Shëndetsi | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com ...Diçka që keni kërkuar Sat, 26 May 2018 13:36:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.3 https://www.thirrjaislame.com/wp-content/uploads/2018/03/cropped-THIRRJA2-32x32.png Shëndetsi | Thirrja Islame https://www.thirrjaislame.com 32 32 Ç’ËSHTË TELBINEJA DHE SI BËHET KURIMI ME TË https://www.thirrjaislame.com/ceshte-telbineja-dhe-si-behet-kurimi-me-te/ Sat, 26 May 2018 13:36:07 +0000 http://www.thirrjaislame.com/?p=31020

PYETJE: Ju lutem për një sqarim më të hollësishëm për sa i përet kurimit me telbine sipas mjekësisë pejgamberike. PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut. Fillimisht të sqarojmë ç’është telbineja dhe si gatuhet. Telbineja është një supë që përgatitet duke bluar dy lugë të elbit bashkë me krundet e tij. Pastaj kësaj i shtohet një gotë […]

The post Ç’ËSHTË TELBINEJA DHE SI BËHET KURIMI ME TË first appeared on Thirrja Islame.]]>

PYETJE: Ju lutem për një sqarim më të hollësishëm për sa i përet kurimit me telbine sipas mjekësisë pejgamberike.

PËRGJIGJE: Falënderimi i takon All-llahut.

Fillimisht të sqarojmë ç’është telbineja dhe si gatuhet.

Telbineja është një supë që përgatitet duke bluar dy lugë të elbit bashkë me krundet e tij. Pastaj kësaj i shtohet një gotë me ujë dhe zihet në një temperaturë të ulët në kohëzgjatje prej pesë minutash.

Dikush kësaj supe i shton edhe një lugë mjaltë.

Telbineja përmendet në disa hadithe sahiha. Prej tyre po përmendim:

Nga Aisheja radijAll-llahu anha, bashkëshortja e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem na përcillet se kur vdiste ndonjë anëtar i familjes së saj dhe gratë mblidheshin për ngushëllim, pasi ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, ajo kërkonte një enë të thellë që të gatuajë një supë në të e cila quhet “telbine”, e pastaj thoshte: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut të thotë: “Telbineja është qetësuese e zemrës së të sëmurit dhe largon një pjesë të mërzisë së tij.” (Shënojnë Buhariu 5101 dhe Muslimi 2216).

Po ashtu, nga Aisheja radijAll-llahu anha na përcillet se ajo i porosiste të sëmurët dhe të mërziturit nga vdekja e ndonjë të afërmi të hanë telbine, dhe thoshte: “E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: “Telbineja qetëson zemrën e të sëmurit dhe largon një pjesë të mërzisë së tij.” (Shënojnë Buhariu 5365 dhe Muslimi 2216).

Pra, nga këto dy hadithe shihet qartë se telbineja është ilaç për të sëmurin, ia zbutë mërzinë të mërziturit dhe e freskon dhe qetëson zemrën.

Nuk ka dyshim se dobitë e elbit janë të mëdha. Studimet bashkëkohore tregojnë për disa prej tyre, si: Ulja e kolesterolit, kurimi i zemrës, kurimi i depresionit, kurimi i diabetit dhe tensionit të lartë, zbutja dhe qetësimi i sëmundjes së kolonit (zorrës së trashë), etj. Po ashtu nga rezultatet e studimeve është ardhur në përfundim se elbi ndikon në parandalimin e kancerit të kolonit (zorrës së trashë).

Doktoresha Sahba Bunduk, pasi përmend detalisht kurimet e sëmundjeve që u përmendën më sipër, thotë: “Kësisoj, kurimi me telbine ndikon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, ngase ajo i mbron enët e gjakut nga skleroza (ngurtësimi), e sidomos arteriet koronare të zemrës. Po ashtu mbron nga angjina pektoris (dhimbje në gjoks apo gjendje e pakëndshme për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës), simptomat iskemike (bllokimi i qarkullimit të gjakut) dhe infarkti miokardial (në popull e njohur si ‘pika në zemër’).

Ndërsa të prekurve nga këto sëmundje vaskulare dhe kardiovaskulare, telbineja, me të gjitha dobitë shëndetësore jashtëzakonisht të rëndësishme, u ndihmon në zvogëlimin e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Nga këtu shihet mrekullia e fjalës së të dërguarit të All-llahut: “Telbineja qetëson zemrën e të sëmurit…”

All-llahu e di më së miri.

 

Përktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI

www.thirrjaislame.com

The post Ç’ËSHTË TELBINEJA DHE SI BËHET KURIMI ME TË first appeared on Thirrja Islame.]]>
Ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës https://www.thirrjaislame.com/ushqimet-qe-parandalojne-problemet-e-zemres/ Mon, 12 Feb 2018 13:46:12 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26547

Sëmundjet e zemrës janë ndër më të rrezikshmet në vendin tonë. Tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhani, stresi, obeziteti, diabeti, alkooli janë disa nga faktorët e riskut në sëmundjet e zemrës. Çdo ditë ne duhet të kujdesemi për zemrën si një nga organet më të rëndësishme. Ja disa masa natyrale që parandalojnë sëmundjet e […]

The post Ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës first appeared on Thirrja Islame.]]>

Sëmundjet e zemrës janë ndër më të rrezikshmet në vendin tonë. Tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhani, stresi, obeziteti, diabeti, alkooli janë disa nga faktorët e riskut në sëmundjet e zemrës.

Çdo ditë ne duhet të kujdesemi për zemrën si një nga organet më të rëndësishme. Ja disa masa natyrale që parandalojnë sëmundjet e saj:

Acidet yndyrore Omega-3- Duke rritur nivelet e këtyre acideve duke ngrënë peshk ose suplemente të tjera me vaj peshku mund të ruani në kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, të ngadalësoni zhvillimin e arteriosklerozës dhe zvogëloni rrezikun e atakut kardiak dhe infarktit për njerëzit e rrezikuar prej tyre.

Hudhra- Disa kërkime tregojnë që hudhra mund të ngadalësojë përparimin e arteriosklerozës. Sidoqoftë, studimet për efektet e saj në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut kanë prodhuar rezultate kondradiktore.

Vitamina D- Shkencëtarët kanë zbuluar në një eksperiment me 3.408 të moshuar, që pjesëmarrësit, me nivel jonormal të vitaminës, kishin tre herë më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundje zemre sesa pjesëmarrësit me nivel optimal të vitaminës D. Kërkimet tregojnë që vitamina D mund të ndihmojë kundër disa faktorësh risku kardiovaskular, përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin.

Trëndafili i egër- Zbulimet nga studimet pilot dhe me kafshët sugjerojnë që trajtimi bimor me ekstrakte trëndafili të egër mund të ulë tensionin, nivelin e yndyrave në gjak dhe të ndihmojë në parandalimin e arteriosklerozës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

The post Ushqimet që parandalojnë problemet e zemrës first appeared on Thirrja Islame.]]>
Një përmbledhje për vlerat ushqyese dhe shëndetësore të mollës https://www.thirrjaislame.com/nje-permbledhje-per-vlerat-ushqyese-dhe-shendetesore-te-molles/ Sat, 30 Dec 2017 12:39:45 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=26254

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neurotransmetuesve acetilkolinë të trurit, duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Molla është një nga frutat që ndihmon edhe ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. […]

The post Një përmbledhje për vlerat ushqyese dhe shëndetësore të mollës first appeared on Thirrja Islame.]]>

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neurotransmetuesve acetilkolinë të trurit, duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Molla është një nga frutat që ndihmon edhe ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e nga një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë pengon infarktin. Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh. Kjo është shprehja që e bën mollën të shihet si një frut i shëndetshëm. Por ky nuk është thjesht një proverb antik. Ekspertët nutricionistë sjellin një listë të mrekullive të vogla që molla bën kur e konsumojmë përditë.

Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyra, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.

Efektet pozitive në shëndet:

1. Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

2. Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

3. Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

4. Ndihmon në rastet e diarresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.

5. Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku, shkruan Living. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.

6. Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.

7. Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.

 

http://shendetiim.al

The post Një përmbledhje për vlerat ushqyese dhe shëndetësore të mollës first appeared on Thirrja Islame.]]>
Çfarë është shëndeti mendor apo shëndetin emocional? https://www.thirrjaislame.com/cfare-eshte-shendeti-mendor-apo-shendetin-emocional/ Sat, 18 Nov 2017 11:40:18 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25997

Shëndeti mendor ose emocional i referohet mirëqenies së përgjithshme psikologjike. Ai përfshinë mënyrën se si ndjeheni, cilësinë e marrëdhënieve tuaja dhe aftësinë tuaj për të menaxhuar ndjenjat. Shëndet i mirë mendor nuk është vetëm mungesa e problemeve të shëndetit mendor. Të qenët mendërisht ose emocionalisht të shëndetshëm është shumë më tepër se të qenit i […]

The post Çfarë është shëndeti mendor apo shëndetin emocional? first appeared on Thirrja Islame.]]>

Shëndeti mendor ose emocional i referohet mirëqenies së përgjithshme psikologjike. Ai përfshinë mënyrën se si ndjeheni, cilësinë e marrëdhënieve tuaja dhe aftësinë tuaj për të menaxhuar ndjenjat.

Shëndet i mirë mendor nuk është vetëm mungesa e problemeve të shëndetit mendor. Të qenët mendërisht ose emocionalisht të shëndetshëm është shumë më tepër se të qenit i lirë nga depresioni, ankthi, apo problemet e tjera psikologjike. Ju keni shëndet të mirë mendor dhe emocional kur keni karakteristika pozitive.

Njerëzit të cilët janë mendërisht dhe emocionalisht të shëndetshëm kanë këto karakteristika pozitive:

  • Ndjenjën e kënaqësisë
  • Një oreks për të jetuar, për të qeshur dhe për t’u argëtuar
  • Aftësia e kontrollimit të stresit dhe kërcimit të fatkeqësive
  • Fleksibilitet për të mësuar gjëra të reja dhe për t’u përshtatur
  • Një ekuilibër midis punës dhe argëtimit, pushimit dhe aktiviteteve, etj
  • Aftësia për të ndërtuar dhe për të ruajtur marrëdhënie të kënaqshme
  • Vetë-besim dhe vetë-respekt të lartë

Shkruan helpguide.or. /jll/

The post Çfarë është shëndeti mendor apo shëndetin emocional? first appeared on Thirrja Islame.]]>
Shenjat që tregojnë se nuk po pi ujë mjaftueshëm https://www.thirrjaislame.com/shenjat-qe-tregojne-se-nuk-po-pi-uje-mjaftueshem/ Mon, 13 Nov 2017 16:45:03 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25978

Gjithmonë lexojmë këshilla se duhet të pimë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar e të shëndetshëm. Megjithatë ka pasur debate të shumta në lidhje me sugjerimet se sa litra ujë duhet të pimë në ditë. Për këtë arsye, CNN publikon një artikull ku i jep fund njëherë e mirë pyetjes se sa […]

The post Shenjat që tregojnë se nuk po pi ujë mjaftueshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>

Gjithmonë lexojmë këshilla se duhet të pimë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar e të shëndetshëm. Megjithatë ka pasur debate të shumta në lidhje me sugjerimet se sa litra ujë duhet të pimë në ditë. Për këtë arsye, CNN publikon një artikull ku i jep fund njëherë e mirë pyetjes se sa shumë dhe sa shpesh duhet të pimë ujë.

Kështu akademia mjekësore amerikane thotë se bazuar në një studim të realizuar prej shumë kohësh, konsumimi i ujit ndryshon nga njëra gjini tek tjetra. Meshkujt duhet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, që do të thotë gati 16 gota uji dhe 2.7 litra ujë për gratë, rreth 12 gota uji.

Dehidratimi shkakton një sërë problemesh si  lodhja e tepërt, nuk ke motiv për të kryer aktivitete gjatë ditës dhe aq më tepër për të bërë ushtrimet në mënyrën e duhur. Gjithashtu dehidratimi sjell probleme me përqendrimin,  me kujtesën, shkakton nervozizëm dhe ankth. Dy shenja që tregojnë se je i hidratuar dallohen nga etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshta për punë dhe ngjyra e urinës është e verdhë e hapur, tregon se je në gjendje shumë të mir.

 

Marur nga:http://www.mapo.al

 

The post Shenjat që tregojnë se nuk po pi ujë mjaftueshëm first appeared on Thirrja Islame.]]>
2 banane në ditë, ja mrekullitë që do i ndodhin trupit tuaj https://www.thirrjaislame.com/2-banane-ne-dite-ja-mrekullite-qe-do-i-ndodhin-trupit-tuaj/ Mon, 23 Oct 2017 13:20:45 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25865

Bananet janë konsideruar si një ushqim i plotë, por që ne e nënçmojmë shpesh. Megjithatë, ky frut ekzotik është thjesht shumë ushqyes. Ajo është e mbushur me sheqerna natyrore, fruktozë dhe saharozë, vitamina, minerale dhe fibra. Me sa duket, konsumi i rregullt mund të sjellë përfitime të mahnitshme shëndetësore. Bananet janë fruti më i konsumuar […]

The post 2 banane në ditë, ja mrekullitë që do i ndodhin trupit tuaj first appeared on Thirrja Islame.]]>

Bananet janë konsideruar si një ushqim i plotë, por që ne e nënçmojmë shpesh. Megjithatë, ky frut ekzotik është thjesht shumë ushqyes.

Ajo është e mbushur me sheqerna natyrore, fruktozë dhe saharozë, vitamina, minerale dhe fibra. Me sa duket, konsumi i rregullt mund të sjellë përfitime të mahnitshme shëndetësore.

Bananet janë fruti më i konsumuar në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, bananet janë të pasura me antioksidantë që rrisin sistemin imunitar dhe numrin e qelizave të gjakut. Megjithatë, bananet kanë të tjera përfitime, edhe për të luftuar kancerin.

Energji

1 ose 2 banane para palestrës do të furnizojnë me energji të nevojshme deri në 1 orë. Për më tepër, ato janë të mbushura me vitamina, minerale dhe në mënyrë efikase do të parandalojnë dhimbjet e muskujve, për shkak edhe të nivelit të lartë të kaliumit.
Kundër urthit

Këto fruta veprojnë si anti-acide, kështu që ata lehtësojnë urthin, si dhe të gjitha simptomat e pakëndshme. Vetëm 1 banane do të japë rezultate të menjëhershme në këtë rast.

Trajtimin e kapsllëkut

Disa banane do të trajtojnë me sukses kapsllëkun. Fibrat e tyre do të çojnë në lëvizjet e rregulla të zorrëve dhe në këtë mënyrë, do të parandalojnë kapsllëkun.

Tensioni i gjakut

Bananet ndikojnë te presioni i lartë i gjakut dhe ndihmojnë për të parandaluar goditjet e zemrës. Për më tepër, ato janë të pasura në kalium dhe kështu promovojnë shëndetin e mirë të zemrës.

Trajtimin e anemisë

Bananet furnizojë trupin me hekur dhe kështu rrisin furnizimin me gjak të trupit, pasi ato stimulojnë gjenerimin e hemoglobinës dhe të qelizave të kuqe të gjakut.

Temperatura e trupit

Bananet në mënyrë efikase rregullojnë temperaturën e trupit dhe janë jashtëzakonisht të dobishme në rastin e etheve.

Luftojnë depresionin

Këto fruta përmbajnë një përbërës të vetëm, tryptophan, që është shumë efektiv për të trajtuar depresionin./Shije

The post 2 banane në ditë, ja mrekullitë që do i ndodhin trupit tuaj first appeared on Thirrja Islame.]]>
Semundjet qe sherohen me boronice https://www.thirrjaislame.com/semundjet-qe-sherohen-me-boronice/ Thu, 12 Oct 2017 13:19:36 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25787

Është studiuar se boronica bën kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën, si dhe ndikon në kontrollin e peshës trupore. Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e […]

The post Semundjet qe sherohen me boronice first appeared on Thirrja Islame.]]>

Është studiuar se boronica bën kthim mbrapsht të rënieve të aftësive mendore dhe fizike të lidhura me moshën, si dhe ndikon në kontrollin e peshës trupore.

Cilësohet si fruti më i shëndetshëm në botë dhe në fakt kanë shumë të drejtë. Madje së fundmi edhe në vendin tonë kanë nisur t’ia dinë rëndësinë duke e bërë gjerësisht pjesë të dietës ushqimore. Për shumëkënd që ka dëgjuar për këtë frutë, i di tashmë cilësitë e boronicës por në të vërtetë, studime të tjera kanë evidentuar fuqinë e saj në një sërë sëmundjesh, duke e bërë aleate për shëndetin tonë.

Kështu boronica është një frutë shumë e mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral. Por lista e gjatë e të mirave shëndetësore të lidhura me boronicën është bërë e njohur në publik po aq sa ka me vite e njohur te komunitetet shëndetësore dhe ato hulumtuese dhe te kultivuesit profesionalë të boronicave.

https://www.shqiperia.com/

The post Semundjet qe sherohen me boronice first appeared on Thirrja Islame.]]>
Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera https://www.thirrjaislame.com/fiqte-kane-veti-tretese-te-shkelqyera/ Thu, 28 Sep 2017 08:43:14 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25679

Fiqtë janë fruta që konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli. Disa nga arsyet se pse duhet të konsomohen fiqtë janë: Fiqtë janë të pasur me enzima, të cilat bëjnë të […]

The post Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera first appeared on Thirrja Islame.]]>

Fiqtë janë fruta që konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli.

Disa nga arsyet se pse duhet të konsomohen fiqtë janë:

Fiqtë janë të pasur me enzima, të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tres.

Janë anti imflamatorë

Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Rënia në peshë

Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

Shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Por mund të shkaktojnë edhe alergji

Fiqtë hyjnë në kategorinë e ushqimeve që japin alergji në disa raste, prandaj personat e ndjeshëm duhet të bëjnë kujdes me konsumin e tyre.

 

http://shendetiim.al

The post Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera first appeared on Thirrja Islame.]]>
Karrota ilaç për anemikët https://www.thirrjaislame.com/karrota-ilac-per-anemiket/ Wed, 20 Sep 2017 13:39:04 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25614

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, […]

The post Karrota ilaç për anemikët first appeared on Thirrja Islame.]]>

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

http://shendetiim.al/

The post Karrota ilaç për anemikët first appeared on Thirrja Islame.]]>
Kamomili ndihmon në dobësim https://www.thirrjaislame.com/kamomili-ndihmon-ne-dobesim/ Wed, 13 Sep 2017 09:49:05 +0000 http://www.thirrjaislame.com/thirrja/?p=25575

Kamomili është një nga bimët më të njohura shëruese, e cila që nga lashtësia përdoret për shkak të ndikimeve pozitive dhe të dobishme në trupin e njeriut. Sot gjithnjë e më shumë përdoret për trajtimet natyrore për probleme të ndryshme. Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është që kamomili mund t’ju ndihmojë që të […]

The post Kamomili ndihmon në dobësim first appeared on Thirrja Islame.]]>

Kamomili është një nga bimët më të njohura shëruese, e cila që nga lashtësia përdoret për shkak të ndikimeve pozitive dhe të dobishme në trupin e njeriut. Sot gjithnjë e më shumë përdoret për trajtimet natyrore për probleme të ndryshme. Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është që kamomili mund t’ju ndihmojë që të dobësoheni më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë të balancuar (dhe njëkohësisht t’i zvogëloni problemet siç janë dhimbja akute menstruale, reuma dhe pagjumësia). Megjithatë, mos mendoni që çaji i kamomilit është ilaç çudibërës për dobësim, nuk ekziston një gjë të tillë, por mund t’ju shërbejë si ndihmë në ushqyerjen e shëndetshme, mënyrën e balancuar të jetesës dhe arritjen e peshës së shëndetshme. I pasur me kalcium, magnez, kalium dhe vitaminën A, çaji nga kamomili me të vërtet mund të jetë aleat i rëndësishëm në dobësim.

http://shendetiim.al/

The post Kamomili ndihmon në dobësim first appeared on Thirrja Islame.]]>