Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Bashkëveprimi me kur’anin

Kështu, kur të kalosh nëpër ajetet e dënimit, frikohu dhe kërko mbrojtjen e All-llahut. Kur të kalosh nëpër ajetet e madhërimit (të All-llahut), madhëroje All-llahun. Kur të kalosh nëpër ajete që përmbajnë lutje, lutu edhe ti dhe kërko prej All-llahut. Kur të kalosh nëpër ajetet që përmbajnë sexhde, bëj sexhde, e kështu me radhë. Nga Hudhejfeja radijAll-llahu anhu na përcillet se ka thënë: “Një natë u fala pas Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Filloi me suren El-Bekare. Thashë: do të shkojë në ruku’ kur të lexojë njëqind ajete, mirëpo ai vazhdoi. Thashë: do të shkojë në ruku kur ta kryejë suren. Pasi që e kreu suren El-Bekare, filloi me suren En-Nisa’ dhe e lexoi të tërën, pastaj e filloi suren Alu Imran. Krejt këto i lexonte dalëngadalë. Kur kalonte pranë ajeteve të lavdërimit, e lavdëronte All-llahun. Kur kalonte pranë ajeteve ku kërkohet strehim nga Zoti, ai kërkonte strehim prej Tij…”[1] Ky është nderim i kur’anit, e që është një degë e meditimit dhe përqendrimit të zemrës.

[1] Sahih: shënon Muslimi (772).

 

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.