Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

NJË FRAGMENT NGA SEVAD IBËN GAZIJJE radijAll-llahu anhu (emocionale)

Sahabiu i nderuar Sevad ibën Gazijje radijAll-llahu anhu është një prej sahabëve të mëdhenj të cilët morrën pjesë në luftën e Bedrit, ku pati një ndodhi të rrallë me pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Kush është Sevad ibën Gazijje dhe cila është kjo ndodhi, do të mësojmë nga rreshtat në vijim.

Kush është Sevad ibën Gazijje?

Emri i tij i plotë është Sevad ibën Gazijje El-Ensari, nga pasardhësit e Adij ibën Nexh-xhar. Po ashtu thuhet se ai është aleat i këtij fisi, ndërsa është pasardhës i Belij ibën Amër ibën Haf ibën Kudaah.

Ndodhia e Sevadit me të dërguarin e All-llahut

Sevadi ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bedrit dhe ka qenë prej sahabëve që qëndronin në radhën e parë të ushtrisë. Derisa i dërguari i All-llahut po i radhiste radhët e ushtarëve, në dorë mbante një shkop,ndërsa Sevad ibën Gazijje radijAll-llahu anhu kishte dalur pakëz jashtë radhës. I dërguari i All-llahut kur kaloi pranë tij, i ra lehtësisht në bark me shkopin që e kishte në dorë, duke thënë: “Drejtohu, o Sevad.”
Goditja e të dërguarit të All-llahut ishte për të tërhequr vëmendjen e sahabëve, e jo për ta dëmtuar Sevadin apo për t’i shkaktuar dhimbje. Me atë rast Sevadi tha: “Më lëndove, o i dërguari i All-llahut, ndërsa All-llahu të ka dërguar me të vërtetën e me drejtësi.Dua të hakmirrem ndaj teje.” Pejgamberisal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nuk ngurroi aspak dhe menjëherë e zbuloi barkun e tij, duke i thënë Sevadit: “Merre hakun tënd.”Por ajo që Sevadi e bëri ishte se me nxitim e përqafoi pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe ia puthi barkun. Pejgamberisal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “Ç’të shtyri ta bëshkëtë, o Sevad?” Sevadi u përgjigj: “O i dërguari i All-llahut, para nesh e kemi luftën, e unë dëshirova që gjëja e fundit mes meje dhe teje të jetë që lëkura ime të preket me lëkurën tënde.” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur i dëgjoi këto fjalë, u lut për Sevadin radijAll-llahu anhu. (Shënojnë Ibën Is’haku, Ebu Nuajmi, Ibën Ethiri, e të tjerë).

Atë ditë u zhvillua një luftë e ashpër, ndërsa Sevadi radijAll-llahu anhu luftoi si luan, madje ai ishte që e zuri rob lufte Halid ibën Hisham El-Mehzumiun.
Kjo ndodhi tregon për dashurinë e madhe që sahabët kishin për të dërguarin e All-llahut. Ata nuk i frikoheshin vdekjes por dëshira e tyre ishte që gjëja e fundit e kësaj bote të jetë prekja e trupit të të dërguarit të All-llahut. Dikush prej tyre dëshironte ta përqafojë, dikush kërkonte prej tij lutje, e kështu me radhë. All-llahu qoftë I Kënaqur me të gjithë sahabët e të dërguarit të All-llahut.
Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedinsal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, me familjen dhe shokët e tij.

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.