Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

IMANI SË PARI DHE SI T’IA FILLOJMË ME IMANIN?!

Tema- 1: RRETH FAZËS SË PARË TË EDUKATËS SË IMANIT

Ku është shkaku që zemrat tona janë larguar nga lidhja me All-llahun e  Lartëmadhëruar  dhe cilat janë shenjat e kthimit të gjallërisë së saj?

 Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Cili është shkaku, që i pengon zemrat tona nga njohja e All-llahut të Lartëmadhëruar, kur e dimë se All-llahu i Lartëmadhëruar është afër nesh, ashtu siç thotë Ai ne Kur’anin fisnik : ”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër……..”[Bekare, 186]. Pra, ku është shkaku që ne ndjejmë largim dhe ndërprerje të lidhjeve me Zotin tonë. Thotë, All-llahu i Lartëmadhëruar : “Jo nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” [El Mutaffifinë, 14]. Pra, mbulimi që i ka rrethuar  zemrat tona, është ai që e mbyllë derën në mes nesh dhe All-llahut të Lartëmadhëruar.

Për hapjen e e rrugëve të mbyllura në mes zemrave dhe Krijuesit tonë, kërkohet një masë e mundit të madh, e cila masë ndryshon nga personi në person, aq sa është e rrethuar zemra e tij nga errësira, pakujdesia, mëkatet.

Zemra e gjallë i gjason një thesari të ruajtur në brendësinë e tokës, ku ndryshon distanca e thellësisë së tij nga personi në person, dikush e ka më afër e dikujt i duhet mund i madh për të arritur tek ai. Dikush pyet: si ka mundësi ndonjëri nga ne ta dijë se ka arritur tek thesari i tij dhe rruga e cila ka qenë e mbyllur është hapur?

Kur’ani Fisnik i ka dhënë përgjigje kësajë pyetje në shumë ajete, duke treguar shenjat e kthimit të gjallërimit të zemrave tona.

  • Prej këtyre shenjave: Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësira (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë” [ El En’amë 122].

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mes’udi, All-llahu qoftë i kënaqur me të i cili thotë: “I kemi thënë të Dërguarit të All-llahut, për fjalën e Tij: “Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet.” [Zumer,22]” Si është zgjerimi i gjoksit? Thotë Pejgamberi  Alejhi  Selam: << Kur drita e imanit depërton në zemër, gjoksi zgjerohet dhe hapet>> O i Dërguari i All-llahut, cila është ajo shenjë? Ka thënë: << Kthimi tek bota e përhershme dhe largimi nga kjo botë mashtruese dhe përgatitja për vdekje para se të vijë vdekja>> [Transmeton Imam Hakimi dhe Bejhakiu].”

  • Prej këtyre shenjave është edhe: rrënjqethja e zemrës kur përmendet All-llahu i Lartëmadhëruar. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur u përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, ……..” [El Enfalë,2]. Vallë, a rrënqethen zemrat tona kur permendim All-llahun e Lartëmadhëruar!
  • Një nga shenjat është edhe përulja e zemës kur përmendet All-llahu i Lartëmadhëruar, ashtu siç thotë All-llahu i Gjithëditur: “A nuk ështe koha që zemrat e atyre që besuan të përulen me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kur’an) e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” [El Hadidë,16]
  • Shenjë tjetër është prezentimi i zemrës gjatë përmendjes së All-llahut të Lartëmadhëruar dhe arritja e bashkimit në mes të sajë dhe gjuhës. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit” [El Mu’minunë, 1,2]. Përulja në namaz është : prezentimi i zemrës para All-llahut të Lartëmadhëruar duke ndjerë afërsinë e Tij, qetësohet zemra e tij, zbutet nefsi i tij, pushojnë gjymtyrët e tij, është i vetëdijshëm në atë që e thotë dhe e vepron në namazin e tij prej fillimit e deri në fund, largon çdo cytje dhe mendime të këqija dhe kjo është palca dhe shpirti i namazit dhe ajo që kërkohet në namaz, ky është shpërblimi i namazit. Pra namazi i cili nuk ka përulje në të dhe nuk ka prezencë të mjaftueshme të zemrës edhe pse ka shpërblim në të, shpërbilimi arrihet aq sa zemra e kupton prezencen e saj ne namaz. – Tefsir- Abdurrahman Ibën Nasir Esseadii All-llahu e meshiroftë-.
  • Shtimi i përuljes së zemrës pas çdo ibadeti është edhe një shenjë tjetër e kthimit të gjallërimit të zemrës, ashtu siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Dhe duke qarë bien me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)” [El Israë, 109]. Athua kemi vërejtur ndryshimin e përuljes së zemrës pas çdo ibadeti ?
  • Prej shenjave tjera mund të permendim urrejtjen e kufrit (mosbesimit) në të gjitha format dhe frika e madhe që mos të biem në të (mosbesim). Thotë Pejgamberi Alejhi Selam ai i cili ka tri gjëra e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: a) që All-llahu i  Lartëmadhëruar dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo kush tjetër b) nuk e don dikend vetëmse për hirë të All-llahut të Lartëmadhëruar  c) e urren të kthehet në kufër (mosbesim) pasiqë All-llahu i  Lartëmadhëruar e ka shpëtur prej tij ashtu sikurse urren hudhjen e tij në zjarr. Transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi prej Enesit All-llahu qoftë i kënaqur me ta.

Thotë Hasan El Basriu All-llahu e mëshiroftë: kërkoni ëmbëlsinë në tri gjëra: në namaz, në përmendjen e All-llahut të Lartëmadhëruar (dhikër) dhe në leximin e Kur’anit, nëse në këto keni gjetur kënaqësinë atëher keni shijuar ëmbësine e imanit, e nëse jo, atëherë dijeni se dera është e mbyllur (zemra është e mbuluar).

  • Të ndjesh afërsine e vërtetë të All-llahut të Lartëmadhëruar dhe kjo shfaqet në lutjet që ia bëjmë All-llahut të Lartëmadhëruar si dhe në kërkimin e shpetimit të Tij dhe kjo afërsi shtohet ditë pas dite, derisa zemra arrinë në atë shkallë të qetësise  që nuk ngopet prej ibadeteve (fjalëve) të All-llahut të Lartëmadhëruar  ashtu siç thotë Uthmani All-llahu qoftë i kënaqur me të: sikur zemrat tuaja të jenë të pastërta  nuk do të ngopen prej fjalës së All-llahut të Lartëmadhëruar.
  • Miqësia dhe armiqësia për hirë të All-llahut të Lartëmadhëruar zënë një vend të rëndësishëm në shenjat e kthimit të gjallërisë së zemrave. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Nuk gjenë popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që kundërshon All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit!” [El Muxhadele, 22]

Thotë Pejgamberi Alejhi Selam: “Nyja më e fortë e Imanit është miqësia për hirë të All-llahut dhe armiqësia për hirë të All-llahut, dashuria për hirë të All-llahut dhe urrejtja për hirë  të All-llahut Transmeton Imam Hakimi dhe Tabarani Fil Kebir vel Evsat prej Abdullah Ibën Mes’udit All-llahu qoftë i kënaqur me të, shejh Albani All-llahu e mëshiroftë e ka bërë të sakt.

  • Shenjë tjetër e gjallërimit të zemrës është mosfrikësimi nga asnjë prej krijesave, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “…. Po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtarë” [Ali Imran, 175]. Pra imani i vërtetë ia mundëson njeriut që mos t’i frikësohet askujt tjetër pos All-llahut të Lartëmadhëruar. Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “Më e drejtë është  t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë” [Teube, 13].

Thotë Ebu Sulejman Ed-darani All-llahu e mëshiroftë: një zemër që nuk ka frikë ndaj All-llahut, ajo është e prishur.

  • Prej shenjave është edhe ajo që njeriu mos t’i mbështetet askujt tjetër përpos All-llahut  të Lartëmadhëruar, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “…. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë” [El Maide, 23].

Thotë Ibën Kajjim, All-llahu e mëshiroftë: mbështetja në All-llahun e Lartëmadhëruar është gjysma e fesë.

Thonë disa nga të parët tanë të mirë (selefu salih): kush dëshiron që të jetë më i forti prej njerëzve, le t’i mbështetet All-llahut të Lartëmadhëruar.

  • Edhe pse ka shumë shenja tjera këtë shkrim po e përmbyllim me: Nënshtrimin ndaj ligjit të All-llahut të Lartëmadhëruar me nënshtrim të plotë në të gjitha qështjet, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “… Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po që se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. …”[En Nisaë, 59], thotë All-llahu i Lartëmadhëruar në një ajet tjetër: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) mos binden sinqerisht.” [En Nisaë, 65].

 

Nga materiali i shtjelluar më lartë nuk do të thotë që besimtari nuk gabon apo nuk bën mëkat, ai është njeri  të cilin e tërheqin lakmitë e dynjasë, mirëpo disa më shpejtë e disa më ngadalë  angazhohen në  kthimin e gjallërisë së zemrës  dhe pendimit tek All-llah i Lartëmadhëruar.  Nga kjo mund të përfundojmë që nuk duhet vazhduar në gabime dhe mos të përsërisim mëkatet qëllimisht, thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: “All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë” [Nur, 17], “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së ) All-llahut dhe të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. [El-Enfalë, 24]

 

 

Përshtati dhe përmblodhi Ef.Tafil Ramuka

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

 

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.