Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Papastërtitë

Papastërtitë dhe si largohen ato:

Nga Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet i cili thotë : ka thënë I Dërguari  [salallahu aleji ve selem]  “ Nëse shkel dikush me këpucën e tij në papastërti,v dheu që  ec mbi të është ai i cili e pastron këpucën”  (1)

 

Enesi  [Allahu qoftë i kënaqur me të]  thotë:  Erdhi një endacak në xhami dhe urinoj në skaj të saj , njerëzit e qortuan I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  i ndaloi që ta qortojnë, kur mbaroi endacaku  urinimin,  urdhëroi I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  që vendit që u godit nga urina ti hidhet një kofe me ujë. (2)

 

Nga Ebi Semhi [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet i cili thotë: ka thënë I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  lahet petku apo vendi të cilin e ka goditur urina e foshnjes vajzë ndërsa për urinën e foshnjes djalë vetem stërpiket me ujë .(3)

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të]   i cili thotë se I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  ka thënë:  Bëhet pastrimi i enës në të cilën i ka lëshuar jarget qeni , me fërkim me dhe ,  pastaj larje  shtatë herë me ujë. (4)

 

 

Thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] se isha prej atyre që u del lëngu i cili quhet medhij u turpërova që ta pyes të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] 

sepse e kisha grua vajzën  e tij,  e dërgova Mikdad Ibn Esvedin dhe e pyeti tha I Dërguari i Allahut [Allahu qoftë i kënaqur me të] Laje organin gjenital dhe mer abdes. (5)

 

 

Shpjegim:

 

Allahu i lartmadhëruar na ka ndaluar të papastërtat për shkak të demit te tyre , dhe ngase  posedojnë  papasterti apo per ndonje mirësi tjetër që vetëm Allahu e din. Duhet ruajtur nga papastertitë sepse janë kusht për namazin.

 

 

Dobitë:

 

  1. Njeriu e ka të papastër urinën dhe nevojën e madhe
  2. Uji është esencë për largimin e papastërtisë mirëpo mjafton ndonjëher edhe dheu për largimin e saj.
  3. Djali foshnje i cili akoma nuk ka ngrëre ka lehtësim në të sepse mjafton të sterpiket vendi në të cilin e ka goditë urina e tij.
  4. I papastër është ushqimi apo uji që e len qeni dhe obligohet që ena në të cilën kanë ra jargët e tij të lahet me dhe njëher dhe shtatë herë me ujë.
  5. Lëngu medhij është papastërti mirëpo mjafton vetëm të stërpiket me pak ujë.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.