Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi nr.18 “Nxitja për faljen e namazit të sabahut”

Ka nxitur i dërguari për faljen e namazit të sabahut në kohën e vet,dhe ka përgëzuar se kush e bën këtë do të shpëton nga zjarri,trans.Muslimi se i dërguari kë thënë:”nuk do të hyn në zjarr ai që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”d.m.th.namazi i sabahut dhe i ikindisë.Në hadithin në vijim pejgamberi nxit në mënyrë më aktive dhe efektive.
Trans.Xherir ibn Abdullahu r.a.dhe tha:kemi qenë me pejgamberin një natë prej netëve dhe ai shiqoi kah hëna dhe tha:ju do ta shiqoni Zotin tuaj sikur e shihni këtë hënë pa u lënduar në pamjen e tij.nëse mundeni që mos të ju ikë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij mos e leni atë.pastaj lexoi:”përmende Zotin tënd me falënderim para lindjes diellit dhe para perëndimit”(kuran)
Dobitë e hadithit:

1)shiqimi i Allahut:besimtarët do ta shiqojnë Zotin në xhennet kjo është çështje e prerë.Këtë e argumenton kurani famëlartë ku thotë i lartësuari:”atë ditë ka fytyra të ndritshme që shiqojnë kah Zoti i tyre”el kijame 22,23.Gjithashtu edhe hadithet e të dërguarit e argumentojnë:është transmentuar kjo çështje nga më shumë se njëzet personave prej shokëve të pejgamberit prej tyre:ebu Bekri,Aliu,Muadhi,Abdullah ibn Mesudi,ebu Musa el Eshariu,Abdullah ibn Omeri etj.ka konsenzus të shokëve të pejgamberit për këtë çështje prandaj nuk ka as dyshim as hamendje dhe nuk është çështje e jona që të flasim shumë për mënyrën e shiqimit,sepse kjo çështjë është prej çështjeve të botës  së ardhshme. Por prej çështjeve tona është që ta dijmë se shiqimi nuk është sikur shiqimi jonë njëri me tjetrin që mund me e ngërthy me shiqim sepse Allahu ka thënë për veten e Tij:”nuk është askush sikur Ai,Ai është ndëgjuesi,shiquesi”ajo që qëndron në këtë hadith është se përngjason shiqimi me shiqim e jo perngjasimi i atij që shiqohet.Ky shiqim është i veçantë për besimtarët dhe i ndaluar për jobesimtarët dhe dyftyrshat,ka thënë Allahu i lartësuar për këtë çështje:”jo,atë ditë ata do të jenë të penguar nga shiqimi i Zotit”sureja el Mutafifin 15.
2)vlera e namazit të sabahut dhe të ikindisë:namazi i sabahut është namazi i parë kush e falë atë me xhematë ai e ka shperblimin sikur me u fal tërë natën,dhe ky namaz është që prezentojnë në të melaiket,ka thënë Allahu i lartësuar:”dhe kurani i mëngjesit me të vërtetë kurani(namazi)i mëngjesit është i dëshmuar”.
Koha e namazit të sabahut është koha e qetësis dhe qetësimit dhe disa njerëz flejnë në këtë kohë,ku e ka vërtetuar i dërguari në ezanin e tij që në të thuhet namazi është më i vlefshëm se gjumi.
Namazi i ikindisë është namazi i mesëm i ditës,na ka treguar Allahu i lartësuar për rëndësinë e tij ku ka thënë:”keni kujdes për namazet edhe për namazin e mesëm”.
Namazi i ikindisë është në kohën kur njerëzit punojnë apo koha e vizitave pejgamberi i ka dhënë vlerë faljes së tij sepse namazi është puna më e mirë që e bën njeriu i cili shpreson në takimin me Allahun dhe shpreson kënaqësinë e Tij.
3)kujdesi ndaj mirësive:ka nxitur i dërguari që të kërkojmë mirësi me fjalën e tij efektive ku tha:”nëse mundeni që mos të ju ikë namazi”.në këto fjalë ka aktivizim të vullnetit,dhe forcim i dëshirës,thotë Allahu:”edhe për këtë le të bëjne gara garusit”.
4)tregonë hadithi se mësuesi duhet të bjen shembuj për sqarimin dhe shtjellimin e disa çështjeve.
5)shiqimi i Allahut nga besimtarët në xhennet është një e vërtetë që nuk ka dyshim në të dhe është kënaqësi që i bën të harrojnë çdo kënaqesi tjetër.
6)namazi i sabahut dhe i ikindisë janë ata namaze që prezentojnë engjujt.
7)obligueshmëria e kujdesit ndaj frikërespektit ndaj Allahut dhe veprimi i obligimeve fetare,më shumë se sa diçka tjetër.
8)bazat e argumentimit janë kur’ani dhe sunneti.

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.