Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi 25: Sexhdeja shtyllë e namazit

Pejgamberi alejhi selam  ua mësonte shokëve të tij rregullat e fesë, e posaçërisht  rregullat e namazit, në mënyrën më të mirë nëpërmjet  fjalëve  dhe veprave. Hadithi në vijim  qartëson se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar pejgamberin alejhi selam  që ta plotëson sexhden dhe  njëkohësisht ky urdhër vlen për  tërë umetin.
Transmeton  Abdullah ibn Abbasi r.a .se i dërguari alejhi selam  ka thënë: “Jam urdhëruar te bëj sexhde me shtatë gjymtyrë ; me ballë, dhe bëri me shenjë kah hunda, me duar, me gjunjët, me gishtat  e këmbëve, dhe mos ti përvjelim rrobat e  as të  lidhim  flokët”.
Dobitë e hadithit:

1) Forma e namazit- Xhibrili alejhi selam e ka mësuar pejgamberin alejhi selam  për formën e namazit një ditë  pas udhëtimit të madhë në Isra dhe Miraxh ,sikur që ia mësoi edhe fillimin dhe mbarimin e kohës së namazeve , dhe ia  mësoi që sexhden ta bën me shtatë pjesë të trupit e  ata janë :

  1. a) balli: pjesa më e ndershme e njeriut, vendosja e ballit në toke nëse bëhet për madhërimin e dikujt tjetër pos Allahut te Lartësuar është mohim i Allahut.
  2. b) duart: e jo bërrylat sepse vendosja e bërrylave në toke gjatë sexhdes është e urryer.
  3. c) gjunjët :nuk mundet me u kompletu sexhdeja pa i vendos gjunjët ne tokë.
  4. d) majet e këmbëve : m.th. majet e gishtave. Bërja e sexhdes në ketë formë është obligim (farz) në namaz sepse urdhri ne këtë hadith është i qartë.
    e) vendosja e hundës dhe ballit në tokë është obligim (vaxhib) .Ka thënë Ebu Seid el Hudriu: na e fali namazin i dërguari alejhi selam  dhe i pash shenjat e baltës në ballin dhe hundën e tij …”Transmeton Buhariu.
    2) Prej etikes se namazit: Ka ndaluar i dërguari alejhi selam  që të përvjelën  rrobat kur bën sexhde ,ka disa kryelarte që i përvjelin ngase  frikohen  mos ju prishet pantallonave  të tyre hekurosja.  I dërguari i Allahut gjithashtu ka ndaluar që të mblidhen flokët për ata që i kanë flokët e gjata. Nëse kjo bëhet me qëllim që t’u përngjasohet jobesimtarëve, atëherë kjo është mëkat, mirëpo qëllimi është për disa që i lidhin flokët në namaz ose i shtinë nën kapelë, gjë që është e ndaluar, sepse nuk i lë flokët që të bëjnë sexhde dhe në të njëjtën kohë u ngjason hindusëve dhe disa priftërinjve të krishterë.
    E pa Ebu Rafiu Hasanin birin e Aliut r.a. duke u falur dhe i kishte lidhur flokët bisht mbrapa shpine  ia zgjidhi bishtin dhe  i tha e kam dëgjuar te dërguarin alejhi selam  duke thëne:” ky është dryni i i djallit apo vendi i uljes së djallit” Transmeton Ebu Davudi.
    Dijetarët janë të pajtimit për ndalesën që të falet dikush me rroba të përvjela apo këmishë të përvjelur ,apo të futen  flokët nën kapele ngase kjo vepër është e urryer (mekruh tenzih) mirëpo nuk është haram, e nëse falet në këtë forme gabon, mirëpo namazi i pranohet . Nëse i mbledh flokët gjate namazit i prishet namazi sepse ai ka lëvizur shumë në veprimin e një mekruh (e urryer apo papëlqyer).
    3) Nuk është e pëlqyer që të vendoset  pengesë për vënien e ballit ne toke përveç në rast urgjent siç është ftohti  i madh, në këtë rast nuk  është patjetër të shpalosen duart apo këmbët gjate sexhdes ,duhet te mbulohen gjunjët sepse janë pjese te turpshme(auret).
    4) Modestia e të dërguarit alejhi selam .
    5) Rëndësia e namazit dhe obligueshmëria e mësimit të dispozitave të saj për atë qe nuk i din.
    6) Ndalimi nga përngjasimi me jobesimtaret qe te dallohet personaliteti islam.

 

Përktheu nga Arabishtja: Hoxhë Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.