Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij

Ka thënë All-llahu : ”Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut dhe e falin namazin si dhe shpenzojnë nga ajo që u kemi dhënë fshehurazi dhe haptazi, ata shpresojnë për një tregti që nuk humbet. Ai (Allahu) do ua plotësoj shpërblimin e tyre edhe do u shtojë nga mirësia e Tij, vërtetë Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.“ transmetohet nga Uthman ibn Affani r.a. se kë thënë: Ka thënë i dërguari i All-llahut : ”Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” që transmetohet nga imam Buhariu në librin e tij, që është libri më i vërtetë pas Kur’anit.

Transmetohet nga Aishja r.a. së ka thënë: ka thënë i dërguari: ” Ai i cili e lexon Kur’anin dhe është i shkathtë në leximin e tij është me melaiket e ndershme, ndërsa ai i cili e lexon Kur’ani dhe ka pengesa gjatë leximit si dhe ka vëshirësi, ai I ka dy shperblime.” transmetohet nga imam Buhariu dhe imam Muslimi.

Transmetohet nga ebu Musa el Esh’ariju r.a. se ka thënë: ka thënë i dërguari: ”Shembulli i besimtarit që e lexon Kur’anin është sikur shembulli i qitros, e ka aromën e mirë dhe shijen e mirë, shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i hurmës, nuk ka erë por ka shijen e mirë, ndërsa shembulli i hipokritit i cili e lexon Kur’anin është sikur shembulli i borzillokut, ka aromën e mirë mirëpo shijen e idhët, si dhe shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i kungullit të egër, nuk ka aromë dhe se shijen e ka të idhët.”, transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmetohet nga ebu Umame el Bahiliu r.a. se ka thënë: kam dëgjuar pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Lexone Kur’anin sepse vjen ditën e kijametit ndërmjetësues për lexuesin e tij.” tranmeton Muslimi.

Transmetohet nga ibn Omeri r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm se në dy gjëra, një njeri që ia ka dhënë All-llahu Kur’anin dhe ai e lexon atë gjatë natës dhe ditës  si dhe një njeri që i ka dhënë All-llahu pasuri dhe ai e shpenzon atë gjatë natës dhe ditës.” transmeton Buhariu dhe Muslimi. Transmeton Abdull-llah ibn Mesudi r.a.: “Nuk ka xhelozi përveç se në dy gjëra, një njeri që i ka dhënë Allahu pasuri dhe e ka shkatërruar me të si dhe një njeri që i ka dhënë Allahu urtësi dhe ai me të gjykon dhe i mëson tjerët.” transmeton Buhariu Muslimi.

Gjithashtu transmetohet nga Abdulla ibn Mesudi r.a.se ka thënë: Ka thënë pejgamberi alejhi selam: “Më të vërtetë ai i cili e lexon një shkronjë nga Kur’ani atij i takon një e mirë, kurse një e mirë shpërblehet me dhjetëfish. Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.” transmeton Tirmidhiu.

 

Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili nuk ka në brendësinë e tij asgjë nga Kur’ani është sikur shtëpia e shkatëruar.” transmeton Tirmidhiu dhe i cili tha : “Hadith i mirë, i vërtetë.” Transmetohet nga Abdulla ibn Amr ibn Asi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: ” I thuhet lexuesit të Kur’anit, lexo dhe ngritu, lexo sikur ke lexuar në dunja dhe se vendi ytë është në ajetin e fundit që e lexon.” transmetohet nga Ebu Davudi, Nesaiu, dhe Tirmidhiu i cili tha: “Hadith i mirë, i vërtetë.”

Transmetohet nga Muadh ibn Enes r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin dhe vepron me të, iu vishet prindërve të tij një kurorë ditën e kijametit, drita tij është më e mirë se drita e diellit në shtëpitë e kësaj bote, e çka ua mer mendja juve për atë i cili vepron me të?!

Ebu Davudi transmeton nga imam Darimiu me zinxhir nga Abdulla ibn Mesudi r.a. se ka thënë: “Lexone Kur’anin se Allahu i lartësuar nuk e dënon një zemër që është e mbushur me Kuran, dhe Kurani është gostia e Allahut të lartësuar, kush hyn në të është i sigurtë, dhe kush e donë Kuranin le të përgëzohet.”

Nga Abdulhamid el Himani tha se e kam pyetur Sufjan eth Theuriun se cili është më i dashur tek ti një njeri që lufton apo një njeri që e lexon kuranin?  Tha: “Ai që lexon Kuranin sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.