Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Mënyra më e mirë për të ulur trigliceridet (yndyrat në gjak)

Humbisni peshë. Nëse jeni mbipeshë, humbja e 2-5 kg mund t’ju ndihmojë të ulni trigliceridet. Motivoni veten duke u fokusuar tek benefitet e rënies në peshë, si më shumë energji dhe shëndet më i mirë.

Pakësoni kaloritë. Mos harroni që kaloritë e tepërta konvertohen në trigliceride dhe ruhen su yndyra. Duke pakësuar kaloritë ju ulni nivelin e triglicerideve.

Shmangni ushqimet e përpunuara dhe me sheqerna të shtuar – Karbohidratet e “lehta”, si sheqeri dhe ushqimet e bëra me miell të bardhë, mund të rrisin trigliceridet.

Ushtrohuni rregullisht. Mundohuni të bëni të paktën 30 minuta në ditë aktivitet fizik. Duke u ushtruar rregullisht ju mund të ulni nivelet e triglicerideve dhe rrisni kolesterolin e “mirë”. Bëni një shëtitje në park, ngjisni shkallët kur shkoni për në punë, praktikoni ndonjë lloj sporti etj.

Burimi : www.shendeti.com.al

Comments are closed.