Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

“Orari Mësimor” (29-09-2016) në Sh.f. “Petar Zdravkovski”.

Duke u nisur nga fakti që edukimi dhe arsimimi është një nga vlerat më të rëndësishme të progresit intelektual të një komuniteti dhe se detyra më e çmuar e qytetërimit është të mësojë njeriu të mendojë, e nxorëm në dritë edhe projektin e rradhës, shpërndarjen e Orareve Mësimore për filloristë, me qëllim lehtësimin e rrugës drejt absorbimit të diturisë dhe kurimit të injorancës. Pikërisht i gjithë ky projekt ngritet mbi këtë moto: “Dituria është ilaçi i injorancës”.

Me këtë objektiv kemi synuar t’i përfshijmë të gjitha trojet e myslimanëve ku flitet shqip, edhe atë, duke nisur që nga Shkupi, Kumanova, Tetova, e deri te disa qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, me 50 000 Orare Mësimore.

Shpresojmë që Allahu i Madhëruar të jetë i kënaqur me këtë vepër, ashtu siç ka qenë edhe qëllimi kryesor i fillimit të këtij projekti!

Sot, më datë 29.09.2016, me sukses realizuam shpërndarjen e 600 Orareve Mësimore. Shpërndarja u realizua në Shkup, në Sh.f. “Petar Zdravkovski”.

1

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

Comments are closed.