Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

IMANI SË PARI

Përmendja e shenjave të imanit të dobët, na argumenton me argumente të prera, për pakësimin e zgjerimit të tij në zemrat tona.

Imani para obligimeve

Thotë Aishja, nëna e besimtarëve, radijAll-llahu anha: “Kaptinat e para të cilat i kanë zbritur Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishin të shkurtëra, në to përmendej xhenneti dhe xhehenemi, deri sa njerëzit i’u nënshtruan Islamit, pastaj u shpallën hallalli dhe harami. Sikurse të kishte zbritur së pari, mos bëni amoralitet apo mos pini alkool, do të thonin, nuk largohemi kurrë. Iu zbrit Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, kur unë isha vajzë e vogël duke lozur: “Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” Ky ajet është nga kaptina El Kamer, kurse nuk ka zbritur kaptina El Bekare dhe En Nisaë vetëm se unë isha tek ai, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem në Medine. (Transmeton, El Buhariu)

Xhundub Ibni Abdilah, radijAll-llahu anhu, thotë: “Ishim me Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, kur ne ishim djelmosha të ri dhe të fortë, e kemi mësuar imanin para Kur’anit, pastaj me mësimin e Kur’anit na është shtuar imani”. (Transmeton, Ibni Maxhe me zingjirë të saktë.)

Këtë që theksuam në rreshtat e më sipërm edhe më shumë e përforëcon thënia e Abdullah Ibni Omerit, radijAll-llahu anhuma, i cili thotë: “Kemi jetuar një periudhë kohore dhe ndonjërit prej nesh iu është dhënë imani para Kur’anit, dhe i janë shpallur kaptina Pejgamberit, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem në të cilat kemi mësuar hallallin dhe haramin, urdhëresën  dhe qortimin, pastaj kemi parë njerëzit të cilëve iu është dhënë Kur’ani para imanit, kanë lexuar në të nga fillimi deri në fund duke mos e ditur atë e cila është e urdhëruar dhe qortuar dhe aty ku duhet të ndalur në të.” (Transmeton, Imam El Hakimi dhe e ka saktësuar sipas kushtit të Buhariut dhe Muslimit).

Nga kjo, mund të përfundojmë se është obligim për ne, që t’i kthehemi renditjes së prioriteteve në mënyrë që të vendoset imani me gjerësi të madhe në zemrat tona, e që esenca e fillimit të të menduarit dhe të vepruarit të jetë me iman. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë që ne të lëmë pas dore pjesët tjera të islamit, mirëpo e kërkuar nga ne është fokusimi apo përqëndrimi në këtë pjesë, ngase përmes imanit arrihet begatia në të gjitha veprat si dhe i lehtësohet secilit nga ne kryerja e të gjitha obligimeve dhe largimit nga ndalesat. Ai i cili lexon Kur’anin me meditim, do të hasë shumë ajete të cilat e pohojnë këtë realitet.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

“Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” [el-Haxhxh, 32]

Madhërimi i dispozitave të All-llahut të lartëmadhëruar kthehet te gjerësia e imanit  dhe devotshmërisë së zemrës, aq sa është gjerësia e imanit në zemër është edhe shkalla e madhërimit.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: 

“Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të devotshmit.” [et-Teube, 44]

Imani në All-llahun e lartëmadhëruar dhe ditën e fundit, është shkak që i ka bërë për të luftuar me pasurinë dhe veten e tyre, duke mos ndjer nevojë që t’i nxisë dikush për këtë.

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.