Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera

Fiqtë janë fruta që konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli.

Disa nga arsyet se pse duhet të konsomohen fiqtë janë:

Fiqtë janë të pasur me enzima, të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tres.

Janë anti imflamatorë

Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Rënia në peshë

Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

Shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Por mund të shkaktojnë edhe alergji

Fiqtë hyjnë në kategorinë e ushqimeve që japin alergji në disa raste, prandaj personat e ndjeshëm duhet të bëjnë kujdes me konsumin e tyre.

 

http://shendetiim.al

Comments are closed.