{"id":26737,"date":"2018-03-10T10:09:13","date_gmt":"2018-03-10T10:09:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.thirrjaislame.com\/thirrja\/?p=26737"},"modified":"2020-04-20T11:08:45","modified_gmt":"2020-04-20T11:08:45","slug":"pejgamberi-sal-lall-llahu-alejhi-ue-sel-lem-dhe-femijet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/pejgamberi-sal-lall-llahu-alejhi-ue-sel-lem-dhe-femijet\/","title":{"rendered":"PEJGAMBERI sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem DHE F\u00cbMIJ\u00cbT"},"content":{"rendered":"

Fal\u00ebnderimi i takon All-llahut, Zotit t\u00eb bot\u00ebve. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsh\u00ebndetjet dhe bekimet qofshin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguarin e All-llahut, familjen, shok\u00ebt e tij dhe p\u00ebr ata q\u00eb e pasojn\u00eb udh\u00ebzimin e tij.<\/p>\n

Prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb meriton v\u00ebmendjen e prind\u00ebrve, kujdestar\u00ebve dhe thirr\u00ebsve t\u00eb fes\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se si pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> i ka trajtuar f\u00ebmij\u00ebt… Si i ka p\u00ebrvet\u00ebsuar zemrat e tyre? Si \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr ta? Si i ka edukuar? Si i ka m\u00ebsuar? Si e ka mbjellur te ta frym\u00ebn e krenaris\u00eb dhe dinjitetit?<\/p>\n

V\u00ebrtet, marr\u00ebdh\u00ebnia me f\u00ebmij\u00ebt ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb madhe dhe p\u00ebr nj\u00eb kujdes dhe but\u00ebsi t\u00eb edukatorit. Po ashtu ka nevoj\u00eb p\u00ebr njohuri mbi k\u00ebrkesat dhe nevojat psikologjike dhe sociale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, si dhe p\u00ebr zem\u00ebrgjer\u00ebsi, mendjempreht\u00ebsi dhe urt\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb udh\u00ebzimi dhe edukimi t\u00eb ken\u00eb sukses.<\/p>\n

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> t\u00eb gjitha k\u00ebtyre gj\u00ebrave u ka kushtuar kujdes t\u00eb madh, por para s\u00eb gjithash ai ka qen\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar dashurin\u00eb e tij te f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n

Pra, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria, e m\u00eb pas vjen \u00e7\u00ebshtja e udh\u00ebzimit, edukimit dhe mbjelljes s\u00eb frym\u00ebs s\u00eb krenaris\u00eb dhe dinjitetit. Pa k\u00ebto gj\u00ebra, nuk mund t\u00eb presim sukses n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e edukimit.<\/p>\n

Kujdesi ndaj f\u00ebmij\u00ebs para lindjes s\u00eb tij<\/strong><\/p>\n

    \n
  1. Zgjedhja e gruas s\u00eb mir\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n

    K\u00ebt\u00eb e bazojm\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em>: \u201cGruaja martohet p\u00ebr kat\u00ebr faktor\u00eb: P\u00ebr pasurin\u00eb e saj, prejardhjen (fisin) e saj, bukurin\u00eb e saj dhe fen\u00eb e saj. Zgjedhe at\u00eb q\u00eb ka fe, do t\u00eb jesh i lumtur.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      \n
    1. Kujdesi p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebs nga shejtani<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n

      Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> ka porositur q\u00eb para marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale me bashk\u00ebshorten t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb lutje, dhe ka th\u00ebn\u00eb: \u201c<\/em>N\u00ebse dikush para se t\u00eb filloj\u00eb mar\u00ebdh\u00ebniet intime me gruan e  tij, thot\u00eb: \u2018Bismil-lah. O Zot na largo shejtanin dhe largoje shejtanin prej asaj q\u00eb do t\u00eb na furnizosh.\u2019, dhe n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb mbarset nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shejtani nuk ka mund\u00ebsi kurr\u00eb ta d\u00ebmtoj\u00eb at\u00eb.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Lutja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n

      Nga Ebu Musa radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb lindi nj\u00eb djal\u00eb, dhe un\u00eb e solla at\u00eb te pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em>. Ai e em\u00ebrtoi me emrin Ibrahim dhe ia lyu goj\u00ebn me hurm\u00eb (t\u00eb p\u00ebrtypur).\u201d (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb hurma e p\u00ebrtypur t\u00eb b\u00ebhet e but\u00eb dhe e l\u00ebngshme, dhe me t\u00eb t\u00eb lyhet goja e t\u00eb sapolindurit nga brendia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb di\u00e7ka nga hurma t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb stomakun e tij.<\/p>\n

      Nga Aisheja radijAll-llahu anha<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut i silleshin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sapolindur, e ai lutej p\u00ebr ta dhe ua lyente goj\u00ebn me hurm\u00eb t\u00eb p\u00ebrtypur.\u201d (Sh\u00ebnon Muslimi).<\/p>\n

      Zgjedhja e emrit t\u00eb mir\u00eb<\/strong><\/p>\n

      Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> ka th\u00ebn\u00eb: \u201c<\/em>Emrat m\u00eb t\u00eb dashur tek All-llahu jan\u00eb Abdullah dhe Abdurr-Rrahman.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Muslimi). Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb transmetim tjet\u00ebr q\u00ebndron: \u201cEmrat m\u00eb real\u00eb <\/em>(q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrputhen me realitetin e personit q\u00eb i mban k\u00ebto emra) jan\u00eb Harith (fitues) dhe Hemmam (i vendosur), nd\u00ebrsa emrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj jan\u00eb: Harb (luft\u00eb) dhe Murreh (hidh\u00ebsir\u00eb).\u201d<\/em>[1]<\/a> (Sh\u00ebnon Ebu Davudi).<\/p>\n

      Nga Aisheja radijAll-llahu anha<\/em> na p\u00ebrcillet se \u201cI d\u00ebrguari i All-llahut ua nd\u00ebrronte njer\u00ebzve emrat e k\u00ebqinj me emra t\u00eb mir\u00eb.\u201d (Sh\u00ebnon Tirmidhiu).<\/p>\n

      Nga Ib\u00ebn Omeri radijAll-llahu anhuma<\/em> na p\u00ebrcillet se Omeri radijAll-llahu anhu<\/em> kishte nj\u00eb vajz\u00eb e cila quhej Asijeh (M\u00ebkatare), nd\u00ebrsa i d\u00ebrguari i All-llahut ia nd\u00ebrroi emrin n\u00eb Xhemile (E bukur).\u201d Po ashtu Zjeneb bintu Ummi Seleme quhej Bureh (hallk\u00eb prej argjendi apo bakri q\u00eb u vendosej deveve n\u00eb hund\u00eb p\u00ebr t\u2019i lidhur), nd\u00ebrsa pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> ia nd\u00ebrroi emrin n\u00eb Zejneb (lloj zambaku). (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Kujdesi i pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> ndaj emrave t\u00eb mir\u00eb dhe nd\u00ebrrimi i emrave t\u00eb k\u00ebqinj mbase jep t\u00eb kuptohet se emrat kan\u00eb ndikim n\u00eb personalitetin e njeriut dhe m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes dhe t\u00eb menduarit t\u00eb tij.<\/p>\n

      M\u00ebshira ndaj f\u00ebmij\u00ebve<\/strong><\/p>\n

      Nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cI d\u00ebrguari i All-llahut e puthi Hasen ib\u00ebn Aliun, n\u00eb pranin\u00eb e Ekre\u2019 ib\u00ebn Habis et-Temimi, nd\u00ebrsa ky i fundit tha: Un\u00eb kam dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe asnj\u00ebrin prej tyre nuk e kam puthur kurr\u00eb. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem <\/em>i drejtoi syt\u00eb nga ai dhe tha: \u201cKush nuk m\u00ebshiron, nuk m\u00ebshirohet.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Nga Aisheja radijAll-llahu anha<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00ebher\u00eb ca njer\u00ebz beduin\u00eb erdh\u00ebn tek i d\u00ebrguari i All-llahut dhe pyet\u00ebn: A i puthni f\u00ebmij\u00ebt tuaj? Njer\u00ebzit than\u00eb: Po. Beduin\u00ebt than\u00eb: Vallahi ne nuk i puthim kurr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. At\u00ebher\u00eb i d\u00ebrguari i All-llahut tha: \u201cNuk kam \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj kur All-llahu ua ka hequr m\u00ebshir\u00ebn nga zemrat tuaja.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Prej fragmenteve nga m\u00ebshira e pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> ndaj f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe kjo: \u201cGjat\u00eb namazit n\u00eb xhami, ai e mbante Umamen, t\u00eb bij\u00ebn e bij\u00ebs s\u00eb tij, Zejnebes. Kur binte n\u00eb sexhde, e vendoste n\u00eb tok\u00eb, e kur ngritej, e kapte p\u00ebrs\u00ebri.\u201d (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Po ashtu e kemi rastin kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> e vizitoi nj\u00eb djalosh t\u00eb ri hebre i cili i sh\u00ebrbente atij dhe i cili u s\u00ebmur, dhe me at\u00eb rast i tha: \u201cThuaj: La ilahe Il-lAll-llah.\u201d<\/em> Djaloshi e shikoi babain e tij, nd\u00ebrsa ai i tha: Respektoje Ebul-Kasimin (pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em>), dhe k\u00ebshtu djaloshi e tha shehadetin. At\u00ebher\u00eb pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> tha: \u201cFal\u00ebnderimi i takon All-llahut, I Cili e shp\u00ebtoi nga zjarri.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Buhariu).<\/p>\n

      Prej rasteve t\u00eb tilla e kemi edhe rastin kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> hyri te djali i tij i vog\u00ebl, Ibrahimi, i cili ishte n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, nd\u00ebrsa atij iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot, dhe tha: \u201cSyri loton, zemra m\u00ebrzitet, dhe ne p\u00ebr ndarjen nga ti, o Ibrahim, jemi t\u00eb m\u00ebrzitur.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Buhariu).<\/p>\n

      E kur nd\u00ebrroi jet\u00eb mbesa e tij, dhe pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> i rrodh\u00ebn lot\u00ebt, Sa\u2019d ib\u00ebn Ubade radijAll-llahu anhu<\/em> i tha: \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo, o i d\u00ebrguari i All-llahut?\u201d. At\u00ebher\u00eb pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> i tha: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb cil\u00ebn All-llahu e ka vendosur n\u00eb zemrat e rob\u00ebrve t\u00eb Tij. All-llahu i m\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebshirshmit nga rob\u00ebrit e Tij.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Dhurata p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n

      Dhurata q\u00eb u b\u00ebhet f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebnisje e r\u00ebnd\u00ebsishme edukative e cila b\u00ebn q\u00eb f\u00ebmija ta ndiej\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe pozit\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb zemr\u00ebn e dhuruesit.<\/p>\n

      N\u00eb vazhdim po p\u00ebrmendim nj\u00eb prej rasteve kur pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> u ka b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n

      Nga Ummu Halidi radijAll-llahu anha<\/em>, e cila ka qen\u00eb e vog\u00ebl kur emigroi n\u00eb Abisini, na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut i soll\u00ebn (nga Abisinia) disa rroba n\u00eb mesin e t\u00eb cilave ishte edhe nj\u00eb shami e zez\u00eb me q\u00ebndisma. Ai pyeti: \u201cKujt mendoni t\u2019ia japim k\u00ebt\u00eb shami?\u201d<\/em> Asnj\u00ebri nga njer\u00ebzit nuk u p\u00ebrgjigj. At\u00ebher\u00eb i d\u00ebrguari i All-llahut tha: \u201cMa sillni Ummu Halidin.\u201d<\/em> Kur m\u00eb d\u00ebrguan tek pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em>, ai me duart e tij ma vendosi shamin\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cE shtjerr\u00ebsh dhe All-llahu i Madh\u00ebrish\u00ebm ta z\u00ebvend\u00ebsoft\u00eb me tjet\u00ebr.\u201d<\/em> K\u00ebt\u00eb e tha dy her\u00eb. Pastaj i drejtoi syt\u00eb nga q\u00ebndismat e shamis\u00eb, b\u00ebri me shenj\u00eb nga ato dhe m\u00eb tha: \u201cO Ummu Halid, kjo \u00ebsht\u00eb e bukur.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Buhariu).<\/p>\n

      Shakaja me f\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n

      Shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po p\u00ebrmendim rastin e Ebu Umejrit, v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Enes ib\u00ebn Malikut radijAll-llahu anhu<\/em>, i cili kishte pasur nj\u00eb zog t\u00eb vog\u00ebl me t\u00eb cilin luante. Por zogu i ngordhi, nd\u00ebrsa Ebu Umejri u m\u00ebrzit p\u00ebr t\u00eb. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> shkoi tek ai p\u00ebr ta ngush\u00eblluar dhe p\u00ebr ta disponuar, dhe i tha: \u201cO Ebu Umejr, \u00e7\u2019u b\u00eb me zogun…?\u201d<\/em><\/p>\n

      Dh\u00ebnia e lodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn f\u00ebmija ka nevoj\u00eb<\/strong><\/p>\n

      Nga Abdullah ib\u00ebn Sheddadi radijAll-llahu anhu<\/em>, e ky nga babai i tij, na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00eb dit\u00eb, i d\u00ebrguari i All-llahut doli p\u00ebr t\u00eb falur namazin e akshamit apo jacis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb krah\u00eb e mbante Hasanin apo Husejnin. Shkoi te mihrabi dhe e vendosi f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb tok\u00eb anash tij, morri tekbir dhe filloi namazin. Kur e b\u00ebri sexhden, u vonua aq shum\u00eb n\u00eb t\u00eb, saq\u00eb Sheddadi e ngriti kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se mos kishte ngjar\u00eb di\u00e7ka, kur ja, e v\u00ebrejti f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb ishte ngjitur n\u00eb shpin\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut derisa ai ishte n\u00eb sexhde. E kur i d\u00ebrguari i All-llahut e p\u00ebrfundoi namazin, njer\u00ebzit than\u00eb: O i d\u00ebrguari i All-llahut! Ti b\u00ebre aq sexhde t\u00eb gjat\u00eb saq\u00eb menduam se mos t\u00eb ndodhi ndonj\u00eb gj\u00eb apo mos po t\u00eb shpallet di\u00e7ka nga kur\u2019ani. At\u00ebher\u00eb i d\u00ebrguari i All-llahut tha: \u201cAsgj\u00eb prej k\u00ebtyre nuk ndodhi, por i biri im m\u2019u ngjit n\u00eb shpin\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk desha ta shpejtoj derisa ai t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nevoj\u00ebn e tij.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Nesaiu).<\/p>\n

      Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl i cili bartet n\u00eb krah\u00eb. E p\u00ebrsa i p\u00ebrket loj\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, k\u00ebt\u00eb na e p\u00ebrcjell\u00eb Enesi radijAll-llahu anhu<\/em>, i cili thot\u00eb: \u201cI d\u00ebrguari i All-llahut ka qen\u00eb njeriu me moralin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi p\u00ebr t\u2019i kryer nj\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb thash\u00eb: Vallahi nuk shkoj, nd\u00ebrsa n\u00eb vete ndieja q\u00eb duhej t\u00eb shkoja p\u00ebr shkak se i d\u00ebrguari i All-llahut m\u00eb kishte urdh\u00ebruar. Pastaj dola, dhe te tregu pash\u00eb ca f\u00ebmij\u00eb q\u00eb po loznin, dhe u ndala me ta. Pas pak, i d\u00ebrguari i All-llahut m\u00eb kapi te koka nga mbrapa. Un\u00eb e shikova, nd\u00ebrsa ai duke buz\u00ebqeshur m\u00eb tha: \u201cO Unejs <\/em>(n\u00eb vend t\u00eb emrit Enes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtim me p\u00ebrk\u00ebdheli), a shkove ku t\u00eb urdh\u00ebrova?\u201d<\/em> Thash\u00eb: Po, tani po shkoj, o i d\u00ebrguari i All-llahut.\u201d (Sh\u00ebnon Muslimi). Pra, i d\u00ebrguari i All-llahut nuk e qortoi Enesin q\u00eb po luante apo po i shikonte f\u00ebmij\u00ebt se si luanin. Po ashtu nga ky hadith m\u00ebsojm\u00eb se v\u00ebrejtja duhet b\u00ebr\u00eb me but\u00ebsi, e jo me agresion.<\/p>\n

      P\u00ebrsh\u00ebndetja e f\u00ebmij\u00ebve me selam<\/strong><\/p>\n

      Nga Enesi radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> i vizitonte ensar\u00ebt, i p\u00ebrsh\u00ebndeste f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe ua p\u00ebrk\u00ebdhelte kok\u00ebn.\u201d (Sh\u00ebnon Nesaiu).<\/p>\n

      Dh\u00ebnia kuraj\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me dhurata<\/strong><\/p>\n

      Nga Abdullah ib\u00ebn Harithi radijAll-llahu anhuma<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cI d\u00ebrguari i All-llahut i rreshtonte djemt\u00eb e Abbasit radijAll-llahu anhu<\/em>, Abdullahun, Ubejdullahun dhe Kuthejrin, dhe u thoshte: \u201cKush arrin tek un\u00eb i pari, do t\u2019i jap k\u00ebt\u00eb e k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/em> E ata garonin mes vete kush do t\u00eb arrij\u00eb i pari, i binin mbi shpin\u00eb dhe gjoks, nd\u00ebrsa ai i puthte dhe i p\u00ebrqafonte duke i shtr\u00ebnguar. (Sh\u00ebnon Ahmedi).<\/p>\n

      Mbjellja e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb menduarit<\/strong><\/p>\n

      Nga Ib\u00ebn Omeri radijAll-llahu anhuma<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cI d\u00ebrguari i All-llahut nj\u00ebher\u00eb na pyeti: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pem\u00eb shkretinore t\u00eb cil\u00ebs nuk i bien gjethet. Shembulli i saj \u00ebsht\u00eb sikur shembulli i myslimanit. M\u00eb thoni cila \u00ebsht\u00eb ajo?\u201d<\/em> Njer\u00ebzit filluan t\u00eb mendojn\u00eb rreth k\u00ebsaj peme shkretinore. Mua m\u00eb shkoi nd\u00ebrmend se ajo ishte pema e hurm\u00ebs. Pastaj i d\u00ebrguari i All-llahut na tha: \u201cAjo \u00ebsht\u00eb pema e hurm\u00ebs.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Buhariu). Ib\u00ebn Omeri radijAll-llahuma anhu p\u00ebrmend\u00eb se ka qen\u00eb m\u00eb i riu nga t\u00eb pranishmit q\u00eb u pyet\u00ebn.<\/p>\n

      K\u00ebrkimi i lejes nga f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebrfillja e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre<\/strong><\/p>\n

      Nga Sehl ib\u00ebn Sa\u2019d Es-Saidiu radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se nj\u00ebher\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut i soll\u00ebn nj\u00eb pije. Pasi piu prej saj, n\u00eb an\u00ebn e tij t\u00eb djatht\u00eb kishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn kishte ca pleq. Ai iu drejtua f\u00ebmij\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cA m\u00eb lejon t\u2019u jap k\u00ebtyre pleqve para teje?\u201d<\/em> F\u00ebmija tha: Jo vallahi, askujt nuk i jap p\u00ebrpar\u00ebsi para vetes. At\u00ebher\u00eb i d\u00ebrguari i All-llahut i dha atij t\u00eb pij\u00eb.\u201d (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Largimi i padrejt\u00ebsis\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebve<\/strong><\/p>\n

      Nga Ebu Mes\u2019ud El-Ensariu radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00ebher\u00eb po i m\u00ebshoja me kamxhik nj\u00eb robi q\u00eb e kisha n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb time. D\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb nga mbrapa duke th\u00ebn\u00eb: \u201cDije o Ebu Mes\u2019ud…\u201d<\/em>, e un\u00eb nuk e kuptova \u00e7\u2019m\u00eb thoshte nga hidh\u00ebrimi q\u00eb kisha. E kur u afrua af\u00ebr meje, kur ja, ai ishte i d\u00ebrguari i All-llahut, i cili m\u00eb tha: \u201cDije o Ebu Mes\u2019ud, dije o Ebu Mes\u2019ud…\u201d <\/em>N\u00eb at\u00eb moment e hodha kamxhikun, nd\u00ebrsa ai m\u00eb tha: \u201cDije o Ebu Mes\u2019ud se All-llahu i Madh\u00ebrish\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm ndaj teje sesa ti ndaj k\u00ebtij robi.\u201d<\/em> Nd\u00ebrsa un\u00eb thash\u00eb: \u201cQ\u00eb tani e tutje, kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb godas ndonj\u00eb rob.\u201d Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb transmetim tjet\u00ebr q\u00ebndron: \u201cThash\u00eb: O i d\u00ebrguari i All-llahut! Q\u00eb tani un\u00eb ia fala lirin\u00eb k\u00ebtij robi, p\u00ebr hirin e All-llahut. E ai m\u00eb tha: \u201cE sikur t\u00eb mos e b\u00ebje k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb fytyr\u00ebn t\u00ebnde do ta digjte zjarri.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Muslimi).<\/p>\n

      Shkurtimi i namazit p\u00ebr hirin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl<\/strong><\/p>\n

      Nga Ukbe ib\u00ebn Am\u00ebr El-Bedriu radijAll-llahu anhu<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00eb njeri erdhi te pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> dhe i tha: \u201cUn\u00eb vonohem p\u00ebr namazin e sabahut p\u00ebr shkak t\u00eb filan imamit, i cili e zgjat\u00eb namazin.\u201d Kurr\u00eb nuk e kam par\u00eb pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> t\u00eb hidh\u00ebrohet ashtu si\u00e7 u hidh\u00ebrua n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhe tha: \u201cO njer\u00ebz! V\u00ebrtet ju jeni ngat\u00ebrrestar\u00eb. Kushdo prej jush q\u00eb u del imam njer\u00ebzve, le ta shkurtoj\u00eb namazin, ngase pas tij ka t\u00eb moshuar, f\u00ebmij\u00eb dhe njer\u00ebz me nevoj\u00eb.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Buhariu dhe Muslimi).<\/p>\n

      Ngulitja e parimeve t\u00eb akides<\/strong><\/p>\n

      Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> kujdesej q\u00eb n\u00eb shpirtin e f\u00ebmij\u00ebve t\u2019i ngulis\u00eb parimet e akides s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, q\u00eb t\u00eb rriten dhe edukohen n\u00eb frym\u00ebn e krenaris\u00eb, fisnik\u00ebris\u00eb, bindjes ndaj All-llahut dhe mb\u00ebshtetjes tek Ai n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n

      Nga Abdullah ib\u00ebn Abbasi radijAll-llahu anhuma<\/em> na p\u00ebrcillet se ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00eb dit\u00eb isha mbrapa pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em>, e ai m\u00eb tha: \u201cO djalosh, po t\u2019i m\u00ebsoj disa fjal\u00eb: Ruaje All-llahun, Ai t\u00eb ruan ty. Ruaje All-llahun, e gjen p\u00ebrpara vetes. Kur t\u00eb lutesh, lute All-llahun; kur t\u00eb k\u00ebrkosh ndihm\u00eb, k\u00ebrko prej All-llahut. Dije se sikur i t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimi t\u00eb tubohet p\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dobi, ata nuk do t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dobi vet\u00ebmse me at\u00eb q\u00eb All-llahu ka shkruar p\u00ebr ty. N\u00ebse t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit tubohen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebm, ata nuk do t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm vet\u00ebmse me at\u00eb q\u00eb All-llahu ka shkruar p\u00ebr ty. Lapsat jan\u00eb ngritur dhe flet\u00ebt jan\u00eb thar\u00eb.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnon Tirmidhiu). Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb transmetim tjet\u00ebr q\u00ebndron: \u201dRuaje All-llahun, e gjen para teje. Njihe All-llahun n\u00eb rehati, Ai t\u00eb njeh n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Dije se ajo q\u00eb t\u00eb ka goditur, nuk ka mundur mos t\u00eb t\u00eb godas\u00eb dhe ajo q\u00eb nuk t\u00eb ka goditur, s\u2019ka mundur t\u00eb t\u00eb godas\u00eb. Dije se fitorja arrihet me durim, shp\u00ebtimi me brenga dhe leht\u00ebsimi me v\u00ebshtir\u00ebsi.\u201d<\/em> (Sh\u00ebnojn\u00eb Ahmedi dhe Hakimi).<\/p>\n

      Sa k\u00ebshilla t\u00eb mira jan\u00eb k\u00ebto, t\u00eb cilat pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem<\/em> i mbjell\u00eb n\u00eb shpirtin e Ib\u00ebn Abbasit radijAll-llahu anhuma<\/em>! K\u00ebshilla madh\u00ebshtore q\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb akiden e Ib\u00ebn Abbasit radijAll-llahu anhuma<\/em>, ibadetin e tij, udh\u00ebzimin e tij, sjelljen e tij dhe formimin e personalitetit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n

      K\u00ebtu v\u00ebrejm\u00eb k\u00ebshilla t\u00eb shum\u00ebllojshme: K\u00ebshilla p\u00ebr teuhid, k\u00ebshilla p\u00ebr devotshm\u00ebri dhe mbik\u00ebqyrjen e All-llahut, k\u00ebshilla p\u00ebr p\u00ebrqendrim n\u00eb fe, k\u00ebshilla p\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshilla p\u00ebr durim dhe shpres\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtim, k\u00ebshilla p\u00ebr bindje dhe mb\u00ebshtetje n\u00eb All-llahun e Madh\u00ebrish\u00ebm, etj.<\/p>\n

      Bekimet e All-llahut qofshin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, <\/em>me familjen dhe shok\u00ebt e tij.<\/p>\n

       <\/p>\n

      [1]<\/a> Kuptimi i hadithit \u00ebsht\u00eb se emri Harith q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fitues, p\u00ebrputhet m\u00eb s\u00eb shumti me realitetin e personit q\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, ngase njeriu patjet\u00ebr t\u00eb fitoj\u00eb di\u00e7ka, qoft\u00eb spontanisht ose me d\u00ebshir\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa e nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr emrin Hemmam q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb i vendosur, ngase nuk ka njeri q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr, qoft\u00eb e mir\u00eb apo e keqe. (sh\u00ebn. p\u00ebrkth.)<\/p>\n

       <\/p>\n

       <\/p>\n

      P\u00ebrktheu nga arabishtja: Fahrudin REXHEPI<\/strong><\/p>\n

      www.thirrjaislame.com<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

      Fal\u00ebnderimi i takon All-llahut, Zotit t\u00eb bot\u00ebve. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsh\u00ebndetjet dhe bekimet qofshin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguarin e All-llahut, familjen, shok\u00ebt e tij dhe p\u00ebr ata q\u00eb e pasojn\u00eb udh\u00ebzimin e tij. Prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb meriton v\u00ebmendjen e prind\u00ebrve, kujdestar\u00ebve dhe thirr\u00ebsve t\u00eb fes\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se si pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i […]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":26738,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[103],"tags":[],"better_featured_image":{"id":26738,"alt_text":"","caption":"","description":"","media_type":"image","media_details":{"width":640,"height":320,"file":"2018\/03\/muhamed.jpg","sizes":{"thumbnail":{"file":"muhamed-150x150.jpg","width":150,"height":150,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-150x150.jpg"},"medium":{"file":"muhamed-300x150.jpg","width":300,"height":150,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-300x150.jpg"},"better-amp-small":{"file":"muhamed-100x100.jpg","width":100,"height":100,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-100x100.jpg"},"better-amp-normal":{"file":"muhamed-260x200.jpg","width":260,"height":200,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-260x200.jpg"},"better-amp-large":{"file":"muhamed-450x300.jpg","width":450,"height":300,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-450x300.jpg"},"publisher-tb1":{"file":"muhamed-86x64.jpg","width":86,"height":64,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-86x64.jpg"},"publisher-sm":{"file":"muhamed-210x136.jpg","width":210,"height":136,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-210x136.jpg"},"publisher-mg2":{"file":"muhamed-279x220.jpg","width":279,"height":220,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-279x220.jpg"},"publisher-md":{"file":"muhamed-357x210.jpg","width":357,"height":210,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-357x210.jpg"},"publisher-tall-sm":{"file":"muhamed-180x217.jpg","width":180,"height":217,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-180x217.jpg"},"publisher-tall-lg":{"file":"muhamed-267x320.jpg","width":267,"height":320,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-267x320.jpg"},"publisher-tall-big":{"file":"muhamed-368x320.jpg","width":368,"height":320,"mime-type":"image\/jpeg","source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed-368x320.jpg"}},"image_meta":{"aperture":"0","credit":"","camera":"","caption":"","created_timestamp":"0","copyright":"","focal_length":"0","iso":"0","shutter_speed":"0","title":"","orientation":"0","keywords":[]}},"post":26737,"source_url":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/muhamed.jpg"},"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26737"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33520,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26737\/revisions\/33520"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.thirrjaislame.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}