Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

SHEMBUJ TË IMANIT NË VEPËR

Shokët e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, jetuan duke i përvetësuar kuptimet e imanit si dhe duke i vendosur thellë në zemrat e tyre.

Muhaxhirët bartën vështirësi duke u rrethuar dhe dëbuar, pastaj bënë hixhret për në Medine, duke lënë pas pasuritë dhe vendin e tyre, gjithë këtë e bënë nga dashuria e madhe që kishin për All-llahun, duke kërkuar kënaqësinë dhe shperblimin e Tij, ashtu siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar për ta:

“Ka nga njerëzit, të cilët për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.” [el-Bekare, 207]

Ky ajet, na tregon shembullin brilant për Suhejb Err-rrumin i cili kur pranoi Islamin ishte ne Meke, kurse Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ishte në Medine. Nga dashuria që e kishte Suhejbi për Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, dëshiroi që të bëjë hixhret, mirëpo mushrikët e Mekes, nuk e lejuan. Atëher ai bëri tregtinë më të mirë të mundshme, ua dha të gjitha që posedonte nga pasuria mushrikëve, vetëm e vetëm që të bashkohet me Pejgamberin, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem.

Sa i përket ensarëve, imani u vendos në zemrat e tyre fortë deri sa arritën në atë shkallë ku thotë All-llahu i Lartmadhëruar për ta:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre…” [el-Hashr, 9]

Pra sikur se ata me të gjithë veten e tyre u futën në iman, u përzie imani me mishin e tyre dhe gjakun e tyre e mos pyet për ngulitjen e tij në zemrat e tyre. Bënë vepra të cilat nuk ka mundësi që ti bëjë çdo njeri. Ishte garimi i tyre i madh në mikpritjen dhe vëllazërimin e muhaxhirëve sa që ka ardhur në disa transmetime se nuk ka shkuar muhaxhiri (emigruesi) tek ensariu vetëm se me short, nga dashuria që kishin për ta, për t’i mikpritur. All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” [el-Hashr, 9]

Thotë Imam El Kurtubiu, All-llahu e mëshiroftë, muhaxhirët ishin në shtëpitë e ensarëve (Medinasëve) kur Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem fitoi pasurinë e fisit Beni Nadir. I ftoi ensarët, i falënderoi për veprën e tyre ndaj muhaxhirëve, pastaj u tha: nëse dëshironi pasurinë që kemi fituar prej fisit Beni Nadir, ta ndajmë në mes jush dhe muhaxhirëve kurse muhaxhirët të vazhdojnë qëndrimin në shtepitë tuaja ose nëse dëshironi pasurinë ua japim muhaxhirëve dhe ata të dalin nga shtëpitë tuaja. Sa’d Ibni Ubade dhe Sa’d Ibni Muadh të cilët ishin në krye të ensarëve u përgjigjën: pasuria le t’ju takojë e tëra muhaxhirëve dhe le të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë tona ashtu siç kanë qenë. (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

Atëherë ensarët thirrën duke thënë, jemi të kënaqur dhe të nënshtruar o i dërguari i Allahut, pastaj i dërguari, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem bëri këtë lutje: “O All-llahu im, mëshiroj ensarët dhe bijt e ensarëve.” (El xhami’a li ahkami el Kur’an, të Imam Kurtubiut)

Transmeton imam Muslimi nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu i cili thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Unë jam nevojtar”, atëherë Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem dërgoi

dikë për të marrë ushqim në shtëpinë e tij dhe nuk gjeti vetëm se ujë, pastaj tha: “Kush po e strehon në këtë natë? Një njeri nga ensarët u ngrit në këmbë dhe tha: “Unë o i Dërguari i Allahut”, atëherë shkoi bashkë me të tek shtëpia e tij dhe i tha gruas së vet: “A ka diç prej ushqimit?” Ajo tha: “jo, pos ushqimit të fëmijëve”. Ai tha: “mashtroj me diçka fëmijët e kur të hyj mysafiri, fike kandilin kurse ne shtiremi sikur se jemi duke ngrënë. Kur mysafiri zgjati dorën që të ushqehet, gruaja u ngrit dhe fiku kandilin, u ulën dhe mysafiri vazhdoi të ushqehet. Të nesërmen kur shkuan te Pejgamberi sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem, ai u tha atyre, All-llahu është çuditur me veprën tuaj që e bëtë ndaj mysafirit tuaj në këtë natë.

Në çfarë shkalle të imanit ishin ensarët ?

Për ta ditur efektin e madh të ndryshimit që kishte lënë imani në jetën e ensarëve, duhet ta njohim gjendjen e tyre para islamit, ishin të ndarë në dy grupe të armiqësuara në mes vete.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.” [Ali Imran, 103]

Ai icili dëshiron të arrijë çdo të mirë, le t’i drejtohet me përkushtim bazës së madhe, pemës së begatshme, pemës së imanit duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar:

“A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lartë. “E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frytin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.” [Ibrahim, 24-25]

 

 

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

 

 

 

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

(Sqarim: kjo temë është pjesë e zingjirit të temave rreth edukatës së imanit)

Comments are closed.