Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Dispozita e hajmalive

Allahu i Lartmadhëruar thotë:….thuaju: “ Më tregoni pra, për ata që i adhuroni, pos Allahut, nëse Allahu më godit mua me ndonjë të keqe, a munden ta largojnë ata atë te keqe, ose,nëse Allahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e Tij?”

Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm atij i mbështeten të mbështeturit”.  Sureja Ez-Zumer ajeti  38.

Transmeton Ukbete ibn Amir [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush mban hajmali, Allahu mos ia plotësoftë atij (atë që e dëshiron nga shërimi apo mbrojtja), ndërsa në transmetim tjetër thotë: “Kush mban hajmalinë ka bërë shirk. Shejhul Albani konsideron se  hadithi është i saktë.

Transmeton Abdullah ibn Akim [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Kush mban diçka (nga hajmalit ose tjetër gjë me qëllim shërimi ose mbrojtje nga të këqiat) lihet në mbështetjen e saj. Transmeton Tirmidhiu.

Transmeton Abdullah ibn Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Rukja (leximi i teksteve te pakuptuara të sëmurit me qëllim shërimi,e që nuk janë nga Kur’ani), hajmalit dhe Tiveleh (llojë i hajmalis që e mbanë gruaja me qëllim të bëhen e dashur te bashkshorti i saj), janë shirk. Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi).

Shpjegimi:

Hajmali është ajo që e mban njeriu për mbrojtje nga syri, qoftë  ashtë, apo pej ose diçka e ngjashme. Kush e mban këtë dhe zemra e tij është e lidhur për të, i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka bërë lutje që atij personi mos t’i plotësohet dëshira që ka pasur në kërkimin e dobisë dhe mbrojtjes nga të këqiat, dhe mbajtja e saj është shirk

.

Dobitë:

 1.Kush e mban hajmalinë me bindje se ajo bën dobi ose dëm ka bërë shirk të madh (është bërë i pafe), ngase ka besuar se dobia dhe dëmi mund të vijë nga tjetër kush përveç Allahut, e kush beson se ajo është vetëm shkak i së mirës ose i së keqes ka bërë shirk të vogël (mëkat të madh mirëpo nuk është bërë i pafe).

 2. Nuk lejohet mbajtja e hajmalive edhe nëse në të është shkruar nga Kur’ani, ngase sahabët nuk e kanë vepruar, pastaj është mjet për të mbajtur edhe hajmali tjera dhe mund të vij deri te nënçmimi i Kur’anit.

 3.Në këtë ndales hynë edhe mbajtja e ndonjë gjëje ose Kur’anit ne veturë për mbrojtje nga syri.

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.