Kur'an | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Mon, 20 Apr 2020 10:53:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Kur'an | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 E PËRSE ATA NUK PENDOHEN TEK ALLAHU?! || Recitim madhështor nga Shejh Jasir El-Dosari https://www.thirrjaislame.com/e-perse-ata-nuk-pendohen-tek-allahu-recitim-madheshtor-nga-shejh-jasir-el-dosari/ Fri, 17 Apr 2020 05:11:52 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33472 ]]>

The post E PËRSE ATA NUK PENDOHEN TEK ALLAHU?! || Recitim madhështor nga Shejh Jasir El-Dosari first appeared on Thirrja Islame.]]>
MUHAMED EL-LUHAJDAN || Sureja Ali-Imran 102-108 https://www.thirrjaislame.com/muhamed-el-luhajdan-sureja-ali-imran-102-108/ Fri, 17 Apr 2020 05:07:03 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=33457 ]]>

The post MUHAMED EL-LUHAJDAN || Sureja Ali-Imran 102-108 first appeared on Thirrja Islame.]]>
Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij https://www.thirrjaislame.com/vlera-e-leximit-te-kuranit-dhe-bartesit-e-tij/ Thu, 29 Nov 2018 20:20:52 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=32073

Ka thënë All-llahu : ”Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut dhe e falin namazin si dhe shpenzojnë nga ajo që u kemi dhënë fshehurazi dhe haptazi, ata shpresojnë për një tregti që nuk humbet. Ai (Allahu) do ua plotësoj shpërblimin e tyre edhe do u shtojë nga mirësia e Tij, vërtetë Ai është […]

The post Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij first appeared on Thirrja Islame.]]>

Ka thënë All-llahu : ”Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut dhe e falin namazin si dhe shpenzojnë nga ajo që u kemi dhënë fshehurazi dhe haptazi, ata shpresojnë për një tregti që nuk humbet. Ai (Allahu) do ua plotësoj shpërblimin e tyre edhe do u shtojë nga mirësia e Tij, vërtetë Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.“ transmetohet nga Uthman ibn Affani r.a. se kë thënë: Ka thënë i dërguari i All-llahut : ”Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” që transmetohet nga imam Buhariu në librin e tij, që është libri më i vërtetë pas Kur’anit.

Transmetohet nga Aishja r.a. së ka thënë: ka thënë i dërguari: ” Ai i cili e lexon Kur’anin dhe është i shkathtë në leximin e tij është me melaiket e ndershme, ndërsa ai i cili e lexon Kur’ani dhe ka pengesa gjatë leximit si dhe ka vëshirësi, ai I ka dy shperblime.” transmetohet nga imam Buhariu dhe imam Muslimi.

Transmetohet nga ebu Musa el Esh’ariju r.a. se ka thënë: ka thënë i dërguari: ”Shembulli i besimtarit që e lexon Kur’anin është sikur shembulli i qitros, e ka aromën e mirë dhe shijen e mirë, shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i hurmës, nuk ka erë por ka shijen e mirë, ndërsa shembulli i hipokritit i cili e lexon Kur’anin është sikur shembulli i borzillokut, ka aromën e mirë mirëpo shijen e idhët, si dhe shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kur’anin është sikur shembulli i kungullit të egër, nuk ka aromë dhe se shijen e ka të idhët.”, transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmetohet nga ebu Umame el Bahiliu r.a. se ka thënë: kam dëgjuar pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Lexone Kur’anin sepse vjen ditën e kijametit ndërmjetësues për lexuesin e tij.” tranmeton Muslimi.

Transmetohet nga ibn Omeri r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm se në dy gjëra, një njeri që ia ka dhënë All-llahu Kur’anin dhe ai e lexon atë gjatë natës dhe ditës  si dhe një njeri që i ka dhënë All-llahu pasuri dhe ai e shpenzon atë gjatë natës dhe ditës.” transmeton Buhariu dhe Muslimi. Transmeton Abdull-llah ibn Mesudi r.a.: “Nuk ka xhelozi përveç se në dy gjëra, një njeri që i ka dhënë Allahu pasuri dhe e ka shkatërruar me të si dhe një njeri që i ka dhënë Allahu urtësi dhe ai me të gjykon dhe i mëson tjerët.” transmeton Buhariu Muslimi.

Gjithashtu transmetohet nga Abdulla ibn Mesudi r.a.se ka thënë: Ka thënë pejgamberi alejhi selam: “Më të vërtetë ai i cili e lexon një shkronjë nga Kur’ani atij i takon një e mirë, kurse një e mirë shpërblehet me dhjetëfish. Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.” transmeton Tirmidhiu.

 

Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili nuk ka në brendësinë e tij asgjë nga Kur’ani është sikur shtëpia e shkatëruar.” transmeton Tirmidhiu dhe i cili tha : “Hadith i mirë, i vërtetë.” Transmetohet nga Abdulla ibn Amr ibn Asi r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: ” I thuhet lexuesit të Kur’anit, lexo dhe ngritu, lexo sikur ke lexuar në dunja dhe se vendi ytë është në ajetin e fundit që e lexon.” transmetohet nga Ebu Davudi, Nesaiu, dhe Tirmidhiu i cili tha: “Hadith i mirë, i vërtetë.”

Transmetohet nga Muadh ibn Enes r.a. se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin dhe vepron me të, iu vishet prindërve të tij një kurorë ditën e kijametit, drita tij është më e mirë se drita e diellit në shtëpitë e kësaj bote, e çka ua mer mendja juve për atë i cili vepron me të?!

Ebu Davudi transmeton nga imam Darimiu me zinxhir nga Abdulla ibn Mesudi r.a. se ka thënë: “Lexone Kur’anin se Allahu i lartësuar nuk e dënon një zemër që është e mbushur me Kuran, dhe Kurani është gostia e Allahut të lartësuar, kush hyn në të është i sigurtë, dhe kush e donë Kuranin le të përgëzohet.”

Nga Abdulhamid el Himani tha se e kam pyetur Sufjan eth Theuriun se cili është më i dashur tek ti një njeri që lufton apo një njeri që e lexon kuranin?  Tha: “Ai që lexon Kuranin sepse pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Mr. Ibrahim Sherifi

www.thirrjaislame.com

The post Vlera e leximit te Kur’anit dhe bartësit e Tij first appeared on Thirrja Islame.]]>
MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI I CILI E MËSON KURANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE https://www.thirrjaislame.com/me-i-miri-prej-jush-eshte-ai-i-cili-e-meson-kuranin-dhe-ua-meson-te-tjereve/ Sat, 03 Mar 2018 12:40:19 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=18199

Disa përsiatje me  fjalën e Pejgamberit , sal-allahu alejhi ue selem,: ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve “ Kjo  temë është një dëshirë e imja që mes një përmbledhje përsiatjesh ta komentoj hadithin që e transmeton Othman b. Afani  radijallahu anhu  prej Pejgamberit […]

The post MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI I CILI E MËSON KURANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE first appeared on Thirrja Islame.]]>

Disa përsiatje me  fjalën e Pejgamberit , sal-allahu alejhi ue selem,: ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve

Kjo  temë është një dëshirë e imja që mes një përmbledhje përsiatjesh ta komentoj hadithin që e transmeton Othman b. Afani  radijallahu anhu  prej Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, ku thotë: ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve ” (Shënon Buhariu) , duke kërkuar prej Allahut azze ue xhel që ti bëj dobi atij që e ka shkruajtur këtë teme dhe atij që e lexon.

     Përsiatja e parë: Nga hadithi nënkuptohet se dituritë dallohen mes veti në mirësi dhe meritë.

     Përsiatja e dytë: Nga hadithi mësojmë se dituria më e mirë është  mësimi i kuptimit të Kuranit dhe veprimi me atë që e mëson, e jo mësimi i tij  përmendësh pa e ditur kuptimin e tij. Thotë Ibën Tejmijje Allahu e mëshiroftë: Obligohet të dihet se Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, ua ka sqaruar shokëve të tij kuptimin e Kuranit sikurse ua ka sqaruar fjalët e tij, dhe fjala e Allahut azze ue xhel : ” Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)” Nahl  44., i përfshin të dyja kuptimet .

Ka thënë Abdurrahman Sulemi: Na treguan ata të cilët na e lexonin Kuranin, si Othman b. Afani dhe Abdullah b. Mesudi e të tjerët,  se nuk i kalonin dhjetë ajete çka i mësonin me Pejgamberin ,sal-allahu alejhi ve selem, derisa nuk e mësonin kuptimin e tyre dhe nuk punonin me ato ajete. Dhe thanë : Kështu  i mësuam të gjitha së bashku, Kuranin, kuptimin e tij dhe punën me të.

     Përsiatja e tretë: Nga hadithi mësohet se mirëbërësia e mësuesit të Kuranit dhe atij që e mëson nuk është afatshkurte dhe e përkufizuar me periudha dhe vende, por ajo është e përhershme, e vazhdueshme në çdo vend dhe çdo periudhë. Ajo është mirëbërësi në këtë botë, në varr dhe në ahiret, dhe këtë e vërteton fjala e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ve selem,: “Le të jetë imam ai i cili di më së miri leximin e Kuranit. ( Ahmedi, Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibën Maxheh).

Vlera e imamit është e lartë dhe respektuese. Prandaj, më meritor për këtë pozitë është ai i cili e njeh më së miri Kuranin, për shkak vlerës dhe pozitës së lartë që e ka tek Allahu azze ue xhel, e jo pasaniku për shkak pasurisë që e posedon, apo pozitës që sundon, apo prejardhjes që e ka.

Kurse, argument për mirëbërësin në varr, e kemi atë që ndodhi në luftën e Uhudit. Numri i dëshmorëve ishte i madh, saqë sahabët e kishin vështirë  ta varrosin secilin prej tyre në varr të veçantë. Vendosën ti varrosin nga dy persona në një varr, por para se ti varrosnin i pyeste Pejgamberi ,sal-allahu alejhi ue selem, shokët e tij, se cili prej tyre dinte më së tepërmi Kuran. Për atë që i tregonin se ishte më i dituri i jepte përparësi në varr.( Shënon Buhariu)

Kurse argument për mirëbërësin në ahiret, është fjala e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem,ku thotë: ” Lexuesit të Kuranit kur hyn në Xhenet do t’i thuhet: Lexo dhe ngritu. Fillon të lexon dhe për çdo ajet të lexuar ngritët për një shkallë derisa ta mbaron leximin”.( Ahmedi)

Me një hadith tjetër transmetohet : ” I thuhet lexuesit të Kuranit : Lexo, ngritu dhe recito ashtu siç recitove në dunja,  se me të vërtet vendbanimi i yt do të jetë aty ku do të përfundosh ajetin e fundit”.( Ahmedi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu).

Prandaj, ti o besimtar kujdesu dhe sakrifikohu  që ta arrish këtë mirëbërësi, por para se të gjithash kërko prej Zotit tënd  përkrahje dhe palëkundshmëri, se padyshim  në fund do të dalësh fitimtar.

     Përsiatja e katërt: Nga hadithi mësojmë se përpikshmëria e vazhdueshme në mësimin e Kuranit dhe mësimdhënien e tij, dhe kujdesia prej asaj që e njollos dhe e zbeh atë, janë shkaktar  për mbijetesën e kësaj mirëbërësie të madhe.

Hyrën disa persona tek Kirz b. Vebreh të cilin e gjetën duke  qajtur dhe duke  thënë: Asnjëherë nuk kam hasur probleme në leximin e Kuranit, por sot nuk mundem të lexoj, e kjo është si pasojë e mëkatit tim, të cilin nuk mundem ta zbuloj se ku e kam bërë.

     Përsiatja e pestë: Hadithi na mëson se prej fryteve të asaj mirëbërësie është lehtësimi  i nxjerrjes të argumenteve dhe dëshmive prej ajeteve të Kuranit. Thotë Ebu Abdullah b. Bishr el Katani: Nuk kam parë njeri që më së miri i nxjerrke argumentet prej Kuranit se Ebi Sehl b. Zijad.

Ishte fqiu jonë. Tërë natën e kalonte në namaz dhe lexim të Kuranit, saqë për shkak leximit të tepërt të Kuranit, kur fliste i nxjerrke argumentet sikur ta kishte Kuranin para tij të hapur.

     Përsiatja e gjashtë: Prej fryteve të asaj mirëbërësie poashtu është edhe bekimi në marrjen e diturisë . Porositi dijetari i fikut Ibrahim b. Abdulvahid el Makdesi  Abas b. Abdudajmin, duke i thënë: Lexo së tepërmi Kuran dhe mos e neglizho, se Kurani ta lehtëson atë që e kërkon, aq sa ti atë e lexon. Pastaj i tha: E kam vërejtur dhe provuar shumë herë, se kur e lexoja shumë Kuranin, mu lehtësonte të dëgjoj dhe shkruaj sa më shumë hadithe të Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, kurse kur e neglizhoja  ndodhte e kundërta.

     Përsiatja e shtatë: Nga hadithi mësojmë se paraqitja e gjurmëve të shëmbëlltyrës në mësuesin e Kuranit, aludon në fitimin e asaj mirëbërësie.

I përshkruante imam Dhehebiu Allahu e mëshiroftë  disa prej lexuesve të i cilët i kishte takuar në kohën e tij, prej tyre:

– Ibrahim b. Felah, ishte njeri i devotshëm, i mirë, i respektuar dhe i nderuar, kishte pamje të bukur, e njihte mirë hadithin e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, kishte merita të shumta, ishte i njohur me drejtësi dhe me fenë e tij.

-Jahja b. Ahmed, ishte njohës i leximeve të Kuranit, besimtar i mirë, ishte shumë i qetë, modest dhe turpëroheshte shumë.

-Ahmed b. Mu’min, ishte prej dijetarëve më të dalluar në besim dhe modesti,në merita dhe njohje të leximeve të Kuranit ( Kiraete).

     Përsiatja e tetë: Fjala e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem,: ” E ka mësuar Kuranin dhe ua ka mësuar të tjerëve “, në vete përmban durim dhe përqëndrim për mësuesin dhe atij që e mëson Kuranin. Kjo është prej gjërave që kërkon mund e sakrificë shpirtërore, ku si rezultat i kësaj sakrifice vjen edhe fitorja.

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.” Ankebut 69.

I biri i Omerit Abdullahu( Allahu i mëshiroftë) qëndroi disa vite vetëm  në leximin e  sures Bekare.

 Tha Ebu Bekr b. Ajash: Lexoja Kuranin tek Asim b. Ebi Nuxhudi dhe më urdhëronte ti lexoja atij çdo ditë vetëm nga një ajet. Më tha se kjo është më e përshtatshme për ty. Frikohesha se do të vdes hoxha i im dhe nuk do të mund ta mbaroj Kuranin, prandaj kërkoja prej tij që të lexoj më tepër, që në fund të pranoj që ti lexoj atij vetëm nga pesë ajete.

Kjo dallon sipas asaj që e sheh mësuesi, se çka është më e dobishme për nxënësin e tij. Allahu i mëshiroftë të parët e tonë për ambiciet e tyre të mëdha që i kishin për mësimin e librit të Allahut.

Prej ambiciozëve në mësimin e Kuranit vlen të përmendet biografia e Muhamed b. Ahmed el Mukrij, i cili qëndroi një kohë të gjatë duke i mësuar ata çka nuk dinin leximin e Kuranit. Shumë njerëz e mbaruan leximin tek ai, duke vazhduar kështu shumë vite me radhë.

Tha el Kadi Ebu el Hasen: Ishte mësues mbi gjashtëdhjetë  vite dhe mësoi shumë njerëz.

Prej rrëfimeve të këndshme që rrëfehet për ambicie, durim dhe përqëndrim në kërkimin e diturisë, vlen të përmendet atë që e cek Imam Dhehebiu në biografin e  Sulejm ibën Ejubit, ku thotë:

” Tha Sehl b. Bishr: Na tregoi Sulejmi se në fëmijërinë e tij kur ishte afro dhjet vjetësh, jetonte në një vend të quajtur R’aj. Një ditë prej ditëve në atë qytet erdhën disa dijetarë, e Sulejmi ishte në xhami duke lexuar  Kuran. Iu afrua njëri prej tyre dhe i tha: Afrohu dhe lexo. Rrëfen Sulejmi dhe thotë: Tentova të lexoj, por në atë moment mu lidh gjuha dhe nuk munda fare të lexoj. Më tha: A ke nënë? I thashë: Po. Tha: Thuaj asaj që të bëjë dua për ty, që Allahu azze ue xhel të furnizoj me lexim të Kuranit dhe me dituri. I thashë se do ti them, e pastaj u ktheva në shtëpi dhe kërkova prej saj që të bëjë dua për mua. Nëna ime e pranoi kërkesën time dhe bëri dua për mua. Unë pasiqë u rrita, e mora rrugën për në Bagdad që të kërkoj dituri, dhe atje e mësova gjuhën Arabe dhe Fikun, e pastaj u ktheva në vendlindje.

Një ditë prej ditëve isha në xhami duke e komentuar ” Muhtesar el Mizni” ( Libër i fikhut Shafij) erdhi i njëjti dijetar që më tha të kthehem te nëna ime dhe ajo të bën dua për mua. Na përshëndeti dhe u ul në ndejën tonë, por mua nuk më njihte fare. Ndëgjonte duke e komentuar librin, por u shihte qartë se nuk kuptonte fare nga ajo çka komentonim. Pastaj, tha i habitur: Kur mësohet ajo që ju e komentoni? Dëshirova ti them: Si të ke nënë, kthehu tek ajo dhe thuaj që të bën dua për ty, por u turpërova.

     Përsiatja e nëntë: Nga hadithi nënkuptohet se në ato vende ku mësohet Kurani ka mirësi të shumta , dhe argument  për saktësinë e asaj çka e thamë është fjala e Pejgamberit ,sal-allahu alejhi ue selem, i cili thotë: ” Ata njerëz që tubohen në shtëpinë e Allahut( xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t’ju vijë atyre paqja ( qetësia ) e plotë e Allahut dhe do ti mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t’i lavdërojë tek ata që i ka pranë”. ( Ebu Davudi)

     Përsiatja e dhjetë: Nga hadithi mësojmë se mësimi i Kuranit dhe mësimdhënia e tij bëhet në xhami.  Të parët tanë e kanë praktikuar këtë metodë dhe e kanë përcjellur brez pas brezi, në çdo kohë dhe vend deri në ditët e sotme.

Thotë Suvejd b. Abdulaziz: Ebu Derda pasiqë e falte namazin e drekës në xhamin e Damaskut, i afroheshin njerëzit që ti lexojnë. Formonte grupe të përbëra prej dhjetë persona dhe çdo grup kishte përgjegjësin e vet që i kontrollon . Në rast se gabonte ndonjëri prej grupit drejtoheshin tek përgjegjësi i grupit që ta përmisoj, kurse në rast se gabonte përgjegjësi i grupit, kthehej tek Ebu Derda që ta përmisoj. Thotë Suvejdi se ibën Amir ishte përgjegjës i njërit prej grupeve, dhe se ai e zëvendësoi  Ebu Derdan pas vdekjes së tij.

Thotë Sam b. Mishkem: Më urdhëroj Ebu Derda që ti numëroj se sa persona prezantojnë tek ai në xhami. Numri i atyre që i numërove ishte njëmijë e gjashtëqind persona, dhe çdo dhjetë prej tyre kishin nga një përgjegjës.

Ebu Derda ishte përgjegjësi  kryesor  i të gjithëve, dhe kur njëri prej tyre e zotëronte leximin u transferonte tek Ebu Derda  Allahu qoftë i kënaqur me të.

Në fund e lus Allahun azze ue xhel të na mëson atë që na sjell dobi, dhe të na sjell dobi në atë çka na mësoj, dhe të na shton diturin.

Amin

Autor: Abdulaziz b. Muhamed b. Abdullah Sed’han

Përktheu: Irfan Jahiu

The post MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI I CILI E MËSON KURANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE first appeared on Thirrja Islame.]]>
LEXIMI I KURANIT https://www.thirrjaislame.com/leximi-i-kuranit/ Fri, 02 Mar 2018 15:15:07 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=18211

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe përkujdesuni për librin e Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë”. Fatir 30. Othman ibën Afani, Allahu […]

The post LEXIMI I KURANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe përkujdesuni për librin e Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë”. Fatir 30.

Othman ibën Afani, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Më i miri i nga ju (muslimanët) është ai që e mëson Kuranin vetë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve”.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:  “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar.”

Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Lexojeni Kuranin, ngase ai do të ndërmjetëson Ditën e Kiametit për ata që e lexojnë”.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ulet një popull në një mexhlis ku përmendet Allahu, përveçse i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.

Këto citate nga Kurani dhe Syneti, të gjitha ju nxisin në mësimin e Kuranit, dhe të vepruarit me të, dhe leximin e tij, ngase Kurani është burimi i lumturisë së juaj, shpëtues nga sprovat, në të janë lajmet e të parëve, dhe njoftim për atë që do të ndodh më vonë. Kurani është gjykues në mesin e juaj, kush e braktis nga kryelartësia Allahu ia thyen qafën, dhe kush kërkon udhëzim jashtë Kuranit, Allahu e devijon. Kurani është litari i Allahut i fortë, rruga e drejtë, shpirtrat e ligë s’kanë mundësi ta ndryshojnë, dhe dijetarët nuk ngopen nga ai. Është përplot mrekullira, kush flet me të e thotë të vërtetën, kush punon me të shpërblehet, kush gjykon me të është i drejtë, kush thërret në të udhëzohet në rrugë të drejtë. Për këto arsye mësojeni dhe lexoni dhe përsiatni ajetet e tij. Mësojani fëmijëve të juaj, dhe rritni me leximin e tij, dhe bëjani të dashur librin e Allahut, derisa të lidhen për të dhe tua përmison moralin e tyre, dhe pastron shpirtrat e tyre, dhe të bëhen nga bartësit e Kuranit dhe lexuesit e tij, sepse fëmija kur e mëson Kuranin në fëmijëri, më vonë do ta dinë se çka lexon në namazin e tij. Mësimi i Kuranit në fëmijëri është shumë më i mirë, se sa të mësohet kur të rritet, sepse më shumë përforcohet në mendje dhe mësimin e tij përmendësh e ka më të fortë.

Shumica e njerëzve në këto ditë janë larguar nga mësimi i Kuranit. Të mëdhenjtë janë preokupuar me dynja, të vegjlit janë preokupuar me mësimet shkollore, kurse kohën e lirë e kalojnë nëpër rrugë duke lozur. Kjo i bëri që të largohen nga Kurani dhe mos ta njohin, madje të ketë edhe nga ata që e kryen edhe fakultetin, dhe nuk e din ta lexon një ajet si duhet. Madje ajo më e çuditshmja është se plot nga xhamitë nuk kanë imam, ngase njerëzit nuk donë tu lexohet Kuran tepër në namaz dhe imami ta zgjat namazin. Sebepi i gjithë këtij problemi qëndron në papërgjegjësinë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre dhe pakujdesia e tyre për sa i përket Kuranit. Kjo bëri që Kurani të braktiset nga shumë musliman, dhe nga kjo u ankua i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur tha: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga shpërfillja e Kuranit është braktisja e meditimit të tij dhe të kuptimit të tij, dhe lënia e të vepruarit me të. Poashtu dëgjimi i poezive, apo muzikës, apo thënieve, apo marrja me dëfrime, duke e zëvendësuar Kuranin me to, është nga shpërfillja e tij”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shpërfillja e Kuranit është shumë llojesh:

E para: Braktisja e dëgjimit të tij dhe besimit në të.

E dyta: Braktisja e punës me të, edhe nëse e lexon dhe i beson atij.

E treta: Braktisja e gjykimit me të në bazat e fesë dhe në degët e tij.

E katërta: Braktisja e meditimit të tij dhe kuptimit të tij dhe atë që ka dashur Allahu të na e dërgon si mesazh në të.

E pesta: Braktisja e kërkimit të shërimit me të dhe kurimi me të.

Këto të gjitha hyn në ajetin: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.

Kurse përcillet në një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kam frikë se do të vijnë kohëra kur prej Islamit do të mbetet vetëm emri, e prej Kuranit vetëm shkronjat”.

E domosdoshme është të mësohet Kurani, dhe ai të merret nga mësues të mirë që e njohin leximin e tij. Nuk mjafton të lexohet apo të mësohet vet, po më së miri është të lexohet dhe të nxihet përmendësh duke e përsëritur para tjetrit. Pra patjetër për atë që dëshiron ta mëson Kuranin dhe tua mëson fëmijëve të tij, të zgjedh një lexues të mirë, dhe të mëson tek ai, duke e mësuar leximin dhe rregullat e tij. Përkujdesja për Kuran duhet të jetë prioriteti kryesor i muslimanit.

Kush e mëson Kuranin, le të përkujdeset për të, le ta lexon më tepër dhe le të tenton ta kupton qëllimin e ajeteve, duke qenë i përulur dhe me  frikë respekt. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim, e shpërblimi do të dhjetëfishohet. Unë nuk them që ‘Elif Lam Mim’ është një harf – shkronjë, por, ‘Elif’ është harf, ‘Lam’ është harf dhe ‘Mim’ është harf”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Meditoje mesazhin e Kuranit dhe do të gjesh se ka Sundues të tij. Sundues ku i tërë sundimi është i Tij, i tërë falënderimi  i takon vetëm se Atij, dhe të gjitha çështjet janë në dorën e Tij. Allahu në Kuran i këshillon robërit e Tij dhe i drejton kah ajo që ua jep lumturinë dhe shpëtimin, dhe i nxit në të, dhe i paralajmëron nga ajo që i shkatërron. Ua mëson atyre emrat dhe cilësitë e Tij, dhe ua bën të dashur begatitë e Tij, dhe ua rikujton begatitë e Tij mbi ta, dhe i urdhëron që t’i nënshtrohen urdhrave të Tij, dhe ua rikujton begatitë që i presin nëse i nënshtrohen, dhe ua rikujton dënimin që i pret nëse i bëjnë gjynah dhe nuk i nënshtrohen. I lajmëron për atë se çka vepron me miqtë dhe armiqtë e Tij, se si do të jetë përfundimi i dyja palëve, dhe sjell shembuj, dhe argumentet i sjell të llojllojshme, thërret për në Xhenet, dhe i përmend bukuritë e saj dhe cilësitë e saj. Paralajmëron nga Xhehenemi, dhe ua rikujton dënimin e rreptë dhe dhembjet në të. E përmend nevojën e robërve për Të, dhe se ata nuk munden pa Allahun, as sa mbyll e hapë sytë. Kurani është libër që ta rikujton Allahun, dhe për këtë arsye muslimani duhet të përkujdeset ta mëson dhe të shpeshton leximin e tij, ngase Kurani është dritë, shërim, mëshirë, shpirt, udhëzim, dallues i të kotës dhe të vërtetës, dhe argument, dhe gjykues. (shkurtimisht dhe me kuptim).

Nga muslimani kërkohet ta lexon Kuranin sipas gjendjes së tij, në kufi të mundësive të veta. Nëse din të lexon mirë, kjo është edhe më e mirë dhe më e përsosur. E nëse nuk din mirë të lexon, e lexon sipas mundësive të veta. Ka ardhur në një hadith: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar”.

Për këtë arsye muslimani duhet të bën përpjekje që ta përmison leximin e tij para atij që din më mirë se ai vet të lexon. Nuk duhet ta merr si argument faktin se nuk di të lexon mirë dhe ta braktis leximin, ngase atëherë humb shumë mirësi dhe shpërblime. Le të lexon ashtu si ka mundësi dhe sa ka mundësi të lexon, e nëse e lexon krejt Kuranin, atëherë kjo është më e mira dhe më e dashura.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post LEXIMI I KURANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
PËRGËZIMI NË KURAN DHE SYNET https://www.thirrjaislame.com/pergezimi-ne-kuran-dhe-synet/ Wed, 28 Feb 2018 12:22:03 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=18886

Përgëzim, i gëzuar nga diçka, lajmi i mirë! Këto janë fjalë që kuptimi i tyre përçon shpresë, e shërojnë humbjen e shpresës dhe dëshpërimin, dhe janë faktor i bindjes në premtimet e Allahut, dhe i largojnë brengat dhe mërzit. Përgëzimi në përgjithësi nuk vjen vetëm se për të mirë, kurse për të keqen vjen atëherë […]

The post PËRGËZIMI NË KURAN DHE SYNET first appeared on Thirrja Islame.]]>

Përgëzim, i gëzuar nga diçka, lajmi i mirë! Këto janë fjalë që kuptimi i tyre përçon shpresë, e shërojnë humbjen e shpresës dhe dëshpërimin, dhe janë faktor i bindjes në premtimet e Allahut, dhe i largojnë brengat dhe mërzit.

Përgëzimi në përgjithësi nuk vjen vetëm se për të mirë, kurse për të keqen vjen atëherë kur përcaktohet. Kurani na sjell pamje të ndryshme nga përgëzimet, dhe mejdani i tyre është i gjerë dhe i llojllojshëm.

Allahu Kuranin e zbriti si shpjegim për çdo çështje, dhe “si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët”. Nahl 89, dhe “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh”. Isra 9.

Ajetet e Kuranit në zemrën e besimtarit derdhin qetësi, dhe nëpërmjet tyre vijnë përgëzimet. Xhibrili, alejhi selam, i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kjo është një derë e qiellit, u hap sot dhe nuk do të hapet kurrë më përveçse sot.” Pastaj tha: “Përgëzohu me dy dritat që t’u dhanë, të cilat nuk i janë dhënë asnjë Pejgamberi para teje. Ato dy drita janë surja Fatiha dhe fundi i kaptinës Bekare; nuk lexon asnjë shkronjë nga ato që mos të të jepet shpërblimi”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është sjellës i lajmeve të mira dhe paralajmërues. Allahu tha: “Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues”. Furkan 56.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nxiti për në përgëzim, dhe ndaloi nga të frikësuarit, dhe tha: “Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”. Sahabët i urdhëroi dhe ju tha: “Thirrni njerëzit, dhe përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.

Baraspesha mes përgëzimit dhe frikësimit janë nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe kjo është mesatarja: të shpresosh mëshirën e Allahut dhe t’i frikohesh dënimit të Tij.

Dëgjimi i përgëzimeve shton në përpjekje dhe përkujdesje ndaj nënshtrimeve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tha: “Nuk i bën dëm asgjë Othmanit pas kësaj që bëri”. Kjo Othmanit nuk i shtoi veç hajr, e respekt dhe nënshtrime më të tepërta.

Përgëzimi është mbështetje morale dhe përforcim që s’mundet pa të. Kjo paraqitet në rastin me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, kur i thotë burri të saj, Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Përgëzohu, se pasha Allahun, Allahu nuk të poshtëron asnjëherë!”.

Nuk ka më mirë sesa të dëgjojnë bashkëshortët mes veti, dhe ushtari nga udhëheqësi i vet, dhe punëtori nga kryetari i vet, fjalë përkrahjeje dhe përforcimi, ku e njofton njëri-tjetrin me lajme të mira gjatë frikës dhe pikëllimit.

Ata që kthehen nga Allahu kanë lajme të gëzueshme. Allahu thotë: “Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi”. Zumer 17.

Ata që i frikohen Allahut, për ta ka shpëtim në dynja dhe ahiret: “(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”. Junus 63-64.

Ata që luftojnë në rrugë të Allahut, përgëzimi i tyre është rehatia dhe të kënaqurit e Allahut me ta. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta”. Teube 20-21.

Kurse për durimtarët, Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”. Bekare 155-157.

Përgëzim ka edhe për ata që ecin në këmbë për në xhami. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Përgëzoji ata qe ecin shumë në errësirë për në xhami me një dritë të plotë Ditën e Kiametit”.

Kush sprovohet me sëmundje, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për ta thotë: “Përgëzohu, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është zjarri Im të cilin Unë e kam autorizuar kundër robit Tim besimtar në dynja, me qëllim që ai të jetë pjesa e tij prej zjarrit në Ditën e Gjykimit (që të mos digjet atje)”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u urdhërua ta përgëzon Hatixhen me shtëpinë në Xhenet.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e përgëzoi Amar ibën Jasirin, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe i tha: “Përgëzohu, o Amar! Ty do të të vrasë grupi tiran (i padrejtë)”.

Evliave të Allahut u jepen përgëzime në dynja dhe ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”. Junus 62-64.

Nga përgëzimi i besimtarit në dynja është lavdërimi i veprave të tij nga ana e njerëzve. Besimtari  ato vepra i bën fshehurazi për Allahun, mirëpo Allahu donë që t’ia shpalos, dhe ta përgëzon në dynja para se ta përgëzon në ahiret. Ebu Dher, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u pyet se kur njeriu punon vepra të mira, dhe njerëzit e lavdërojnë për ato vepra, si është puna e tij? I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo është përgëzimi i besimtarit në dynja”.

Ëndrra e mirë është një nga format e përgëzimeve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahu qofshin mbi të, thotë: “Tashmë nga profecia kanë ngelur vetëm gjërat inkurajuese. “Cilat janë gjërat inkurajuese?” – pyetën disa. Ai tha: “Ëndrra e mirë”.

Përgëzimi për lindjen e fëmijës është synet i ligësuar, dhe Allahu i qortoi fort ata që mërziten dhe dëshpërohen me lindjen e vajzës: “Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë”. Shura 59-60, dhe Allahu poashtu tha: “Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhe. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!”. Nahl 58-59.

Erërat janë nga përgëzimi dhe lajmi i mirë. Allahu tha: “Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t’ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës”. Rum 46.

Allahu evliave të tyre u dha disa shenja që aludojnë në atë se Allahu ua donë hajrin, dhe atyre u dërgon suksese dhe mirësi, dhe lehtësime pas vështirësive. Allahu tha: “ Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”. Lejl 5-7, dhe Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen”. Talak 4.

Nëse ti e vëren se punët tu janë lehtësuar dhe Allahu të ka dhënë suksese, dhe mirësitë të vinë pa i pritur, kjo është padyshim nga përgëzimet.

Besimtarit i paraqiten disa nga përgëzimet në momentet e vdekjes, si dhe gjatë qefinosjes së tij, apo gjatë larjes së xhenazes së tij, kurse për përgëzimin e tij në ato momente kur ndahet nga kjo dynja, Allahu thotë: “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”. Fexhr 27-30.

Nga përgëzimet madhështore është përgëzimi me pranimin e pendimit. Kjo ma mirë na përshkruhet në pendimin e Kab ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të. Pasi që i kaloi pesëdhjetë ditë në vetmi, i distancuar nga shoqëria në Medine, së bashku me dy tjerë që nuk dolën në luftë me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Kab ibën Maliku thotë se pasi që e fala sabahun u ula ta përmendi Allahun. Shpirti më shtrëngonte, toka më ishte ngushtuar, dhe e pritja lehtësimin nga ana e Allahut, dhe në ato momente e dëgjova një zë i cili bërtiti fort: O Kab, përgëzohu! Kur e dëgjova zërin e tij, rashë në sexhde! E kuptova se kishte ardhur lehtësimi. Njerëzit më takonin një nga një, dhe më uronin për pendimin, dhe më thoshin urime pranimin e pendimit. Kur e takova të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, fytyra e tij ishte e bukur si hëna, dhe ishte i gëzuar, dhe më tha: “Përgëzohu me ditën më të mirë që kaloi në jetën tënde prej atë dite kur të lindi nëna jote!”. I thash a nga ti o i Dërguar i Allahut, a nga ana e Allahut?! Më tha: “Jo nga unë, po nga ana e Allahut”. Allahu rreth neve e zbriti ajetin: “Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta”. Teube 117.

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post PËRGËZIMI NË KURAN DHE SYNET first appeared on Thirrja Islame.]]>
DOBITË E LEXIMIT TË KUR’ANIT https://www.thirrjaislame.com/dobite-e-leximit-te-kuranit/ Mon, 26 Feb 2018 11:46:53 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=23771

Melekët luten për mëshirë dhe falje për atë që e lexon. I shkruhet për çdo shkronjë nga një e mirë, e ajo e mirë shpërblehet dhjetëfish. Tek Allahu shkruhet nga ata që e përmendin Allahun. Shejtanët nuk i afrohen, dhe po ashtu, në atë shtëpi ku lexohet Kur’ani shejtanët ikin. Ndjen në zemër rehati dhe […]

The post DOBITË E LEXIMIT TË KUR’ANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
  1. Melekët luten për mëshirë dhe falje për atë që e lexon.
  2. I shkruhet për çdo shkronjë nga një e mirë, e ajo e mirë shpërblehet dhjetëfish.
  3. Tek Allahu shkruhet nga ata që e përmendin Allahun.
  4. Shejtanët nuk i afrohen, dhe po ashtu, në atë shtëpi ku lexohet Kur’ani shejtanët ikin.
  5. Ndjen në zemër rehati dhe qetësi.
  6. I shtohet të afruarit e tij me Allahun.
  7. Lexuesit e Kur’anit Allahu i përmend tek banorët e qiejve.
  8. Atij që e lexon, Allahu ia ngrit gradat në dynja, dhe Allahu nëpërmjet Kur’anit, ngrit popuj dhe i ul disa të tjerë që e braktisin dhe e refuzojnë Kuranin.
  9. Allahu ia ndriçon zemrën atij që e lexon dhe e mbron nga sherri dhe pikëllimi, në dynja dhe ahiret.
  10. Leximi i tij i Kur’anit bie sebep që të mëshirohen prindërit tij dhe të përfitojnë shumë mirësi.
  11. Ai që e lexon Kur’anin është i kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë, është i ruajtur nga devijimi dhe i shpëtuar nga vështirësitë, me lejen e Allahut.

– Ti që i lexon këto dobi, le të jenë për ty stimulim e të fillosh të lexosh sa më tepër nga Kur’ani, qofshin ato edhe vetëm dhjetë ajete në ditë, po ato le të jenë me sinqeritet dhe me përulje se Allahu do të shpërblen shumëfish.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

The post DOBITË E LEXIMIT TË KUR’ANIT first appeared on Thirrja Islame.]]>
Etika e leximit të Kur’ani kerim https://www.thirrjaislame.com/etika-e-leximit-te-kurani-kerim/ Tue, 07 Jul 2015 13:44:29 +0000 http://www.thirrjaislame.com/webi/?p=15282

Të lexojë Kur`an me abdest, Ta pastrojë gojën me misvak (apo brushë) para se të fillojë me lexim të Kur`anit. Të lexojë Kur`an në vend të pastër, Të ulet drejt Kibles me devotshmëri, butësi, seriozitet dhe kokulur, Të shqiptojë me zë EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM që do të thotë: “Kërkoj prej All-llahut që të më mbrojë […]

The post Etika e leximit të Kur’ani kerim first appeared on Thirrja Islame.]]>
  1. Të lexojë Kur`an me abdest,
  2. Ta pastrojë gojën me misvak (apo brushë) para se të fillojë me lexim të Kur`anit.
  3. Të lexojë Kur`an në vend të pastër,
  4. Të ulet drejt Kibles me devotshmëri, butësi, seriozitet dhe kokulur,
  5. Të shqiptojë me zë EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM që do të thotë: “Kërkoj prej All-llahut që të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar”,
  6. Të lexojë me tertil (rrjedhshëm),
  7. Të logjikojë rreth asaj që e lexon,
  8. Kur të lexojë Kur`an të qajë apo të bëhet sikur qanë,
  9. Të lexojë me zë të bukur,
  10. Të lexojë me zë nëse nuk pengon dikë prej atyre që falen, lexojnë apo që flenë,
  11. Të lexojë duke shikuar në Mus’haf me që shikimi në të është ibadet (adhurim),
  12. Mos të bisedojë me askënd gjatë leximit përveç se në raste urgjente,
  13. Mos të qeshë e as mos të luaj gjatë leximit të Kur`anit, as mos të shikojë në gjërat të cilat e argëtojnë (ia tërheqin vëmendjen).

 

  • www.thirrjaislame.com

 

The post Etika e leximit të Kur’ani kerim first appeared on Thirrja Islame.]]>
Kurani i Madhërueshëm https://www.thirrjaislame.com/kurani-i-madherueshem/ Thu, 23 Apr 2015 13:25:44 +0000 http://www.thirrjaislame.com/webi/?p=9965

Një prej mirësive të Allahut për njeriun është se Ai nuk e ka lënë njeriun në këtë jetë pa udhëzues por ka dërguar kohë pas kohe profetë të cilët transmetojnë prej Allahut të madhëruar një prej librave të Tij në të cilët i fton njerëzit për të adhuruar vetëm Allahun, i paralajmëron ata që i […]

The post Kurani i Madhërueshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>

Një prej mirësive të Allahut për njeriun është se Ai nuk e ka lënë njeriun në këtë jetë pa udhëzues por ka dërguar kohë pas kohe profetë të cilët transmetojnë prej Allahut të madhëruar një prej librave të Tij në të cilët i fton njerëzit për të adhuruar vetëm Allahun, i paralajmëron ata që i kthejnë shpinën kësaj rruge të drejtë dhe i përgëzon ata që e ndjekin këtë rrugë.

Një prej mirësive të Allahut për njeriun është se Ai nuk e ka lënë njeriun në këtë jetë pa udhëzues por ka dërguar kohë pas kohe profetë të cilët transmetojnë prej Allahut të madhëruar një prej librave të Tij në të cilët i fton njerëzit për të adhuruar vetëm Allahun, i paralajmëron ata që i kthejnë shpinën kësaj rruge të drejtë dhe i përgëzon ata që e ndjekin këtë rrugë.E gjithë kjo për tu treguar atyre argumentet që të mos kenë justifikim tek Allahu ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Këta janë profetë përgëzues dhe paralajmërues që njerëzit mos kenë justifikim para Allahut pas ardhjes së profetëve” [En-nisa 165]. Njerëzimit gjatë kohërave i dërgonte Allahu profetë të cilët drejtonin njerëzit e asaj kohe në rrugën e drejtë dhe u mësonin atyre rrugën ideale të jetës. Çdo profet dërgohej për popullin e vet deri sa dërgoi Allahu profetin tonë Muhamedin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem për mbarë njerëziminpër të plotësuar vazhdimësinë e dërgesës së profetëve dhe për ta vulosur atë dhe i dha atij librin e fundit Kur’anin e lavdishëm. Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shembulli im me profetët që ishin para meje është si shembulli i një personi që ndërtoi një shtëpi. E plotësoi atë përveç një cepi në të cilin mungonte një tullë.Njerëzit vinin rreth e qarkë shtëpisë, e pëlqenin atë dhe thoshin : Ah sikur të ishte edhe kjo tulla këtu në këtë vend. Unë jam kjo tulla, unë jam vula e profetëve” [1].Muhamedi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ishte profeti i fundit dhe libri që i dha Allahu atij ishte libri i fundit dhe i përgjithshëm për mbarë njerëzimin deri ditën e Kijametit.

Argumentet që e vërtetojnë këtë gjë nga Kur’ani dhe Sun-neti janë të shumëta. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Thuaj : O njerëz unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju” [El Ea’raf 158]. Gjithashtu ka thënë : “I lavdëruar është Ai që i zbriti robit të Tij Furkanin që të jetë paralajmërues për mbarë botërat” [El Furkan 1].

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Çdo profet dërgohej tek populli i vet në veçanti ndërsa mua më dërgoi Allahu tek mbarë njerëzia” [2].

Pas tij nuk ka asnjë dërgesë tjetër. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Muhamedi nuk ishte babai i asnjërit prej burrave tuaj por ishte i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve” [El Ahzab 4].

Prandaj nuk është çudi që Kur’ani të ketë përfshirë të gjitha rregullat e nevojshme për njeriun në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke përfshirë të gjitha fetë e tjera qiellore. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Ai ka ligjëruar për ju atë porosi të cilën ia dha edhe Nuhut, atë që t’a shpalli ty, atë porosi që ia dha edhe Ibrahimit, Musait dhe Isait, ngrijeni fenë dhe mos u përçani në të”. [Esh-shura 13].

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i ka sfiduar arabët dhe mbarë njerëzimin me anë të Kur’anit sepse e zbriti Allahu me gjuhën e tyre. Arabët ishin njerëzit më elokuetë dhe merreshin shumë me letërsi e me gjithë këtë ata nuk mundën të bëjnë një libër si Kur’ani, madje as të bëjnë dhjetë sure si ai madje as edhe një sure të vetme. Kështu që u vërtetua humbja e sfidës dhe fitorja e Kur’anit dhe profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e kështu u sigurua vërtetësia e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e Kur’anit të lavdishëm.

Allahu i Madhëruar e kishte caktuar që Kur’ani do qëndronte i pa ndryshuar ndër kohëra pa u devijuar. Do transmetohej në formë muteuatire ndër kohëra. Kjo veçori nuk i përkiste asnjë libri tjetër para Kur’anit sepse ato ishin libra të përkohshëm. Allahu i Madhëruar ka thënë : “Ne e kemi zbritur Dhikrin (Kur’anin dhe Sun-netin) dhe ne do ta ruajmë atë” [El Hixhr 9].

Kur’ani nuk ishte zbritur vetëm për njerëzit por ishte edhe për xhindët : “(Përkujto) kur ne të sollëm një grup xhindësh të cilët po dëgjonin Kur’anin dhe kur u afruan thanë : Heshtni. Kur ai mbaroi u kthyen tek populli i tyre paralajmërues. Thanë : O populli jonë ne kemi dëgjuar një libër që është zbritur pas Musait vërtetues i librave të mëparshëm. Ai udhëzon tek e vërteta dhe tek rruga e drejtë. O populli jonë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besojeni atë”. [El Ahkaf 29-31].

§ Përkufizimi i Kur’anit.

Fjala Kur’an në gjuhën arabe vjen nga fjala karra’a që dmth lexoi dhe këndoi. Kështu që fjala Kur’an dmth : lexim dhe këndim me kuptimin që ky është libër që lexohet dhe këndohet. Disa dijetarë kanë thënë që ky libër është quajtur kështu sepse ai ka përfshirë thelbin e të gjithë librave të mëparshëm madje të të gjitha njohurive për të cilat ka nevojë njeriu të të jetë i lumtur në këtë jetë dhe i shpëtuar në jetën tjetër.

Allahu I Madhëruar ka thënë : “Ne ta kemi zbritur librin sqarim për çdo gjë” [En-nahl 89]. Gjithashtu ka thënë : “Ne nuk kemi lënë mangët në libër asgjë”. [El En’am 38].

Këto ishin disa të dhëna nga ana gjuhësore e fjalës Kur’an ndërsa nga ana terminologjike ose nga ana fetare përkufizimi më i përafërt për Kur’anin është ky përkufizim që vijon :

“Kur’ani është fjala e Allahut të cilin ia zbriti Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem me leximin dhe këndimin e të cilit njerëzit e adhurojnë Allahun”

Kur themi që Kur’ani është “fjala e Allahut” dmth ai nuk është fjalë e krijesave. Kur themi që “është i zbritur” dmth që nuk është i krijuar siç pretendojnë grupet e humbura por është i zbritur prej Allahut. Kur themi që i ka “zbritur Muhamedit” për të treguar se qëllimi ynë në këtë përkufuzimin nuk janë librat e mëparshëm që u janë dhënë profetëve të tjerë edhe pse ato janë fjalë e Allahut gjithashtu, por që nuk i janë zbritur porfetit tonë sal-l Allahu alejhi ue sel-lem.

Shejhul Islam Ibnu Tejimja ka treguar besimin e Ehli Sun-netit dhe Xhematit në lidhje me Kur’anin e lavdishëm në librin e tij “Akideja e Uasiti” ku thotë : “Gjithashtu hyn në besimin ne Allahun dhe librat e Tij : Besimi se Kur’ani është fjalë e Allahut të cilin e zbriti . Nuk është i krijuar . Prej Tij filloi dhe tek Ai do kthehet dhe se Allahu e shprehu atë më të vërtetë. Gjithashtu (hyn edhe besimi se) ky Kur’an të cilin ia zbrit Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue selem është fjala e Allahut me të vërtetë jo fjala e dikujt tjetër . Nuk lejohet te thuhet që Kur’ani është shprehje e fjalës së Allahut ose kuptimi i saj. Edhe pse njerëzit e lexojnë ose e shkruajnë nëpër libra kjo nuk e nxjerr atë nga te qenurit fjalë e Allahut në realitet. Sepse fjala i dedikohet atij që e thotë fillimisht e jo atij që e transmeton prej të parit. Kur’ani është fjalë e Allahut me shkronjat dhe kuptimet e tij. Nuk është vetëm shkronjat ose vetëm kuptimet [3].

Kur themi : “me anë të të cilit adhurohet Allahu” kemi për qëllim të mënjanojmë nga ky përkufizim hadithet Kudsij. Ato edhe pse janë fjalë e Allahut, nuk lejohet që njeriu t’i këndojë në namaz gjithashtu njeriu nuk shpërblehet për leximin e tyre aq sa shpërblehet për leximin e Kur’anit. Allahu e di më mire.

Përgatiti: Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com

[1] Mut-tefekun Alejhi     [2] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.     [3] Siç pretendojnë grupet e humbura.

The post Kurani i Madhërueshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>