Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Ndihmë fshatarëve të Hasanbegut [FOTO]

E falënderojmë dhe lavdërojmë Allahun, Zotin e botëve. Ndërsa, paqja dhe bekimet më të zgjedhura qofshin mbi pejgamberin tonë të dashur, Muhamedin s.a.u.s. Më pas, e falënderojmë Allahun e Madhëruar që na mundësoi edhe sot të dalim në fshatin Hasanbeg, atje ku para tri ditëve vërshima e madhe e ujit shkaktoi dëme të mëdha materiale, dhe të kontribuojmë në ndihmë të fshatarëve. Duke i konsideruar si gjëra më fundamentale dhe më të nevojshme për banorët e Hasanbegut, sot i kemi furnizuar ata me bukë, ujë, miell dhe rroba të ndryshme për fëmijë dhe të rritur, si: çorapë, pantallona, bluza, rroba për fjetje dhe të ngjashme. Shpresojmë që edhe ditëve në vijim të jemi në shërbim dhe në ndihmë të fshatarëve. Kurse, Allahun e lusim që t’ua kthejë buzëqeshjen në fytyrat e tyre dhe t’ua përmirësojë gjendjen.

IMG_0231

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

Comments are closed.