Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi nr.17 “Kalimi para falësit mëkat”

Falësi kthehet kah ana e shtëpisë së Allahut të lartësuar dhe ai e lutë Allahun dhe lypën prej Tij dhe kërkon falje prandaj nuk bën të kalohet para fytyrës së tij sepse ai është drejtuar me zemër dhe trup drejt kibles dhe sikurse ai flet me Allahun e lartësuar.Ndalohet kalimi përpara atij sepse e ndalon këtë kënaqësi të qëndrimit para Allahut të lartësuar,dhe kjo tregon për sjelljen e keqe të atij që kalon përpara atij që falet.
Trans.nga ebi Xhuhejm r.a.se ka thënë:ka thënë pejgamberi a.s.:”nëse e din ai që kalon para duarve të atij që falet se çfar mëkati bën më mirë kishte me qenë për atë të priste aty katërdhjetë se sa të kalon,ka thënë transmentuesi:nuk e dij a ka thënë katërdhjetë ditë apo muaj apo vite.
Dobitë e hadithit:

1) pejgamberi është shembëlltyrë:pejgamberi kur është falur,ka marrë sutre(pengesë)ndërmjet atij dhe kibles,p.sh.:ka urdheruar që të vëndohet një shtizë dhe ai është falur pas saj e njerëzit u faleshin pas tij,këtë e bënte në udhëtim ose ndonjëherë vendoste para tij diçka të ngjajshme me shtizën si shkop apo diçka tjetër.
2) rregullat e pengesës(sutres): a)vendimi i pengesës në namaz është i pëlqyer,ka thënë Ibrahim en Nehaiu:kur u faleshin në shkretëtirë e pëlqejshin që të vendojnë pengesë para tyre.
b) sa është hapësira që nuk bën të kalosh para atij që falet:kanë thënë dijetarët:vetëm vendi ku ai ben sexhde,d.m.th.një metër,dhe ka që kanë thënë:dy rradhë(safe) ose tri.
c) ai që falet në hapësire preferohet që të merrë sutre ndonjë
shkop apo të ngjajshme dhe ta vendos në tokë vertikalisht nëse është toka e butë e nëse është e fortë e shtrin atë drejt sepse në hapësirë mund të kalon dikush para atij që falet.
d) nëse vendon pengesë e vendon pak në të djatht ose pak në të majtë dhe nuk i del para në ball,trans.nga Mikdad ibn Esvedi r.a.se ka thënë:çdoherë që e kam parë pejgamberin a.s. duke u falur kah ndonjë shkop apo shtyllë apo dru çdoherë i ka dalë pak anash ose ka e djathta ose ka ana e majtë dhe nuk i ka dalë në ball. Trans.ebu Davudi.
e) nëse imami ka marrë pengesë atëherë njerëzit pas tij(xhemati) nuk kan nevoj të marrin pengesa sepse pengesa e imamit është pengesë për ata dhe nuk prish punë nëse kalon dikush para tyre.
f) i lejohet atij që falet që ta shtyn ngadalë(butë)atë që donë të i kalon para duarve:duke e mbrojtur atë që mos të bën mëkatin e atij që kalon para atij që falet,trans.nga ebu Seid el Hudriu r.a.se pejgamberi a.s. ka thënë:”kur të falet dikush nga ju kah ndonjë pengesë dhe donë ndonjë të kalon le ta pengon atë e nëse nuk largohet le ta lufton atë sepse ai është djall”trans.Buhariu.
Ka thënë imam Neveviu r.h.:në spegimin e fjalës”le ta largon”është për lejimin e veprës e nuk dij dikënd nga dijetarët që e ka obliguar një gjë të tillë.Bëhet ndalesa me shenjë nëse është kaluesi larg dhe po afrohet dhe me përmendje të Allahut(subhanallah më thënë)nëse është afër e nëse as kjo nuk kryn punë ia vendon dorën para me butësi,ka prej dijetarëve që ka thënë me forcë.
3) pejgamberi a.s. thotë që të kemi kujdes nga kalimi para atij që falet që të largohet muslimani nga kjo vepër,dhe thotë transentuesi i hadithit nuk e dij a ka thënë katërdhjetë ditë apo muaj apo vite.Mëkatin e merrë ai i cili e din ndalesën dhe e bën atë sepse pejgamberi a.s. ka thënë:”nëse e din” dhe gjithashtu e ka kërcnuar atë i cili ulet apo shtrihet apo ndalet para atij që falet dhe ka për qëllim që ti pengon atij.
4) muslimani duhet të largohet nga ajo që Allahu e ka bë të ndaluar sa ka mundësi.
5)nuk ka të keqe nëse e zmadhon një gjë nëse e kërkon nevoja,kjo nuk llogaritet gënjeshtër.

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.