Agjërim | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Fri, 28 May 2021 15:25:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Agjërim | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Pyetje: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval para se të plotësohen ditët e paagjëruara të Ramazanit https://www.thirrjaislame.com/pyetje-a-lejohet-agjerimi-i-gjashte-diteve-te-muajit-shevval-para-se-te-plotesohen-ditet-e-paagjeruara-te-ramazanit/ Tue, 18 May 2021 19:49:49 +0000 https://www.thirrjaislame.com/?p=35495

Pyetje: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval para se të plotësohen ditët e paagjëruara të Ramazanit, nëse nuk mbesin ditë të mjaftueshme për t’i plotësuar që të dyja?   Përgjigja: Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit lidhet me plotësimin e agjërimit të Ramazanit, bazuar në hadithin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: […]

The post Pyetje: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval para se të plotësohen ditët e paagjëruara të Ramazanit first appeared on Thirrja Islame.]]>

Pyetje: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval para se të plotësohen ditët e paagjëruara të Ramazanit, nëse nuk mbesin ditë të mjaftueshme për t’i plotësuar që të dyja?

 

Përgjigja: Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit lidhet me plotësimin e agjërimit të Ramazanit, bazuar në hadithin e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kush e agjëron Ramazanin, dhe më pas e pason me gjashtë ditë të Shevvalit, është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.” Shënon Muslimi (1164).

Fjala ‘më pas’ është ndajfolje kohe që tregon radhitje dhe vijim. Kjo do të thotë që më parë duhet plotësuar agjërimin e Ramazanit (farz dhe kaza), e më pas vjen agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit, në mënyrë që të arrihet shpërblimi i përmendur në hadith.

Po ashtu, ai që ka ditë të paagjëruara nga Ramazani, për të thuhet: Ka agjëruar një pjesë të Ramazanit, e nuk thuhet: Ka agjëruar Ramazanin.

Por nëse njeriut, për ndonjë shkak të caktuar, nuk i mundësohet të agjërojë gjashtë ditët e Shevvalit gjatë Shevvalit për shkak të kompensimit të ditëve të paagjëruara të Ramazanit, si p.sh kur gruaja është në periudhën e nifasit, kështu që të gjithë ditët e paagjëruara të Ramazanit i kompenson gjatë Shevvalit, atëherë asaj i lejohet të agjërojë gjashtë ditët e Shevvalit gjatë muajit Dhul-Ki’de, sepse është e arsyetuar. E njëjtë është situata me secilin që ka ndonjë arsyetim, pra i lejohet të agjërojë gjashtë ditët e Shevvalit edhe në Dhul-Ki’de pasi të kompensojë Ramazanin. Por nëse dikujt i kalon muaji i Shevvalit pa i agjëruar gjashtë ditët e tij, dhe pa ndonjë arsye, atëherë ky nuk e arrin këtë shpërblim.

Shejh Uthejmini, All-llahu e mëshiroftë, është pyetur në lidhje me gruan të cilës i kanë mbetur ditë të paagjëruara të Ramazanit, a duhet t’u japë përparësi gjashtë ditëve të Shevvalit në raport me ditët e paagjëruara të Ramazanit, apo t’u japë përparësi ditëve të paagjëruara të Ramazanit në raport me gjashtë ditët e Shevvalit?

Ja përgjigjja e tij: “Nëse gruaja ka ditë të paagjëruara nga Ramazani, atëherë ajo nuk duhet të agjërojë gjashtë ditët e Shevvalit para se t’i kompensojë ditët e paagjëruara të Ramazanit, ngase pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin, dhe më pas e pason me gjashtë ditë të Shevvalit….”, ndërkohë që ajo grua e cila ka ditë të paagjëruara të Ramazanit, në fakt nuk e ka agjëruar Ramazanin plotësisht, kështu që nuk e arrin shpërblimin e gjashtë ditëve përveçse pasi të ketë plotësuar ditët e paagjëruara të Ramazanit. Kështu, nëse supozojmë se kompensimi i ditëve të paagjëruara të Ramazanit ka përfshirë tërë Shevvalin, siç është rasti kur gruaja është në periudhën e lehonisë dhe nuk ka mundur të agjërojë asnjë ditë të Ramazanit, kështu që fillon me kompensimin e Ramazanit brenda Shevvalit, dhe kjo zgjat deri në hyrjen e Dhul-Ki’des, me këtë rast ajo i agjëron gjashtë ditët e Shevvalit në Dhul-Kide, dhe e ka shpërblimin sikur t’i ketë agjëruar ato gjashtë ditë në Shevval, ngase vonimi i saj në këtë rast ka qenë i pashmangshëm dhe i arsyetuar, kështu që e fiton shpërblimin.” (Mexhmuul-Fetava, 20/19)

Veç kësaj, kompensimi për shlyerjen e borxhit të atij (asaj) që s’e ka agjëruar Ramazanin për ndonjë arsye të pranuar sheriatike është vaxhib, madje është rukn (pjesë përbërëse) e islamit, kështu që nxitimi për shlyerjen e tij është më prioritar në raport me zbatimin e mustehabbit.

 

Marrë nga islamqa.info

Nr.rendor i pyetjes: 40389

Përktheu : Fahrudin REXHEPI

www.thirrjaislame.com

The post Pyetje: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Shevval para se të plotësohen ditët e paagjëruara të Ramazanit first appeared on Thirrja Islame.]]>
Vlera e agjërimit vullnetar https://www.thirrjaislame.com/vlera-e-agjerimit-vullnetar/ Tue, 11 Dec 2018 13:40:55 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32122

Transmeton Ebu Seid [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Nuk ka njeri që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, e Allahu mos t’ia largoj fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë vite. (Mutefekun alejhi). Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se […]

The post Vlera e agjërimit vullnetar first appeared on Thirrja Islame.]]>

Transmeton Ebu Seid [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: Nuk ka njeri që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, e Allahu mos t’ia largoj fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë vite. (Mutefekun alejhi).

Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut ka thënë: Allahu thotë:”Të gjitha veprat e birit të Ademit janë të tij, përveç agjërimit, ai është i imi dhe unë shpërblej për të.

Agjërimi është mburoj e nëse dikush nga ju është agjërueshëm mos të flet fjalë të këqia, e as mos të ngren zërin, e nëse dikush e fyen ose e sulmon le të thotë:Unë jamë agjërueshëm. Betohem në Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, aroma e gojës së agjëruesit është më e dashur te Allahu se sa aroma e miskut.

Agjëruesi ka dy gëzime:kur të bëjë iftarë gëzohet dhe kur të takoj Zotin, gëzohet me agjërimin e tij”. (Muetfekun alejhi).

Shpjegimi:

Agjërimi është prej ibadeteve madhështore e që Allahu e ka veçuar për Veten e Tij dhe ka premtuar se do ta shpërblejë me shpërblim të madh. Gjithashtu agjërimi është mburojë nga mëkatet, zjarri dhe shkak që të largojë zjarrin në ditën e kiametit. Andaj besimtari duhet të nxiton në kryerjen e kësaj vepre të madhe dhe të bartë vëzhtirësin e vogël e që përfundon me gëzim të madh në iftar dhe kur të takoj Allahun ditën e kiametit.

Dobitë:

1.Vlera e agjërimit dhe madhështia e shpërblimit të tij.

2.Është mbrojtje nga mëkatet dhe nga zjarri.

3.Është shkak për largimin nga zjarri ditën e kiametit.

 

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

The post Vlera e agjërimit vullnetar first appeared on Thirrja Islame.]]>
TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT https://www.thirrjaislame.com/te-kapurit-per-adhurime-pas-ramazanit/ Mon, 26 Jun 2017 14:16:51 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21993

O ju musliman, frikojuni Allahut në vazhdimësi me adhurime dhe me largim nga e ndaluara. Shpëtoi ai që u kap për devotshmërinë në dynja dhe ahiret. Dhe humbi ai që e pasoi epshin dhe të ligën. O ju robërit e Allahut, përmendni begatitë e shumta të Allahut që i keni dhe falënderoni që ato të […]

The post TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

O ju musliman, frikojuni Allahut në vazhdimësi me adhurime dhe me largim nga e ndaluara. Shpëtoi ai që u kap për devotshmërinë në dynja dhe ahiret. Dhe humbi ai që e pasoi epshin dhe të ligën.

O ju robërit e Allahut, përmendni begatitë e shumta të Allahut që i keni dhe falënderoni që ato të vazhdojnë dhe të mbetën. Allahu i Madhëruar thotë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”. Ibrahim 7, dhe tha: “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd”. Fatir 15, dhe tha: “Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim”.  Llokman 12.

Kurse me një hadith të shenjtë Allahu i Madhëruar thotë: “O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!”.    

O ju musliman, deri dje ishit në Ramazan. Ditët e netët i kalonit duke u kënaqur me adhurime të ndryshme dhe Allahu ju dha sukses në largimin nga mëkatet dhe të ndaluarat, pra mos i zëvendësoni adhurimet me gjynahe, mos e zëvendësoni përmendjen e Allahut  dhe leximin e Kuranit me shkujdesje, mos lejoni që t’ju kaplon dembelia dhe përtacia e të pakësoni nga detyrimet. Durimi në kryerjen e adhurimeve dhe durimi në largimin nga mëkatet, janë nga cilësitë e besimtarëve dhe stema e të devotshmëve.  Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!”. Merjem 65, dhe “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut”. Taha 132.

Mos ta zëvendëson askush atë që e donë Allahu me atë që nuk e donë Allahu, që pastaj Allahu të zemërohet me të dhe ta drejton kah ajo që Ai e urren. Mos ta ndryshon askush gjendjen e tij të mëhershme të përqendrimit në fe, me pasim të epshit dhe shejtanit dhe shkuarjes pas haramave dhe të ligave,  e me atë Allahu tua ndryshon gjendjen e çështjeve të juaja. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete”. Rad 11, dhe tha: “Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. Enfal 53.

O ju musliman, a nuk e dini se gjendja më e mirë e një muslimani është kur ai adhurimin e përcjelle me adhurim tjetër, dhe kur të mirat i përcjell me të mira tjera dhe largohet nga të ligat!? Allahu i Madhëruar thotë: “Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje”. Muhamed 17.

Pozita më e ulët se kjo është të pasohet e liga me të mirë, me qëllim që të pastrohet mëkati i bërë. Allahu i Madhëruar thotë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat”. Hud 114.

Kurse në hadithin e Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ceket të ketë thënë: “Frikoju Allahut kudo të jesh, pasoje një të keqe me të mirë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”.  

Gjendja më e keqe është që ta pason njeriu të ligën me të ligë, apo t’i pason të mirat me të këqija që ia prishin ato të mira. Allahu i Madhëruar thotë. “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja”. Muhamed 33, ngase të ligat dhe të këqijat pas të mirave dhe adhurimeve ka mundësi ta humbin veprën, apo ta prishin një pjesë të saj apo të pakësojnë nga shpërblimi i të mirave.

Përcillet nga selefi se ata luteshin gjashtë muaj që tu pranohet Ramazani dhe gjashtë muaj tjera luteshin që Allahu tua mundëson ta arrin Ramazanin tjetër.

Nga mashtrimet e shejtanit është që t’ia zbukuron njerëzve neglizhencën ndaj adhurimeve dhe t’i dobëson para epsheve dhe të ndaluarave në muajt tjerë jashtë Ramazanit, kështu që e arrin nga ata atë që nuk mundi ta arrin në Ramazan, ngase ishte i lidhur dhe i prangosur.

U pyet Bishër el Hafi, Allahu e mëshiroftë, se çfarë mendimi jep për ata që përpiqen në Ramazan dhe kur kalon muaji, ata i lënë adhurimet? U përgjigj: Sa popull i keq që është ai i cili e njeh Allahun vetëm se në Ramazan!

Mrekullia më  madhe është që Allahu t’i dhuron robit përqendrim në fe gjatë tanë jetës së tij. Kjo është fitorja e plotë dhe lumturia e përsosur. Allahu thotë: “Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar”. Ehkaf 13-14.

Sufjan ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i thash të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tregoma një fjalë në Islam që mos ta pyes pas teje për të askënd?! Iu përgjigj: “Thuaj besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të”.

Allahu është Ai që adhurohet në çdo vend dhe kohë dhe Ai është që detyrohemi t’i nënshtrohemi dhe mos t’i bëjmë gjynahe. Allahu thotë: “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”. Hixhër 99.

Komentuesit e Kuranit kur e komentojnë këtë ajet thonë: Adhurojeni Allahun gjithmonë deri sa t’ju vjen vdekja.

Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Për besimtarin nuk ka kohë e cila përfundon, derisa t’i vjen vdekja”.

Edhe pse mbaroi obligimi i agjërimit të Ramazanit dhe në këtë muaj u ligjësuan adhurime të llojllojshme, gjithashtu Allahu e ligjësoi edhe pas Ramazanit të vepruarit e mirësive dhe detyroi detyra dhe ndaloi nga haramet, edhe atë në çdo kohë dhe vend. Ndër to është edhe ligjësimi i agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit.  Ebu Ejub, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe pastaj e përcjell me gjashtë ditë të Shevalit sikurse të kishte agjëruar tanë vitin”.

Po ashtu e ligjësoi agjërimin e tre ditëve për çdo muaj, pastaj agjërimin e të hënës dhe të enjtes, agjërimin e ditës së Arafatit dhe Ashurës, agjërimin e dhjetë ditëve të Dhulhixhes, pastaj u ligjësua leximi i Kuranit dhe përmendja e Allahut, namazi i natës, lëmosha, e shumë të tjera.

Pra, veprat e mira ashtu si janë të ligjësuara në Ramazan, janë të ligjësuara edhe jashtë muajve të Ramazanit.

Nga mashtrimet e shejtanit është që disa njerëz falen në Ramazan, kurse pas Ramazanit e lënë namazin, apo i falin disa kohë e disa i lënë. Kjo padyshim se është kufër i madh, dhe për këtë Allahu thotë: “falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim)”. Rum 31, dhe po ashtu thotë: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz”. Mudethir 42-43.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mes njeriut dhe shirkut është lënia e namazit”.

O ju musliman, dijeni se lumturia dhe shpëtimi i përhershëm është në durimin në adhurime dhe në durimin në largimin nga mëkatet. Pikëllimi dhe humbja e përhershme është në pasimin e epsheve dhe pasioneve, dhe nëse biri i Ademit e mediton mirë çështjen do të sheh se jeta sa e shkurtë që është dhe më mirë kishte qenë për të që të merret me adhurime dhe vepra të mira.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur do t’i tubojë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë ndenjur në tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri – tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë”. Junus 45.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dy begati shumica e njerëzve i neglizhojnë: shëndetin dhe kohën e lirë”.

Kjo dynja është e shkurtër e ajo që vjen e përhershme, për këtë arsye o ti rob i Allahut vepro me qëllim që ato vepra ti takosh atë ditë kur do të dalësh para Allahut tënd.

SHEJH ALI IBËN ABDURRAHMAN EL HUDEJFE

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
SYNETET E FITËR BAJRAMIT https://www.thirrjaislame.com/synetet-e-fiter-bajramit/ Fri, 23 Jun 2017 18:12:08 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21980

Së pari e lus Allahun ashtu siç na mundësoi që ta arrijmë muajin e Ramazanit dhe na ndihmoi në agjërimin e tij, të na i pranon të gjitha adhurimet tona se Ai me të vërtetë është Bujar dhe Fisnik. Prej çështjeve që e meritojnë t’i rikujtojmë gjatë përfundimit të këtij muaji të bekuar janë edhe […]

The post SYNETET E FITËR BAJRAMIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Së pari e lus Allahun ashtu siç na mundësoi që ta arrijmë muajin e Ramazanit dhe na ndihmoi në agjërimin e tij, të na i pranon të gjitha adhurimet tona se Ai me të vërtetë është Bujar dhe Fisnik.

Prej çështjeve që e meritojnë t’i rikujtojmë gjatë përfundimit të këtij muaji të bekuar janë edhe dispozitat e namazit të Bajramit dhe ajo se çka duhet ta vepron një musliman ditën e Bajramit prej syneteve të Muhamedit, alejhi salatu ue selam.

– Muslimani duhet që ditën e Bajramit të kujdeset ta lanë tërë trupin dhe të parfumohet. Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, lahej para se të nisej për në namaz. Disa prej dijetarëve e pëlqejnë edhe shkurtimin e thonjve, shkurtimin e mustaqeve, etj, dhe poashtu e pëlqejnë që atë ditë të vishen rrobat më të bukura. Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i veshte rrobat më të bukura në të dy Bajramet.

Ibën el Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në Bajram u veshte me rrobat më të bukura që i posedonte dhe e ka pasur një xhybe të veçantë, që e ka veshur në dy bajramet dhe në xhuma.

– Pëlqehet para se të dilet për në xhami ditën e Bajramit muslimani të ha hurma. Sasia e tyre në numër duhet të jetë tek, tri apo pesë apo shtatë.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, asnjëherë nuk dilte për të falur namazin e Bajramit të Fitrit pa ngrënë pak hurma. Dhe shton në një tregim tjetër se ai, alejhi salatu ue selam, gjithnjë i hante ato në numër tek.

– Pëlqehet që muslimani të niset për në xhami nga njëra rrugë dhe të kthehet nga tjetra.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, (pasi falte namazin) ditën e Bajramit kthehej nga një rrugë tjetër”.

– Prej synetit është që namazi i Bajramit të falet në “faltoren e Bajramit” (vend i posaçëm për faljen e Bajramit) e jo në xhami. Kjo ishte synet i njohur i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe gjithnjë e vepronte.

– Nuk ka argument se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka falur namaz vullnetar para apo pas namazit të Bajramit. Kjo vlen nëse falesh në faltoren e Bajramit, mirëpo nëse falesh në xhami duhet t’i falish dy rekate përshëndetje për xhaminë.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e falin namazin e Bajramit dy rekate dhe nuk fali namaz tjetër para apo pas tij.

Ebu Katade, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë. “Nëse ndonjë nga ju hy në xhami mos të ulet pa i falur dy rekate”.

– Pëlqehet që muslimani pasi të kthehet nga xhamia t’i fal dy rekate.

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk falte namaz tjetër para namazit të Bajramit, mirëpo kur u kthente në shtëpi i falte dy rekate.

– Nuk ligjësohet thirrja e ezanit për namazin e Bajramit.
Ibën Abasi dhe Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, tregojnë se nuk ka pasur ezan as për ditën (namazin) e Bajramit të Fitrit dhe as për ditën (namazin) e Bajramit të Kurbanit.

– Namazi i Bajramit duhet të falet para se të mbahet hutbeja.
Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Kam falur namazin e Bajramit me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, me Ebu Bekrin, me Omerin dhe me Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, dhe të gjithë këta e falnin namazin e Bajramit përpara se të mbanin hutben”.

– Pëlqehet që muslimani të bën tekbire (ta madhëron Allahun) prej perëndimit të diellit të natës së Bajramit dhe ka prej dijetarëve që e kanë bërë detyrim duke u argumentuar me fjalët e Allahut: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë”. Bekare 185.

Muslimani tekbiret i fillon prej atij momenti që del prej shtëpisë e deri kur vjen imami për ta falur namazin dhe në këtë janë unik katër imamët, Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe imam Ahmedi, Allahu i mëshiroftë.

Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, bënte tekbire deri sa shkonte te faltorja dhe ato i vazhdonte deri sa të vinte imami.

Përcillet se ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thonte: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il-lAllahu, uAllahu Ekber, Allahu Ekber, ue lil-lahi el hamd”.

Pëlqehet që ato të bëhen në xhami, rrugë dhe shtëpi.

– Pëlqehet që gratë të prezantojnë së bashku me burrat në faljen e namazit të Bajramit. Ka dijetarë që thonë se dalja e grave është e patjetërsueshme dhe argumentohen me hadithin e Umu Atijeh, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit.

Ato që ishin me menstruacione i urdhëronte që të largohen nga faltorja dhe ta dëgjojnë hutben dhe këshillat dhe të prezantojnë në mirësinë e asaj dite.

– Pëlqehet që muslimanët t’ia urojnë njëri tjetrit Bajramin.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, e cek se sahabët ia uron njëri tjetrit Bajramin duke thënë: “Allahu na i pranoftë adhurimet tona dhe të juaja”.

DR. EMIN ABDULLAH SHAKAUI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post SYNETET E FITËR BAJRAMIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
ZEQATI I FITRAVE https://www.thirrjaislame.com/zeqati-i-fitrave/ Sat, 17 Jun 2017 11:50:46 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21952

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e Ramazanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut. […]

The post ZEQATI I FITRAVE first appeared on Thirrja Islame.]]>

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e Ramazanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju musliman, një prej adhurimeve që ua detyroi Allahu muslimanëve në këtë muaj të bekuar është edhe nxjerrja e zeqatit të fitrave. Allahu këtë adhurim e ligjësoi për agjëruesin që të jetë pastrim i shpirtit nga mëkatet dhe të jetë pastrim i agjëruesit nga ajo që ia pakësoi sevapet e agjërimit si ofendimi, sharja, përgojimi, etj, dhe të jetë ndihmë për të varfrit dhe të mjerët. Nxjerrja e zeqatit të fitrave është paraqitje e begatisë së Allahut që ia dhuroi robit të Tij me përfundimin e muajit Ramazan dhe poashtu është edhe veprim i një vepre të mirë.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e detyroi nxjerrjen e zeqatit të fitrave si pastrim të agjëruesit nga fjalët e këqija dhe të ndyra dhe si shpresë për të ngratin”.

Detyrohet zeqati i fitrave për çdo musliman rob ose të lirë, burrë ose grua, i cili posedon pasuri sa një sa’, e cila është shtesë e nevojave të tij dhe të familjes së tij për një ditë e natë.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, e bëri detyrim dhënien e një sa’ hurmash ose një sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman: rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit”.

Lejohet të nxirret edhe për fëmijën i cili ende është në barkun e nënës dhe kjo i pranohet si vepër vullnetare.

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, jepnim një sa’ ushqim si sadaka fitri të varfërve. Ushqimi ynë ishte ose elb, ose rrush i thatë, ose gjizë, ose hurma”.

Muslimanit i takon që ta nxjerr prej këtyre llojeve të lartpërmendura atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të varfrit dhe të mjerit dhe mos ta nxjerr më të keqen. Allahu, azze ue xhel, thotë: Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë”. Ali Imran 92.

Disa prej dijetarëve si ibën Tejmije dhe ibën Kajimi, Allahu i mëshiroftë, e kanë lejuar që muslimani ta nxjerr zeqatin edhe prej llojeve tjera ushqimore që nuk janë cekur në hadithin e Ebu Seid el Hudrijut dhe ato përdoren si mjete ushqimore të një vendi, si orizi, fasulja, etj.

Sa’i i cekur në zeqatin e fitrave është masë e barabartë me katër grushta të një njeriu mesatar. Kjo është e barabarte përafërsisht me dy filxhanë apo kupa.

Nxjerrja e zeqatit të fitrave bëhet në dy kohë:

Koha e parë e cila njihet edhe si koha e detyrimit fillon me perëndimin e diellit të natës së Bajramit dhe koha e tij më e preferuar është mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit.

Koha e dytë e cila njihet edhe si koha e lejimit është nxjerrja e fitrave një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, ua shpërndante atyre që e pranonin një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e jep para namazit është zekat i pranuar, ndërsa kush e jep pas namazit, ajo mbetet sadaka-lëmoshë e rëndomtë”.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se nxjerrja e fitrave pas kohe është mëkat dhe se nuk bie detyrimi i tij me kalimin e kohës dhe nëse e vonon muslimani deri pas namazit të Bajramit ajo për të do të jetë kaza.

Ky zeqatë u shpërndahet të varfërve dhe të mjerëve dhe lejohet që një grup apo të gjithë anëtarët e familjes t’ia japin fitrat vetëm se njërit nga të varfrit dhe poashtu lejohet që zeqati i një njeriu t’i shpërndahet më shumë së një të varfëri apo të mjeri.

Nuk lejohet nxjerrja e fitrave në para, për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, porositi që fitrat të jepen në mjete ushqimore edhe pse vlera e atyre llojeve ushqimore që i ceki ishte prezentë në mesin e tyre. Nëse ishte nevoja që fitrat të jepen në të holla padyshim se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, do ta urdhëronte në të dhe poashtu nuk dihet se ndonjë prej shokëve të tij e ka dhënë zeqatin e fitrit në para.

Baza është që muslimani ta nxjerr zeqatin e fitrave për fukarat e atij vendi që ai është prezent ditën e Bajramit, mirëpo lejohet transferimi i fitrave edhe jashtë vendit nëse fukarat e atij vendi janë më nevojtar.

Lejohet që muslimani ta angazhon familjen e tij që ata t’i japin fitrat për të në vendlindjen e tyre duke qenë ai prezent në vend tjetër.

EMIN ABDULLAH SHAKAUI

nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post ZEQATI I FITRAVE first appeared on Thirrja Islame.]]> LUFTA E BEDRIT https://www.thirrjaislame.com/lufta-e-bedrit/ Wed, 14 Jun 2017 16:50:02 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21885

Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë […]

The post LUFTA E BEDRIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë ndodhi në muajin Ramazan në vitin e dytë sipas hixhretit. Shkaku i luftës ishte se Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte arritur lajmi se Ebu Sufjani ishte drejtuar prej Shamit në drejtim të Mekës me një karvan të Kurejshëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i thirri sahabët që të dalin dhe ta marrin karvanin, për shkak se Kurejshët ishin armiq të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të sahabëve, nuk kishin marrëveshje mes tyre dhe ata ishin të cilët i larguan prej shtëpive, ua morën pasurinë dhe me këtë e merituan atë që e dëshironte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij.

Numri i muslimanëve ishte i përbërë prej treqind e dhjetë deri treqind e nëntëmbëdhjetë ushtarë, dy kuaj dhe shtatëdhjetë deve. Qëllimi primar i tyre ishte marrja e karvanit e jo lufta, mirëpo caktimi i Allahut ishte që të dyja palët të takohen pa dëshirën e tyre dhe të luftojnë mes veti.  Ebu Sufjani kur e kuptoi se muslimanët ishin në pritje të tyre e dërgoi një lajmëtar te Kurejshët që t’i lajmërojë që të dalin ta mbrojnë pasurinë, kurse vetë me karvanin e ndërroi rrugën, me qëllim që t’i ikë muslimanëve. Kur u arriti lajmi Kurejshëve menjëherë u bënë gati për luftë. E formuan një ushtri që përbëhej prej njëmijë e treqind luftëtarësh. Kishin njëqind kuaj, gjashtëqind ushtarë të veshur me parzmore, ndërsa deve kishin aq shumë, saqë nuk u dihej saktësisht numri. Kryekomandant i tyre ishte Ebu Xhehli, armiku më i madh i muslimanëve dhe Faraoni i këtij umeti.

Kurejshët u nisën pikërisht ashtu siç flet Kurani: “Të cilët dolën nga shtëpitë e tyre duke shfaqur arrogancën e për t’u reklamuar njerëzve (trimërinë dhe gajretin e tyre), dhe për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut.” Enfal 74.

Kurejshët u nisën me shpejtësi të madhe nga veriu në drejtim të Bedrit. Rrugës morën një lajm të ri nga Ebu Sufjani, nëpërmjet së cilës u thoshte: “Ju u nisët për të shpëtuar karvanin, njerëzit dhe pasurinë, por këtë e bëri Zoti. Kthehuni në Mekë.” Ebu Xhehli, i tronditur u bërtiti: “Kurrsesi nuk do të kthehemi gjersa të arrijmë në Bedër. Atje do të pushojmë tri ditë, do të therim disa deve, do të ngopemi mirë e do të pimë verë e pastaj do të festojmë. Duhet të dëgjojnë arabët për ekspeditën dhe fuqinë tonë, e kurrë më të mos mendojnë se mund të na sulmojnë.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe muslimanët e kuptuan se ushtria mekase ishte nisur për t’i ndihmuar karvanit, dhe konstatuan se nuk kishin zgjidhje tjetër dhe se nuk mund t’i iknin përleshjes, ngase kjo do të thoshte paburrëri. Pas këshillave që i bëri Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me sahabët u tha se Allahu ma premtoi fitoren mbi njërën prej dy grupeve, ose karvanin ose luftën. Atëherë u ngrit Mikdad ibën Amri, radijallahu anhu, e tha: “O Pejgamber i Allahut, shko rrugës të cilën të ka treguar Allahu. Ne jemi me ty. Pasha Allahun, çfarëdo që të ndodhë ty nuk do të themi ashtu siç i kanë thënë Beni Israilët Musait, alejhi selam: “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, e ne do të rrimë këtu.” Maide 24. – “Jo, kurrsesi, ne ty të themi – Shko ti me Zotin tënd e luftoni, e ne do të luftojmë së bashku me ju. Pasha Krijuesin, i Cili të bëri Pejgamber, po qe se nisesh edhe në pjesën më të skajshme të Jemenit ne do të luftonim së bashku me ty përderisa ta pushtoje.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,  iu falënderua dhe iu lut Allahut për të.

Prijësi i ensarëve Sad ibën Muadhi, radijallahu anhu, tha: “Ndoshta ti mendon se ensarët i japin vetes të drejtë të ndihmojnë vetëm në shtëpitë e veta e të mos largohen prej tyre, kurse unë të them në emër të tyre dhe ta jap përgjigjen e tyre, nisu nga të duash, e na jep çka të duash. Atë që do ta marrësh do të na jetë më i ëndshëm se atë që nuk do ta lije. Çdo urdhër yti, për ne është urdhër të cilin e pranojmë dhe e zbatojmë me gjithë zemër. Pasha Allahun, po qe se do të na dilte përpara edhe deti, e ti të hysh në të, edhe ne do të vinim pas teje.”

Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, e gëzuan shumë fjalët e Sadit. Kjo i dha vullnet për aksion. Ai tha: “Nisuni dhe po ju jap lajmin e mirë se Allahu më ka premtuar njërin prej dy grupeve. Pasha Allahun, më bëhet se jam duke e parë vendin e shkatërrimit të tyre.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vendosi të nisej me ushtrinë e vet në Bedër, para Kurejshëve, për të zënë një vendburim shumë të rëndësishëm të ujit.

Në muzg arritën poshtë burimeve të Bedrit dhe Habab ibën Mundhiri, radijallahu anhu, njëri nga vëzhguesit, u ngrit e tha: “A mendon, o Pejgamber i Allahut, të qëndrojmë këtu? A të ka urdhëruar Allahu që të jemi në këtë vend dhe se nuk guxojmë të shkojmë as përpara as prapa, apo kjo është çështje e mendimit të lirë, luftë dhe taktikë?” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Ky është vend për konsultim, luftë dhe taktikë.” Hababi vazhdoi: “O Pejgamber i Allahut, ky vend nuk është i mirë për të qëndruar. Nisu me njerëzit derisa të arrish gjer te pusi më i afërt i kurejshëve. Pusin rrënoje dhe mbuloje me dhe e gurë. Kështu vepro edhe me puset e tjera. Pastaj për vete do të hapim një kanal të cilin do ta mbushim me ujë. Vetëm atëherë do të nisemi në sulm. Ne do të kemi ujë për të pirë, e ata jo.” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Plani yt është i mirë.”

Allahu, azze ue xhel,  atë natë dërgoi shiun që mushrikëve u nxori probleme dhe telashe, sepse ua vështirësoi rrugën dhe lëvizjen, kurse për muslimanët kjo ishte mëshirë e Allahut sepse shiu i lau, ua pastroi trupin dhe rrobat, i freskoi ata dhe e zbuti tokën, rërën e vrazhdë dhe nguliti dashuri në zemrat e tyre. Shiu, pra, për muslimanët ishte mëshira e Allahut.

Muslimanët ndërtuan një vendkomandë në një lartësirë në anën veriperëndimore nga fushëbeteja, nga mund të kontrollohej e tërë beteja dhe zgjodhën një grup të rinjsh në krye me Sad ibën Muadhin për të mbrojtur komandantin e tyre, Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u caktoi ushtarëve vendet dhe shkoi në vijën e parë. E ngriti dorën e tha: “Këtu nesër do të vritet, inshallah filani e filani, e këtu nesër do të vritet inshallah, filani e filani.”  Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pjesën tjetër të natës e kaloi në namaz nën kurorën e një druri pranë vendkomandës, kurse muslimanët e tjerë e kaluan të qetësuar nën kupën e shkëlqyer të qiellit, me vetëbesim të plotë. Pushonin duke dëshiruar që Allahu t’u dërgonte ndonjë shenjë të mirë, të cilën nesër do ta shihnin me sytë e vet. Allahu, azze ue xhel, shpalli:(Kjo mrekulli u paraqit atëherë) Kur Zoti bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë për qetësimin tuaj nga ana e Tij, e lëshoi shiun prej reve për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit (frikësimin e tij), për t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’jua forcojë këmbët tuaja.” Enfal 11.

Kjo natë para betejës ishte në prag të xhumasë, më shtatëmbëdhjetë Ramazan të vitit dy hixhrij.

Kur mushrikët dolën në fushëbetejë, përballë tyre dolën edhe muslimanët. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, iu drejtua Allahut me këto fjalë: “O Allahu im, këta janë Kurejshët, arritën me kalorësinë dhe me famën e tyre. Ty të kërcënohen dhe flasin gënjeshtra për Pejgamberin Tënd. O Allahu im, ma ofro ndihmën Tënde, të cilën ma ke premtuar! Mposhti ata sot.” dhe “O Zoti im, plotësoje premtimin Tënd që ma ke dhënë. Të lutem, o Zoti im, Ti na ndihmo, ne fuqimisht besojmë në fjalën Tënde!”

Allahu, azze ue xhel, ia pranoi lutjet dhe shpalli: (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.  (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”. Enfal 12-14.

Në radhët e mushrikëve filloi çrregullimi. Shenjat e disfatës ishin gjithnjë e më të dukshme. Mushrikëve filluan t’u merreshin këmbët para sulmeve gjithnjë e më të fuqishme të muslimanëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem i dha urdhrin e fundit ushtrisë së vet për kundërsulm. Ai tha: “Ngjishini radhët dhe godisni me tërë fuqinë.” Pastaj shtoi: “Pasha Krijuesin, çdo njeri që merr pjesë sot në këtë betejë dhe lufton me durim të madh e nuk ikën nga lufta që të mos vritet, me siguri do të hyjë në Xhenet.” Gjithashtu u jepte zemër duke thënë: “Nisuni, nisuni, shkoni në Xhenet hapësirat e të cilit janë sa gjithë qiejt dhe Toka bashkë.”

Atëherë Umejr ibën Amri tha: “Oh, oh!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e pyeti: “E çka mendon ti me atë oh, oh?” – “Pasha Allahun o Pejgamber, asgjë tjetër veçse sikur të isha njëri prej banorëve të tij.” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: “Ti me të vërtet do të bëhesh banor i xhenetit.” -Pastaj Umejri nxori hurmat nga xhepi e tha: “Nëse jam gjallë derisa t’i ha këto hurma, atëherë me të vërtetë qenka kohë e gjatë.” Pastaj i hodhi ato dhe vazhdoi luftën, ku së shpejti vritet.

Pastaj mori një grusht pluhur dhe ua hodhi kurejshëve, e tha: “Ju shëmtofshin fytyrat”, dhe ua hodhi pluhurin në fytyrë. Asnjë mushrik nuk ka shpëtuar pa e goditur rëra në sy, apo në hundë. Në lidhje me këtë Allahu, azze ue xhel, shpalli: “Dhe ti nuk ke gjuajtur kur gjuajte, por Allahu ka gjuajtur.” Enfal 17.

Fundi i betejës po afrohej. Mushrikët filluan të iknin masivisht nga fushëbeteja. Muslimanët i arrinin, i mbytnin dhe i zinin rob dhe beteja përfundoi me humbje të madhe të mushrikëve,. Muslimanët i dhanë katërmbëdhjetë shehidë Bedrit, gjashtë muhaxhirë dhe tetë ensarë. Mushrikët patën humbje të hatashme: shtatëdhjetë të vrarë dhe shtatëdhjetë të robëruar, kryesisht udhëheqës ushtarakë, prijës të fiseve e familjeve dhe pari.

Kur mbaroi lufta, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, erdhi dhe mbi mushrikët e vdekur mbajti një fjalim: “Sa farefis i keq ishit ndaj Pejgamberit tuaj. Të gjithë më quajtët gënjeshtar, gjersa të tjerët më besuan. Ju më pengonit, e të tjerët më ndihmonin. Ju më dëbuat, e të tjerët shtëpi më dhanë.” Pastaj urdhëroi të hidheshin në një bunar të vjetër në Bedër.

Ebu Talha, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka urdhëruar në Bedër që njëzet e katër njerëz, nga paria e mushrikëve, të hidheshin në një bunar të murosur të Bedrit si njerëz të pavlerë. Pas fitores, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, zakonisht qëndronte tri ditë në atë vend. Tri ditë pas betejës urdhëroi që t’i përgatisnin devenë për rrugë. U nis për në Medinë së bashku me shokët e vet. Kur mbërritën buzë bunarit, filloi të thërriste Kurejshët e vdekur në emër: “O filan filani, o filan filani! A nuk do ta kishit më që t’i nënshtroheshit Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Ne me të vërtetë fituam atë që na ka premtuar Allahu. Po ju, a e fituat atë që ju ka premtuar Ai?”

Omeri, radijallahu anhu, tha: “O Pejgamber i Allahut, si mund t’u flasësh të vdekurve, të cilët nuk kanë shpirt?” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Pasha Allahun, ju nuk dëgjoni aspak më mirë se ata.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur arriti në Medine thirri shokët e vet për t’u konsultuar me ta rreth robërve të luftës. Atëherë Ebu Bekri tha: “O Pejgamber i Allahut, ata janë të gjithë djem të xhaxhallarëve, anëtarë të familjeve kurejshite dhe bijtë e tyre. Mendoj se prej tyre ne duhet marrë shpagim, e kjo për ne do të kishte leverdi. Ndoshta Allahu do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, e të bëhen ndihmësit tanë.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e pyeti Omerin: “Çka mendon ti, o i biri i Hatabit?” Ai u përgjigj: “Unë nuk pajtohem me Ebu Bekrin. Do të dëshiroja të më japësh një kushëri e t’ia pres kokën. Nëse Aliu nuk ia kishte bërë këtë Akil ibën Ebi Talibit, e Hamza nipit të vet, si do të dinte Allahu se nuk kemi mëshirë ndaj jobesimtarëve!? Këta njerëz janë udhëheqës, prijës dhe bajraktarë të pabesimit.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pranoi propozimin e Ebu Bekrit, kurse e refuzoi atë të Omerit.

Për disa shpagimi ishte me të holla prej njëmijë dërhem e deri në katërmijë dërhem, për disa shpagimi ishte që t’ua mësojnë fëmijëve të muslimanëve shkrimin dhe leximin, disa u lironin pa asnjë kusht në rast se kishte prej tyre dobi, e kështu me radhë.

Kjo pra ishte lufta e Bedrit ku fitoi grupi i vogël atë të madhin, për shkak se ishte e ngritur mbi fenë e Allahut, azze ue xhel, dhe e cila luftonte për ta ngritur fjalën e Allahut dhe ta mbron fenë e tij: “Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra – e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit” Ali Imran 13.

O ju musliman, kapuni për fenë e juaj që ta fitoni armikun e juaj, bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë. Bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni.

SHEJH MUHAMED EL UTHEJMIN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post LUFTA E BEDRIT first appeared on Thirrja Islame.]]> DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN https://www.thirrjaislame.com/dhjete-ditet-e-fundit-te-muajit-ramazan/ Wed, 14 Jun 2017 14:50:08 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21903

O ju muslimanë, keni frikë Allahun dhe dijeni se jeni në prag të dhjetëshit të begatshëm të fundit të muajit të Ramazanit. Këto ditë Allahu, azze ue xhel, këto ditë veçoi me vlera dhe shpërblime të mëdha dhe mirësi të shumta. Prej veçorive të këtyre ditëve është se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në këto […]

The post DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN first appeared on Thirrja Islame.]]>

O ju muslimanë, keni frikë Allahun dhe dijeni se jeni në prag të dhjetëshit të begatshëm të fundit të muajit të Ramazanit. Këto ditë Allahu, azze ue xhel, këto ditë veçoi me vlera dhe shpërblime të mëdha dhe mirësi të shumta.

Prej veçorive të këtyre ditëve është se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në këto ditë ishte më bujar në adhurime se sa në ditët e tjera.

Imam Muslimi në Sahihin e tij shënon se Aisha, radijallahu anha, ka thënë: Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ishte më bujar në adhurime në dhjetë ditët e fundit se sa në të tjerat.

Aisha, radijallahu anha, në një hadith tjetër na rrëfen se kur hynim në dhjetëshin e fundit Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, këto ditë, i shtonte punët e mira më shumë se në ditët e tjera”.

Poashtu thonte se: “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”

Prej haditheve të lartpërmendura del në pah se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në dhjetëshin e fundit iu përkushtonte adhurimeve dhe u largonte prej detyrimeve të tjera. Mejdani i adhurimeve të tij në këto ditë ishte i gjerë duke filluar prej namazit, leximit të Kuranit, pendimit, istigfarit, lëmoshës e të tjerave.

Prej veçorive të këtyre ditëve poashtu është edhe falja e namazit të natës dhe zgjatja e tij duke qëndruar më gjatë në ruku dhe sexhde. Është mirë që të zgjohet familja dhe fëmijët që të marrin pjesë së bashku me muslimanët në paraqitjen e këtij rituali dhe të marrin pjesë të gjithë në shpërblime dhe të edukohen në adhurime dhe në madhërimin e këtyre ceremonive fetare. Këtë çështje e neglizhojnë shumica e muslimanëve. I lejojnë që fëmijët e tyre të lozin nëpër rrugë dhe të edukohen prej rrugaçëve dhe nuk i marrin me vete në xhami. Rrinë deri natën vonë duke bërë muhabet dhe kur vjen koha për të falur namaz nate, flenë, duke u shpëtuar në këtë formë një sevap mjaft i madh, të cilin nuk mund ta gjejnë më gjatë atij viti. Nuk ka dyshim se ata i vë në lojë shejtani, i cili është betuar të largojë njerëzit nga bindja e Allahut. Allahu, azze ue xhel, i thotë shejtanit: “Sepse, ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike e as mendore), përveç atyre të humburve që të vijnë nga pas”. Hixhr 42.

Disa thonë se namazi i natës është namaz vullnetar dhe mua më mjafton që të kujdesem vetëm se për farzin. Atyre u përgjigjemi se kujdesi jot për faljen e farzit është i mirëpritur dhe i kërkuar dhe ne e dimë se vetëm për atë do të japim llogari, mirëpo prej nga e di ti se namazet të cilat i fal i ke të plota apo të pranuara. Ne kemi nevojë për namaze vullnetare që t’i plotësojnë mangësitë e namazeve detyruese Ditën e Kiametit.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue selem, duke thënë: “Gjëja e parë për të cilin do të jap llogari njeriu në Ditën e Gjykimit është namazi, andaj nëse namazin e ka në rregull, ka shpëtuar, e nëse namazin nuk e ka në rregull është shkatërruar. Nëse namazi i tij i është i mangët (jo i plotë), Allahu do të thotë:”Shikoni se mos ka robi im nafile, e plotësoni me nafile atë që e ka lënë mangu me farze. E pastaj do të jap llogari për veprat tjera”.

Allahu, azze ue xhel, çdo adhurimit detyrues ia shtoi edhe atë vullnetar vetëm e vetëm t’i bën dobi robit të Tij. Namazin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar, agjërimin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar. Poashtu haxhin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar, dhe kështu me radhë. Edhe në rast se adhurimeve ua jep të gjitha të drejtat e tyre që i meritojnë, prapëseprapë je i urdhëruar ta pasosh Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, ndërsaai e falte namazin e natës vazhdimisht, e mos të pyesim për dhjetëshin e fundit.

Aisha, radijallahu anha, i tha një njeriut: “Mos e le namazin e natës, ngase i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, nuk e linte, e kur sëmurej ose bëhej dembel, falej ulur”.

O ju muslimanë,

Prej veçorive të këtyre ditëve është se në to kërkohet Nata e Kadrit për të cilën Allahu, azze ue xhel, thotë: Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj”. Kadër 3.

Imam Nahaiju, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vepra në këtë natë është më e mirë se vepra në një mijë muaj të tjera”.

Ndërsa një mijë muaj o ju robër të Allahut janë tetëdhjetë e tri vite e katër muaj. Vepra e vepruar në rast se përputhet në Natën e Kadrit është më e mirë se vepra që veprohet në tetëdhjetë e tri vite e katër muaj tjera.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që fal namazin e natës Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë”.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, e kërkonte këtë natë me shpresë se do të përfitonte të mira prej kësaj nate dhe ai është shembull për këtë umet. Është e pëlqyer që të kërkohet ajo natë gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit”.

Është më e mundshme të jetë njëra prej netëve me numër tek duke u bazuar në hadithin e Aishes, e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem,  ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit”.

O ju agjërues,

Prej veçorive të këtyre ditëve të begatshme është edhe Itikafi.

Itikaf do të thotë: “Të qëndrosh në xhami për t’u veçuar në adhurimin e Allahut”.

Itikafi është prej adhurimeve të bazuara në Kuran dhe në hadithe të sakta.

Aisha, radijallahu anha, transmeton se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, bënte Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa ndërroi jetë. Më pas në xhami bënin Itikaf gratë e tij”.

Qëllimi i këtij adhurimi është që njeriu të qëndron në xhami që ta kërkon Natën e Kadrit dhe ta adhuron Allahun me namaz dhe lexim të Kuranit, me dhikër dhe dua dhe istigfar dhe nuk duhet të dal prej xhamisë vetëm se atëherë kur është e nevojshme.

Ngjallja e këtij adhurimi i cili është lënë pas dore në këtë kohë është më e mirë se Umreja. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në këtë muaj nuk e ka bërë Umren, ndërsa Itikafin nuk e linte derisa e takoi Zotin e tij. I shohim njerëzit garojnë mes veti në bërjen e Umres, ndërsa Itikafi është më me vlerë.

Kush nuk mundet të hyn në Itikaf le të kujdeset për adhurimet e tjera detyruese dhe vullnetare, si shkuarja në xhami më herët dhe ndeja në të për lexim të Kuranit dhe dhikër dhe adhurim: Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer”. Muzemil 20.

O ju muslimanë, Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” Kadër 1-5.

nga arabishtja:Irfan JAHIU 

The post DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN first appeared on Thirrja Islame.]]>
DOBITË DHE ETIKA E AGJËRIMIT https://www.thirrjaislame.com/dobite-dhe-etika-e-agjerimit/ Tue, 30 May 2017 09:32:50 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21758

Prej dobive të agjërimit është se ai në shpirtin e muslimanit mbjell frikërespekt dhe devotshmëri ndaj Allahut, azze ue xhel: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”Bekare 183. Prej dobive të agjërimit është se ia mëson […]

The post DOBITË DHE ETIKA E AGJËRIMIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Prej dobive të agjërimit është se ai në shpirtin e muslimanit mbjell frikërespekt dhe devotshmëri ndaj Allahut, azze ue xhel: O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”Bekare 183.

Prej dobive të agjërimit është se ia mëson njeriut përballjen dhe durueshmërinë, dhe kjo vjen si rezultat i durimit të tij prej largimit nga epshet dhe pasionet.

Prej dobive të agjërimit është se ia mundëson njeriut të del fitimtar kundrejt epshit të tij. Shpirti i njeriut fort anon kah epshet dhe pasionet dhe kur shpirtit i plotësohet dëshira që gjithmonë ta merr atë çka e dëshiron, atëherë njeriu është në rrezik të madh prej devijimeve që përfundimi i tyre padyshim se është i keq. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Shpirti (i njeriut) është fort I prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Jusuf 53.

Prej dobive të agjërimit është se e dobëson lëvizjen e shejtanit në trupin e njeriut, për shkak se ai lëviz në trupin e birit të Ademit ashtu si lëviz gjaku i tij në trup. Kur njeriu ia mundëson vetes të gjitha gjërat që i dëshiron epshi i tij, ia hap derën shejtanit të depërton më lehtë dhe ta mbisundon mendjen dhe shpirtin e njeriut.

Prej dobive të agjërimit është se ai ia rikujton njeriut begatitë e Allahut ndaj tij. Kur e kaplon etja dhe uria i rikujtohet se Allahu ia lehtëson atij furnizimin e ushqimeve dhe pijeve dhe e sheh se sa ka nevojë krijesa për Krijuesin dhe me këtë e rrit falënderimin ndaj Tij.

Prej dobive të agjërimit është se ai e nxit njeriun në bamirësi ndaj fukarave dhe nevojtarëve. Agjëruesin kur e kaplon uria dhe etja i rikujtohet gjendja e fukarave dhe kjo e nxit në bamirësi dhe lëmoshë ndaj tyre.

Prej dobive të agjërimit është se e mposht kryelartësinë dhe mendjemadhësinë ndaj njerëzve. Kur agjëron i pasuri dhe fukaraja, mbreti dhe dijetari, fisniku dhe tradhtari, atëherë robit i rikujtohet se nuk e dallon njërin prej tjetrit, përveç se devotshmëria dhe se njerëzit të gjithë janë robër të Allahut dhe për të gjithë vlejnë të njëjtat dispozita.

Prej dobive të agjërimit është se i bashkon muslimanët dhe i afron njërin me tjetrin. Ata agjërojnë në të njëjtën kohë, e hanë iftarin në të njëjtën kohë  dhe kjo ndikon në afrimin e tyre dhe largimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve.

Prej dobive të agjërimit poashtu është se e lehtëson veprimin e adhurimeve. Kush e vëren gjendjen e agjëruesve në Ramazan, adhurimet e tyre dhe mirësitë që i veprojnë ata, do të bindet se agjërimi është një prej shkaqeve kryesore të udhëzimit dhe e kupton thënien e Allahut, azze ue xhel: Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju” Bekare 184, dhe thënien e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: “Agjërimi është mburojë.”

Dhe në fund prej dobive të agjërimit është se e mbron trupin prej sëmundjeve dhe zemrën prej moraleve të shëmtuara.

Dijeni se agjërimi ka disa etika që duhet të respektohen.

Agjërues është ai person të cilit gjymtyrët e tij agjërojnë prej mëkateve dhe gjuha e tij prej gënjeshtre, përgojimi dhe shpifjes. Barku i tij prej ushqimi dhe pijeve dhe organi i tij prej epsheve. Flet fjalë që nuk e dëmtojnë agjërimin e tij, vepron vepra që nuk janë në kundërshtim me fenë e tij. Fjalët dhe veprat e tij i përngjajnë erës së cilën e nuhat ai që ulet afër personit i cili është i parfymosur me miskë. Çdo njëri dëshiron t’i afrohet për shkak se ndeja me të është kënaqësi e madhe, dhe se aty nuk përgojohet, nuk barten fjalë dhe nuk dëmtohet askush. Ky është agjërimi i kërkuar prej muslimanit, e jo vetëm se largimi prej ushqimit dhe pijeve.Prej etikës së agjërimit është që agjëruesi mos ta tepron me ushqim gjatë natës, por të han aq sa ka nevojë trupi i tij. Çdo ngrënie e tepërt trashëgon dembeli dhe përtaci dhe e largon agjëruesin prej qëllimit të vërtet të Ramazanit.

Prej etikës së agjërimit është vonimi i  syfyrit me qëllim që të fillon me agjërim me hyrjen e imsakut. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja” Bekare 187.

Prej etikës së agjërimit është përshpejtimi i iftarit nëse vërtetohet se dielli ka perënduar qoftë me shikim ose me dëgjimin e ezanit të akshamit.

Disa njerëz bien në disa gabime gjatë muajit të Ramazanit edhe atë duke mos fjetur një pjesë të madhe të natës, e pastaj e hanë syfyrin dhe bien në gjumë një orë ose më shumë para namazit të sabahut. Ky lloj njerëzish bien në disa gabime, prej tyre:

1- Ata e fillojnë agjërimin para kohës kur detyrohet agjërimi ( d.m.th. para se të hyn koha e imsakut ).

2- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut me xhemat dhe kështu i bëjnë mëkat Allahut duke e neglizhuar atë që ua ka obliguar.

 3- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut në kohën e duhur, dhe e falin pasi që të lind dielli. Kjo është një rrezik i madh për to për shkak se Allahu, azze ue xhel, thotë: Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet” Maunë 4-5, dhe “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta” Merjem 59.

 Pakujdesshmëria dhe braktisja që ceken në dy ajetet e lartpërmendura aludojnë në atë që nuk e fal namazin në kohën e tij të duhur.

Frikojuni Allahut dhe mos e ndërtoni fenë e juaj në një anë duke e shkatërruar anën tjetër. Islami është i ndërtuar prej pesë shtyllave: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në Haxh, prandaj praktikoni fenë e juaj dhe mos u përçani në të.

Allahu, azze ue xhel, thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e diniBekare 183-184.

 Shejh Salih el Feuzan                         

Nga arabishtja: Irfan Jahiu     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post DOBITË DHE ETIKA E AGJËRIMIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN https://www.thirrjaislame.com/vecorite-e-muajit-ramazan/ Mon, 29 May 2017 12:00:54 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21706

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë. Dijeni se prej urtësisë së madhe të Tij është ta veçon kë të donë nga krijesat e Tij dhe ta dallon njërën krijesë nga tjetra. Disa nga njerëzit i bëri të dallohen nga të tjerët dhe disa vende i bëri të dallohen nga vendet tjera dhe poashtu […]

The post VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN first appeared on Thirrja Islame.]]>

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë. Dijeni se prej urtësisë së madhe të Tij është ta veçon kë të donë nga krijesat e Tij dhe ta dallon njërën krijesë nga tjetra. Disa nga njerëzit i bëri të dallohen nga të tjerët dhe disa vende i bëri të dallohen nga vendet tjera dhe poashtu disa periudha i bëri të dallohen nga periudhat tjera dhe Allahu nga ato e veçoi dhe dalloi muajin e Ramazanit prej muajve tjerë dhe në Kuran tha: Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)“. Bekare 185.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i qartësoi edhe më gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan me një hadith të cilin na e përcjell Selman el Farisij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i cili thotë: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, na ligjëroi në ditët e fundit të muajit Shaban dhe tha: “O ju njerëz, po afrohet një muaj i madh dhe i bekuar. Në këtë muaj është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Ai që e kryen një punë të mirë vullnetare gjatë këtij muaji, është si të ketë kryer një punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ai që kryen një vepër të detyrueshme është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ky është muaji i durimit dhe shpërblimi i durimit është xheneti. Ky është muaji i barazisë dhe bujarisë dhe bamirësisë. Në këtë muaj furnizimi i besimtarit rritet. Kushdo që i jep ushqim një agjëruesi këtë muaj, kjo do të bëhet shkak që atij t’i falen mëkatet, do të shpëtojë nga zjarri dhe ai do ketë shpërblimin e tij pa i hequr personit që ushqehet asnjë pjesë të shpërblimit të tij”.

Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues”. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Allahu e shpërblen atë që ushqen një agjërues me hurmë, ujë ose qumësht. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi falje kurse fundi shpëtim nga zjarri. Atë që jep nga pasuria e vet, Allahu e mëshiron dhe e shpëton nga zjarri. Shtoni në këtë muaj katër gjëra: me dy fitoni pëlqimin e Allahut kurse me dy tjera jeni të detyruar. Dy të parat janë: dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe kërkimi për faljen e mëkateve, kurse dy të fundit janë: kërkoni prej Allahut xhenetin dhe mbështetuni në mbrojtjen e Tij nga zjarri. Kush i jep ujë agjëruesit, Allahu i jep atij prej lumit tim dhe nuk ndien etje derisa të hyjë në xhenetin e Allahut”.

O ju robërit e Allahut, në këtë hadith janë të qartësuara gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e ka përshkruajtur këtë muaj si të madh dhe të bekuar. Këto dy cilësi i japin një veçori të posaçme muajit Ramazan kundruall muajve tjerë. Çdo çast i këtij muaji përshkruhet se është i madh dhe i bekuar. I bekuar në kohë, i bekuar në vepër dhe i bekuar në shpërblim. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, lajmëroi se në të është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Ajo natë është nata e Kadrit dhe muaji Ramazan veçohet me të për arsye se ajo natë nuk gjendet në muajt e tjerë. Ajo natë është më e mirë se çdo natë tjetër dhe në Kuran përshkruhet me cilësi të mëdha.

Ajo është nata kur zbriti Kurani: Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit”. Kadër 1. Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, e cek se Kurani ka zbritur i kompletuar në qiellin e parë të dynjasë, i cili njihet me emrin Bejtul Iz’zeh, dhe kjo ka ndodhur natën e Kadrit. Ajo natë është nata e bekuar ashtu siç e përshkruan Allahu në Kuran: Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar”. Duhan 3. Ajo është nata kur zbresin melekët me mirësi: “Melekët dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë”. Kadër 4. Ajo është nata kur vendoset përcaktimi vjetor: “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë”. Duhan 4. Ajo natë e tëra është paqe: “Paqe është ajo deri në lindjen e agimit”. Kadër 5. Ajo natë e madhe me begatitë dhe mirësitë e saj është një nga veçoritë e muajit Ramazan.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Agjërimi gjatë ditës në këtë muaj është një prej shtyllave të Islamit dhe me përfshirjen e një prej shtyllave të Islamit gjatë këtij muaji ky muaj veçohet prej muajve tjetër. Poashtu veçohet edhe me faljen e teravive, i cili është një prej namazeve të lavdërueshme, dhe falja e tij nuk ligjësohet jashtë këtij muajit.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se shtohen sevapet në këtë muaj. Puna vullnetare në sevap është si sevapi i një pune të detyrueshme në çdo kohë tjetër dhe puna e detyrueshme në sevap është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Nuk dihet se sevapet shtohen në një muaj tjetër si në muajin e Ramazanit dhe kjo veçori e bën këtë muaj të veçohet prej muajve tjerë.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i durimit. Muslimani bën durim nga largimi i epsheve dhe bën durim në vështirësitë e adhurimeve. Durimi është një nga nënshtrimet më të rënda për shpirtrat dhe për këtë arsye shpërblimi i tij është xheneti: Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë“. Zumer 10.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i bujarisë. Bujaria e Allahut në këtë muaj shfaqet me faljen e robërve të Tij dhe lirimin e tyre prej zjarri të xhehenemit. Kurse bujaria mes robërve shfaqet me barazinë mes tyre, ushqimin e të varfërve, ushqimin e agjëruesve dhe me butësinë mes tyre.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i mëshirës mes njerëzve dhe muaj i zbritjes së mëshirës prej Mëshiruesit. Pasaniku e mëshiron të varfrin, i forti e mëshiron të dobëtin, sunduesi e mëshiron atë që është nën pushtetin e tij, kurse ata që mëshirojnë Allahu i mëshiron.

Poashtu prej veçorive të këtij muaji është shumëllojshmëria e mirësive në të. Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje kurse fundi i tij lirim prej zjarri.

O ju robërit e Allahut, është e pamundur që një muaj t’i posedon këto cilësi dhe veçori dhe njeriu mos të gëzohet me ardhjen e tij. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e luste Allahun që t’ia mundëson ta arrin muajin Ramazan dhe kur hynte muaji Rexheb thonte: “O Zot, bekona në muajin Rexheb dhe Shaban dhe mundësona ta arrijmë muajin Ramazan”. Kurse të parët tanë e lusnin Allahun gjashtë muaj që t’ua mundëson që ta arrijnë muajin Ramazan, e pasi që e arrinin e lusnin edhe gjashtë të tjera që tua pranon muajin Ramazan. Shkaku i kësaj lutjeje ishin adhurimet e shumta dhe mirësitë e shumëllojshme që i jepte ky muaj.

Allahu, azze ue xhel, thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është I sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. Bekare 183-185.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN first appeared on Thirrja Islame.]]> PRITJA E MUAJIT TË RAMAZANIT https://www.thirrjaislame.com/pritja-e-muajit-te-ramazanit/ Sun, 28 May 2017 08:33:28 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=21693

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin […]

The post PRITJA E MUAJIT TË RAMAZANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahut dhe robin e Allahut.

Të nderuar vëllezër muslimanë,

Frikojuni Allahut me frikërespekt të vërtet dhe dijeni se Ai ju mbikëqyr kudo që të jeni në fshehtësi apo haptazi.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”Bekare183.

Çdo musliman është mallëngjyer për muajin e Ramazanit, muajin e mëshirës dhe Kuranit.  Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit. Prangosen shejtanët dhe në të është një natë më e mirë se një mijë muaj. Ky muaj ditët i ka të caktuara, kujtimet dhe kënaqësitë e paharruara, dhe veprat e mira të dyfishuara. Prandaj ju o vëllezër të Islamit, ju përgëzoj me zotërinë e muajve i cili na vjen pas një mungese të gjatë, ashtu si i përgëzonte Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, shokët e tij dhe u thoshte: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bekuar. Allahu ju ka urdhëruar të agjëroni në të. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit kurse mbyllen dyert e xhehenemit. Në këtë muaj shejtanët mbyllen. Në këtë muaj është nata e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga kjo e mirë, ai është vërtet i privuar.”

Si mos të përgëzohet mëkatari kur i mbyllen dyert e xhehenemit dhe i hapen dyert e mëshirës dhe pendimit? Si mos të përgëzohet i mençuri kur në këtë kohë lidhen shejtanët? Muaj që nuk e arrin asgjë dhe askush në të mira dhe dobi. Ky muaj është muaj i fitoreve për Umetin. Në këtë muaj u fitua lufta e Bedrit, u çlirua Mekja, e më vonë Endelusi dhe Hitini e shumë të tjerë.

Sot disa prej muslimanëve Ramazanit ia humbin shkëlqimin dhe vlerën e tij. Në vend që ta veçojnë me agjërim dhe Kuran ata i braktisin shtëpitë për udhëtime dhe aventurë. Disa e shfrytëzojnë që ditën të flenë, ndërsa natën të lozin dhe argëtohen dhe ta luftojnë Allahun me mëkate.

Ardhja e këtij muaji është begati e madhe për atë që Allahu nuk ia merr shpirtin. Dëshira e sa njerëzve ka qenë që ta agjërojnë këtë muaj të shenjtë, por sot nuk janë në mesin tanë?! Sa prej nesh këtë vit do ta agjërojmë së bashku e vitin tjetër Ramazanin do ta presim në varre: “Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” Lukman 34.

Si ta gostitim këtë mysafir të vlefshëm?

Ky mysafir gostitet me hapjen e zemrave para se t’ia hapim dyert e shtëpisë, dhe me pastrimin e shpirtrave dhe pastrimin e pasurisë.

Prandaj, ti i cili i bën mëkat Allahut pendohu me sinqeritet që zemra jote të përmirësohet dhe gjendja jote të drejtohet. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”. Tehrim 8.

O ju muslimanë,

Ky muaj është muaj i mëshirës dhe i faljes mes njerëzve. Muaj i largimit prej urrejtjeve dhe armiqësive, shkaqe që Umetin e përçanë dhe e dobësuan. Atë që Ramazani e takon si mos respektues i prindërve, këputës i lidhjeve familjare, braktisës i vëllezërve të Islamit, përgojues dhe shpifës në nderin e myslimanëve, u lexojmë ajetet:“Frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë” Enfal 1, dhe “Kurse ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira – Ne nuk ngarkojmë askënd më tepër nga sa ka mundësi – ata janë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu.” Earaf 42-43.

Ky muaj është muaji i ndihmesës dhe lëmoshës. Prej urtësive të tij është që muslimani të bashkëvepron me vëllezërit e tij në të gjitha sferat dhe t’i përgjigjet thirrjeve të varfërve dhe të dobëtëve. E ndjen në vete varfërinë e tyre, pikëllohet me pikëllimin e tyre dhe i dhemb shpirti me dhimbjen e shpirtrave të tyre. Ia zgjat dorën me lëmoshë dhe ndihmë dhe shpreson që Allahu veprat dhe pasurinë t’ia dyfishon: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” Bekare 261.

Ky muaj është muaji i lutjeve dhe duave. Pasuria e fituar me haram është shkak i belave. Lutjet nuk pranohen, ëndrrat dhe shpresat nuk realizohen dhe dyert e qiejve nuk hapen. Pritja e Ramazanit me pastrimin e pasurisë prej haramit dhe bërjen e duave të sinqerta janë shpresa e muslimanit në dynja dhe ahiret: “Kur robërit e Mi (besimtarë)të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” Bekare 186.

Shiko në veten tënde, hulumto në shtëpinë tënde, fute dorën në xhepin tënd, pastroje pasurinë prej çdo harami që të dalësh para Allahut me zemër të frikësuar, pasuri të pastruar dhe lutje të sinqerta të cilave u hapen dyert e qiejve.

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:“Pesë namazet, namazi i xhumasë deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë shkak për faljen e gjynaheve që janë bërë në mes tyre, nëse largohesh nga gjynahet e mëdha.”

Ata të cilët e kuptojnë Ramazanin si medrese për forcimin e imanit, pastrimin e moralit dhe forcimin e vullnetit, ata janë që përfitojnë prej tij. Gjatë ditës e shijojnë kënaqësinë e agjëruesit, gjatë natës e shijojnë ëmbëlsinë e namazit dhe lutjeve, ata janë të cilëve u hapen dyert e xhenetit dhe u mbyllen dyert e xhehenemit, dhe i takojnë melekët natën e Kadrit me paqe dhe përgëzime. Ata janë të cilët ndahen prej Ramazanit të mëshiruar dhe të falur, me pendim dhe lutje të pranuar, dhe me besim të ripërtërirë dhe të forcuar.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Abdullah ibën Amër ibën Asit, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin në ditën e Kiametit.Agjërimi thotë: “O Zot ai është ndalur nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, më lejo të jem ndërmjetësues për të”. Dhe thotë Kurani: “O Zoti im ai është ndalur nga gjumi natën, më lejo të jem ndërmjetësues për të dhe u jepet leja për ndërmjetësim.”

Sad ibën Sehël, radijallahu anhu, na transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet në xhenet është një derë e cila quhet Rejan, nëpër të cilën Ditën e Kiametit do të hynë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër përveç tyre. Do të thirret nga ajo derë ku janë agjëruesit. Pasi që të hynë ajo derë mbyllet dhe nuk do të mund të hyjë në të askush tjetër.”

Të parët tanë të mirë e kuptuan urtësinë e Ramazanit. Ditët e tyre ishin angazhim, prodhim dhe përsosmëri. Netët e tyre ishin asketizëm, namaz dhe Kuran. I tërë muaji për to ishte adhurim, mësim dhe bamirësi. Gjuhët e tyre agjëruese nuk përgojonin, sytë e tyre agjëruese haram nuk shikonin dhe zemrat e tyre agjëruese kah asnjë mëkat dhe gjynah nuk mëtonin.

Sot disa prej muslimanëve i morën të parët si model dhe e morën Ramazanin si sezon i adhurimeve dhe dyfishim i shpërblimeve. Ditën e agjëruan me përkushtim dhe natën u falën me përkushtim. Ndërsa disave prej tyre Ramazani nuk u bëri aspak dobi. Ditën e morën për gjumë, natën për argëtim, ngrënie dhe dëfrim. Allahu e bëri largim prej ushqimeve dhe epsheve dhe ndihmë të varfërve, ata e bënë bollëk të ushqimeve dhe pijeve duke u lavdëruar para njerëzve se unë jam i pasur.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Allahu i lartësuar ka thënë: Çdo vepër që kryen biri i Ademit është për të dhe çdo vepër e mirë i shpërblehet me dhjetë të mira deri në shtatëqind, përveç agjërimit, sepse agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të, ai largohet prej epsheve dhe ngrënies për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut.”

“Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë. Ai që fal namazin e natës gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë. Ai që fal namazin e natës Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë.”

“Kush e agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu ia largon atij fytyrën prej zjarrit të xhehenemit shtatëdhjetë pranvera.”

E lus Allahun, azze ue xhel, që në këtë muaj të na falë dhe mëshirojë, adhurimet të na i shtojë, duatë dhe lutjet të na i pranojë, neve të gjithëve dhe prindërit tanë dhe familjet  e tona prej Zjarri të na liron.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post PRITJA E MUAJIT TË RAMAZANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>