{"id":31438,"date":"2018-08-25T12:01:03","date_gmt":"2018-08-25T12:01:03","guid":{"rendered":"http:\/\/www.thirrjaislame.com\/?p=31438"},"modified":"2018-08-25T12:01:03","modified_gmt":"2018-08-25T12:01:03","slug":"kurban-bajrami-2018","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/kurban-bajrami-2018\/","title":{"rendered":"Kurban Bajrami 2018"},"content":{"rendered":"
Me q\u00ebllimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb saj, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndihma ndaj nevojave t\u00eb besimtar\u00ebve musliman, shoqata THIRRJA vazhdoi edhe k\u00ebt\u00eb vit me realizimin e nj\u00eb prej projekteve m\u00eb gjigande t\u00eb vitit, gjegj\u00ebsisht projekti i therjes s\u00eb kurbanave p\u00ebr fest\u00ebn e Kurban Bajramit. Duke u nisur q\u00eb nga obligimi fetar, shkaqet objektive, mund\u00ebsia fizike e shum\u00eb t\u00eb tjera, besimtar\u00ebt ishin ata q\u00eb k\u00ebt\u00eb obligim ia dor\u00ebzuan n\u00eb kryerje shoqat\u00ebs THIRRJA, e cila me stafin e saj u p\u00ebrkujdes q\u00eb ky amanet t\u00eb z\u00eb vendin e duhur, m\u00ebnyr\u00ebn e duhur si dhe koh\u00ebn e duhur. Realizimi i k\u00ebtij projekti u zhvillua n\u00eb disa etapa dhe n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore, duke filluar me fillimin e fest\u00ebs e duke mbaruar me mbarimin e saj\u00eb. Etapa e par\u00eb ishte p\u00ebrzgjedhja e kurbanave si dhe vendin e therjes s\u00eb tyre. Kurbanat q\u00eb p\u00ebrzgjodhi shoqata THIRRJA ishin q\u00eb i plot\u00ebsuan kriteret fetare (mosha, sh\u00ebndeti fizik dhe mental, lloji etj.) mir\u00ebpo nuk iu mungoi as cil\u00ebsia. Thertorja ku u realizua therja e tyre i plot\u00ebsonte kushtet m\u00eb moderne dhe bashk\u00ebkohore, dhe kapaciteti i madh i saj\u00eb mund\u00ebsoi q\u00eb projekti t\u00eb kryhej sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur. Me fillimin e fest\u00ebs s\u00eb Kurban Bajramit filloi edhe therja e kurbanave, q\u00eb u zhvillua nga njer\u00ebz kompetent (fetar\u00eb) e q\u00eb u mbik\u00ebqyr nga hoxhallar\u00eb. Therja vazhdoi deri n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj festeje por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shp\u00ebrndarja. Shoqata THIRRJA u p\u00ebrkujdes q\u00eb shp\u00ebrndarja t\u00eb zhvillohet n\u00eb disa nga vendbanimet muslimane, q\u00eb nga Kumanova, Shkupi e deri n\u00eb Tetov\u00eb dhe Gostivar, por ajo t\u00eb dor\u00ebzohet tek njer\u00ebzit e duhur. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb u sh\u00ebrbyen nga mishi i kurbanave ishin pronar\u00ebt, gjegj\u00ebsisht ata q\u00eb k\u00ebsaj festeje ia bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe sakrific\u00ebn e tyre, e q\u00eb k\u00ebrkuan pjes\u00eb nga kurbanat e tyre. Mir\u00ebpo kishte edhe nga ata q\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebn e tyre ia dor\u00ebzuan shoqat\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime humanitare. Nga mishi i kurbanave nuk u privuan t\u00eb varf\u00ebrit e skamnor\u00ebt, q\u00eb ishin kandidat\u00ebt potencial t\u00eb k\u00ebtij projekti. Shoqata THIRRJA u mbetet besnik t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e nderuan me k\u00ebt\u00eb obligim, duke iu d\u00ebshiruar q\u00eb ky obligim fetar\u00eb t\u00eb jet\u00eb pranuar te Allahu xh.sh., dhe duke ua p\u00ebrcjell lutjet dhe g\u00ebzimet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb e kaluan t\u00eb ngopur. Nderi na takoi neve, me respekt stafi i Shoqat\u00ebs qytetare \u201cTHIRRJA\u201d<\/p>\n
<\/p>\n