Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Lutja në mungesë

Allahu i lartmadhëruar thotë:  Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim  Sureja El-Hashr, ajeti 10.

 

Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret Sureja Muhamed, ajeti 19.

 

Allahu i lartmadhëruar na lajmëron se Ibrahimi a.s. është lutur : O Zoti ynë më fal mua, edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët-atë ditë kur të jepet llogari Sureja Ibrahim, ajeti 41.

 

Nga Ebu Derda [Allahu qoftë i kënaqur me të] përcillet  se ka dëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: “Nuk ka ndonjë robë musliman që bënë lutje për vëllain e tij që nuk është pranishëm, e që meleku mos t’i thotë; edhe për ty të qoftë ashtu”  Transmeton Muslimi.

 

Ndërsa në transmetim tjetër se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] thoshte: “Lutja e muslimanit për vëllain e tij që nuk është  prezent  pranohet. Te koka e lutësit qëndron një melek i autorizuar, çdoherë që lutet për në dobi të vëllait të tij, meleku i autorizuar në lutje thotë:“Pranoje o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!” Transmeton Muslimi.

 

 

Shpjegim:

 

Lutja në mungesë është lutja që bënë muslimani për vëllaun e tij që nuk është prezent .

Kjo vepër është sunnet i mirë, kanë vepruar kështu Pejgamberët dhe njerëzit e devotshëm, ata donin për vllezërit e tyre musliman të mirat, andaj luteshin   për ta në mosprezenc të tyre,  atëherë kur luteshin për vete. Në këtë ka dashuri ndaj besimtarëve, u dëshirohet atyre mirësi, dhe bëhet për hirë të Allahut, melekët bëjnë lutje që të pranohen këto lutje dhe luten për lutësin ashtu si lutet ai për vëllaun e tij.

 

 

Dobitë:

 

1.Vlera e lutjes për muslimanët në mungesë të tyre dhe se është nga veprat e Pejgamberëve.

2.Është më afër pranimit, për shkak se në kët lutje ka sinqeritet, dashuri ndaj muslimanëve dhe melekët bëjnë lutje që të pranohet.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.