Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi Nr.2 “Morali në rrugë”

Rrugët janë prej shërbimeve të përgjithshme prej të cilave përfitojnë të gjithë njerëzit, kështuqë nuk i lejohet askujt që ta zë rrugën ose të sillet në atë mënyrë që ta pamundëson që të tjerët të përfitojnë nga lëvizja e lirë. Në hadithin në vijim Pejgamberi s.a.w.s. na mëson moralin e rrugës, moral i cili e largon njeriun nga rënia në vepra të papëlqyera ose në të ndaluara dhe e largon atë nga dëmi ndaj njerëzve.
Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu r.a. se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi s.a.w.s.: “Keni kujdes dhe mos u uluni nëpër rrugë.” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut e kemi patjetër të ulemi në rrugë për të biseduar.” Tha: “Nëse e keni patjeter që të uleni në rrugë atëherë jepjani rruges hakun e vet.” Thanë: “E cili është haku i rrugës o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Ulja e shiqimit, mos shqetësimi i tjerëve, kthimi i përshëndetjes, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja”.
Dobitë e hadithit:
1) Ua tërheqë vërejtjen Pejgamberi s.a.w.s. shokëve të vet nga ulja në qoshe të rrugës, sepse ajo është shkak që mund të njeriu të bjerë në mëkate.
Kur ia treguam arsyen Pejgamberit s.a.w.s. për qëndrimin e tyre në rrugë ua lejoi me kushte dhe i ceki disa prej tyre edhe që të kenë sjellje islame:
a) ulja e shiqimit: d.m.th. nga gjërat e ndaluara si p.sh.: shiqimi në gratëe huaja.
b)mos shqetësimi: që mos e shqetësojë në rrugë askënd, as mos t’ua zë rrugën atyre që kalojnë, as mos të tallet me ata, as mos të ju thotë grave fjalë shqetësuese, ose të tallet me to, ose t’i hedhë mbeturinat në rrugë, etj.
c)kthimin e përshendetjes: kthimi i përshendetjes është obligim (vaxhib) dhe e ka përmendë Pejgamberi s.a.w.s. në veçanti në këtë hadith që mos ta nënvlersojë ai që rri në rrugë kthimin e përshëndetjes përshkak të përshëndetjeve të shumta.
D)urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja: kjo bëhet duke i udhëzuar kah e mira ose përkujtimi i tyre me dispozita sheriatike ose këshillimi i tyre, ndërsa ndalimi nga  e keqja bëhet kur sheh kundërshtimin e ligjeve të All-llahut ose shkelje të normave të fesë.
2)Rruga ka gjithashtu hake tjera në Islam që janë përmendur në hadithe tjera: të folurit mirë, ndihmimi i të tjerëve nëse kanë nevojë për të bartur diçka, ndihmimi i atij që i bëhet padrejtësi, udhëzimi i atyre që nuk e dinë rrugën.
3)Gjithashtu aludon hadithi se rrugët janë shërbime të të gjithëve dhe nuk lejohet që dikush ta përvetësojë atë.
4)muslimani duhet që çdoherë të veprojë për përhapjen e mirësisë.
5)Nuk lejohet ngushtimi i rrugës për kaluesit.

Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.