Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Si të mbrojmë dhëmbët tonë nga artriti?

Artriti është një inflamacion i reaksioneve natyrore të sëmundjeve apo lëndimit dhe përfshin enjtje, dhimbje dhe ngurtësim. Llojet e artritit janë nga më të shumtat. Ato të cilat e prekin më shumë njeriun kanë simptoma si dhimbje, ngurtësim apo edhe vështirësi në lëvizje. Artriti dëmton indet e trupit të njeriut dhe si pasojë mund të prekë pjesë të tij, apo edhe organet e brendshme.

Hulumtuesit e Universitetit të Stomatologjisë në Kentucky kanë zbuluar kohët e fundit se larja e dhëmbëve dhe mbajtja e tyre pastër ul rrezikshmërinë e njeriut për tu prekur nga sëmundja e artritit.

Sipas tyre, mbetjet ushqimore të cilat nuk pastrohen herë pas here, kthehen në baktere të cilat më pas krijojnë disa enzima që arrijnë të çojnë në një sulm imunitar me kalimin e kohës dhe ndikojnë direkt në inflamacionin kronik i cili është përgjegjës për ruajtjen e kockave. Dëmtimi i këtyre indeve, i cili vjen si rezultat i baktereve të krijuara nga moslarja e dhëmbëve, arrin që të dobësojë kockat e trupit të njeriut dhe gradualisht të çojë në sëmundjen e artitit.

Dr.Potempa dhe ekipi i tij nga ky universitet kanë zbuluar gjithashtu se bakteret që formohen nga moslarja e dhëmbëve rregullisht, kthehen edhe pergjegjës në avancimin e mëtejshëm të sëmundjes.

Artriti është një sëmundje e përhapur në rend global.

Një në tre persona mund të jenë të prekur qoftë edhe nga një formë saj, si përshembull dhimbja e nyjeve. Gjë e cila me kalimin e kohës fillon edhe avancon.

Mjekët  sugjerojnë se që në moshë të re njerëzit duhet të fillojnë të kujdesen e të mos i nënvlerësojnë këto shenja. Një nga mënyrat se si mund të shmanget është nga larja e dhëmbëve rregullisht, gjë e cila nuk do të çojë në krijimin e baktereve dhe si pasojë dëmtimin e indeve kockore.

/shkupi24/

Comments are closed.