Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

TEMA 2: REALITETI I IMANIT

……vazhdim

Argumentet nga Kur’ani të cilat tregojnë se vepra është e ndërlidhur me imanin

Ajo me të cilën janë argumentuar selefët më parë dhe një nga ata, Imam Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii i cili thotë: ,,Dijeni, All-llahu na mëshiroftë neve dhe juve, o pauses te Kur’anit, o ju ithtarë të diturisë, o ju pasues të sunetit, o ju të cilëve All-llahu ju ka dhënë sukses në fe, duke e ditur hallallin dhe haramin, nëse ju e lexoni (mëditoni) Kur’anin ashtu siç All-llahu ua ka obliguar do ta kuptoni se All-llahu ua ka bërë obligim besimtarëve, pas besimit ne Të dhe ne të derguarin e Tij: veprën. All-llahu nuk i ka lavdëruar besimtarët, me të cilët Ai është i  kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të, i ka shpërblyer me hyrje ne xhennet dhe me shpëtim prej zjarrit vetëm se me iman dhe vepër të mirë, duke e ndërlidhur imanin me veprën e mirë. Pra, nuk i ka shpjerë në xhennet vetëm me iman, derisa e ka ndërlidhur me veprën e mirë, duke iu dhënë sukses. Kështu që, imani nuk plotësohet për askend derisa nuk ka pranuar me zemër, nuk ka shqiptuar me gjuhën e tij dhe nuk ka vepruar me gjymtyrët e tij.

Nuk i fshehet askujt i cili e lexon me meditim Kur’anin ajo që kam cekur më lartë. Dijeni, All-llahu na mëshiroftë neve dhe juve, gjatë shfletimit të Kur’anit kam gjetur atë të cilën e ceka më lartë në pesëdhjetë e nëntë vende në Kur’an, ku All-llahu i lartëmadhëruar nuk i ka futur besimtarët në xhennet vetëm me iman, mirëpo  me mëshirën e Tij, me atë që iu ka dhënë sukses prej imanit në Të dhe veprës së mirë. Këto argumente janë kundërshtim ndaj atij i cili pretendon se imani është vetëm njohje (pranim) i zemrës, gjithashtu është kundërshtim i atij i cili pretendon se imani është njohje e zemrës dhe shprehje e gjuhës edhe nëse nuk vepron.

All-llahu na ruajtë nga ai cili në këtë mënyrë e koncepton imanin.

Imami i nderuar, All-llahu e meshiroftë ka sjellur disa prej këtyre argumenteve. Thotë, All-llahu i lartëmadhëruar:

“E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” [Bekare, 25],
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Asr].

 Transmeton imam Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii, në libribn e tij ,,Esh-sheria”Thotë, shejh Sefer el Hauali, All-llahu e ruajtë: ,,Imami (Ebu Bekër Muhamed Ibnul Husejn El Axhiri Esh-shafii) All-llahu e mëshiroftë, nuk i ka përmendur të gjitha ajetet të cilat tregojnë ndërlidhjen e veprës me imanin, i ka shkurtuar duke i cekur vetëm ato ajete në të cilat është përmendur imani para veprës, ndërsa disa ajete në të cilat është cekur vepra para imanit nuk janë përmendur, kur dihet se përmendja e dy llojeve të ajeteve e argumenton më shumë, se vepra dhe imani janë të pandara nga njëra-tjetra. Prej këtyre ajeteve është fjala e All-llahut të lartëmadhëruar:Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.” [Ta-ha, 75].

Këtë ajet e ka përmendur imami, dhe kur t’ia bashkangjesim ajetin tjetër në të njejtën sure të cilin nuk e ka përmendur:

Dhe ai i cili vepron, prej veprave të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).” [Ta-ha, 112].

 

Me këtë, tregon argumentin më bindës se nuk ka vepër pa iman dhe nuk ka iman pa vepër. Është përmendur më shumë imani para veprës për shkak se me këtë tregon se imani është fjalë e zemrës dhe vepër e zemrës. Me këtë tregon esencën (bazën) se brendësia është primare nga ajo e jashtme. Mirëpo, ardhja e disa ajeteve në të cilët është përmendur vepra para imanit argumenton se të dyja janë të pandara nga njëra-tjetra. Në përfundim të kësaj, imami i nderuar (Shejh Sefer El Hauali) na sjell një pjesë të rëndësishme nga Kur’ani e cila tregon ndërlidhjen në mes veprës dhe imanit e që argumentojnë se vepra dhe imani janë të ndërlidhura bashkë dhe të pandara nga njëra-tjetra.

Thotë, All-llahu i lartëmadhëruar: Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.” [En-Nisaë, 124].

Rëndësia e këtij ajeti është se All-llahu i lartëmadhëruar me këtë ajet kundërshton atë i cili pretendon se imani është vetëm në të emërtuar dhe fjalë pa e përmirësuar veprën dhe kundërshtim me atë i cili insiston në këtë pavarësisht a është ithtar i librit apo i fesë së pastër, ku i Madhi All-llah thotë para ajetit te lartëpërmendur:Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.”[En-Nisaë, 123]. dhe thotë All-llahu i lartësuar pas këtyre ajeteve: Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” [En-Nisaë, 125].

All-llahu i lartësuar e ka sqaruar se imani nuk është vetëm në të emërtuar dhe zbukuruar, mirëpo imani është, ai i cili është ngulitur në zemër dhe e ka vërtetuar vepra. Pra, nuk ka fe më të mirë se sa e atij i cili e ka dorëzuar (nënshtruar) veten e tij duke iu nënshtruar dhe duke respektuar Atë pa ndier ndonjë pakënaqësi apo kundërshtim. Kjo, pra është feja e Ibrahimit, alejhi selam, që All-llahu nuk pranon fe tjetër pos kësaj.

Argumentet nga Sunneti të cilat tregojnë se vepra është e ndërlidhur me imanin

Kanë ardhur shumë hadithe të vërteta të cilat na argumentojnë se vepra është iman dhe se imani është vepër. Prej këtyre haditheve, më të rëndësishmit janë:

  • Hadithi i Xhibrilit, për të cilin imam Neveviu, All-llahu e mëshiroftë thotë, ky hadith mund të themi pa frikë se është thelbi i Islamit.

Transmetohet nga Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Një ditë, derisa rrinim me të Dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zeza u afrua drejt nesh. Asnjëri prej nesh nuk e njihte dhe në të nuk dukej asnjë shenjë udhëtimi. Ai u ul përballë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbështeti gjunjët tek gjunjët e Pejgamberit, vuri pëllëmbët mbi kofshët e tij dhe i tha:

,,O Muhammed, më trego ç’është Islami?”

I Dërguari ia ktheu:

,,Islami është të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij,  të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin, nëse ke mundësi.”

Ai tha: ,,Të vërtetën the.”

Ne u çuditëm. Edhe pyet, edhe thotë ,,të vërtetën the”.

,,Më trego ç’është Imani (besimi)?”

,,Të besosh All-llahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe të besosh në Paracaktimin e Tij, i mirë apo i keq qoftë.”

,,Të vërtetën the.”

,,Më trego ç’është Ihsani (Bamirësia)?”

,,Të adhurosh All-llahun sikur e sheh Atë, megjithëse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty.”

,,Më trego për ditën e fundit?”

,,I pyeturi nuk di më tepër se pyetësi.”

,,Më trego disa prej shenjave të saj?”

,,Kur të lind robëresha zonjën  e vet, kur të shikosh barinjtë e varfër e këmbëzbathur që bëjnë gara me njëri-tjetrin në ndërtimin e ndërtesave të larta”.

Kështu ai u largua dhe ne qëndruam pak e pastaj ai (Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tha:

,,O Omer, a e di kush ishte pyetësi?”

Unë u përgjigja: ,,All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë”.

Ai (Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem) tha: ,,Ai ishte Xhibrili. Erdhi që t’ju mësoj fenë tuaj.” (Transmeton imam Muslimi, All-llahu e mëshiroftë).

  • Hadithi i degëve të imanit

Transmeton  Ebu Hurejre, All-llahu qoftë i kënaqur me të:

Thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ,,Imani është shtatëdhjetë e ca degë (pjesë). Më e larta prej tyre është thënia “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”, e më e ulëta prej tyre është largimi i pengesës nga rruga. Në një transmetim tjetër, te imani bënë pjesë edhe turpi”. (Transmeton imam Muslimi, All-llahu e mëshiroftë).

 

Lutja jonë e fundit është: ,,Lavdërimi i takon All-llahut, Zotit të Botëve”.

 

 

 

 

 

 

 

Përktheu dhe përshtati: Tafil Ramuka

 

Tema është shkëputur nga libri “Dhahiretul El- Irxha- fil fikril Islamii”- vellimi 2, të autorit, shejh Sefer Ibni Abdurrahman El Hauali, All-llahu e ruajtë.

 

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

Comments are closed.