Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 33: Udhëtimi i gruas

Islami nuk bën dallim ndërmjet gruas dhe burrit në të drejta dhe obligime, përveç që ka disa rregulla të veçanta që vlejnë vetëm për gratë, për shkak mbrojtjes së nderit dhe pozitës së saj, që të jeton e nderuar, krenare e mbrojtur nga çdo send që e zvogëlon vlerën e saj. Prandaj e ka urdhëruar që të largohet nga disa vende që mund të bëhet  pre e disa njerëzve të këqij, as mos të jetë e etiketuar apo akuzuar në nderin e saj nga disa që kanë gjuhë të këqija.

Një nga vendet që mund të i bëhet dëm asaj është : që të shkon në udhëtim prej një vendi në vend tjetër pa pasur me të ndonjë burrë prej të afërmve të saj, për këtë arsye e ka ndaluar islami këtë, siç ceket edhe në hadithin në vijim:
Transmetohet  nga Ebu Hurejra  r.a. se ka thënë: ka thënë I dërguari:” nuk I lejohet një gruaje që I beson Allahut dhe të dërguarit që të udhëton një distance prej një dite e nate e të mos ketë dikë prej të afërmve me vete”.
Dobitë e hadithit:

1)  Muslimanët kanë rënë në konsensus se nuk I lejohet gruas që të udhëton përveç haxhit dhe umres pa të afërm ose pa bashkëshort, duke u argumentuar me këtë hadith. Edhe pse ka mendime të ndryshme se kur konsiderohet ajo udhëtare.
Shumica e dijetarëve thonë: ndalohet nga çdo udhëtim i gjatë apo i shkurtër, për shkak se transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi nga Ibn  Abbasi r.a. se ka thënë:” nuk lejohet veçimi i një burri me një grua përveç nëse është prezent mahremi (i afërm i gruas), as nuk lejohet të udhëton gruaja përveç se me mahrem”. Hadithi është i përgjithshëm në ndalimin nga çdo udhëtim.
Kanë thënë dijetarët hanefi : ndalohet nga udhëtimi i gjatë në të cilin shkurtohet namazi, dhe nuk ndalohet nga udhëtimi i shkurtër që në të nuk lejohet të shkurtohet namazi, duke u argumentuar me hadithin që e transmeton  Imam Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Omeri r.a. që ka thënë: ka thënë i dërguari :” nuk lejohet të udhëton gruaja tre ditë përveç se me mahrem”. Ndërsa shumica e dijetarëve këtë hadith e komentojnë si pyetje e veçantë.
2) Ka përjashtim nga rregulli që gruaja mos të ec pa mahrem (të afërm) në raste të domosdoshmërisë. Nëse është gruaja duke ecur në një udhëtim dhe me mahrem por ndalen në rrugë për ndonjë nevojë  pastaj ecën grupi dhe ajo mbetet në rrugë, gjithashtu nëse një jobesimtare është në një vend dhe e pranon islamin,ose një e burgosur ka shpëtuar prej burgut, në këto raste dhe të ngjashme lejohet që gruaja të ecë vetëm.
3) Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth udhëtimit të gruas vetëm për në haxh apo umre.
Kanë thënë dijetarët Shafi: lejohet nëse gratë shkojnë në shoqërimin e grave tjera të besueshme dhe është haxhi i parë dhe janë argumentuar për këtë se Omeri r.a. ju ka dhënë leje grave të pejgamberit të shkojnë në haxh dhe e ka dërguar me to Othmanin r.a. Abdurahman ibn Aufin r.a.dhe këtë nuk e ka mohuar askush.
Kanë thënë dijetarët Hanefi dhe Hanbeli: nuk lejohet të udhëton  përveç nëse ka me vete mahrem, sepse Pejgamberi ka thënë:” mos të bën haxh ndonjë grua vetëm se me mahrem”.
Ka thënë Imam Maliku: lejohet udhëtimi i gruas pa mahrem nëse haxhi është obligim nëse jo atëherë nuk lejohet.
4) Dijetarët kanë divergjenca se a i obligohet burrit apo ndonjë të afërmit të shkon në haxh me gruan.
Shumica e dijetarëve thonë:nuk i obligohet të shkon me të në haxh, dhe nëse nuk shkon vetëm se me kompensim ajo obligohet ta paguan atë.
Ka thënë Imam Ahmedi : obligohet që burri të shkon në haxh me gruan e tij, ose i afërmi me të afërmen e tij, nëse nuk ka tjetër,sepse një njeri e ka pyetur të dërguarin dhe i ka thënë:o i dërguar gruaja ime dëshiron të shkoj në haxh a unë jam shkruar  për në filan luftën të shkoj? I dërguari tha:” shko në haxh me gruan tënde”.
5) Nuk konsiderohet mahrem buri i motrës, as burri i hallës,as burri i tezës, sepse ndalesa për martesë me ta është e përkohshme,vetëm nëse e shkurorëzon pastaj kalon një kohë atëherë i lejohet ta marton motrën e saj apo hallën e saj apo tezen e saj.
6) Hadithi tregon se: myslimani duhet të i përgjigjët urdhrave të Allahut dhe të i përmbahet atyre pa u lëkundur, sepse është prej domosdoshmërisë së imanit. Ka thënë Allahu i Lartësuar:” nuk i takon një besimtari as besimtareje që kur të gjykon Allahu në një çështje e ato të zgjedhin çka të duanë “.
7) Muslimani dhe muslimanja duhet të jenë syçelë dhe të largohen nga vendet e dyshimta.
8)Islami ndalon nga çdo gjë që të dërgon në shkatërrim.

 

Përktheu nga arabishtja : Hoxhë Ibrahim Sherifi

Comments are closed.