Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Vaji i kokosit dhe vetitë e tij shëruese

Kokosi është një burim ushqimi dhe përbën pjesën kryesore të tij në shumë vende, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm.
Kokosi është i pasur me fibra, vitamina e minerale, klasifikuar si ushqim funksional, pasi siguron shumë të mira shëndetësore. Vaji i Kokosit, ka tërhequr vëmendjen e mjekësisë për shkak të vetive të tij kuruese dhe është shumë i përdorur në mjekësinë tradicionale në Azi dhe Paqësor.

Në botë kokosi përdoret gjerësisht për të kuruar, astmën, bronkitin, fytin e acaruar, kollen, gripin, ethet, dhimbje stomaku, përzierje (vjellje), dizanterinë, mishin e dhëmbëve, dhimbje te dhëmbëve, ulcera, menstruacionet (me dhimbje apo çrregullime ), sifilis, gurët në veshka, kequshqyerjen, dobësi fizike, acarime e infeksion të lëkurës, djegie të lëkurës , ënjtje, tuberkuloz, tumore, plage etj.

Studime mjekësore të publikuara pohojnë aftësitë kuruese të kokosit për shumë sëmundje si:

Vret Viruset që shkaktojnë grip, herpes, hepatit C, Sars, Side, Fruth etj.
Vret mikrobet që shkaktojnë ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të ,mishit të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorrene etj.
Vret kërpudhat (fungi) që shkaktojnë problem në lëkurë, qerosken, mugthin, dhe infeksione te tjera.
Si ushqim jep energji të menjëhershme.
Jep shumë energji dhe vitalitet edhe tek sportistet.
Përmirëson tretjen dhe ndihmon trupin të përvetësoje vitamina e aminoacide apo minerale të ushqimet tjera.
Përmirëson sekretimin e insulinës dhe funksionimin e glukozës në gjak.
Çliron stresin në pankreas dhe në sistemin e enzimave në tërë trupin.
Pakëson rrezikun e diabetit.
Përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit dhe ndihmon për dhëmbë dhe kocka me te forta.
Ndihmon në parandalimin e osteoporozës.
Ndihmon në parandalimin e kolitit dhe ulcerës se stomakut.
Ndihmon për një tretje më të mirë e shton metabolizmin.
Qetëson acarimet e dhimbjet në raste hemorroidesh.
Redukton acarimet e skuqjet e lëkurës.
Ndihmon në forcimin e përmirësimin e indeve të lëkurës.
Forcon sistemin imunitar.
Ndihmon trupin të mbrohet nga kanceri i gjirit, dhe kancer të tjerë.
Përmirëson kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Mbron arteriet e zemrës nga atherosclerosis ne këtë mënyrë e mbron zemrën nga sëmundjet.
Mbron dhembet nga dekompozimi.
Funksionon si antioksidant i fuqishëm.
Mbron organizmin nga radiklalet e lira te cilat shkaktojne plakje dhe degradim te organizmit në përgjithësi.
E mbron trupin nga lodhja dhe këputja (jep vazhdimisht energji dhe të mban në formë) .
Mbron veshkat dhe ndihmon ata që kanë gurë në veshka (shkrin gurët ne veshka).
Mbron mëlçinë.
Ka shumë pak kalori.
Ndihmon funksionin e tiroides.
Ndihmon fuqishëm në tretje dhjamërash dhe shpejton metabolizmin.
Preferohet të përdorët për të dhënë energji sepse nuk grumbullohet në trup si dhjame/yndyrë.
Ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe mbipeshës.
Mbron lëkurën nga infeksionet (kërpudha etj).
Redukton ekzema, psoriaze, dermatit etj.
Mbështet balancën kimike natyrale te lëkurës.
Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.
Parandalon rrudhat dhe problem te tjera te moshës.
Dhuron flokë me shkëlqim dhe jete.
Siguron mbrojtje për lëkurën nga rrezet e dëmshme Ultra Violet.
Ndihmon ne kontrollin e zbokthit.

/shkupi24/

Comments are closed.