi selam.

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

“Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”.

Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar”.

Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)”.

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).

Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!” [el Araf, 80-84]

 

Përkujto se ç’bëri nefsi me vëllezërit e Jusufit alejhi selam.

 

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

“E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.

Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!”

E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: “Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”. [Jusuf, 16-18]

 

Dhe kështu çfarë bëri nefsi me Samiriun:

 

Ai (Musai) tha: “E çka ishte puna jote, o Samirij?”

Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.

Ai (Musai) tha: “Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”. [Ta Ha, 95,96,97]

E nuk ka argument më bindës se sa ngjarja e bijve të Ademit, të cilët edhe pse ishin vëllezër dhe u rritën në një rreth, njëri prej tyre e frenoi nefsin e tij me frerin e frikës ndaj Allahut, kurse tjetrin nefsi i tij e robëroi dhe e detyroi që ta vrasë vëllanë e vet për të realizuar dëshirat e tij.

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).

Allahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar. [el Maide, 30,31]

 Nuk është kuptimi i kësaj që cekëm se pjesa dërmuese e njerëzve janë të prirur pas shfrenimit dhe dëshirave negative dhe gjithashtu nuk janë të prirur që të zhdukin  mundësinë për udhëzim… Po, nganjëherë nefsi i qetë dobësohet me kalimin e kohës dhe kjo është si rezultat i ngurtësimit të zemrës, dhe kjo nuk do të thotë që është i pamundur pastrimi i nefsit, Allahu i Lartëmadhëruar sikur e ngjallë tokën pas vdekjes, ashtu i ngjallë edhe zemrat.

Thotë Allahu i Lartëmadhëruar:

 Dijeni se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni. [el Hadid, 17]

 

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të Botëve”.

 

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zinxhirit të temave rreth edukatës së imanit)

www.thirrjaislame.com

The post RREZIKU NGA ARROGANCA E SHFRENIMIT TË NEFSIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR https://www.thirrjaislame.com/shembuj-te-imanit-ne-veper-2/ Thu, 25 Feb 2021 19:35:43 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=35240

Shokët e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, jetuan duke i përvetësuar kuptimet e imanit si dhe duke i vendosur thellë në zemrat e tyre. Muhaxhirët bartën vështirësi duke u rrethuar dhe dëbuar, pastaj bënë hixhret për në Medine, duke lënë pas pasuritë dhe vendin e tyre, gjithë këtë e bënë nga dashuria e madhe që […]

The post SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR first appeared on Thirrja Islame.]]>

Shokët e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, jetuan duke i përvetësuar kuptimet e imanit si dhe duke i vendosur thellë në zemrat e tyre.

Muhaxhirët bartën vështirësi duke u rrethuar dhe dëbuar, pastaj bënë hixhret për në Medine, duke lënë pas pasuritë dhe vendin e tyre, gjithë këtë e bënë nga dashuria e madhe që kishin për All-llahun, duke kërkuar kënaqësinë dhe shperblimin e Tij, ashtu siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar për ta:

“Ka nga njerëzit, të cilët për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.” [el-Bekare, 207]

Ky ajet, na tregon shembullin brilant për Suhejb Err-rrumin i cili kur pranoi Islamin ishte ne Meke, kurse Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishte në Medine. Nga dashuria që e kishte Suhejbi për Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, dëshiroi që të bëjë hixhret, mirëpo mushrikët e Mekes, nuk e lejuan. Atëher ai bëri tregtinë më të mirë të mundshme, ua dha të gjitha që posedonte nga pasuria mushrikëve, vetëm e vetëm që të bashkohet me Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem.

Sa i përket ensarëve, imani u vendos në zemrat e tyre fortë deri sa arritën në atë shkallë ku thotë All-llahu i Lartmadhëruar për ta:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre…” [el-Hashr, 9]

Pra sikur se ata me të gjithë veten e tyre u futën në iman, u përzie imani me mishin e tyre dhe gjakun e tyre e mos pyet për ngulitjen e tij në zemrat e tyre. Bënë vepra të cilat nuk ka mundësi që ti bëjë çdo njeri. Ishte garimi i tyre i madh në mikpritjen dhe vëllazërimin e muhaxhirëve sa që ka ardhur në disa transmetime se nuk ka shkuar muhaxhiri (emigruesi) tek ensariu vetëm se me short, nga dashuria që kishin për ta, për t’i mikpritur. All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” [el-Hashr, 9]

Thotë Imam El Kurtubiu, All-llahu e mëshiroftë, muhaxhirët ishin në shtëpitë e ensarëve (Medinasëve) kur Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem fitoi pasurinë e fisit Beni Nadir. I ftoi ensarët, i falënderoi për veprën e tyre ndaj muhaxhirëve, pastaj u tha: nëse dëshironi pasurinë që kemi fituar prej fisit Beni Nadir, ta ndajmë në mes jush dhe muhaxhirëve kurse muhaxhirët të vazhdojnë qëndrimin në shtepitë tuaja ose nëse dëshironi pasurinë ua japim muhaxhirëve dhe ata të dalin nga shtëpitë tuaja. Sa’d Ibni Ubade dhe Sa’d Ibni Muadh të cilët ishin në krye të ensarëve u përgjigjën: pasuria le t’ju takojë e tëra muhaxhirëve dhe le të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë tona ashtu siç kanë qenë. (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

Atëherë ensarët thirrën duke thënë, jemi të kënaqur dhe të nënshtruar o i dërguari i Allahut, pastaj i dërguari, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem bëri këtë lutje: “O All-llahu im, mëshiroj ensarët dhe bijt e ensarëve.” (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

Transmeton imam Muslimi nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu i cili thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Unë jam nevojtar”, atëherë Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dërgoi

dikë për të marrë ushqim në shtëpinë e tij dhe nuk gjeti vetëm se ujë, pastaj tha: “Kush po e strehon në këtë natë? Një njeri nga ensarët u ngrit në këmbë dhe tha: “Unë o i Dërguari i Allahut”, atëherë shkoi bashkë me të tek shtëpia e tij dhe i tha gruas së vet: “A ka diç prej ushqimit?” Ajo tha: “jo, pos ushqimit të fëmijëve”. Ai tha: “mashtroj me diçka fëmijët e kur të hyj mysafiri, fike kandilin kurse ne shtiremi sikur se jemi duke ngrënë. Kur mysafiri zgjati dorën që të ushqehet, gruaja u ngrit dhe fiku kandilin, u ulën dhe mysafiri vazhdoi të ushqehet. Të nesërmen kur shkuan te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ai u tha atyre, All-llahu është çuditur me veprën tuaj që e bëtë ndaj mysafirit tuaj në këtë natë.

Në çfarë shkalle të imanit ishin ensarët ?

Për ta ditur efektin e madh të ndryshimit që kishte lënë imani në jetën e ensarëve, duhet ta njohim gjendjen e tyre para islamit, ishin të ndarë në dy grupe të armiqësuara në mes vete.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.” [Ali Imran, 103]

Ai icili dëshiron të arrijë çdo të mirë, le t’i drejtohet me përkushtim bazës së madhe, pemës së begatshme, pemës së imanit duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar:

“A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lartë. “E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.” [Ibrahim, 24-25]

 

 

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

 

 

 

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

The post SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR first appeared on Thirrja Islame.]]>
IMANI SË PARI https://www.thirrjaislame.com/imani-se-pari/ Mon, 18 Jan 2021 18:03:34 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=34993

Përmendja e shenjave të imanit të dobët, na argumenton me argumente të prera, për pakësimin e zgjerimit të tij në zemrat tona. Imani para obligimeve Thotë Aishja, nëna e besimtarëve, radijAll-llahu anha: “Kaptinat e para të cilat i kanë zbritur Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishin të shkurtëra, në to përmendej xhenneti dhe xhehenemi, […]

The post IMANI SË PARI first appeared on Thirrja Islame.]]>

Përmendja e shenjave të imanit të dobët, na argumenton me argumente të prera, për pakësimin e zgjerimit të tij në zemrat tona.

Imani para obligimeve

Thotë Aishja, nëna e besimtarëve, radijAll-llahu anha: “Kaptinat e para të cilat i kanë zbritur Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishin të shkurtëra, në to përmendej xhenneti dhe xhehenemi, deri sa njerëzit i’u nënshtruan Islamit, pastaj u shpallën hallalli dhe harami. Sikurse të kishte zbritur së pari, mos bëni amoralitet apo mos pini alkool, do të thonin, nuk largohemi kurrë. Iu zbrit Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, kur unë isha vajzë e vogël duke lozur: “Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” Ky ajet është nga kaptina El Kamer, kurse nuk ka zbritur kaptina El Bekare dhe En Nisaë vetëm se unë isha tek ai, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem në Medine. (Transmeton, El Buhariu)

Xhundub Ibni Abdilah, radijAll-llahu anhu, thotë: “Ishim me Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, kur ne ishim djelmosha të ri dhe të fortë, e kemi mësuar imanin para Kur’anit, pastaj me mësimin e Kur’anit na është shtuar imani”. (Transmeton, Ibni Maxhe me zingjirë të saktë.)

Këtë që theksuam në rreshtat e më sipërm edhe më shumë e përforëcon thënia e Abdullah Ibni Omerit, radijAll-llahu anhuma, i cili thotë: “Kemi jetuar një periudhë kohore dhe ndonjërit prej nesh iu është dhënë imani para Kur’anit, dhe i janë shpallur kaptina Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem në të cilat kemi mësuar hallallin dhe haramin, urdhëresën  dhe qortimin, pastaj kemi parë njerëzit të cilëve iu është dhënë Kur’ani para imanit, kanë lexuar në të nga fillimi deri në fund duke mos e ditur atë e cila është e urdhëruar dhe qortuar dhe aty ku duhet të ndalur në të.” (Transmeton, Imam El Hakimi dhe e ka saktësuar sipas kushtit të Buhariut dhe Muslimit).

Nga kjo, mund të përfundojmë se është obligim për ne, që t’i kthehemi renditjes së prioriteteve në mënyrë që të vendoset imani me gjerësi të madhe në zemrat tona, e që esenca e fillimit të të menduarit dhe të vepruarit të jetë me iman. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë që ne të lëmë pas dore pjesët tjera të islamit, mirëpo e kërkuar nga ne është fokusimi apo përqëndrimi në këtë pjesë, ngase përmes imanit arrihet begatia në të gjitha veprat si dhe i lehtësohet secilit nga ne kryerja e të gjitha obligimeve dhe largimit nga ndalesat. Ai i cili lexon Kur’anin me meditim, do të hasë shumë ajete të cilat e pohojnë këtë realitet.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

“Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” [el-Haxhxh, 32]

Madhërimi i dispozitave të All-llahut të lartëmadhëruar kthehet te gjerësia e imanit  dhe devotshmërisë së zemrës, aq sa është gjerësia e imanit në zemër është edhe shkalla e madhërimit.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

“Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të devotshmit.” [et-Teube, 44]

Imani në All-llahun e lartëmadhëruar dhe ditën e fundit, është shkak që i ka bërë për të luftuar me pasurinë dhe veten e tyre, duke mos ndjer nevojë që t’i nxisë dikush për këtë.

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

www.thirrjaislame.com

The post IMANI SË PARI first appeared on Thirrja Islame.]]>
Disa prej shenjave të imanit të dobët (pjesa e dytë) https://www.thirrjaislame.com/tema-3-disa-prej-shenjave-te-imanit-te-dobet/ Fri, 04 Dec 2020 20:07:51 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=34728

Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit Prej shenjave të imanit të dobët e cila nuk ka ekzistuar në gjeneratat e mëhershme është edhe dobësimi ne kontrollimin e vetes gjatë përcjelljes së mediumeve (televizioni, radio, interneti) duke mos u distancuar nga shfaqja e harameve të cilat e hidhërojnë All-llahun. Shembull, paraqitja e grave të veshura […]

The post Disa prej shenjave të imanit të dobët (pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

  1. Prej shenjave të imanit të dobët e cila nuk ka ekzistuar në gjeneratat e mëhershme është edhe dobësimi ne kontrollimin e vetes gjatë përcjelljes së mediumeve (televizioni, radio, interneti) duke mos u distancuar nga shfaqja e harameve të cilat e hidhërojnë All-llahun. Shembull, paraqitja e grave të veshura por të zhveshura, muzika, programet të cilat tallen me fenë e All-llahut.

Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ke frikë All-llahun kudo që të jesh… “(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen, kurse në disa përmbledhje të tjera është hadith sahih)

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem. [en-Nisaë, 140]

  1. Prej shenjave të imanit të dobët është, mos ulja e në mes burrave dhe grave si dhe të shpeshtuarit e fjalëve në mes tyre me nevojë dhe pa nevojë.

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit)…”[en-Nurë, 30 ]
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre…”  [en-Nurë, 31 ]
  1. Të shpeshtuarit e fjalëve të kota, ndejat e vonshme duke bërë biseda të pa dobishme pa përmendur ndonjë ajet, hadith apo fjalë të të parëve tanë të mirë.
Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.” [en-Nisaë, 114]

Nga Ibni Umeri radijAll-llahu anhuma transmetohet se: i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos flisni shumë pa përmendjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.” (Transmeton Tirmidhiu)

 

  1. Prej shenjave të imanit të dobët është përgojimi, bartja e fjalëve, tallja me njerëzit.

Është e domosdoshme të dihet se çdo moshërritur është i obliguar ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, sunnet është përmbajtja nga të folurit, sepse shpesh herë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Kjo është praktikë e shpeshtë, prandaj është e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e të jopreferuara.

 

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” [el-Huxhurat, 12]

Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij radijAll-llahu anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtetë njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.” (Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih).

Nga Ukbete b. Amiri radijAll-llahu anhuma transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qajë për mëkatet e tua.” (Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Nga Ebu Seid el-Hudrij radijAll-llahu anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthehen gjuhës duke i thënë: “Ke frikë All-llahun lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthitë, edhe ne kemi lajthitur.” (Transmeton Tirmidhiu). Fjalia  “i kthehen gjuhës” d.m.th. i nënshtrohen asaj.

Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A e dini ç’është përgojimi?” (As’habët) thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Përmendja e vëllait me atë që nuk i vjen mirë.” Dikush tha: “E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllanë tim është e vërtetë?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që ti flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë ke shpifur.” (Transmeton Muslimi)

Thotë Alij Ibnul Husejn, radijAll-llahu anhuma “Keni kujdes prej pergojimit ngase ai është ushqim i qenëve.”

 

  1. Të lidhurit e zemrave për dunja, gëzohet kur t’i shtohet pasuria, pikëllohet kur t’i paksohet ajo.
 Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:
“Jeta në këtë botë s’është kurrgjë tjetër, përveç zbavitje dhe lojë, vetëm bota tjetër është jetë e vërtetë, sikur ta dinin!”[el-Ankebut, 64]
Transmetohet nga el-Mustevrid ibn Shedadi radijAll-llahu anhu se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) ndaj botës tjetër (Ahiretit) është sikur kur njëri prej jush ta vendosë gishtin e tij në det, pastaj le të shikojë me çka i kthehet (nga uji i detit).” (Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Xhabiri, radijAll-llahu anhu se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” i thanë: “Askush prej nesh nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me të?” Pastaj tha: “A doni të jetë i juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë, ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë, vërtet për All-llahun është më e pavlefshme sesa ky (cjap) për ju.” (Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.” (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku, radijAll-llahu anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) fesë së tij.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

  1. Prej shenjave të imanit të dobët është kur prindërit i orientojnë fëmijët në drejtime të ndryshme të cilat janë të ndaluara. Shembull, i stimulojnë, financojnë dhe orientojnë që të ndjekin shkollime dhe kurse të ndryshme të cilat bien ndesh me fenë e All-llahut.

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. [et- Tahrimë, 6]

Ibni Umeri radijAll-llahu anhuma thotë: “Kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Të gjithë ju jeni barinjë dhe secili do të përgjigjet për kopenë e vet. Imami është bari dhe do të pyetet për kopenë e tij. Burri është bari në shtëpinë e vet dhe ai do të pyetet për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit dhe ajo do të pyetet për kopenë e saj, edhe shërbëtori është bari në pasurinë e zotërisë së tij dhe ai do të pyetet për atë që e ka ruajtur. Të gjithë ju jeni barinjë dhe do të përgjigjeni për atë që keni ruajtur.” (Muttefekun alejhi)

 

  1. Dobësimi i madhërimit të dispozitave të All-llahut dhe dobësimi i dashurisë ndaj sunnetit.

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” [el- Haxhxh, 32]

Thotë El Xhunejdi, All-llahu e mëshiroftë: ”Të gjitha rrugët janë të mbyllura, pos asaj e cila të dërgon gjurmëve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe pasimit të  Sunnetit të tij. Pra, të gjitha rrugët e hajrit janë të hapura në sunetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”. (Medarixhu Es-salikin).

  1. Kur dobësohet imani, pakësohet falja dhe arsyetimi në mes muslimanëve, shtohen hidhërimet dhe mospajtimet, prishet shoqëria, shtohen konfliktet, secili vepron duke ngritur gabimet e tjetrit, paraqet të tjerët në mënyrën më të keqe. Në situata të tilla prishen raportet në mes muslimanëve duke rritur problemet, shtohet agresiviteti në mendime dhe dëshira e madhe në përkrahjen e vetes, dëshira për tu ekspozuar para masës, del haptaz kundër tjerëve dhe nxiton në marrjen e udhëheqjes.

 

Nga Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robër të All-llahut, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon. Devotshmëria është këtu dhe tregoi në krahërorin e tij tri herë. Për një njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënçmojë vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.”  (Muslimi)

Thotë Hasan Ibni Alij, radijAll-llahu anhu “Sikur dikush të më ofendon në këtë vesh dhe pastaj më kërkon arsyetim në veshin tjetër do t’ia falja”.

  1. Pakësohet mundi, dhënia, në rrugë të All-llahut, shtohet koprracia, paksohet dashuria për xhihad dhe shehidllëk në rrugë të All-llahut, shtohet frika prej sprovave që i godet vepruesit e Islamit.

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti). Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën. Ne do ta përgatisim për më të vështirën. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket”.[el-Lejl, 5-11]

“Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet”. [el-Bekare, 261]

“Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rëndë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni”. [et-Teube, 41]

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne isprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët”. [el- Ankebutë, 1,2]

“Nga Enesi radijAll-llahu anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.” (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Abas Abdurrahman bin Xhebri, radijAll-llahu anhu transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Robi që pluhuros këmbët e tij në rrugën e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!” (Transmeton Buhariu)

  1. Prishja e sjelljes së mirë, shtohet mangësia në kryerjen e obligimeve si: respekti ndaj prindërve, farefisit, bamirësisë ndaj fqinjëve etj.

Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

“Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet”. [en-Nisaë, 36]

Nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu transmetohet, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu më ka dërguar për plotësimin e normave të moralit” (El edebu el mufred).

E lusim All-llahun e Lartëmadhëruar që këto këshilla të na bëjnë dobi të gjithëve dhe të jenë shkak që imani jonë të përmirësohet.

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

 

Përmblodhi dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

www.thirrjaislame.com

The post Disa prej shenjave të imanit të dobët (pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>
TEMA 2: REALITETI I IMANIT https://www.thirrjaislame.com/tema-2-realiteti-i-imanit/ Tue, 03 Nov 2020 18:06:42 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=34572

……vazhdim Argumentet nga Kur’ani të cilat tregojnë se vepra është e ndërlidhur me imanin Ajo me të cilën janë argumentuar selefët më parë dhe një nga ata, Imam Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii i cili thotë: ,,Dijeni, All-llahu na mëshiroftë neve dhe juve, o pauses te Kur’anit, o ju ithtarë të diturisë, […]

The post TEMA 2: REALITETI I IMANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

……vazhdim

Argumentet nga Kur’ani të cilat tregojnë se vepra është e ndërlidhur me imanin

Ajo me të cilën janë argumentuar selefët më parë dhe një nga ata, Imam Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii i cili thotë: ,,Dijeni, All-llahu na mëshiroftë neve dhe juve, o pauses te Kur’anit, o ju ithtarë të diturisë, o ju pasues të sunetit, o ju të cilëve All-llahu ju ka dhënë sukses në fe, duke e ditur hallallin dhe haramin, nëse ju e lexoni (mëditoni) Kur’anin ashtu siç All-llahu ua ka obliguar do ta kuptoni se All-llahu ua ka bërë obligim besimtarëve, pas besimit ne Të dhe ne të derguarin e Tij: veprën. All-llahu nuk i ka lavdëruar besimtarët, me të cilët Ai është i  kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të, i ka shpërblyer me hyrje ne xhennet dhe me shpëtim prej zjarrit vetëm se me iman dhe vepër të mirë, duke e ndërlidhur imanin me veprën e mirë. Pra, nuk i ka shpjerë në xhennet vetëm me iman, derisa e ka ndërlidhur me veprën e mirë, duke iu dhënë sukses. Kështu që, imani nuk plotësohet për askend derisa nuk ka pranuar me zemër, nuk ka shqiptuar me gjuhën e tij dhe nuk ka vepruar me gjymtyrët e tij.

Nuk i fshehet askujt i cili e lexon me meditim Kur’anin ajo që kam cekur më lartë. Dijeni, All-llahu na mëshiroftë neve dhe juve, gjatë shfletimit të Kur’anit kam gjetur atë të cilën e ceka më lartë në pesëdhjetë e nëntë vende në Kur’an, ku All-llahu i lartëmadhëruar nuk i ka futur besimtarët në xhennet vetëm me iman, mirëpo  me mëshirën e Tij, me atë që iu ka dhënë sukses prej imanit në Të dhe veprës së mirë. Këto argumente janë kundërshtim ndaj atij i cili pretendon se imani është vetëm njohje (pranim) i zemrës, gjithashtu është kundërshtim i atij i cili pretendon se imani është njohje e zemrës dhe shprehje e gjuhës edhe nëse nuk vepron.

All-llahu na ruajtë nga ai cili në këtë mënyrë e koncepton imanin.

Imami i nderuar, All-llahu e meshiroftë ka sjellur disa prej këtyre argumenteve. Thotë, All-llahu i lartëmadhëruar:

“E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” [Bekare, 25],
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Asr].

 Transmeton imam Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii, në libribn e tij ,,Esh-sheria”Thotë, shejh Sefer el Hauali, All-llahu e ruajtë: ,,Imami (Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii) All-llahu e mëshiroftë, nuk i ka përmendur të gjitha ajetet të cilat tregojnë ndërlidhjen e veprës me imanin, i ka shkurtuar duke i cekur vetëm ato ajete në të cilat është përmendur imani para veprës, ndërsa disa ajete në të cilat është cekur vepra para imanit nuk janë përmendur, kur dihet se përmendja e dy llojeve të ajeteve e argumenton më shumë, se vepra dhe imani janë të pandara nga njëra-tjetra. Prej këtyre ajeteve është fjala e All-llahut të lartëmadhëruar:Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.” [Ta-ha, 75].

Këtë ajet e ka përmendur imami, dhe kur t’ia bashkangjesim ajetin tjetër në të njejtën sure të cilin nuk e ka përmendur:

Dhe ai i cili vepron, prej veprave të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).” [Ta-ha, 112].

 

Me këtë, tregon argumentin më bindës se nuk ka vepër pa iman dhe nuk ka iman pa vepër. Është përmendur më shumë imani para veprës për shkak se me këtë tregon se imani është fjalë e zemrës dhe vepër e zemrës. Me këtë tregon esencën (bazën) se brendësia është primare nga ajo e jashtme. Mirëpo, ardhja e disa ajeteve në të cilët është përmendur vepra para imanit argumenton se të dyja janë të pandara nga njëra-tjetra. Në përfundim të kësaj, imami i nderuar (Shejh Sefer El Hauali) na sjell një pjesë të rëndësishme nga Kur’ani e cila tregon ndërlidhjen në mes veprës dhe imanit e që argumentojnë se vepra dhe imani janë të ndërlidhura bashkë dhe të pandara nga njëra-tjetra.

Thotë, All-llahu i lartëmadhëruar: Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.” [En-Nisaë, 124].

Rëndësia e këtij ajeti është se All-llahu i lartëmadhëruar me këtë ajet kundërshton atë i cili pretendon se imani është vetëm në të emërtuar dhe fjalë pa e përmirësuar veprën dhe kundërshtim me atë i cili insiston në këtë pavarësisht a është ithtar i librit apo i fesë së pastër, ku i Madhi All-llah thotë para ajetit te lartëpërmendur:Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.”[En-Nisaë, 123]. dhe thotë All-llahu i lartësuar pas këtyre ajeteve: Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” [En-Nisaë, 125].

All-llahu i lartësuar e ka sqaruar se imani nuk është vetëm në të emërtuar dhe zbukuruar, mirëpo imani është, ai i cili është ngulitur në zemër dhe e ka vërtetuar vepra. Pra, nuk ka fe më të mirë se sa e atij i cili e ka dorëzuar (nënshtruar) veten e tij duke iu nënshtruar dhe duke respektuar Atë pa ndier ndonjë pakënaqësi apo kundërshtim. Kjo, pra është feja e Ibrahimit, alejhi selam, që All-llahu nuk pranon fe tjetër pos kësaj.

Argumentet nga Sunneti të cilat tregojnë se vepra është e ndërlidhur me imanin

Kanë ardhur shumë hadithe të vërteta të cilat na argumentojnë se vepra është iman dhe se imani është vepër. Prej këtyre haditheve, më të rëndësishmit janë:

  • Hadithi i Xhibrilit, për të cilin imam Neveviu, All-llahu e mëshiroftë thotë, ky hadith mund të themi pa frikë se është thelbi i Islamit.

Transmetohet nga Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Një ditë, derisa rrinim me të Dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zeza u afrua drejt nesh. Asnjëri prej nesh nuk e njihte dhe në të nuk dukej asnjë shenjë udhëtimi. Ai u ul përballë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbështeti gjunjët tek gjunjët e Pejgamberit, vuri pëllëmbët mbi kofshët e tij dhe i tha:

,,O Muhammed, më trego ç’është Islami?”

I Dërguari ia ktheu:

,,Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij,  të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin, nëse ke mundësi.”

Ai tha: ,,Të vërtetën the.”

Ne u çuditëm. Edhe pyet, edhe thotë ,,të vërtetën the”.

,,Më trego ç’është Imani (besimi)?”

,,Të besosh All-llahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe të besosh në Paracaktimin e Tij, i mirë apo i keq qoftë.”

,,Të vërtetën the.”

,,Më trego ç’është Ihsani (Bamirësia)?”

,,Të adhurosh All-llahun sikur e sheh Atë, megjithëse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty.”

,,Më trego për ditën e fundit?”

,,I pyeturi nuk di më tepër se pyetësi.”

,,Më trego disa prej shenjave të saj?”

,,Kur të lind robëresha zonjën  e vet, kur të shikosh barinjtë e varfër e këmbëzbathur që bëjnë gara me njëri-tjetrin në ndërtimin e ndërtesave të larta”.

Kështu ai u largua dhe ne qëndruam pak e pastaj ai (Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tha:

,,O Omer, a e di kush ishte pyetësi?”

Unë u përgjigja: ,,All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë”.

Ai (Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tha: ,,Ai ishte Xhibrili. Erdhi që t’ju mësoj fenë tuaj.” (Transmeton imam Muslimi, All-llahu e mëshiroftë).

  • Hadithi i degëve të imanit

Transmeton  Ebu Hurejre, All-llahu qoftë i kënaqur me të:

Thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ,,Imani është shtatëdhjetë e ca degë (pjesë). Më e larta prej tyre është thënia “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”, e më e ulëta prej tyre është largimi i pengesës nga rruga. Në një transmetim tjetër, te imani bënë pjesë edhe turpi”. (Transmeton imam Muslimi, All-llahu e mëshiroftë).

 

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

 

 

 

 

 

 

 

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

 

Tema është shkëputur nga libri “Dhahiretul El- Irxha- fil fikril Islamii”- vellimi 2, të autorit, shejh Sefer Ibni Abdurrahman El Hauali, All-llahu e ruajtë.

 

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

The post TEMA 2: REALITETI I IMANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
REALITETI I IMANIT https://www.thirrjaislame.com/realiteti-i-imanit/ Sun, 11 Oct 2020 09:11:28 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=34461

Tema- 2: REALITETI I IMANIT Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk […]

The post REALITETI I IMANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Tema- 2: REALITETI I IMANIT

Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

 

  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.’’ [Dharijatë 56].
  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ” Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.”  [Bekare: 213].
  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ”Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.” [Hadid: 25].

Përmes këtyre ajeteve fisnike e kuptojmë qëllimin e ardhjes së njerëzve dhe xhinëve në këtë botë, rëndësinë  që ka njohja e realitetit, e kjo njohje bëhet përmes dërgimit të pejgamberëve nga ana e All-llahut dhe thirrjes së tyre, si dhe njohja e vërtetë e ligjit të All-llahut ku kjo ndërlidhet me forcën në përhapjen e të vërtetës në tokë.

 

Definicioni i imanit

 

  • Definicioni i imanit në aspektin gjuhësor do të thotë: besim dhe pranim.
  • Në aspektin terminologjik (sheriatik), imani ka këtë kuptim: thotë imam Ebu Abdullah Muhamed Ibni Ismail El Buhariu All-llahu e meshiroftë: “I kam takuar më shumë se një mijë njerëz prej dijetarëve: disa nga ata janë: në Hixhaz: Jahja Ibën Jahja; në Meke: Sulejman Ibni Harb; në Medine: Abdullah Ibën Nafia Ezzubejri; në Kufe: Ahmed Ibën Junus; Në Basra: Ali Ibni Abdullah Iben Xhafer El Medini; Në Uasit: Amër Ibën Aun; Në Bagdad: Ahemd Ibën Hanbel; Sham: Muhamed Ibni Jusuf El Ferijabi; Misër (Egjipt): Jahja Ibni Kethir; All-llahu i mërshiroftë, kam takuar të gjithë këta dijetarë kohë pas kohe dhe te gjithë kishin të njejtin mendim se imani  është fjalë dhe vepër, duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar: “ E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” [Bejjine: 5]. Transmeton Imam El Lalekai (vëll. 1, fq 172), transmeton gjithashtu Imam Hafidh Ibni Haxher El Eskalani fil Fet’h (vëll 1, fq 47) dhe pastaj përmend akiden (besimin) e dobishëm që ka të bëjë me këtë temë, nuk e kanë nxjerrë nga dini asnjë ithtar të kibles me mëkat (këtu është për qëllim mëkati që nuk të nxjerrë nga feja),  duke u argumenturar me fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar:  “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.”  [Nisaë: 48] dhe këtë e transmeton gjithashtu imam El-Lalekai (vëll 1, fq 175).

Thotë shejhul Islam Ibën Tejmije: “Të gjithë selefët kanë qenë të një mendimi se imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, dhe kjo nënkupton, fjalë e zemrës dhe vepër e zemrës, fjalë e gjuhës dhe vepër e gjymtyrëve” [Mexhmuul fetava]

Thotë Ibnul Kajjim El Xheuzi All-llahu e mëshiroftë: “ Imani është fjalë dhe vepër. Me fjalë nënkuptojmë, fjalë e  zemrës dhe e gjuhës, ndërsa me vepër, vepra e zemrës dhe gjymtyrëve.  Shpjegimi i kësaj është se ai cili e njeh All-llahun me zemrën e tij, mirëpo nuk e pohon me gjuhën e tij, nuk është besimtar. Argument për këtë thotë All-llahu  i Lartëmadhëruar për faraonin dhe popullin e tij “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” [Neml, 14]. Argument tjetër siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar për popullin e Adit dhe Themudit (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.” [Ankebut ,38]. Tjetër argument kur Musa i tha faraonit: ”Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar” [El-Isra, 102]. Këta popuj e pranuan me zemër, mirëpo nuk ishin besimtarë sepse nuk pohuan me gjuhë. Dhe gjithashtu ai i cili e shpreh me gjuhën e tij, ndërsa nuk e pranon me zemrën e tij, nuk është besimtarë, ai është munafik. Argument fjala e All-llahut të Lartëmadhëruar: Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E,  All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij,  por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).” [Munafikunë, 1]. Gjithashtu ai cili e pranon All-llahun me zemrën e tij dhe e pohon me gjuhën e tij nuk cilësohet si besimtarë përderisa nuk vepron me veprat e zemrës, sikurse është dashuria për hir të All-llahut, dhe urrejtja për hir të All-llahut, miqësia dhe armiqësia për All-llahun e Lartëmadhëruar, e don All-llahun dhe Pejgamberin sal-l Allahu alejhi ue selem, i miqëson miqtë e All-llahut dhe i armiqëson armiqtë e Tij, i dorëzohet me zemër të plotë All-llahut Një dhe i nënshtrohet pasimit të rrugës së Pejgamberit sal-l Allahu alejhi ue selem, e rrespekton atë dhe i përmbahet sheriatit të tij me anën e jashtme dhe të mbrendshme të tij. E nëse këtë e vepron nuk mjafton në plotësimin e imanit të tij derisa ta vepron atë me të cilën është urdhëruar. Këto janë katër shtyllat e imanit me të cilat është ngritur dhe është ndërtuar imani (‘udetus-sabirinë fq.129)….. vazhdon ne temen e radhes.

 

Përktheu dhe përshtati, Tafil Ramuka

kjo temë është shkëputur nga libri “Dhahiretul El- Irxha- fil fikril Islamii”- vellimi 1, të autorit, Shejh Sefer Ibni Abdurrahman El Hauali All-llahu e ruajt.

 

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

 

www.thirrjaislame.com

The post REALITETI I IMANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
IMANI SË PARI DHE SI T’IA FILLOJMË ME IMANIN?! https://www.thirrjaislame.com/imani-se-pari-dhe-si-tia-fillojme-me-imanin/ Mon, 14 Sep 2020 20:09:27 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=34180

Tema- 1: RRETH FAZËS SË PARË TË EDUKATËS SË IMANIT Ku është shkaku që zemrat tona janë larguar nga lidhja me All-llahun e  Lartëmadhëruar  dhe cilat janë shenjat e kthimit të gjallërisë së saj?  Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga […]

The post IMANI SË PARI DHE SI T’IA FILLOJMË ME IMANIN?! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Tema- 1: RRETH FAZËS SË PARË TË EDUKATËS SË IMANIT

Ku është shkaku që zemrat tona janë larguar nga lidhja me All-llahun e  Lartëmadhëruar  dhe cilat janë shenjat e kthimit të gjallërisë së saj?

 Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Cili është shkaku, që i pengon zemrat tona nga njohja e All-llahut të Lartëmadhëruar, kur e dimë se All-llahu i Lartëmadhëruar është afër nesh, ashtu siç thotë Ai ne Kur’anin fisnik : ”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër……..”[Bekare, 186]. Pra, ku është shkaku që ne ndjejmë largim dhe ndërprerje të lidhjeve me Zotin tonë. Thotë, All-llahu i Lartëmadhëruar : “Jo nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” [El Mutaffifinë, 14]. Pra, mbulimi që i ka rrethuar  zemrat tona, është ai që e mbyllë derën në mes nesh dhe All-llahut të Lartëmadhëruar.

Për hapjen e e rrugëve të mbyllura në mes zemrave dhe Krijuesit tonë, kërkohet një masë e mundit të madh, e cila masë ndryshon nga personi në person, aq sa është e rrethuar zemra e tij nga errësira, pakujdesia, mëkatet.

Zemra e gjallë i gjason një thesari të ruajtur në brendësinë e tokës, ku ndryshon distanca e thellësisë së tij nga personi në person, dikush e ka më afër e dikujt i duhet mund i madh për të arritur tek ai. Dikush pyet: si ka mundësi ndonjëri nga ne ta dijë se ka arritur tek thesari i tij dhe rruga e cila ka qenë e mbyllur është hapur?

Kur’ani Fisnik i ka dhënë përgjigje kësajë pyetje në shumë ajete, duke treguar shenjat e kthimit të gjallërimit të zemrave tona.

  • Prej këtyre shenjave: Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësira (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë” [ El En’amë 122].

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mes’udi, All-llahu qoftë i kënaqur me të i cili thotë: “I kemi thënë të Dërguarit të All-llahut, për fjalën e Tij: “Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet.” [Zumer,22]” Si është zgjerimi i gjoksit? Thotë Pejgamberi  Alejhi  Selam: << Kur drita e imanit depërton në zemër, gjoksi zgjerohet dhe hapet>> O i Dërguari i All-llahut, cila është ajo shenjë? Ka thënë: << Kthimi tek bota e përhershme dhe largimi nga kjo botë mashtruese dhe përgatitja për vdekje para se të vijë vdekja>> [Transmeton Imam Hakimi dhe Bejhakiu].”

  • Prej këtyre shenjave është edhe: rrënjqethja e zemrës kur përmendet All-llahu i Lartëmadhëruar. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur u përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, ……..” [El Enfalë,2]. Vallë, a rrënqethen zemrat tona kur permendim All-llahun e Lartëmadhëruar!
  • Një nga shenjat është edhe përulja e zemës kur përmendet All-llahu i Lartëmadhëruar, ashtu siç thotë All-llahu i Gjithëditur: “A nuk ështe koha që zemrat e atyre që besuan të përulen me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kur’an) e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” [El Hadidë,16]
  • Shenjë tjetër është prezentimi i zemrës gjatë përmendjes së All-llahut të Lartëmadhëruar dhe arritja e bashkimit në mes të sajë dhe gjuhës. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit” [El Mu’minunë, 1,2]. Përulja në namaz është : prezentimi i zemrës para All-llahut të Lartëmadhëruar duke ndjerë afërsinë e Tij, qetësohet zemra e tij, zbutet nefsi i tij, pushojnë gjymtyrët e tij, është i vetëdijshëm në atë që e thotë dhe e vepron në namazin e tij prej fillimit e deri në fund, largon çdo cytje dhe mendime të këqija dhe kjo është palca dhe shpirti i namazit dhe ajo që kërkohet në namaz, ky është shpërblimi i namazit. Pra namazi i cili nuk ka përulje në të dhe nuk ka prezencë të mjaftueshme të zemrës edhe pse ka shpërblim në të, shpërbilimi arrihet aq sa zemra e kupton prezencen e saj ne namaz. – Tefsir- Abdurrahman Ibën Nasir Esseadii All-llahu e meshiroftë-.
  • Shtimi i përuljes së zemrës pas çdo ibadeti është edhe një shenjë tjetër e kthimit të gjallërimit të zemrës, ashtu siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Dhe duke qarë bien me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)” [El Israë, 109]. Athua kemi vërejtur ndryshimin e përuljes së zemrës pas çdo ibadeti ?
  • Prej shenjave tjera mund të permendim urrejtjen e kufrit (mosbesimit) në të gjitha format dhe frika e madhe që mos të biem në të (mosbesim). Thotë Pejgamberi Alejhi Selam ai i cili ka tri gjëra e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: a) që All-llahu i  Lartëmadhëruar dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo kush tjetër b) nuk e don dikend vetëmse për hirë të All-llahut të Lartëmadhëruar  c) e urren të kthehet në kufër (mosbesim) pasiqë All-llahu i  Lartëmadhëruar e ka shpëtur prej tij ashtu sikurse urren hudhjen e tij në zjarr. Transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi prej Enesit All-llahu qoftë i kënaqur me ta.

Thotë Hasan El Basriu All-llahu e mëshiroftë: kërkoni ëmbëlsinë në tri gjëra: në namaz, në përmendjen e All-llahut të Lartëmadhëruar (dhikër) dhe në leximin e Kur’anit, nëse në këto keni gjetur kënaqësinë atëher keni shijuar ëmbësine e imanit, e nëse jo, atëherë dijeni se dera është e mbyllur (zemra është e mbuluar).

  • Të ndjesh afërsine e vërtetë të All-llahut të Lartëmadhëruar dhe kjo shfaqet në lutjet që ia bëjmë All-llahut të Lartëmadhëruar si dhe në kërkimin e shpetimit të Tij dhe kjo afërsi shtohet ditë pas dite, derisa zemra arrinë në atë shkallë të qetësise  që nuk ngopet prej ibadeteve (fjalëve) të All-llahut të Lartëmadhëruar  ashtu siç thotë Uthmani All-llahu qoftë i kënaqur me të: sikur zemrat tuaja të jenë të pastërta  nuk do të ngopen prej fjalës së All-llahut të Lartëmadhëruar.
  • Miqësia dhe armiqësia për hirë të All-llahut të Lartëmadhëruar zënë një vend të rëndësishëm në shenjat e kthimit të gjallërisë së zemrave. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Nuk gjenë popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që kundërshon All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit!” [El Muxhadele, 22]

Thotë Pejgamberi Alejhi Selam: “Nyja më e fortë e Imanit është miqësia për hirë të All-llahut dhe armiqësia për hirë të All-llahut, dashuria për hirë të All-llahut dhe urrejtja për hirë  të All-llahut Transmeton Imam Hakimi dhe Tabarani Fil Kebir vel Evsat prej Abdullah Ibën Mes’udit All-llahu qoftë i kënaqur me të, shejh Albani All-llahu e mëshiroftë e ka bërë të sakt.

  • Shenjë tjetër e gjallërimit të zemrës është mosfrikësimi nga asnjë prej krijesave, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “…. Po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtarë” [Ali Imran, 175]. Pra imani i vërtetë ia mundëson njeriut që mos t’i frikësohet askujt tjetër pos All-llahut të Lartëmadhëruar. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Më e drejtë është  t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë” [Teube, 13].

Thotë Ebu Sulejman Ed-darani All-llahu e mëshiroftë: një zemër që nuk ka frikë ndaj All-llahut, ajo është e prishur.

  • Prej shenjave është edhe ajo që njeriu mos t’i mbështetet askujt tjetër përpos All-llahut  të Lartëmadhëruar, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “…. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë” [El Maide, 23].

Thotë Ibën Kajjim, All-llahu e mëshiroftë: mbështetja në All-llahun e Lartëmadhëruar është gjysma e fesë.

Thonë disa nga të parët tanë të mirë (selefu salih): kush dëshiron që të jetë më i forti prej njerëzve, le t’i mbështetet All-llahut të Lartëmadhëruar.

  • Edhe pse ka shumë shenja tjera këtë shkrim po e përmbyllim me: Nënshtrimin ndaj ligjit të All-llahut të Lartëmadhëruar me nënshtrim të plotë në të gjitha qështjet, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “… Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po që se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. …”[En Nisaë, 59], thotë All-llahu i Lartëmadhëruar në një ajet tjetër: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) mos binden sinqerisht.” [En Nisaë, 65].

 

Nga materiali i shtjelluar më lartë nuk do të thotë që besimtari nuk gabon apo nuk bën mëkat, ai është njeri  të cilin e tërheqin lakmitë e dynjasë, mirëpo disa më shpejtë e disa më ngadalë  angazhohen në  kthimin e gjallërisë së zemrës  dhe pendimit tek All-llah i Lartëmadhëruar.  Nga kjo mund të përfundojmë që nuk duhet vazhduar në gabime dhe mos të përsërisim mëkatet qëllimisht, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë” [Nur, 17], “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së ) All-llahut dhe të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. [El-Enfalë, 24]

 

 

Përshtati dhe përmblodhi Ef.Tafil Ramuka

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

 

www.thirrjaislame.com

The post IMANI SË PARI DHE SI T’IA FILLOJMË ME IMANIN?! first appeared on Thirrja Islame.]]>
Mbështetja në Allahun e lartmadhëruar https://www.thirrjaislame.com/mbeshtetja-ne-allahun-e-lartmadheruar/ Thu, 24 Oct 2019 12:52:56 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32748

Allahu i lartmadhëruar thotë: ‘’E kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton’’   Sureja Talak, ajeti  3. Allahu i lartmadhëruar  thotë: ‘’Në Allahun le të mbështeten besimtarët‘’  Sureja Tegabun, ajeti  13. Transmeton Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ më janë treguar popujt […]

The post Mbështetja në Allahun e lartmadhëruar first appeared on Thirrja Islame.]]>

Allahu i lartmadhëruar thotë: ‘’E kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton’’   Sureja Talak, ajeti  3.

Allahu i lartmadhëruar  thotë: ‘’Në Allahun le të mbështeten besimtarët‘’  Sureja Tegabun, ajeti  13.

Transmeton Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ më janë treguar popujt dhe kamë parë Pejgamberë dhe me të një grup njerëz (prej tre deri në nëntë persona që e kanë pasuar), Pejgamberë dhe me atë një ose dy njerëz dhe Pejgamberë e që me atë nuk ishte asnjë pasues.  Papritur më është ngritur një popull i madh sa që mendova se është ummeti im (pasuesit e mi), e më është thënë: Ky është Musau a.s. me popullin e Tij, pastaj shikova një popull tjetër me numër të madh dhe më është thënë këta janë ummeti (pasuesit) yt dhe nga ata janë shtatëdhjetëmijë që do të hynë në xhennet pa llogari dhe dënim.

Pastaj u ngrit (Pejgamberi salallahu alejhi ve selem] dhe hyri në shtëpin e Tij, ndërsa njerëzit filluan të bisedojnë për ata (shtatëdhjetmijë), disa prej tyre thonin: ndoshta do të jenë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] e disa të tjerë thonin: ndoshta do të jenë ata që kanë lindur në islam dhe nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë dhe përmendën gjëra tjera.

Doli Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmëruan (për atë që kishin biseduar), e Ai tha: Ata janë që nuk kërkojnë tu bëhet rukje (shërim me anë të leximit të kur’anit nga dikush tjetër), e as nuk djegin (plagën me qëllim shërimi), nuk ndelljin fatin dhe në Zotin e tyre mbështeten. Transmeton Buhariu.

 

Shpjegim:

Mbështeja në Allahun është nga ibadetet më të mëdha të zemrës, e që don të thotë: mbështetja e zemrës në Allahun dhe ngritja e çështjeve te Allahu duke i marrë shkaqet e lejuara.

Allahu i lartmadhëruar i lavdëron të mbështeturit në Allahun dhe u premton shpërblim të mirë.

Dobitë:

  1. Mbështetja në Allahun është nga ibadetet më të mëdha.
  2. Realizimi i mbështetjes në Allahun është shkak për hyrjen në xhennet pa kurrfarë llogarie.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim islami

www.thirrjaislame.com

 

The post Mbështetja në Allahun e lartmadhëruar first appeared on Thirrja Islame.]]>
Besimi në caktimin e Allahut https://www.thirrjaislame.com/besimi-ne-caktimin-e-allahut-2/ Thu, 03 Oct 2019 13:49:57 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32675

Transmetohet nga Umer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. […]

The post Besimi në caktimin e Allahut first appeared on Thirrja Islame.]]>

Transmetohet nga Umer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego ç‘është Islami?” i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qabenë, nëse ke mundësi ta bëshë këtë!” Ai tha: “të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po pyet dhe po ia vërteton.

Ai tha “Më trego, ç’është imani?

(Pejgamberi) tha: “të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “të vërtetën e the”. Tha: “më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”. Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”. Tha: “më trego për shenjat e tij?. (Pejgamberi) Tha:“Kur robëresha t’i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha”.

Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë.

Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi? “Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë”.Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”. (Transmeton Muslimi).

 

Shpjegim:

Nga bazat e Imanit është beismi në përcaktimin dhe caktimin (Kada dhe Kader) e Allahut të Lartëmadhëruar

Njeriu nuk është musliman derisa të besoj se ajo që e ka goditur nuk ka mundur që ta gabojë dhe ajo që nuk e ka goditur nuk ka mundur që ta godasë dhe se çdo gjë që ndodhë, Allahu e ka ditur, e ka regjistruar, e ka dëshiruar dhe e ka krijuar.

 

Dobitë:

1.Besimi në Kader dhe se çdo gjë që ndodhë, ndodhë me caktimin e Allahut të Lartëmadhëruar

 

2.Obligimi i të besuarit në Kader dhe se ai është nga bazat e besimit.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Besimi në caktimin e Allahut first appeared on Thirrja Islame.]]>
Ndalimi i betimit në dike tjetër përvec në Allahun https://www.thirrjaislame.com/ndalimi-i-betimit-ne-dike-tjeter-pervec-ne-allahun/ Sun, 22 Sep 2019 14:26:33 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32606

Transmeton Ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu ua ndalon të betoheni në baballarët e juaj, kush betohet, le të betohet në Allahun ose le të hesht” Mutefekun alejhi. Nga Ebu Burejdete [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve […]

The post Ndalimi i betimit në dike tjetër përvec në Allahun first appeared on Thirrja Islame.]]>

Transmeton Ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Allahu ua ndalon të betoheni në baballarët e juaj, kush betohet, le të betohet në Allahun ose le të hesht” Mutefekun alejhi.

Nga Ebu Burejdete [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Kush betohet në emanet (besnikëri) nuk është nga ne”. Transmeton Ebu Davud).

Transmeton ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të]  se ka dëgjuar një njeri duke thënë: “jo! Betohem në Qaben”

Ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaqur me të] i tha: mos u beto në dikë tjetër përveç Allahut, se kam dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Kush betohet në tjetër kënd përveç Allahut, ka bërë kufr ose shirk” .Transmeton Tirmidhiu.

 

Shpjegim:

Betimi në krijesa është madhërim ndaj krijesave, andaj nuk lejohet betimi vetëmse në Allahun.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] betimin në tjetër kënd përveç Allahut e numëron prej shirkut, ngase me këtë barazojnë në mes krijesave dhe Allahut edhe sikur të jetë vetëm në shprehje.

Prandaj është e obliguar që të kemi kujdes nga kjo dhe t’ia mohojm atyre që betohen në krijesa.

 

Dobitë:

1.Ndalimi i betimit në dikë tjetër përveç Allahut dhe se është nga shirku i vogël, e që është prej mëkateve më të mëdha.

2.Ndalohet betimi në Pejgamberin [salallahu alejhi veselem], në qaben, nderin, jetën dhe në krijesa tjera.

3.Nuk lejohet betimi përveç në Allahun, emrat dhe cilësit e Tij.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Ndalimi i betimit në dike tjetër përvec në Allahun first appeared on Thirrja Islame.]]>