Edukim dhe pastrim shpirti | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Mon, 20 Apr 2020 10:55:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Edukim dhe pastrim shpirti | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Nxënësi optimal https://www.thirrjaislame.com/nxenesi-optimal/ Mon, 22 Apr 2019 15:43:07 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32414

Sjellja e nxënësit E gjitha ajo që kemi folur më lart për sjelljen e mësuesit duhet që të njejtën gjë të posdon ehe nxënësi. Prej sjelljeve të nxënësit është që të largohet nga shkaqet që e angazhojnë nga mësimi, përveç diçkaje që është me nevoj të patjetërsueshme, gjithashtu duhet që të pastron zemren e tij […]

The post Nxënësi optimal first appeared on Thirrja Islame.]]>

Sjellja e nxënësit

E gjitha ajo që kemi folur më lart për sjelljen e mësuesit duhet që të njejtën gjë të posdon ehe nxënësi. Prej sjelljeve të nxënësit është që të largohet nga shkaqet që e angazhojnë nga mësimi, përveç diçkaje që është me nevoj të patjetërsueshme, gjithashtu duhet që të pastron zemren e tij nga veset e këqija që mund të pranon Kur’anin dhe të mëson përmendësh atë në mënyrë që të ketë rezultat, transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë “Në trup është një muskul që nëse ai përmirësohet, përmirësohet i gjithë trupi, ndërsa nëse ai prishet, prishet i tërë trupi, e ai muskul është zemra”.

Është thënë një fjalë e urtë që thotë – përgatite zemrën për dituri sikur e përgatit tokën për të mbjellur. Nxënësi duhet që të jetë modest dhe i sjellshëm ndaj mësuesit të vet edhe nëse është më i rij se ai në vite ose me më oak autoritet apo devotshmëri. Gjithashtu duhet të bëhet modest ndaj diturisë në mënyrë që ta posedon atë sepse një fjalë e urtë thotë – “Dituria është e vështirë për mendjemadhin, sikur që është e vështirë uji të rjedh drejt vendeve të larta”. Duhet që nxënësi ti bindet mësuesit të tij dhe të konsultohet me të për çështjet e veta, të pranon fjalët e tij sikur që pranon fjalën një i sëmurë nga ndonjë mjek i sinqertë.  

Vlerësimi i diturisë:


Nga sjelljet e mira që duhet patur parasysh është që mos të nënçmohet dituria, në mënyrë që njerëzit të shkojnë tek njeriu që posedon dituri dhe të përfitojnë prej tij edhe nëse nxënësi posedon ndonjë post udhëheqësie ose ndokush tjetër pos tij. Dituria duhet mbrojtur nga nënçmimi në të njejtën mënyrë si kanë mbrojtur të parët tonë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, tregimet e të cilëve janë të shumta për nga ky aspekt.

Sjellja e nxënësit me shokët e tij


Duhet qe të sillet mirë me shokët e tij dhe ata që prezentojnë në mësimet e hoxhës, kjo është prej sjelljes me hoxhën dhe me vendin e mësimit, ulet para hoxhës siç ulen nxënësit, e jo sikur mësuesi, nuk e ngrit zërin e tij tepër pa nevojë, nuk qeshet, nuk flet pa nevojë, nuk luan me duart e tij, nuk kthehet djathtas apo majtas pa nevojë, por është i kthyer kah hoxha duke i ndëgjuar fjalët e tij.

Mësuesi kompetent dhe respekti i nxënesit për të

Nuk duhet që të jep mësim vetëm ai që është kompetent, është fetar, është i njohur, të dihet se është i mborjtur prej mëkatëve, ka thënë Muhamed ibn Sirini r.a. dhe Malik ibn Enesi dhe të tjerë nga të parët se dituria është fe, dhe kujdesuni prej ku e merni fenë tuaj. Nxënësi duhet të shiqon mësuesein e tij me respekt, të jetë i bindur se ai është kompetent dhe i përshtatshëm, sepse vetëm kështu mund të përfiton nga mësuesi i tij. Shembulli më i mirë për këtë janë të parët tanë të cilët për mësuesit e tyre jepnin lëmoshë dhe thonin – “O Zot mbuloja të metat mësuesit tim dhe mos e largo mirësinë e tij prej meje”

Ka thënë Rabiu, nxënësi i imam Shafiut r.a. – “Nuk mund të pija ujë derisa më shikonte Imami, si rezultat i prestixhit të tij”.

Transmetohet nga prijësi i besimtarëve Aliu r.a. se ka thënë – “Nga e drejta e dijetarit është që kur të përsëndesish njerëzit atë ta veçosh, të ulesh para tij, mos të bëjsh me shenjë para tij, të mos debatosh me të, apo të citosh ndonjë fjalë të dikujt tjetër në prani të tij, të mos përgojosh ndokënd në prani të tij, largimi nga të folurit fshehurazi, të mos e kapësh për rroba, të mos e teprosh me kërkesa, dhe nëse është i lodhur mos e shoqëro!

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Nxënësi optimal first appeared on Thirrja Islame.]]>
Etika e hyrjes në vendin e diturisë https://www.thirrjaislame.com/etika-e-hyrjes-ne-vendin-e-diturise/ Wed, 27 Feb 2019 11:31:38 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32350

Duhet që të shkosh tek mësuesi yt i regulluar, i pastruar, gojën e pastruar me misvak apo brush, zemrën e zbrazët nga angazhimet, mos të hyn tek ai vetëm se me leje, të përshëndet të pranishmit duke e veçuar mësuesin me përshëndetje, dhe gjatë largimit të pëshëndet përsëri të gjithë, duke përkujtuar se për këtë […]

The post Etika e hyrjes në vendin e diturisë first appeared on Thirrja Islame.]]>

Duhet që të shkosh tek mësuesi yt i regulluar, i pastruar, gojën e pastruar me misvak apo brush, zemrën e zbrazët nga angazhimet, mos të hyn tek ai vetëm se me leje, të përshëndet të pranishmit duke e veçuar mësuesin me përshëndetje, dhe gjatë largimit të pëshëndet përsëri të gjithë, duke përkujtuar se për këtë gjest kemi edhe hadith nga i dërguari i cili thotë – “Nuk është përshëndetja e parë më me vlerë se e dyta”.

Nxënësi duhet ditur se gjatë hyrjes nuk duhet të kalon mbi supet e njerëzve, vetëm atëherë që kjo kërkohet nga vet mësuesi, ose nëse është i sigurtë se mbikalimi i tij nuk shkakton ndonjë zemërim tek njerëzit, nuk largon askënd nga vendi i tij dhe nëse i lëshohet ndonjë vend nuk e pranon siç vepronte kështu sahabiu i nderuar Abdullah ibn Omeri r.a. i cili kur dikush ia lironte vendin ai nuk e pranonte, vetë atëherë kur ky gjest është në dobi të tjerëve apo me kërkesë nga mësuesit. Gjithashtu nuk ulet ndërmjet dy shokëve vetëm se me lejen e tyre dhe duhet të ngushtohet duke u mundësuar edhe të tjerëve vend!

Zgjerimi i vendit ku mësohet dituria

Duhet që vendi ku mësohet dituria të jetë i gjerë, që të ketë vend për të gjithë që vijnë, sepse transmetohet në një hadith se i dërguari i Allahut ka thënë – “Mexhliset (vendet ku ulen njerëzit) më të mira janë ato më të gjerat”, hadithi transmetohet nga ebu Davudi në librin e tij të titulluar Sunen, në fillim të kapitullit të moralit, me një zinxhir të vërtet nga Seid el Hudriu r.a..

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Etika e hyrjes në vendin e diturisë first appeared on Thirrja Islame.]]>
Urdhëri për ruajtjen e gjuhës https://www.thirrjaislame.com/urdheri-per-ruajtjen-e-gjuhes/ Tue, 04 Dec 2018 14:40:31 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32099

Allahu në Kuran thotë: Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse me të vërtet  të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.(1) d.m.th. mos u zhyt aty ku nuk ke dituri(2). Transmetohet nga Ebu Musa El Esharij [Allahu qoftë i kënaqur me të] që ka thënë: i […]

The post Urdhëri për ruajtjen e gjuhës first appeared on Thirrja Islame.]]>

Allahu në Kuran thotë: Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse me të vërtet  të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.(1)

d.m.th. mos u zhyt aty ku nuk ke dituri(2).

Transmetohet nga Ebu Musa El Esharij [Allahu qoftë i kënaqur me të] që ka thënë: i thash të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] cili musliman është më i mirë ? Tha: Më i miri është ai nga gjuha dhe dora e të cilit shpëtojnë muslimanët (3).

Nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmetohet se e ka ndëgjuar të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] duke thënë: Me të vërtet njeriu ndonjëher flet ndonjë fjalë që nuk është i sigurt në të (nuk ia ve veshin se ç’ka flet) zhytet për të në zjarr në një gjërësi sa lindja dhe perendimi (4).

Nga Sufjan ibn AbduLlah [Allahu qoftë i kënaqur me të] thotë: thash: o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tregom për një send nëse kapem për te do të me mbronë e ai  më tha, thuaj: besova Allahut dhe pastaj përqëndrohu ,  i thash: o  i Dërguar i Allahut ç’ka ke frigë më së shumti për mua ? E kapi gjuhën e tij dhe tha: Këtë ta kam frikë (5).

Poashtu transmetohet nga Ukbetu Ibn Amir [Allahu qoftë i kënaqur me të] i cili tha: i thash o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem]  çështë shpëtimi ? Tha: Kape gjuhën tënde , le të mjafton shtëpia jote (le të interesojnë puntë e shtëpisë tënde) dhe qaj për mëkatet e tua (6).

Shpjegim:

Shohim se në ruajtjen e gjuhës dhe moszhytja e saj në cështje që nuk na interesojnë egziston mirësi e madhe dhe shpëtim në këtë dhe botën tjetër , për këtë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] bënte nxitje për ta ruajtur gjuhën dhe tregonte se gjuha është gjëja kryesore që e shpëton njeriun.

Dobitë:

1.Plotësohet islami i njeriut besimtar atëher kur e ndal gjuhën e tij dhe nuk i pengon muslimanët

2.Ruatja e gjuhës është  shkak për shpëtim.

3.Njeriu futet në zjarr me një fjalë goje që nuk ka kujdes për të.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

 

The post Urdhëri për ruajtjen e gjuhës first appeared on Thirrja Islame.]]>
Rreziku i gjuhës https://www.thirrjaislame.com/rreziku-i-gjuhes-2/ Tue, 27 Nov 2018 11:56:44 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32061

Allahu  i  Lartësuar. thotë: që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Suretu Kaf ajeti 18. Nga Sehl ibn Sad se i Dërguari i Allahut[salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Kush më siguron se do të ruaj gjuhën dhe organin (gjinital) ia siguroj xhennetin.(Transmeton Buhariu). Nga Muadh ibn […]

The post Rreziku i gjuhës first appeared on Thirrja Islame.]]>

Allahu  i  Lartësuar. thotë: që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Suretu Kaf ajeti 18.

Nga Sehl ibn Sad se i Dërguari i Allahut[salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Kush më siguron se do të ruaj gjuhën dhe organin (gjinital) ia siguroj xhennetin.(Transmeton Buhariu).

Nga Muadh ibn Xhebeli thotë: thashë: O i Dërguar i Allahut[salallahu alejhi ve selem] më trego cila vepër më shtynë në xhennet dhe më largon nga zjarri? I Dërguari i Allahut [salallahualejhi ve selem] tha: ke pyetur për një çështje të madhe, ndërsa është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar. Adhuro Allahun dhe mos i shoqëro në adhurim, fale namazin, jepe zekatin, agjëro muajin e ramazanit dhe krye haxhin nëse ke mundësi. Pastaj tha: a dëshiron të drejtoj në dyert e mirësisë? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut gjatë natës. Pastaj lexoi: i heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që ne u kemi dhënë (pasuri) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.  A dëshiron të tregoj për kokën e çështjes (fesë), shtyllat dhe kulmin e saj? Thash: po si jo, o i  Dërguar i Allahut, tha: koka e çështjes(e fesë) është islami, shtylla është namazi dhe kulmi i saj është xhihadi. Pastaj tha: a dëshiron të të lajmëroj  për esencën e gjithë kësaj? I thash po si jo! o i Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem] E kapi gjuhën e tij dhe tha: ruaje këtë. Thashë: O i Dërguar i Allahut, a do të mirremi (në pyetje) edhe për atë që e themi? Tha: të pastë nëna ja Muadh, a i hudhë njerëzit në zjarrë me fytyrat e tyre përveç të korrërat e gjuhëve të tyre? (Transmeton Tirmidhiu).

Shpjegim:

Gjuha është rrezik i madhë, andaj janë transmetuar hadithe të shumta që tërheqin vërejtjen. Ngase ka shumë momente kur është rëndë të ruhet gjuha dhe ai që nuk e ruan gjuhën lehtë mundë të bie në mëkate. Prandaj i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar se gjuha është gjëja që i hudhë më së shumti njerëzit në zjarrë.

Dobitë:

1.Rreziku i gjuhës dhe obligimi që të ruajmë gjuhën ngase njeriu e thotë një fjalë nuk i vë re hynë në xhehenem.

2.Të folurit në mëkate është prej shkaqeve të hyrjes në zjarrë dhe ruajtja e gjuhës është nga shkaqet e hyrjes në xhennet.

3.Gabimet e shumta të njerëzve dhe moskujdesi i tyre ndaj gjuhëve, i bën të flasin në atë që nuk ka dobi.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Rreziku i gjuhës first appeared on Thirrja Islame.]]>
Sjellja e mësuesit të Kur’anit https://www.thirrjaislame.com/sjellja-e-mesuesit-te-kuranit/ Thu, 22 Nov 2018 12:12:39 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32043

Duhet që mësuesi të sillet me sjelljet e mira të cilat janë pjesë e sheriatit, me cilësi të mira, me dukje të mirë në të cilën na udhëzon sheriati, nga asketizmi në këtë botë, dhe pakësimi i saj dhe mos përfillja e saj dhe pasuesve të saj, shpirt gjërësia dhe bujaria, sjelljet e mira, buzëqeshja […]

The post Sjellja e mësuesit të Kur’anit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Duhet që mësuesi të sillet me sjelljet e mira të cilat janë pjesë e sheriatit, me cilësi të mira, me dukje të mirë në të cilën na udhëzon sheriati, nga asketizmi në këtë botë, dhe pakësimi i saj dhe mos përfillja e saj dhe pasuesve të saj, shpirt gjërësia dhe bujaria, sjelljet e mira, buzëqeshja në fytyrë, maturia dhe durimi, largimi nga fitimi i poshtër, të pasurit devotshmëri dhe frikrespekt, qetësimi dhe modestia, largimi nga e qeshura e tepërt dhe shakaja e tepërt, përmbajtja veprave sheriatike sikur pastrimi nga papastërtia dhe largimi i qimeve, që urdhëron sheriati në largimin e tyre si: shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjëve, lëshimi i mjekrës, largimi i erërave të këqija dhe rrobave të urryera.
Dhe le të ketë kujdes nga zilia, syfaqësia, pëlqimi i vetes dhe nënvlersimi i tjerëve edhe nëse është më i ulët se ai.
Duhet që ti përdor hadithet e transmetuara në lidhje me përmendjen e Allahut dhe madhërimin e Tij, dhe hadithe të ngjashme me to rreth lutjeve, dhe le të ketë kujdes Allahun në brendësin e tij dhe të jashtmen e tij dhe të ruaj atë, dhe le ti kthen krejt punët e tij Allahut xh.sh..

Bamirësia e mësuesit ndaj nxënesit të Kur’anit

Duhet që mësuesi të jetë i butë me atë që lexon tek ai, dhe ta pret mirë, dhe të jetë bamirës ndaj tij, Sipas gjendjes që kërkohet, transmetohet nga ebu Harun el Abdij se ka thënë: “Ne shkonim te ebu Seid el Hudriju r.a. dhe ai thonte: Mirë se vini porosia e të dërguarit alejhi selam, me të vërtet pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Njerëzit janë pasuesit tuaj, me të vërtet kanë për të ardhur njerëz tek ju nga skaji i botës për ta msuar fenë, e kur te ju vijnë…silluni mirë me ata”. Transmetohet Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe disa të tjerë. Në të njejtin kuptim transmentohet edhe nga ebu Derdaja (Allahu e mëshiroftë )

Këshillimi i mësuesit ndaj nxënësit dhe nderimi i tij

Duhet që mësuesi të këshillon nxënësit sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Feja është këshillë për Allahun, për librin e Tij, për pejgamberin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi”. Transmeton Muslimi.
Dhe prej këshillës për Allahun dhe për librin e Tij është dhe nderimi i nxënësit dhe lexuesit të tij, udhëzimi në të mirën e tij, butësia me të, ndihma ndaj tij sa ka mundësi, zbutja e zemrës së nxënesit, dhe të jetë i urtë me nxënesin dhe ta përkdhel atë dhe ta nxit atë për mësim.

Duhet që të ia përkujton vlerën e mësimit që të jetë shkak për aktivitetin e tij dhe për nxitjen e tij, dhe ta bën asket në këtë botë, dhe ta largon nga mashtrimi me këtë botë dhe përkushtimin ndaj saj, dhe të ia përkujton se angazhimi me Kuranin dhe me shkencat e Kuranit, dhe me shkencat tjera fetare është rruga e njerëzve të vendosur dhe robërve që e njohin Allahun, dhe kjo ka qenë puna e pejgamberëve paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ato.

Duhet që të kujdeset për nxënësin dhe për nevojat e tij sikur që kujdeset për nevojat e veta dhe të fëmijeve të vet, dhe ta llogarit nxënësin sikur fëmijën e vet në kujdesin për të, dhe për nevojat e tij, dhe durimi në sjelljet e këqija të tij, dhe falja ndaj sjelljeve të keqija të tij ndonjë herë, sepse njeriu mundet të gabon e sidomos kur është i rij.

Duhet të ia dëshiron të mirën atij sikur ia dëshiron vetvetes, dhe të urren që mos e godas ndonjë e keqe sikur që e urren për vete. Transmetohet në dy librat e vërteta (Buhari,Muslim) se pejgamberi alejhi selam . ka thënë: “Nuk beson askush nga ju derisa të dëshiron për vëllaun e tij, atë që dëshiron për vete”

.
Transmetohet nga ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Njeriu më i çmuar tek unë është ai i cili i kalon njerëzit që të ulet afër meje, nëse do kisha pasur mundësi që mos i bjen miza ne fytyren e tij…do ta kisha bërë, në një transmetim tjetër: kur zbret mizë mbi të më pengon.

Duhet që mos të madhëroj veten para nxënësve të tij, por të bëhet modest me të sepse për modestin dhe njerëzit e thjeshtë kanë ardhur shumë argumente të qarta që dihen, e sidmos me nxënësit që janë sikur fëmijt e tij, sidomos kur ato angazhohen me Kuranin dhe për shkak të shoqërimit me ata e dhe për shkak të ndejtjes me ata. Transmetohet nga pejgamberi alejhi selam .: “Silluni butë me ata që i mësoni dhe me ata që nga ata mësoni”.
Transmetohet nga Ejjub Sehtijani (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: Duhet që mësuesi ta vendos dheun mbi kokë prej modestise ndaj Allahut  të lartësuar.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Sjellja e mësuesit të Kur’anit first appeared on Thirrja Islame.]]>
Kujdesi në qëllimin e mësimit https://www.thirrjaislame.com/kujdesi-ne-qellimin-e-mesimit/ Mon, 12 Nov 2018 11:38:37 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32008

Le të ketë kujdes më së shumti që të ketë sa më shumë nxënës te ai, dhe vizitues te ai, dhe le të ketë kujdes që të urrej që nxënësit e tij të lexojnë te dikush tjetër që kanë dobi prej tij, dhe kjo është një fatkeqësi që sprovohen me të disa mësues injorant. Kjo […]

The post Kujdesi në qëllimin e mësimit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Le të ketë kujdes më së shumti që të ketë sa më shumë nxënës te ai, dhe vizitues te ai, dhe le të ketë kujdes që të urrej që nxënësit e tij të lexojnë te dikush tjetër që kanë dobi prej tij, dhe kjo është një fatkeqësi që sprovohen me të disa mësues injorant. Kjo ështe argument i qartë që pronari i këtij qëllimi ka qëllim të keq dhe e ka brendësinë e prishur dhe është argument i prerë se ai nuk e ka për qëllim fytyrën e Allahut të lartësuar me mësimin e tij, se ai nëse ka për hir të Allahut të lartësuar mësimin e tij…nuk do ta urrente atë, dhe do të i thoshte vetes se tij: unë kam patur për qëllim devotshmërinë në mësmin e tij dhe ajo është arritur, dhe ai që mëson te dikush tjetër përveq meje ka patur për qëllim të shton diturinë prandaj nuk ka qortim.

Transmetohet në musnedin e imamit që të gjithë e pranojnë diturinë e tij dhe imamllëkun e tij ebu Muhamed ed Darimiju (Allahu e mëshiroftë ) nga Aliu (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “o bartës i diturisë, veproni me të, se me të vërtet dijetar është ai që vepron me atë që din, vepron sipas diturisë, sepse do të ketë njerëz që do ta bartin diturinë dhe nuk ua tejkalon dituria fytat e tyre, veprojnë ndryshe nga ajo që dinë, ndryshe janë nga brenda, ndryshe shfaqen jashtë, ulen në rrethe(hallka) dhe i lavdërohen njeri tjetrit, saqë ndonjëri prej tyre ka për tu hidhëruar me shokun e tij pse shkon dhe ulet afër dikuj tjetër dhe e lenë atë, këto njerëz nga këto ndeja nuk ju ngriten veprat e tyre tek Allahu i lartësuar.

Transmetohet nga imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë )  se ka thënë: “Kam dëshirë që krejt njerëzit që të mesojne diturinë mirëpo mos të më dedikohet mua asnje shkronjë.”

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Kujdesi në qëllimin e mësimit first appeared on Thirrja Islame.]]>
Kujdes nga vendet që nuk përmendet Allahu https://www.thirrjaislame.com/kujdes-nga-vendet-qe-nuk-permendet-allahu/ Thu, 08 Nov 2018 12:24:30 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=31996

Allahu i lartmadhëruar  thotë: nuk hedhë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Sureja Kaf ajeti 18. Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahu ka thënë:”Kush ulet në një vend ku nuk përmendet Allahu I lartmadhëruar është mangësi (humbje).gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk […]

The post Kujdes nga vendet që nuk përmendet Allahu first appeared on Thirrja Islame.]]>

Allahu i lartmadhëruar  thotë: nuk hedhë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm. Sureja Kaf ajeti 18.

Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahu ka thënë:”Kush ulet në një vend ku nuk përmendet Allahu I lartmadhëruar është mangësi (humbje).gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk e përmendë Allahun e lartëmadhëruar gjatë pushimit, atë e pret dënimi dhe qortimi i  Allahut të lartmadhëruar .(Transmeton Ebu Davudi).

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejreja se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe nuk e përmendin Allahun e Madhëruar si dhe nuk dërgojnë  salavat mbi pejgamberin, ata meritojnë dënimin ,e Allahu nëse don i dënon, nëse dëshiron i fal.(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi është hasen).

 

Transmeton ibn Umeri [Allahu qoftë i kënaquar me të] se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të], ka thënë:”Mos flitni shumë pa përmendjen e Allahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e Allahut, e vdesin zemrën. Kurse vërtetë më së largu nga Allahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura. (Transmeton Tirmidhiu).

 

Shpjegim:

 

Njerëzve patjetër i duhet të mblidhen në tubime dhe të bisedojnë, ndërsa tubimet më të mira janë tubimet në të cilat përmendet Allahu I lartëmadhëruar. Tubimet në të cilat nuk përmendet Allahu e as që dërgohet salavatë mbi Pejgamberin [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të], janë të papëlqyera, na e tërheqë i Dërguari [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] vërejtjen dhe na lajmëron se në ditën e kiametit do të jetë humbje dhe munges për ata që rrinë në ato tubime dhe biseda. Ngase kanë humbur kohën e tyre në atë që nuk u bënë dobi. Gjithashtu na ka lajmëruar se këto tubime dhe biseda e forcojnë zemrën ashtuqë nuk zbutet me këshilla e as që i përgjigjet përkujtimit.

 

Dobitë:

 

1.Na frikëson nga bisedat e shumëta që nuk përmendet Allahu i lartmadhëruar siç është kërkimi falje, përsëritja e mësimeve, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga të këqiat.

2.Kujdes nga tubimet dhe bisedat në të cilat nuk përmendet Allahu duke i kushtuar kujdes bisedave ku përmendet Allahu.

3.Biseda e tepërt duke mos përmendë Allahun është prej shkaqeve që forcojnë zemrën.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Kujdes nga vendet që nuk përmendet Allahu first appeared on Thirrja Islame.]]>
Vlera e mësimit të njerëzve dhe thirja e tyre në të mirë https://www.thirrjaislame.com/vlera-e-mesimit-te-njerezve-dhe-thirja-e-tyre-ne-te-mire/ Fri, 26 Oct 2018 16:40:26 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=31918

Thotë Allahu i lartëmadhëruar : Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe urtësi. Sureja Xhumua ajeti 2. Gjithashtu thotë: Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve,të urdhëroni për të mirë […]

The post Vlera e mësimit të njerëzve dhe thirja e tyre në të mirë first appeared on Thirrja Islame.]]>

Thotë Allahu i lartëmadhëruar : Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ju lexojë ajetet e Tij t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe urtësi. Sureja Xhumua ajeti 2.

Gjithashtu thotë: Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve,të urdhëroni për të mirë të ndaloni nga veprat e këqia…

Transmetohet nga Ebi Mesud Ukbete ibn Amir El Ensarij [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush udhëzon në të mirë, ai ka shpërblimin e ngjashëm me veprusin e asaj vepre.(Transmeton Muslimi).

Transmeton Ebu Hurejreja [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ka thënë:Kush thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me të atyre që e kan pasuar pa u munguar atyre asgjë nga shpërblimi, e kush thërret në humbje, ka mëkatin e ngjashëm me të atyre që e pasojnë, pa u munguar atyre aspak nga mëkatet.(Transmeton Muslimi).

Transmeton Ebu Umamete El Bahilij [Allahu qoftë i kënaquar me të], se i Dërguari i Allahut [paqa dhe mëshira e Alahut qoftë mbi të] ka thënë:Padyshim Allahu e lavdëron ndërsa melekët, banorët e qiellit dhe të tokës derisa edhe miza përdhese në vrimën e saj, bëjnë lutje dhe kërkojnë falje për njeriun që ua mëson njerëzve të mirën.(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen).

Shpjegimi:

Mësimi  njerëzve çështjet e fesë dhe thirrja e tyre në të mirë është prej veprave të Pejgamberëve të cilët Allahu i ka dërguar me këtë detyrë,dhe ky është misioni më madhështorë. Andaj Allahu ka zgjedhur për këtë mision krijesat më të mira të Tij.

Kë e drejton Allahu në rrugën e atyre për të u’a mësuar njerëzve fenë dhe të mirat, ka arritur mirësi të madhe pasiqë nga përhapja e diturisë, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja ndodhin të mira në tokë dhe njoftohen njerëzit me dëshmin e Allahut.

Dobitë:

1.Mësimi i të mirës njerëzve, është nga vepra e Pejgamberëve.

2.Vlera e dhënjës mësim njerëzve nga çështjet e fesë së tyre,pasiqë kush ua mëson ndonjë dituri apo thërret në udhëzim ka shpërblimin e ngjashëm me vepërbërësit.

3.Shpërblimi i madhë i atij që u’a mëson njerëzve të mirën, pasiqë Allahu e lavdëron, ndërsa banuesit e qiellit dhe të tokës kërkojnë falje për atë, përshkak të mirave që ndodhin nga përhapja e diurisë.

4.Nga ajo që cituam më lartë shihet qartë vlera e thirrjes te Allahu, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Vlera e mësimit të njerëzve dhe thirja e tyre në të mirë first appeared on Thirrja Islame.]]>
Sinqeriteti i mësuesit dhe nxënësit https://www.thirrjaislame.com/sinqeriteti-i-mesuesit-dhe-nxenesit/ Wed, 17 Oct 2018 10:42:57 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=31832

E para që duhet të kenë synim lexuesi dhe nxënesi, është fytyra e Allahut të lartësuar, ka thënë Allahu i lartësuar: “Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, dhe të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zeqatin, sepse […]

The post Sinqeriteti i mësuesit dhe nxënësit first appeared on Thirrja Islame.]]>

E para që duhet të kenë synim lexuesi dhe nxënesi, është fytyra e Allahut të lartësuar, ka thënë Allahu i lartësuar: “Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, dhe të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zeqatin, sepse ajo eshte feja e drejte”.

Në dy librat e vërtet të Buhariut dhe Muslimit transmetohet se pejgamberi alejhi selam ka thënë : “Me të vërtet veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit), dhe çdokujt i takon ajo çka ka pasur për qëllim”. Ky hadith është nga bazat e islamit.

Transmetohet nga Abdullah ibn Abbasi (Allahu e mëshiroftë ) që ka thënë: “Me të vërtet mëson njeriu aq sa ka qëllimin e tij, dhe transmetohet nga dikush tjetër se ka thënë: “Me të vërtet ju jipet njerëzve në bazë të qëllimeve të tyre.”

Transmetohet nga mësuesi Ebu Kasim el Kushejri (Allahu e mëshiroftë )  që ka thënë: “Sinqeriteti është veçimi i të vërtetës në adhurim me qellim që me adhurimin e tij të synoj afrimin tek Allahu i lartësuar, e jo tjetër send prej syefaqësisë apo lavdërimi i njerëzve dhe pëlqimi i tyre, ose ndonjë kuptim tjetër përveç afrimit tek Allahu i lartësuar dhe pastaj vazhdoi: mund të thuhet se sinqeriteti është pastrimi i veprës nga njohja e krijesave.

Transmetohet nga Hudhejfe el Merashi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Sinqeriteti është barazimi i veprave të robit si jashtë edhe mbrenda.”

Transmetohet nga Dhenuni (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Tre gjëra janë nga simptomet e sinqeritetit: barazimi i lavdërimit dhe nënçmimit të njerëzve të thjeshtë, harrimi i shiqimit të veprave, dhe marrja e shpërblimit të veprave ne botën e amshueshme.”

Transmetohet nga Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Lënia e veprave për shkak të njerëzve është syefaqësi, veprimi për shkak të njerëzve është shirk, sinqeriteti është që të të mbron Allahu nga këto dyja.”

Transmetohet nga Sehl et Tusterij (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Njerëzit e mençur kanë shiquar ne spjegimin e sinqeritetit dhe nuk kanë thënë vetëm se që çdo lëvizje apo qetësim fshehurazi ose haptazi të jetë vetëm se për hir të Allahut të lartësuar, që nuk e përzien këtë (sinqeritet) asgjë,  as për njerëz, as për ego, as për këtë bote.”

Transmetohet nga Serriju (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “Mos vepro për hir të njerëzve asgjë, dhe mos lësho për hir të njerëzve asgjë, as mos u jep atyre asgjë, as mos u shpalos atyre asgjë.”

Transmetohet nga Kushejriju se ka thënë: “Më e pakta e sinqeritetit është që të barazohen e jashtmja dhe e brendshmja.”

Transmetohet nga Harith el Muhasibi (Allahu e mëshiroftë ) se ka thënë: “I sinqert është ai i cili nuk mërzitet nëse e humb çdo vlerë nga zemrat e njerëzve me qellim të përmirësimit të zemrës së tij, nuk ka dëshirë që njerëzit të i dijnë veprat e mira të shumta të tij, dhe nuk e urren njohjen e njerëzve ndaj veprave të këqija të tij, sepse urrejtja e tij ndaj njohjes së metave të tij nga njerëzit është argument se ai dëshiron të rritet tek ata, e kjo nuk është prej moralit të të sinqertëve dhe gjithashtu transmetohet nga dikush tjetër se: “Nëse e kërkon Allahun me sinqeritet…ta jep një pasqyrë që të shiqosh në të çdo send, nga çudirat e ksaj bote dhe të ahiretit.

Dhe fjalët e të parëve rreth kësaj janë të shumta ndërsa ne kemi aluduar në disa prej tyre më lartë, që të sqarojmë atë çka duhet dhe kemi përmendur diçka prej saj edhe disa gjëra tjera në librin “Sherh el Muhedheb” dhe në të kemi përmbledhur për etikën e mësuesit dhe nxënësit dhe të dijetarit dhe ai që dinë të bëhet dijetar, që është e mjaftueshme për nxënësin e diturisë. Allahu e din me se miri.

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

The post Sinqeriteti i mësuesit dhe nxënësit first appeared on Thirrja Islame.]]>
DHURATA QË NUK BLIHEN DHE QË NUK SHITEN!! https://www.thirrjaislame.com/dhurata-qe-nuk-blihen-dhe-qe-nuk-shiten/ Wed, 02 May 2018 12:52:41 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21115

Të vizatosh buzëqeshje në fytyrën e të mjerit! T’i dalësh në krah shokëve çdo herë kur kanë nevojë për ty! T’ia përkëdhelësh kokën jetimit! T’i zbatosh premtimet dhe t’i ruash fshehtësitë! T’i pranosh arsyetimet e shokëve për gabimet dhe të metat e tyre! T’ia puthësh dorën nënës për çdo ditë dhe ta bësh që ta […]

The post DHURATA QË NUK BLIHEN DHE QË NUK SHITEN!! first appeared on Thirrja Islame.]]>

Të vizatosh buzëqeshje në fytyrën e të mjerit!

T’i dalësh në krah shokëve çdo herë kur kanë nevojë për ty!

T’ia përkëdhelësh kokën jetimit!

T’i zbatosh premtimet dhe t’i ruash fshehtësitë!

T’i pranosh arsyetimet e shokëve për gabimet dhe të metat e tyre!

T’ia puthësh dorën nënës për çdo ditë dhe ta bësh që ta ndjen dashurinë tënde të pa vdekur ndaj saj!

Ta dëgjosh me kujdes një fëmijë që të flet edhe nëse të rrëfen gjëra nuk të interesojnë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post DHURATA QË NUK BLIHEN DHE QË NUK SHITEN!! first appeared on Thirrja Islame.]]>