Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

REALITETI I IMANIT

Tema- 2: REALITETI I IMANIT

Me emrin e All-llahut Mëshirëgjërit Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

 

  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.’’ [Dharijatë 56].
  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ” Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.”  [Bekare: 213].
  • Thotë All-llahu i Lartëmadhëruar: ”Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.” [Hadid: 25].

Përmes këtyre ajeteve fisnike e kuptojmë qëllimin e ardhjes së njerëzve dhe xhinëve në këtë botë, rëndësinë  që ka njohja e realitetit, e kjo njohje bëhet përmes dërgimit të pejgamberëve nga ana e All-llahut dhe thirrjes së tyre, si dhe njohja e vërtetë e ligjit të All-llahut ku kjo ndërlidhet me forcën në përhapjen e të vërtetës në tokë.

 

Definicioni i imanit

 

  • Definicioni i imanit në aspektin gjuhësor do të thotë: besim dhe pranim.
  • Në aspektin terminologjik (sheriatik), imani ka këtë kuptim: thotë imam Ebu Abdullah Muhamed Ibni Ismail El Buhariu All-llahu e meshiroftë: “I kam takuar më shumë se një mijë njerëz prej dijetarëve: disa nga ata janë: në Hixhaz: Jahja Ibën Jahja; në Meke: Sulejman Ibni Harb; në Medine: Abdullah Ibën Nafia Ezzubejri; në Kufe: Ahmed Ibën Junus; Në Basra: Ali Ibni Abdullah Iben Xhafer El Medini; Në Uasit: Amër Ibën Aun; Në Bagdad: Ahemd Ibën Hanbel; Sham: Muhamed Ibni Jusuf El Ferijabi; Misër (Egjipt): Jahja Ibni Kethir; All-llahu i mërshiroftë, kam takuar të gjithë këta dijetarë kohë pas kohe dhe te gjithë kishin të njejtin mendim se imani  është fjalë dhe vepër, duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar: “ E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” [Bejjine: 5]. Transmeton Imam El Lalekai (vëll. 1, fq 172), transmeton gjithashtu Imam Hafidh Ibni Haxher El Eskalani fil Fet’h (vëll 1, fq 47) dhe pastaj përmend akiden (besimin) e dobishëm që ka të bëjë me këtë temë, nuk e kanë nxjerrë nga dini asnjë ithtar të kibles me mëkat (këtu është për qëllim mëkati që nuk të nxjerrë nga feja),  duke u argumenturar me fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar:  “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.”  [Nisaë: 48] dhe këtë e transmeton gjithashtu imam El-Lalekai (vëll 1, fq 175).

Thotë shejhul Islam Ibën Tejmije: “Të gjithë selefët kanë qenë të një mendimi se imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, dhe kjo nënkupton, fjalë e zemrës dhe vepër e zemrës, fjalë e gjuhës dhe vepër e gjymtyrëve” [Mexhmuul fetava]

Thotë Ibnul Kajjim El Xheuzi All-llahu e mëshiroftë: “ Imani është fjalë dhe vepër. Me fjalë nënkuptojmë, fjalë e  zemrës dhe e gjuhës, ndërsa me vepër, vepra e zemrës dhe gjymtyrëve.  Shpjegimi i kësaj është se ai cili e njeh All-llahun me zemrën e tij, mirëpo nuk e pohon me gjuhën e tij, nuk është besimtar. Argument për këtë thotë All-llahu  i Lartëmadhëruar për faraonin dhe popullin e tij “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” [Neml, 14]. Argument tjetër siç thotë All-llahu i Lartëmadhëruar për popullin e Adit dhe Themudit (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.” [Ankebut ,38]. Tjetër argument kur Musa i tha faraonit: ”Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar” [El-Isra, 102]. Këta popuj e pranuan me zemër, mirëpo nuk ishin besimtarë sepse nuk pohuan me gjuhë. Dhe gjithashtu ai i cili e shpreh me gjuhën e tij, ndërsa nuk e pranon me zemrën e tij, nuk është besimtarë, ai është munafik. Argument fjala e All-llahut të Lartëmadhëruar: Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E,  All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij,  por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).” [Munafikunë, 1]. Gjithashtu ai cili e pranon All-llahun me zemrën e tij dhe e pohon me gjuhën e tij nuk cilësohet si besimtarë përderisa nuk vepron me veprat e zemrës, sikurse është dashuria për hir të All-llahut, dhe urrejtja për hir të All-llahut, miqësia dhe armiqësia për All-llahun e Lartëmadhëruar, e don All-llahun dhe Pejgamberin sal-l Allahu alejhi ue selem, i miqëson miqtë e All-llahut dhe i armiqëson armiqtë e Tij, i dorëzohet me zemër të plotë All-llahut Një dhe i nënshtrohet pasimit të rrugës së Pejgamberit sal-l Allahu alejhi ue selem, e rrespekton atë dhe i përmbahet sheriatit të tij me anën e jashtme dhe të mbrendshme të tij. E nëse këtë e vepron nuk mjafton në plotësimin e imanit të tij derisa ta vepron atë me të cilën është urdhëruar. Këto janë katër shtyllat e imanit me të cilat është ngritur dhe është ndërtuar imani (‘udetus-sabirinë fq.129)….. vazhdon ne temen e radhes.

 

Përktheu dhe përshtati, Tafil Ramuka

kjo temë është shkëputur nga libri “Dhahiretul El- Irxha- fil fikril Islamii”- vellimi 1, të autorit, Shejh Sefer Ibni Abdurrahman El Hauali All-llahu e ruajt.

 

(sqarim: kjo teme eshte pjese e zingjirit te temave rreth edukates se imanit )

 

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.