Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Domosdoshmëria e pendimit dhe vlera e tij

Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “…Dhe të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni”. En-Nur ajeti  31.

Allahu i Lartmadhëruar  thotë: “O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë”.Tahrim ajeti 8.

 Nga El-Egarr ibn Jesar el-Muznij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [sallallahu alejhi ve selem] ka thënë:” O njerëz, drejtohuni Allahut me tevbe dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe Allahut nga njëqind herë në ditë” .Transmeton Muslimi.

Nga Enes ibn Malik El-Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:”Allahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri nga jush kur do ta gjente deven e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte”. Mutefekun alejhi.

Nga Ebu Seid El-Hudrij përcillet se i Dërguari i Allahut [sallallahu alejhi ve selem] ka thënë:

”Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjet e nëntë vetë, ka pyetur për njeriun më të dishëm në botë. Atë e udhëzuan te një rabin (i devotshëm i shkretëtirës-izraelit). Shkon te rabini e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për pendim (tevbe, mëshirë e Allahut dhe falje). Rabini i thotë se për te nuk ka tevbe. Ky e vret edhe rabinin dhe me të i plotëson njëqindë të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim? Dijetari i tha se edhe për të ka tevbe:”po! (por është shumë larg dhe vëzhtirë). Vrasësi e pyeti:”Sa është largësia mes meje dhe tevbes? Dijetari i tha:”Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojn njerëz të cilët adhurojnë Allahun edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurr në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të Allahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjujve të mëshirës dhe engjujve të dënimit. Engjujt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah Allahu i madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”. Atëherë këtyre engjujve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriu e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkatit, e më afër cilit vend të jetë, edhe atij vendi i takon”. Engjujt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit), andaj e morën engjëjt e mëshirës”.Mutefekun alejhi.

Shpjegimi:

Tevbeja (pendimi) është prej veprave më të dashura te Allahu dhe është shkak për shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu ka obliguar besimtarët dhe i ka nxitur që të bëjnë tevbe ngase dhuntia dhe mëshira e Tij është e gjërë. Allahu gëzohet për tevben e njeriut edhe pse nuk ka nevoj për të dhe e pranon nga ata sado që të kenë vepruar mëkate të mëdha.

Dobitë:

1.Obligimi i tevbes në çdo kohë.

 2.Vlera e tevbes pasiqë është shkak i shpëtimit dhe Allahu gëzohet me tevben e njeriut.

3.Është e pranuar për të gjitha mëkatet sado që të jenë të mëdha.

4. Gjërësia dhe dhuntia e gjërë e Allahut, e që shihet në atë se Ai e pranon tevben sado që të jenë mëkatet e mëdha.

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.