Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi nr.19 “Vlera e namzliut tek Allahu”

Besimtarët që falin namazin kanë pozitë dhe vlerë tek Allahu.Allahu ka nënshtruar engjuj që përkujdesen për besimtarët që mos i godasë ndonjë e keqe,ka thënë Allahu në kuran:”besimtari ka engjuj para tij dhe prapa tij që e mbrojnë nga çdo gjë”gjithashtu Allahu e ka bërë që adhurimi i disa engjujve të jetë lutja për besimtarët,ka thënë Allahu :”e falenderojnë Allahun me përmendjen e Tij dhe i besojnë Atij,dhe kërkojnë falje për besimtarët…”.në hadithin në vijim pejgamberi i cek disa mënyra tjera të vlerës së besimtarit tek Allahu:
Trans.nga ebu Hurejra r.a.se i dërguari ka thënë:”engjujt e natës dhe engjujt e ditës ndrojnë pozitat e tyre dhe takohen në namazin e sabahut dhe namazin e ikindisë,pastaj ngriten lart ata që kanë qenë tek ju dhe i pyet Allahu edhe pse Ai e din më mirë ,si i latë robërit e Mi,ata thonë:i lamë duke u falur dhe i gjetëm duke u falur”.
Dobitë e hadithit:

1)ndrimi i engjëjve:vendbanimi i engjujve është qielli mirëpo ata zbresin në tokë me urdhërin e Allahut dhe me dëshirën e Tij,Allahu me urtësinë e Tij e ka bërë që engjujt të jenë dëshmitarët e Tij për veprat e besimtarëve,menyra e zbritjes së melekëve është:zbresin një grup melekësh në kohën e namazit të ikindisë dhe qëndrojnë në tokë,pastaj në kohën e namazit të sabahut zbritë edhe një grup tjetër dhe aty takohen,pastaj ngritet grupi që ka qëndruar gjatë natës dhe qëndrojnë grupi që ka zbritur në mëngjes deri në namazin e ikindisë,pastaj në ikindi zbritë një grup tjetër dhe takohen me ato të mëngjesit,në namazin e ikindisë pastaj ngriten ato që kanë zbritur në mëngjes dhe kështu vazhdon ndrimi i engjujve.
2)për vlerën dhe urtësinë e kujdesit ndaj namazit të sabahut dhe ikindisë u fol në hadithin e mëparshëm.
3)vlera e besimtarit tek Allahu i lartësuar:

a)ju ka dhënë leje Allahu një grupi prej engjujve të luten për besimtarët ashtu siç kanë dëshirë ata,ka     thënë i lartësuari:”ata të cilët e mbajnë Arshin(fronin e Allahut)dhe ata që janë rreth tyre e falenderojnë Allahun me përmendjen e Tij edhe i besojnë Atij,dhe kërkojnë falje për besimtarët dhe thojnë:Zoti ynë sikur që ke kapluar çdo send me mëshirën Tënde dhe diturinë Tënde fali ata që pendohen dhe e pasojnë rrugën Tënde dhe mbroj nga dënimi i Zjarrit”gjithashtu ka thënë:”dhe mbroj ata(besimtarët)nga të këqiat se kë e mbron Ti nga të këqiat me të vërtetë e ke mëshiruar,e ky është shpëtimi i qartë”.
b)Allahu e ka bërë një grup prej engjujve që ti mbrojnë besimtarët derisa tu vijë caktimi i Allahut,ka thënë   Allahu:”besimtari ka engjuj para tij dhe prapa tij që e mbrojnë nga çdo gjë derisa të vjen caktimi i Allahut”.
c)Allahu e ka bërë një grup engjujsh që shëtisin nëpër tokë dhe i kërkojnë vendet ku mësohet dituria apo                lexohet kurani dhe mësohet kurani.
d)gjithashtu e ka bërë një grup engjujsh që shëtisin nëpër tokë dhe ndëgjojnë se ku i dërgohet përshëndetje(salavat)pejgamberit që t’ia dërgojnë atij.
4)hadithi tregon që namazi është vepra më e madhe sepse për të i pyet Allahu engjujt.
5)aludimi në atë se namazi i sabahut dhe i ikindisë janë prej namazeve më të mëdha.
6)tregon hadithi për nderin e këtij populli(popullit të muhamedit)mbi popujt tjerë.

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.