Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Sjellja e mësuesit të Kur’anit

Duhet që mësuesi të sillet me sjelljet e mira të cilat janë pjesë e sheriatit, me cilësi të mira, me dukje të mirë në të cilën na udhëzon sheriati, nga asketizmi në këtë botë, dhe pakësimi i saj dhe mos përfillja e saj dhe pasuesve të saj, shpirt gjërësia dhe bujaria, sjelljet e mira, buzëqeshja në fytyrë, maturia dhe durimi, largimi nga fitimi i poshtër, të pasurit devotshmëri dhe frikrespekt, qetësimi dhe modestia, largimi nga e qeshura e tepërt dhe shakaja e tepërt, përmbajtja veprave sheriatike sikur pastrimi nga papastërtia dhe largimi i qimeve, që urdhëron sheriati në largimin e tyre si: shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjëve, lëshimi i mjekrës, largimi i erërave të këqija dhe rrobave të urryera.
Dhe le të ketë kujdes nga zilia, syfaqësia, pëlqimi i vetes dhe nënvlersimi i tjerëve edhe nëse është më i ulët se ai.
Duhet që ti përdor hadithet e transmetuara në lidhje me përmendjen e Allahut dhe madhërimin e Tij, dhe hadithe të ngjashme me to rreth lutjeve, dhe le të ketë kujdes Allahun në brendësin e tij dhe të jashtmen e tij dhe të ruaj atë, dhe le ti kthen krejt punët e tij Allahut xh.sh..

Bamirësia e mësuesit ndaj nxënesit të Kur’anit

Duhet që mësuesi të jetë i butë me atë që lexon tek ai, dhe ta pret mirë, dhe të jetë bamirës ndaj tij, Sipas gjendjes që kërkohet, transmetohet nga ebu Harun el Abdij se ka thënë: “Ne shkonim te ebu Seid el Hudriju r.a. dhe ai thonte: Mirë se vini porosia e të dërguarit alejhi selam, me të vërtet pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Njerëzit janë pasuesit tuaj, me të vërtet kanë për të ardhur njerëz tek ju nga skaji i botës për ta msuar fenë, e kur te ju vijnë…silluni mirë me ata”. Transmetohet Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe disa të tjerë. Në të njejtin kuptim transmentohet edhe nga ebu Derdaja (Allahu e mëshiroftë )

Këshillimi i mësuesit ndaj nxënësit dhe nderimi i tij

Duhet që mësuesi të këshillon nxënësit sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Feja është këshillë për Allahun, për librin e Tij, për pejgamberin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi”. Transmeton Muslimi.
Dhe prej këshillës për Allahun dhe për librin e Tij është dhe nderimi i nxënësit dhe lexuesit të tij, udhëzimi në të mirën e tij, butësia me të, ndihma ndaj tij sa ka mundësi, zbutja e zemrës së nxënesit, dhe të jetë i urtë me nxënesin dhe ta përkdhel atë dhe ta nxit atë për mësim.

Duhet që të ia përkujton vlerën e mësimit që të jetë shkak për aktivitetin e tij dhe për nxitjen e tij, dhe ta bën asket në këtë botë, dhe ta largon nga mashtrimi me këtë botë dhe përkushtimin ndaj saj, dhe të ia përkujton se angazhimi me Kuranin dhe me shkencat e Kuranit, dhe me shkencat tjera fetare është rruga e njerëzve të vendosur dhe robërve që e njohin Allahun, dhe kjo ka qenë puna e pejgamberëve paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ato.

Duhet që të kujdeset për nxënësin dhe për nevojat e tij sikur që kujdeset për nevojat e veta dhe të fëmijeve të vet, dhe ta llogarit nxënësin sikur fëmijën e vet në kujdesin për të, dhe për nevojat e tij, dhe durimi në sjelljet e këqija të tij, dhe falja ndaj sjelljeve të keqija të tij ndonjë herë, sepse njeriu mundet të gabon e sidomos kur është i rij.

Duhet të ia dëshiron të mirën atij sikur ia dëshiron vetvetes, dhe të urren që mos e godas ndonjë e keqe sikur që e urren për vete. Transmetohet në dy librat e vërteta (Buhari,Muslim) se pejgamberi alejhi selam . ka thënë: “Nuk beson askush nga ju derisa të dëshiron për vëllaun e tij, atë që dëshiron për vete”

.
Transmetohet nga ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Njeriu më i çmuar tek unë është ai i cili i kalon njerëzit që të ulet afër meje, nëse do kisha pasur mundësi që mos i bjen miza ne fytyren e tij…do ta kisha bërë, në një transmetim tjetër: kur zbret mizë mbi të më pengon.

Duhet që mos të madhëroj veten para nxënësve të tij, por të bëhet modest me të sepse për modestin dhe njerëzit e thjeshtë kanë ardhur shumë argumente të qarta që dihen, e sidmos me nxënësit që janë sikur fëmijt e tij, sidomos kur ato angazhohen me Kuranin dhe për shkak të shoqërimit me ata e dhe për shkak të ndejtjes me ata. Transmetohet nga pejgamberi alejhi selam .: “Silluni butë me ata që i mësoni dhe me ata që nga ata mësoni”.
Transmetohet nga Ejjub Sehtijani (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: Duhet që mësuesi ta vendos dheun mbi kokë prej modestise ndaj Allahut  të lartësuar.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.