Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 26 : Etika e ditës së xhuma

Dita e xhuma  është ditë e veçantë  prej  ditëve tjera, ka vlerën dhe pozitën e vet, veçoritë  që e dallojnë nga ditët tjera të javës siç janë pastrimi për faljen e namazit te xhumasë, dëgjimi i hutbes, koha e përgjigjes së lutjes etj.
Transmetohet nga Selman Farisiu r.a. se ka thëne: kam dëgjuar të dërguarin alejhi selam duke thënë : ” Kur  njeriu pastrohet ditën e xhuma  aq sa ka mundësi ,pastaj drejtohet,  parfymoset ,pastaj del dhe nuk i ndanë dy persona (në xhami), falet, dëgjon imamin kur të flet, i falen mëkatet prej këtë deri në xhumanë e ardhshme”.
Dobitë e hadithit:

  • Pastrimi ditën e xhuma: pastrimi ditën e xhuma është sunnet i forte për atë person që  ka obligim xhumanë. Ka thënë i dërguari alejhi selam :”Kush merr abdes ditën e xhuma ka vepruar  mirë, kush pastrohet,pastrimi është më i  mirë” Transmeton Ebu Davudi.
    Pastrimi ditën e xhuma ka qenë obligim pastaj është anuluar dhe është bërë sunnet (e pëlqyer) si lehtësim për njerëzit.
    Pastrimi ditën e xhuma  bëhet për shkak të namazit të xhumasë, kush pastrohet pas agimit të diellit ai  ka praktikuar sunnetin , e kush pastrohet natën e premte ose pas namazit të xhumase atij i ka ikur një sunnet, mendim ky i disa dijetarëve.
    2) Rregullimi: sunnete të forta janë  veshja e teshave të pastra ,pastrimi i trupit dhe kokës për shkak të namazit të xhumasë, sikur për namazin e bajramit. Ka thënë i dërguari alejhi selam : “Është mire qe ju të bleni nga dy palë rroba,një palë për namazin e xhumasë edhe një palë për punë” Transmeton Ibn Maxhe.
    Prej pastrimit është edhe përdorimi i misvakut ose diçka tjetër e cila i  pastron dhëmbët, sepse për namazin e xhumasë mblidhen shume njerëz dhe duhet larguar çdo gjë  që ju pengon njerëzve. Ka thënë i dërguari alejhi selam :”Sikur mos të frikohem se ju rëndohet popullit tim do  i kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun për çdo namaz” Transmeton Buhariu. Gjithashtu ka thënë:” prej hakut të besimtarit ditën e premte është të përdor misvakun dhe të vishet mirë” Transmeton Ibn Ebi Shejbe sipas kushteve të Muslimit.
    Prej pastërtisë është edhe përdorimi i parfumit.
    Nga kjo që cekëm më lart shihet kujdesi i fesë islame në plotësimin e pastërtisë tek e gjithë shoqëria ,nga pastrimi, krehja e flokëve dhe e mjekrës, parfymosja, dhe pastrimi i dhëmbëve.
    3) Namazi në xhami: është për qëllim namazi i përshëndetjes së  xhamisë edhe sunnetet e para te xhumasë.
    4) Prej etikës së xhumasë: është që të ulet njeriu ku të gjen vend, nuk ka të drejtë ai që vjen me vonesë ti pengon njerëzit dhe ti kalon safet duke u mundu për të arritur  safin e pare sepse kjo i pengon njerëzit, ndërsa  pengesa ndaj besimtarit është mëkat ,përveç nëse gjen zbrazëtirë atëherë mundet të ecë përpara.
    5) Prej dispozitave të xhumasë është obligueshmëria e dëgjimit të hutbes , heshtja  gjatë saj edhe heshtja  nëse të pyet dikush apo me e ndal nga të folurit. Ka thënë i dërguari alejhi selam :” Ditën e xhuma kur imami është duke ligjëruar në hutbe nëse i thua shokut tënd hesht ke gabuar”Transmeton Buhariu.
    6) Arritja e faljes: kjo fjale d.m.th. se kushtet e arritjes së faljes janë  shtatë gjërat e lartpërmendura: pastrimi,larja,krehja, parfymosja, mos ndarja e dy personave në saf, falja e sunneteve para se të del imami në hutbe, dëgjimi i hutbes ,sa punë të lehta e sa shpërblim i madh.
    7)  Hadithi tregon se pastrimi në ditën e  xhuma  është sunnet dhe se rregullimi i pamjes për shkak të takimit me njerëzit në shtëpinë e Allahut.
    8) Ata që shkojnë në xhuma me tesha të zhytura, pa u pastruar dhe rregulluar e kundërshtojnë sunnetin,nëse i kane mundësit për tu pastruar.

 

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.