Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Disa edukata ndaj nefsit

  1. Dëlirja dhe pastrimi i nefsit

 Kjo bëhet duke e obliguar nefsin t’i pasojë selefët e mirë. Këtë mund ta mësojmë duke lexuar biografitë e tyre dhe duke i studiuar raportet e tyre me asketizmin, adhurimin, si dhe duke lexuar mbi moralin dhe sjelljet e tyre dhe të përpiqemi të veprojmë siç kanë vepruar ata.

Po ashtu duhet pastruar nefsin nga karakteri i keq dhe veset e këqija të cilat janë në kundërshtim me sheriatin e All-llahut dhe sunnetin e të dërguarit të All-llahut.

All-llahu i Madhërishëm thotë:Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.”[1]

  1. Përpjekja e nefsit në adhurim të All-llahut të Madhërishëm

 Nefsi është i prirur të anojë nga epshet dhe t’i refuzojë adhurimet. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që Zoti im e ka mëshiruar.“[2]

Myslimani e ka për detyrë të përpiqet për adhurime duke e adaptuar nefsin në këtë gjë gradualisht.

Thabit el-Bunaniu thotë: “Njëzet vjet kam përballuar vështirësinë e namazit të natës, njëzet vitet e ardhshme jam kënaqur me namazin, ndërsa tani hyj në namaz dhe më brengos ajo se do të dal prej saj.”[3]

       5.Kundërshtimi i nefsit dhe shejtanit

 Nefsi dhe shejtani janë miq të njëri-tjetrit dhe çdonjëri prej tyre përpiqet ta largojë njeriun nga adhurimi i All-llahut të Madhërishëm.

Prandaj, edhe ti duhet të përpiqesh ta kundërshtosh nefsin dhe shejtanin tënd, kështu që sa herë që përpiqen të ta zbukurojnë ndonjë punë, ti duhesh kundrështuar ata sepse ata duan të të humbin në dynja e ahiret.

  1. Njohja e të metave të nefsit dhe shërimi i tyre

 Të metat e nefsit janë të shumta. Prej tyre: vetëpëlqimi, mendjemadhësia, mëkatet dhe kundërshtimet e shumta të fesë, përtacia, lakmia, kujdesi ndaj veprave të liga, ndjenja e kënaqësisë gjatë lavdërimit, hidhërimi gjatë qortimit, marrja me zbukurimin e gjërave të dukshme dhe moskujdesi për gjërat e fshehta, etj.

Prandaj, myslimani duhet të përpiqet t’i shërojë këto të meta derisa nefsi të bëhet i qetë dhe ta drejtojë atë në çdo adhurim që e afron nga All-llahu i Madhërishëm.

  1. Angazhimi me vepra të ahiretit

 Ai që e angazhon veten me këtë dynja duke e lënë ahiretin, i humbë që të dyja, ndërsa ai që angazhohet me ahiretin duke e lënë dynjanë, do t’i fitojë që të dyja.

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Kushdo që e ka për qëllim ahiretin, All-llahu do ta bëjë të pasur në zemër, do t’ia pakësojë problemet e kësaj bote dhe të mirat e kësaj bote do t’i vijnë edhe pse ai nuk i ka synuar. Ndërsa kushdo që e ka dert këtë botë, All-llahu do t’ia sjellë varfërinë para syve të tij, do t’ia përhapë problemet dhe nuk do t’i jepet asgjë tjetër prej dynjasë përpos asaj që All-llahu e ka shkruar për të.”[4]

Po ashtu ka thënë: “Kush i mbledhë brengat dhe i bën një brengë të vetme, e që është brenga e ditës së kiametit, All-llahu do t’ia largojë brengat e dynjasë. E kujt i shpërndahen brengat për çështjet e kësaj bote, All-llahu nuk e ka dert për të se në cilën luginë shkatërrohet.”[5]

  1. Shikimi në rezultatet e veprave

 Çdo kënaqësi në haram, fundin e ka dënim në ahiret, nëse robi nuk pendohet. E çdo gjë e ndaluar në dynja dhe largim nga mëkati ndaj All-llahut të Madhërishëm, fundin e ka begati në ahiret.

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Në ditën e kiametit do të sjellin njeriun prej banorëve të xhehennemit që ka jetuar më së miri në dynja. Do ta fusin në xhehenem vetëm një herë, e pastaj do t’i thonë: O biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjë të mirë? Ai do të përgjigjet: Pasha All-llahun jo, o Zoti im. Pastaj do të sjellin njeriun prej banorëve të xhennetit që ka jetuar më së keqi në dynja. Do ta fusin në xhenet vetëm një herë dhe do t’i thonë: O biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të këqija, a ke përjetuar ndonjë të keqe? Ai do të përgjigjet: Pasha All-llahun, o Zot, asnjëherë nuk kam parë të këqija, asnjëherë nuk kam parë vështirësi.”[6]

[1] Kaptina Esh-Shems, ajetet 7-10.

[2] Kaptina Jusuf, ajeti 53.

[3] D.m.th. njëzet vjet jam munduar ta shijoj namazin ashtu siç duhet derisa ia kam arritur qëllimit, ndërsa tani më brengos ajo se kur filloj namazin, duhet edhe ta mbaroj. (shën. përkth.)

[4] Sahih: Shënon Tirmidhiu (2465). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6510) e ka klasifikuar si hadith sahih.

[5] Hasen: Shënon Ibën Maxhe (257). Shejh Albani në librin e tij Sahih el-Xhami’ (6189) e ka klasifikuar si hadith hasen.

[6] Sahih: shënon Muslimi (2807).

 

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.