Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Rreziku i gjuhës

Allahu s.v.t. thotë:{që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellsi i gatshëm} Suretu Kaf ajeti 18. Nga Sehl ibn Sad se i Dërguari i Allahut ka thënë: Kush më siguron se do të ruaj gjuhën dhe organin (gjinital) ia siguroj xhennetin.(Transmeton Buhariu). Nga Muadh ibn Xhebeli thotë: thashë: O i Dërguar i Allahut më trego cila vepër më shtynë në xhennet dhe më largon nga zjarri? I Dërguari i Allahut [salallahualejhi ve selem] tha: ke pyetur për një çështje të madhe, ndërsa është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar. Adhuro Allahun dhe mos i shoqëro në adhurim, fale namazin, jepe zekatin, agjëro muajin e ramazanit dhe bëre haxhin nëse ke mundësi. Pastaj tha: a dëshiron të drejtoj në dyert e mirësisë? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuk uji zjarrin dhe namazi i njeriut gjatë natës. Patsaj lexoi:{i heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhenga ajo që ne u kemi dhënë (pasuri) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. A dëshiron të të tregoj për kokën e çështjes (fesë), shtyllat dhe kulmin e saj? Thash: po si jo O I Dërguar i Allahut. tha: koka e çështjes(e fesë) është islami, shtylla është namazi dhe kulmi i saj është xhihadi. Pastaj tha: a dëshiron të të lajmërojë për esencën e gjithë kësaj? I thash po si jo! O I Dërguar i Allahut [salallahu alejhi ve selem] E kapi gjuhën e tij dhe tha: ruaje këtë. Thashë: O I Dërguar i Allahut, a do të mirremi (në pyteje) edhe për atë që e themi? Tha: të paqtë nëna ja Muadh, a i hudhë njerëzit në zjarrë me fytyrat e tyre përveç të korrërat e gjuhëve të tyre? (Transmeton Tirmidhiu).

Shpjegim:

Gjuha është rrezik i madhë andaj janë transmetuar hadithe të shumta që tërheqin vërejtjen. Ngase ka shumë momente kur është rëndë të ruhet gjuha dhe ai që nuk e ruan gjuhën lehtë mundë të bie në mëkate. Prandaj i Dërguari i Allahut ka lajmëruar se gjuha është gjëja që i hudhë më së shumti njerëzit në zjarrë.

Dobitë:

-Rreziku i gjuhës dhe obligimi që të ruajmë gjuhën ngase njeriu e thotë një fjalë nuk i vë re hynë në xhehenem.

-Të folurit në mëkate është prej shkaqeve të hyrjes në zjarrë dhe ruajtja e gjuhës është nga shkaqet e hyrjes në xhennet.

-Gabimet e shumëta të njerëzve dhe moskujdesi i tyre ndaj gjuhëve, i bën të flasin në atë që nuk ka dobi.

www.thirrjaislame.com

 

Comments are closed.