- Përshëndetja me selam gjatë hyrjes në shtëpi: Nga Enes ibn Malik [Allahu qoftë i kënasqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] më ka thënë: “O djalosh kur të hysh në shtëpi te familja jote përshëndeti me selam, sepse salami do të jetë begati për ty dhe familjen tënde. Transmeton Tirmidhiu.
- Përshëdetja e fëmijëve me selam: Nga Enesi [Allahu qoftë i kënaqur me të] përcillet “ se ka kaluar pranë disa fëmijëve dhe u ka dhënë selam, dhe u drejtua atyre duke u thënë :kështu vepronte i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]” Transmeton Buhariu.
Shpjegim:
Përshëndetja me selam ka etika të cilave duhet besimtari të u përmbahet dhe prej tyre është pëlqimi i përshëndetjes me selam familjen gjatë hyrjes në shtëpi, ngase takimi është i begatshëm kur fillohet me këtë përshëndetje të bekuar.
Gjithashtu nga etika e përshëndetjes me selam, është përshëndetja e fëmijëve me selam, e që tregon modesti dhe njëkohësisht ua mëson atyre selamin.
Dobitë:
1.Pëlqimi i pëshëndetjes me selam kur njeriu hynë në shtëpin e tij.
2.Pëlqimi i pëshëndetjes me selam fëmijët, ngase tregon modestin dhe ua mëson atyre selamin.
Përktheu nga gjuha arabe:
Florim Islami
www.thirrjaislame.com