Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit 4

PEJGAMBERI (salallahu alejhi ue selem) NË SHTËPI.

Shtëpia është ajo që tregon jetesën dhe moralin, kulturën dhe shpirtin e pastër të njeriut, sepse në dhomë brenda katër mureve, atë nuk e sheh njeri. Aty, ai, nëse bën një veprim, nuk e bën për t’u dukur, por e bën në qetësi dhe sinqeritet… Ai është i pari asaj shtëpie, urdhëron dhe ndalon.

Tani, le të shohim  me kujdes udhëheqësin dhe mësuesin e  umetit. Të shohim se si ka qenë ai në shtëpinë e tij, duke marrë parasysh që ai ka qenë  në një shkallë dhe gradë të lartë.  E pyetën Aishen (radjallahu anha) se çfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë.”[1]

PEJGAMBERI (salallahu alejhi ue selem) NË SHTËPI.Shtëpia është ajo që tregon jetesën dhe moralin, kulturën dhe shpirtin e pastër të njeriut, sepse në dhomë brenda katër mureve, atë nuk e sheh njeri. Aty, ai, nëse bën një veprim, nuk e bën për t’u dukur, por e bën në qetësi dhe sinqeritet… Ai është i pari asaj shtëpie, urdhëron dhe ndalon.Tani, le të shohim  me kujdes udhëheqësin dhe mësuesin e  umetit. Të shohim se si ka qenë ai në shtëpinë e tij, duke marrë parasysh që ai ka qenë  në një shkallë dhe gradë të lartë.  E pyetën Aishen (radjallahu anha) se çfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë.”[1]

Ky Pejgamber i sinqertë është shembull i modestisë, duke i bërë  vetë punët, pa urdhëruar të tjerët. Ai ka patur mardhënie të mira me  njerëzit dhe i ndihmonte të tjerët. Në shtëpinë e tij, edhe pse ishte drita dhe shkëlqimi i kësaj feje, nuk gjendej gjë për të ngrënë.  Ishte më i zgjedhuri i bijve të Ademit dhe përsëri angazhohej me  punët e shtëpisë. En Numan b. Beshir (radjallahu anhu) në lidhje me këtë çështje  thotë: ”Betohem se kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) të mos gjejë për të mbushur barkun as hurma (adi)”.[2] Trasmetohet nga Aishja (radjallahu anha) që ka thënë: ”Kishte raste që kalonte një muaj dhe ne gratë e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), nuk ndiznim zjarr në shtëpi (për të gatuar).”[3] Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) nuk mund ta pengonte asgjë në bindjen dhe adhurimin  e Allahut të madhëruar.  Ai, kur dëgjonte  thirrjen e muezinit: ”Hajjalas’Salah Hajjale’l-Felah”, i linte të gjitha punët e dynjasë dhe shkonte drejt thirrjes. Trasmetohet nga  El-Esved b. Jezid se ka pyetur Aishen (radjallahu anha) seçfarë bënte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në shtëpi? Ajo i tha : “Ai merret me punët e shtëpisë dhe kur dëgjon ezanin ikën.”[4] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk i ka falur asnjëherë namazet farze në shtëpi, përveç një rasti, para se të ndërronte jetë, kur ishte i sëmurë rëndë, me temperaturë të lartë dhe nuk mundte të shkonte në xhami. Ai, edhe pse ishte i butë dhe i mëshirshëm me umetin, për ata që nuk falnin namazin me xhemat, ka përdorur fjalë të rënda. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ”Po mendoja me vetë: Të jap urdhër që të thirret ikameti dhe ta urdhëroj një person që t’ia drejtojë namazin (xhematit), pastaj të shkoj te shtëpitë e atyre që nuk erdhën për të falur namazin me xhemat dhe t’ia djeg shtëpitë (e tyre) me ata brenda.”[5] Mesazhi i këtij hadithi është rëndësia e madhe që ka falja e namazit me xhemat. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Kush e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet thirrjes (me xhemat), përveçse me arsye, nuk ka (falur) namaz”.[6] Arsyeja është vetëm frika dhe sëmundja. Ku janë sot ata që falin namaz pranë grave dhe janë larguar nga xhamitë? Ku është arsyeja e sëmundjes dhe e frikës?

DREJTUES DHE SHEMBULL NJERËZOR

Sjellja dhe veprimi i njeriut, bërja dhe mosbërja e një veprimi, është tregues i mendjes dhe çelësi i zemrës. Vajza e Ebu Bekrit, nëna e besimtarëve Aishja (radijallahu anha), është ajo që e di dhe e shpjegon më mirë  moralin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), sepse ajo ka qenë pranë tij, kur ai ka qenë zgjuar dhe në gjumë, kur ka qenë i shëndetshëm dhe kur ka qenë i sëmurë, kur ka qenë i gëzuar dhe kur ka qenë i mërzitur.

Trasmetohet nga Aishja (radijallahu anha) nëna e besimtarëve se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk bënte punë të këqija dhe nuk thoshte fjalë ofenduese, në treg dhe pazar nuk thërriste dhe nuk bërtiste me zë të lartë, të keqen nuk e kthente me të keqe, por përkundrazi, e falte atë.[7] Dërgimi i këtij pejgamberi me moral të lartë është një mëshirë dhe mirësi që Allahu i Madhëruar ia ka dërguar këtij ummeti. Husejni (radijallahu anhu), nipi i Pejgamberit  (salallahu alejhi ueselem), edhe pse pjesërisht, përpiqet të na shpjegojë moralin e tij. Ai thotë: ”Unë pyeta babain tim se si ishin sjelljet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ndaj njerëzve dhe ai më ktheu këtë përgjigje: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte gjithmonë me  fytyrë të qeshur. Ai ishte i ndjeshëm dhe nuk sillej ashpër me të tjerët. Ai nuk ishte i pa mëshirshëm, nuk ishte mendjemadh, nuk fliste me zë të lartë, nuk ofendonte njeri dhe nuk tregohej koprac ndaj të tjerëve. Ndërsa  në lidhje me veten e tij, ka qëndruar larg prej këtyre tre gjërave:

1-      Lozjen e rolit të hipokritit.

2-      Lakmisë për të pasur sa më shumë.

3-      Interesimi për gjërat e kota.

Në lidhje me njerëzit është larguar në këto tre pika:

1-      Nuk tallej me njerëzit.

2-      Nuk i ofendonte njerëzit.

3-      Nuk i kërkonte mangësitë e të tjerëve.

Kur fliste Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem), ata që ishin ulur rreth tij, nuk lëviznin majtas-djathtas, por dëgjonin me vëmendje dhe, kur mbaronte së foluri ai, atëherë fillonin të flisnin. Sahabët nuk ia ndërprisnin fjalën njëri-tjetrit kur ishin pranë tij. Kur ishin në prani të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dëgjonin atë që fillonte të fliste i pari, derisa mbaronte fjalën. Kur ata qeshnin, qeshte dhe ai me ata, kur ata habiteshin për ndonjë gjë, habitej dhe ai si ata. Ai ishte i durueshëm me beduinët, që shkonin pranë tij dhe i bënin pyetje, duke i folur me mendjemadhësi, (madje dëshironin t’i bënin edhe pyetje që ai nuk i dinte). Ai thoshte: “Nëse e shihni ndonjë person që ka nevojë për ndihmë, ndihmojeni atë. Për punët e mira që bëni, shpresoni shpërblim vetëm te Allahu, dhe mos prisni të lavdëroheni prej të tjerëve.” Ai nuk i ndërpriste personat kur ata flisnin, vetëm në rastin kur ata e teproninin, ngrihej dhe largohej prej atij vendi.[8]

Tani le të mendojmë, për veprimet dhe karakterin e Pejgamberit të këtij umeti.

Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se të marrim shembull dhe të mundohemi t’i vemë në veprim këto, pasi në këto shembuj ka një mirësi të madhe. Shembujt nga Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem) janë të shumtë. Njëri prej tyre është shpjegimi i islamit për ata që rrinë në xhami. Në këtë kontekst Pejgamberi (alallahu alejhi ueselem) ka thënë: “Kush vdes duke i bërë shirk Allahut, ai është në xhehenem”[9]

Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Muhaxhirët janë ata që qëndrojnë larg ndalesave të Allahut, dhe muslimani nuk sheh dëm prej dorës dhe gjuhës së muslimanit”.[10]

Përsëri Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) në një hadith tjetër thotë: “Përgëzoi ata te cilët ecin në errësirë për në xhami me dritën e plotë, ditën e gjykimit”. Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem ) thotë: “Bëni xhihad ndaj mushrikëve, me pasurinë tuaj, me shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja”.[11] Na trasmetohet në një hadith tjetër se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ndonjëherë robi (njeriu) thotë ndonjë fjalë pa u menduar mirë dhe, për këtë arsye hidhet poshtë në xhehenem, lartësia e të cilit është më larg se lindja me perendimin”.[12] Në një hadith tjetër Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Unë nuk u dërgova si mallkues, por u dërgova si mëshirë për ju”[13] Umeri (radijallahu anhu) trasmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mos më adhuroni mua, ashtu siç adhuruan të krishterët birin e Merjemes.”[14] Pra nuk duhen kaluar kufijtë, siç bënë të krishterët me Profetin Isa (alejhisselam), duke e adhuruar atë si zot.[15]

Na transmetohet nga Xhundub b. Abdullahi se pesë ditë para se të ndërronte jetë Pejgamberi (salallahu alejhi ueselem), aie kishte dëgjuar të thoshte :  “…Pa dyshim që Allahu mua më ka bërë  Halil (mik të afërt), ashtu siç bëri Halil, Ibrahimin (alejhisselam). Nëse në mesin tuaj do të zgjidhja një Halil (mik), ai do ishte Ebu Bekri. Kini kujdes! Ata që ishin para jush i bënë xhami varret e pejgamberëve. Kini kujdes! Mos i bëni varrezat xhami. Unë jua ndaloj juve këto punë.”[16] Sipas këtij hadithi, falja e namazit në varreza dhe në ato xhami ku ka varreza , është një rrugë që të dërgon në shirk dhe prandaj nuk është e lejuar të falësh namaz në këto xhami.

Përgatiti: Abdu’l Melik b.Muhammed b.Abdur-Rahman el-Kasim.

Përktheu nga Turqishtja: Ferdinand Mema

www.teuhidi.com


[1] Ahmedi dhe Tirmidhiu,

[2] Muslimi,

[3] Buhariu,

[4] Muslimi,

[5] Buhariu dhe Muslimi,

[6] ?bn Maxhe, ?bn Hibani,

[7] Ahmed,

[8] Tirmidhi,

[9] Buhariu,

[10] Buhariu dhe Muslimi,

[11] Ebu Davut,

[12] Buhariu dhe Muslimi,

[13] Muslimi,

[14] Buhariu dhe Muslimi,

[15] Sqarim,

[16] Muslimi,

Comments are closed.