Fikh | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Mon, 20 Apr 2020 18:11:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Fikh | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e tretë) https://www.thirrjaislame.com/etika-e-kryerjes-se-nevojes-fiziologjike-pjesa-e-trete/ Mon, 20 Apr 2020 10:31:44 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33491

Pastrimi me ujë Transmetohet nga Enes bin Maliku se ka thënë: Profeti alejhi selam kur dilte për të kryer nevojën vinim unë me një djalë me një enë prej lëkure me ujë, d.m.th. pastrohej me të. Po nga ai – radija Allahu anhu – transmetohet se ka thënë: Dilte profeti alejhi selam për të kryer […]

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e tretë) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Pastrimi me ujë

Transmetohet nga Enes bin Maliku se ka thënë: Profeti alejhi selam kur dilte për të kryer nevojën vinim unë me një djalë me një enë prej lëkure me ujë, d.m.th. pastrohej me të.

Po nga ai – radija Allahu anhu – transmetohet se ka thënë: Dilte profeti alejhi selam për të kryer nevojën dhe unë i sillja ujë që të shpëlahej me të.

Nëse pastrohet me gurë të mos përdorë më pak se tre.

Nga hadithi i Sulejmanit që kaloi: “Na ka ndaluar të drejtohemi nga kibla për nevojë të madhe apo të vogël … apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”.

Gjithashtu nga hadithi i Ebu Hurejrës – radija Allahu anhu – : “ … urdhëronte për tre gurë dhe ndalonte nga bajga dhe nga kocka e vjetër.

Mospastrimi me të djathtën.

Kjo për shkak se ka ardhur në hadithin e Selmanit: “ … Na ka ndaluar ti drejtohemi kibles për nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me të djathtën apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”.

Shpjegimi:

Ndalohet të kapet organi me të djathtën kur kryen nevojen apo të pastrohesh me të djathtën, të pastrohesh më me pak se tre gurë e nëse shton gurët le të shtohen në tek 5,7…

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e tretë) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë) https://www.thirrjaislame.com/etika-e-kryerjes-se-nevojes-fiziologjike-pjesa-e-dyte/ Wed, 01 Apr 2020 10:46:43 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33418

Të mos marrë për vend te nevojave fiziologjike rrugët, hijet dhe burimet e ujit. Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Ruajuni dy të mallkuarve. I thanë: kush janë dy të mallkuarit o i Dërguari i Allahut? – Tha: Ai që […]

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Të mos marrë për vend te nevojave fiziologjike rrugët, hijet dhe burimet e ujit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Ruajuni dy të mallkuarve. I thanë: kush janë dy të mallkuarit o i Dërguari i Allahut? – Tha: Ai që kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në hijen e tyre.

Të mos urinojë në ujin e ndenjur apo në vendin e larjes

 

Transmetohet nga Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ve selem: Ka ndaluar të urinohet në ujin e ndenjur.

 

Shpjegimi:

 

Islami ndalon çdo gjë që u bën dëm muslimanëve në punët e veçanta apo të përgjithshme të tyre, edhe për këtë I Dërguari salAllahu alejhi ve selem ndalon të urinohet në rrugë, ku pushojnë njerëzit apo në vendin ku uji  nuk qarkullon, i cili ujë përdoret nga kafshët apo njerëzit të cilët kan nevojë për atë të.

 

Dobitë:

 

  1. Ndalohet urinimi në rrugë, ku njerëzit pushojnë apo në diçka që ata përdorin si uji etj…
  2. Ndalohet të urinohet në ujë i cili nuk qarkullon.
  3. Obligohet personi të largohet nga njerëyit për kryerjen e nevojës që mos ti shihen pjesët e turpshme të tij apo të kryhet në një vend të izoluar.
  4. Lejohet të urinohet në këmbë me kusht nëse i ruheni stërpikave të urinës.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike (Pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë ) https://www.thirrjaislame.com/etika-e-kryerjes-se-nevojes-fiziologjike-pjesa-e-pare/ Sun, 15 Mar 2020 16:37:51 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33364

a) Kur hymë në banjo themi : Muhammedi salaAllahu alejhi ve selem thotë: ” Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është: BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI ” Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e […]

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë ) first appeared on Thirrja Islame.]]>

a) Kur hymë në banjo themi :

Muhammedi salaAllahu alejhi ve selem thotë: ” Fjala, e cila i ruan vendet e turpshme të njeriut nga vështrimet e xhinnëve kur hyn në banjo apo nevojtore, është:

BISMIL-LAHI, ALL-LLAHUMME INNI E’UDHU BIKE MINEL HUBUTHI VEL HABAITHI

” Me emër të All-llahut, o Zot, më ruaj nga e ndyra dhe ndytësirat “. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku.

 

b) Kur dalim nga banjoja themi :

GUFRANEKE

“Kërkoj faljen tënde o Zot “.  Transmeton Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Aisheja, nëna e besimtarëve.

Transmetohet nga Ebu Ejub El-Ensari [Allahu qoftë i kënaqur me të]   se ka thënë: “Ka thënë Profeti salaAllahu alejhi ve selem: Nëse shkon ndonjëri prej jush në banjo, të mos drejtohet kah kibla, as të mos i kthejë shpinën, por kthehuni nga lindja apo perëndimi.

 

Shpjegim:

 Islami fe madhështore e cila rregullon gjitha çështjet e jetës së muslimanit qofshin të vogla apo të mëdha, duke i vendos atyre etika të cilat janë në dobi të muslimanit në dynja dhe ahiret, nga to është edhe kryerja e nevojës, nga sunneti i të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem rjedhin disa etika të cilat janë të pëlqyera dhe disa obligative të cilat muslimani duhet ti praktikon, nga etika e pëlqyer është: kërkimi mbrojtjes nga Allahu të na ruaj nga shejtanët ngase vendi i tyre është në banjo apo nevojtore , gjithashtu kur del të thotë: gufraneke (kërkoj falje nga ti o Zot) kështu që pasi është liruar nga barra e barkut të lirohet edhe nga barra e mëkatëve, gjithashtu është ndaluar kthimi ka kibla gjatë kryerjes së nevojës qoftë me fytyr apo me shpinë ngase është kible e drejtimit për në namaz edhe duhet vlersuar shumë.

Dobitë:

 

  1. Është e pëlqyer të thuhet duaja e larpërmendur para se me hy në banjo.
  2. Pëlqehet gjithashtu të kërkosh falje nga Allahu pasi ke dalë nga banjoja.
  3. Ndalohet kthimi kah kibla gjatë kryerjes së nevojës.

 

Përktheu nga gjuha arabe ;

Florim Islami 

www.thirrjaislame.com

 

The post Etika e kryerjes së nevojës fiziologjike ( Pjesa e parë ) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë) https://www.thirrjaislame.com/dispozita-ne-pasterti-pjesa-e-dyte/ Sun, 08 Mar 2020 12:48:40 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33330

Aisheja r.a. thotë për spermën: fërkoja (vendin ku prekte sperma) rrobën e të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem e pastaj ai falej me të.  Transmeton Muslimi. Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se: I Dërguari salAllahu alejhi ve selem pastrohej me ujin e mbetur nga gruaja e tij Mejmunja.  Transmeton Muslimi. Ka transmetuar Tirmidhiu, Ahmedi dhe […]

The post Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Aisheja r.a. thotë për spermën: fërkoja (vendin ku prekte sperma) rrobën e të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem e pastaj ai falej me të.  Transmeton Muslimi.

Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se: I Dërguari salAllahu alejhi ve selem pastrohej me ujin e mbetur nga gruaja e tij Mejmunja.  Transmeton Muslimi.

Ka transmetuar Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ebu Davudi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Ajo( maceja) nuk është e ndytë.  Ato janë shërbëtoret e juaja“. Ndërsa në një transmetim tjetër:“ Macja është prej kënaqësive të shtëpisë,ajo nuk bën asgjë të ndytë“.

Nga Enesi r.a. transmetohet se: Disa njerëz nga Akli apo Arinja u sëmurën kur arritën ne Medina, e i Dërguari salAllahu alejhi ve slem i urdhëroi të pijnë nga urina dhe qumështi i deveve.  Transmeton Buhariu.

 

Shpjegimi:

Nga lehtësimi i sheriatit është se na bëri të lejuar disa sende që ballafaqohemi me to gati çdo ditë siç ceken hadithet më lart dhe flasin për pastërtinë e tyre.

 

Dobitë: 

  1. Pastërtia e spermës, edhe nëse e prek ajo petkun mjafton të fërkohet e mos të lahet me ujë.
  2. Lejohet të lahet burri nga uji që ngel pasi është pastruar gruaja e tij.
  3. Pastërtia e asaj që në të pi macja ngase ajo sillet rreth shtëpive tona apo mbrenda vazhdimisht
  4. Është e pastër bajga dhe urina e kafshëve që u hahet mishi.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

 

The post Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Dispozita në pastërti (Pjesa e parë) https://www.thirrjaislame.com/dispozita-ne-pasterti-pjesa-e-pare/ Fri, 28 Feb 2020 15:04:39 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33295

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Kur zgjoheni nga gjumi lani duart e juaja tri herë para se ti futni në enë, ngase ju nuk e dini gjatë gjumit ku ka shku dora juaj!. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi […]

The post Dispozita në pastërti (Pjesa e parë) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Kur zgjoheni nga gjumi lani duart e juaja tri herë para se ti futni në enë, ngase ju nuk e dini gjatë gjumit ku ka shku dora juaj!. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Mos të urinojë dikush nga ju në një ujë i cili nuk ecë e pastaj të pastrohet nga ai!  Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Në një transmetim tjetër thuhet: mos u pastroni prej xhunubllëku nga një uji i cili nuk lëvizë!

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu

 

Shpjegimi:

 

 Në këto hadithe paraqiten dispozita që kanë të bëjnë me ujin dhe disa etika që duhet ti përmbahet muslimani atyre, kështu që ta ruan ujin e tij të pastër.

 

Dobitë:

 

  1. Ndalohet futja e dorës në enë pasi je zgjuar nga gjumi para se ti pastrosh tri herë.
  2. Ndalimi i urinimit në ujë të pa lëvishshëm apo pastrimi nga xhunubllëku në të.
  3. Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.
  4. Miza është e pastërt dhe nuk ndotet (bëhet e papastërt) gjëja në të cilën ajo bie.
  5. Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie, e pastaj largimin e saj. Ngase ajo bie me krahun e saj të majtë, ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë të saj.
  6. Ndalimi i ngrënies së mizës.
  7. Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm. Si p.sh. bleta, grenza dhe merimanga. Duke i bërë analogji këtyre me mizën.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Dispozita në pastërti (Pjesa e parë) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Dispozita e enëve https://www.thirrjaislame.com/dispozita-e-eneve/ Fri, 21 Feb 2020 18:20:48 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33275

Nga Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet  se ka thënë i Dërguari [salallahu aleji ve selem]:  Nëse thahet lëkura vëtëm se është pastruar.  Transmeton Muslimi 366 Transmetohet nga Imran Ibnu Elhusejn [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. dhe shokët e тij kanë  marrë abdes nga […]

The post Dispozita e enëve first appeared on Thirrja Islame.]]>

Nga Ibn Abasi [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet  se ka thënë i Dërguari [salallahu aleji ve selem]:  Nëse thahet lëkura vëtëm se është pastruar.  Transmeton Muslimi 366

Transmetohet nga Imran Ibnu Elhusejn [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. dhe shokët e тij kanë  marrë abdes nga uji i mbetur të cilin e kishte përdorur një jobesimtar.  Transmeton Buhariu v.1/h.477

Nga Ibn Thalebe El Hasheni [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet se i kishte thënë të Dërguarit [salallahu aleji ve selem]:  O i Dërguar i Allahut ne jetojmë në një tokë bashkë me idhtarët e librit , a të hamë nga enët e tyre, i Dërguari [salallahu aleji ve selem]: Nëse gjeni tjera pos atyre enëve, mos hani në to , e nëse jo atëher lani ato e pastaj hani në to. Transmeton Buhariu v.9/622

 

Shpjegim:

Njerëzit kanë nëvojë për lëkurat e kafshëve , andaj prej mëshirës së Allahut është se na ka mësuar se si të i shëndrojmë ato në të pastërta duke i tharë ato. Nga lehtësimi i Allahut është se na i lejoj që kur të kemi nevojë ,nëse supozojmë se ska në në to papastërti të hamë edhe nga enët e jobesimtareve të cilët janë nga idhtarët e librit. 

Dobitë:

  1. Pastrohet lëkura e kafshës të cilës i hahet mishi pas tharrjes. Disa dijetarë e kan mendimin se lëkur e pastër që pastrohet me të terur konsiderohet ajo lëkurë e kafsheve të pastërta (që iu hahet mishi) shiqo: Sherh Elmumti v.1/f.75

 

  1. Lejimi i përdorimit të enëvë të jobesimtarëve (idhtarët e librit) nëse mendojmë se nuk kanë papastërti.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Dispozita e enëve first appeared on Thirrja Islame.]]>
Gjaqet https://www.thirrjaislame.com/gjaqet/ Mon, 17 Feb 2020 14:27:20 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33254

Thotë Allahu i Lartmadhëruar në Kuran: Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë…” Surja El-Enam , ajeti 145. Nga Esma vajza e Ebu Bekrit , transmentohet […]

The post Gjaqet first appeared on Thirrja Islame.]]>

Thotë Allahu i Lartmadhëruar në Kuran:

Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë…” Surja El-Enam , ajeti 145.

Nga Esma vajza e Ebu Bekrit , transmentohet se i Dërguari [salallahu aleji ve selem]. ka thënë për gjakun e menustracioneve i cili e godet petku, duhet të fërkohet , stërpiket me ujë , të thahet , pastaj mundet të falesh me atë petkë. Transmeton Buhariu  1/330(227)

 

Transmetohet nga Ibn Omeri  [Allahu qoftë i kënaqur me të] i cili thotë , se i Dërguari [salallahu aleji ve selem] ka thënë : Na janë lejuar neve dy të ngordhura dhe dy gjaqe,sa i përket  dy të ngordhurat janë : karcilli dhe peshqit , kurse dy gjaqet janë: mëlçia dhe shpënetka. Ahmed Ibn Hambeli nr. i hadithit 5717

 

 

Shpjegim:

 

Gjaku është dy lloje : i pastër , i lejuar dhe i papasër , i ndaluar.

 

Dobitë:

 

1.Papastërtia e gjakut i cili derdhet me fuqi  kur theret kafsha , ndërsa gjaku i cili mbet në mish është i lejuar.  Shiqo fetfatë e Ibn Uthejminit (4) pastërtia 1/260.

2.Papastërtia e gjakut të mensturacioneve.

3..Pastërtia e gjakut të peshkut.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami 

www.thirrjaislame.com

 

The post Gjaqet first appeared on Thirrja Islame.]]>
Papastërtitë https://www.thirrjaislame.com/papastertite/ Mon, 03 Feb 2020 13:26:27 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33174

Papastërtitë dhe si largohen ato: Nga Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet i cili thotë : ka thënë I Dërguari  [salallahu aleji ve selem]  “ Nëse shkel dikush me këpucën e tij në papastërti,v dheu që  ec mbi të është ai i cili e pastron këpucën”  (1)   Enesi  [Allahu qoftë i […]

The post Papastërtitë first appeared on Thirrja Islame.]]>

Papastërtitë dhe si largohen ato:

Nga Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet i cili thotë : ka thënë I Dërguari  [salallahu aleji ve selem]  “ Nëse shkel dikush me këpucën e tij në papastërti,v dheu që  ec mbi të është ai i cili e pastron këpucën”  (1)

 

Enesi  [Allahu qoftë i kënaqur me të]  thotë:  Erdhi një endacak në xhami dhe urinoj në skaj të saj , njerëzit e qortuan I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  i ndaloi që ta qortojnë, kur mbaroi endacaku  urinimin,  urdhëroi I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  që vendit që u godit nga urina ti hidhet një kofe me ujë. (2)

 

Nga Ebi Semhi [Allahu qoftë i kënaqur me të]  transmetohet i cili thotë: ka thënë I Dërguari [salallahu aleji ve selem]  lahet petku apo vendi të cilin e ka goditur urina e foshnjes vajzë ndërsa për urinën e foshnjes djalë vetem stërpiket me ujë .(3)

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të]   i cili thotë se I Dërguari i Allahut [salallahu aleji ve selem]  ka thënë:  Bëhet pastrimi i enës në të cilën i ka lëshuar jarget qeni , me fërkim me dhe ,  pastaj larje  shtatë herë me ujë. (4)

 

 

Thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] se isha prej atyre që u del lëngu i cili quhet medhij u turpërova që ta pyes të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] 

sepse e kisha grua vajzën  e tij,  e dërgova Mikdad Ibn Esvedin dhe e pyeti tha I Dërguari i Allahut [Allahu qoftë i kënaqur me të] Laje organin gjenital dhe mer abdes. (5)

 

 

Shpjegim:

 

Allahu i lartmadhëruar na ka ndaluar të papastërtat për shkak të demit te tyre , dhe ngase  posedojnë  papasterti apo per ndonje mirësi tjetër që vetëm Allahu e din. Duhet ruajtur nga papastertitë sepse janë kusht për namazin.

 

 

Dobitë:

 

  1. Njeriu e ka të papastër urinën dhe nevojën e madhe
  2. Uji është esencë për largimin e papastërtisë mirëpo mjafton ndonjëher edhe dheu për largimin e saj.
  3. Djali foshnje i cili akoma nuk ka ngrëre ka lehtësim në të sepse mjafton të sterpiket vendi në të cilin e ka goditë urina e tij.
  4. I papastër është ushqimi apo uji që e len qeni dhe obligohet që ena në të cilën kanë ra jargët e tij të lahet me dhe njëher dhe shtatë herë me ujë.
  5. Lëngu medhij është papastërti mirëpo mjafton vetëm të stërpiket me pak ujë.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Papastërtitë first appeared on Thirrja Islame.]]>
Pastërtia ( Pjesa e parë ) https://www.thirrjaislame.com/pastertia-pjesa-e-pare/ Sun, 26 Jan 2020 16:04:41 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33149

Uji është i pastër, nuk e bën të papastër asgjë: Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se një njeri e pyeti të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] “O i Dërguar i Allahut, ne hypim në anije dhe me vete kemi vetë pak ujë, nese marrim abdest me të (hargjohet), atëherë etemi, a […]

The post Pastërtia ( Pjesa e parë ) first appeared on Thirrja Islame.]]>

Uji është i pastër, nuk e bën të papastër asgjë:

Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se një njeri e pyeti të Dërguarin [salallahu aleji ve selem] “O i Dërguar i Allahut, ne hypim në anije dhe me vete kemi vetë pak ujë, nese marrim abdest me të (hargjohet), atëherë etemi, a të marrim abdest nga uji i detit?

i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “Ai ka ujin e pastër dhe ngordhësira e saj është e lejuar” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

 

Transmeton Ebu Seid El-Hudri [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, a të marrim abdest nga bunari i Budaati ( ishte bunar në të cilin hedheshin ndytësyra ) i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Uji është i pastër, asgjë nuk e bën të papastër” Ttransmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

 

Shpjegimi:

 

Uji në origjinë është i pastër, pastrues, ai nga veteja largon ndytësirën dhe nuk del nga kjo gjendje vetëm nëse bie në të fëlliqësirë që ndikon në të dhe ndryshon njërën nga këto tri cilësi: shijën, aromën, ose ngjyrën. Nëse ndryshon këto cilësi atëherë bëhet i papastër dhe nuk lejohet pastrimi me të.

 

Dobitë:

 

  1. Uji në origjinë është i pastër edhe nëse bie në të ndytësirë derisa nuk ka ndryshuar shijen, ose ngjyrën, ose aromën.
  2. Pastërtia e ujit të detit dhe lejimi i pastrimit me të.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

 

 

 

The post Pastërtia ( Pjesa e parë ) first appeared on Thirrja Islame.]]>
Pëlqimi i përshëndetjes për dore https://www.thirrjaislame.com/pelqimi-i-pershendetjes-per-dore/ Sun, 22 Dec 2019 18:21:43 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32944

Nga Katade transmetohet  se ka thënë: I thashë Enesit [Allahu qoftë i kënaqur me të] a ka qenë prëshëndetja për dore prezente në mesin e shokëve të Dërguarit [salalahu alejhi ve selem]? Tha: po. Transmeton Buhariu. Transmeton El-Berra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk ndodhë […]

The post Pëlqimi i përshëndetjes për dore first appeared on Thirrja Islame.]]>

Nga Katade transmetohet  se ka thënë: I thashë Enesit [Allahu qoftë i kënaqur me të] a ka qenë prëshëndetja për dore prezente në mesin e shokëve të Dërguarit [salalahu alejhi ve selem]?

Tha: po. Transmeton Buhariu.

Transmeton El-Berra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk ndodhë që dy muslimanë të takohen e t’i japin njëri tjetrit doren, vetëm se u falen mëkatet para se të ndahen ata” Transmeton Ebu Davudi.

 

Shpjegimi:

Nga çështjet që rrisin dashurinë në mes muslimanëve është që kur të takohen dy muslimanë të përshëndesin njëri tjetrin për dore.

Kjo vepër ishte nga udhëzimi i sahabëve [kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta].

Gjithashtu i Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar për shpërblimin e atyre dy muslimanëve që takohen dhe përshënden për dore, se do tu falen mëkatet para se të ndahen.

 

Dobitë:

1.Pëlqimi i përshëndetjes për dore dhe se ky veprim është nga udhëzimi i sahabëve [Allahu qoftë i kënaqur me ta].

2.Shpërblimi i madh kur të takohen dhe të përshëndesin njëri tjetrin për dore.

 

Vërejtje: Nuk i lejohet muslimanit të përshëndes për dore femrën e cila nuk është e afërm e tij (që i lejohet martesa me të) , dhe nëse vepron këtë ka mëkat.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Pëlqimi i përshëndetjes për dore first appeared on Thirrja Islame.]]>