Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Mbështetja në Allahun e lartmadhëruar

Allahu i lartmadhëruar thotë: ‘’E kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton’’   Sureja Talak, ajeti  3.

Allahu i lartmadhëruar  thotë: ‘’Në Allahun le të mbështeten besimtarët‘’  Sureja Tegabun, ajeti  13.

Transmeton Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ më janë treguar popujt dhe kamë parë Pejgamberë dhe me të një grup njerëz (prej tre deri në nëntë persona që e kanë pasuar), Pejgamberë dhe me atë një ose dy njerëz dhe Pejgamberë e që me atë nuk ishte asnjë pasues.  Papritur më është ngritur një popull i madh sa që mendova se është ummeti im (pasuesit e mi), e më është thënë: Ky është Musau a.s. me popullin e Tij, pastaj shikova një popull tjetër me numër të madh dhe më është thënë këta janë ummeti (pasuesit) yt dhe nga ata janë shtatëdhjetëmijë që do të hynë në xhennet pa llogari dhe dënim.

Pastaj u ngrit (Pejgamberi salallahu alejhi ve selem] dhe hyri në shtëpin e Tij, ndërsa njerëzit filluan të bisedojnë për ata (shtatëdhjetmijë), disa prej tyre thonin: ndoshta do të jenë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] e disa të tjerë thonin: ndoshta do të jenë ata që kanë lindur në islam dhe nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë dhe përmendën gjëra tjera.

Doli Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmëruan (për atë që kishin biseduar), e Ai tha: Ata janë që nuk kërkojnë tu bëhet rukje (shërim me anë të leximit të kur’anit nga dikush tjetër), e as nuk djegin (plagën me qëllim shërimi), nuk ndelljin fatin dhe në Zotin e tyre mbështeten. Transmeton Buhariu.

 

Shpjegim:

Mbështeja në Allahun është nga ibadetet më të mëdha të zemrës, e që don të thotë: mbështetja e zemrës në Allahun dhe ngritja e çështjeve te Allahu duke i marrë shkaqet e lejuara.

Allahu i lartmadhëruar i lavdëron të mbështeturit në Allahun dhe u premton shpërblim të mirë.

Dobitë:

  1. Mbështetja në Allahun është nga ibadetet më të mëdha.
  2. Realizimi i mbështetjes në Allahun është shkak për hyrjen në xhennet pa kurrfarë llogarie.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim islami

www.thirrjaislame.com

 

Comments are closed.