Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Dispozita e enëve

Nga Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet  se ka thënë i Dërguari [salallahu aleji ve selem]:  Nëse thahet lëkura vëtëm se është pastruar.  Transmeton Muslimi 366

Transmetohet nga Imran Ibnu Elhusejn [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. dhe shokët e тij kanë  marrë abdes nga uji i mbetur të cilin e kishte përdorur një jobesimtar.  Transmeton Buhariu v.1/h.477

Nga Ibn Thalebe El Hasheni [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet se i kishte thënë të Dërguarit [salallahu aleji ve selem]:  O i Dërguar i Allahut ne jetojmë në një tokë bashkë me idhtarët e librit , a të hamë nga enët e tyre, i Dërguari [salallahu aleji ve selem]: Nëse gjeni tjera pos atyre enëve, mos hani në to , e nëse jo atëher lani ato e pastaj hani në to. Transmeton Buhariu v.9/622

 

Shpjegim:

Njerëzit kanë nëvojë për lëkurat e kafshëve , andaj prej mëshirës së Allahut është se na ka mësuar se si të i shëndrojmë ato në të pastërta duke i tharë ato. Nga lehtësimi i Allahut është se na i lejoj që kur të kemi nevojë ,nëse supozojmë se ska në në to papastërti të hamë edhe nga enët e jobesimtareve të cilët janë nga idhtarët e librit. 

Dobitë:

  1. Pastrohet lëkura e kafshës të cilës i hahet mishi pas tharrjes. Disa dijetarë e kan mendimin se lëkur e pastër që pastrohet me të terur konsiderohet ajo lëkurë e kafsheve të pastërta (që iu hahet mishi) shiqo: Sherh Elmumti v.1/f.75

 

  1. Lejimi i përdorimit të enëvë të jobesimtarëve (idhtarët e librit) nëse mendojmë se nuk kanë papastërti.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.