Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Hadithi Nr.1 “Etika e lutjes”

Etika e lutjes

Allahu i madhërishëm thotë:

{Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët..} Merjem 3.

{Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk e do ata që e teprojnë} El-A’Rafë 55.

Nga Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me te] ka thënë: “ i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] pëlqente lutjet përmbledhëse

Transmeton Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mos mallkoni veten, mos i mallkoni fëmitë fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ja qëlloni çastit në të cilin Allahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet pozitivisht” (Transmeton Muslimi).

Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kur dikush nga ju i lutet Allahut mos të thotë: O Zot më fal nëse don Ti, më furnizo nëse don Ti, le të kërkon çështjen i vendosur dhe i bindur në përgjgje ngase Allahu bën ç’farë të dëshiron nuk ka dikush që e detyron”. (Mutefekun Alejhi).

Shpjegimi:

Lutja është ibadet madhështorë, Allahu s.v.t. ……..rregull me të cilat lutësi afrohet te Allahu dhe e bëjnë që të meriton më tepër pranimin e lutjes.

Prandaj lutësi duhet të kujdeset ndaj atyre rregullave.

Prej rregullave është; ulja e zërit, zgjedhja e lutjeve përmbledhëse, e që janë lutjet me fjalë të shkurtëra dhe përmbajnë mirësi të mëdha.

Gjithashtu muslimani nuk duhet të mallkojë veten, fëmijët e tij, pasurin e tij, sepse mundet të ndodhë në çastet kur pranohet lutja dhe t’i përgjigjet Allahu lutjes së Tij.

Poashtu nga çështjet që duhet largohet besimtari gjatë lutjes është edhe lidhja e lutjes me dëshirën e që jep të kuptohet se lutësi sikur nuk është i nevojshëm.

Dobitë:

-Pëlqimi i uljes së zërit gjatë lutjes sepse përmban hushu’(koncentrim) dhe nënshtrim ndaj Allahut.

-Është e pëlqyer që lutja të bëhet me fjali përmbledhëse.

-Kujdesi që njeriu mos të mallkojë veten, pasurinë dhe fëminë e tij.

-Obligimi i vendosshmërisë gjatë lutjes duke mos e kushtëzuarë me dëshirë, sepse jep të ndiejmë sikur nuk është me rëndësi ajo që e kërkon dhe nuk tregon varfëri të plotë te Allahut s.v.t.

Përktheu nga Arabishtja: Ibrahim SHERIFI

 

Comments are closed.