Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Kurban Bajrami 2018

Me qëllimin e përmbushjes së detyrës së saj, e që është ndihma ndaj nevojave të besimtarëve musliman, shoqata THIRRJA vazhdoi edhe këtë vit me realizimin e një prej projekteve më gjigande të vitit, gjegjësisht projekti i therjes së kurbanave për festën e Kurban Bajramit. Duke u nisur që nga obligimi fetar, shkaqet objektive, mundësia fizike e shumë të tjera, besimtarët ishin ata që këtë obligim ia dorëzuan në kryerje shoqatës THIRRJA, e cila me stafin e saj u përkujdes që ky amanet të zë vendin e duhur, mënyrën e duhur si dhe kohën e duhur. Realizimi i këtij projekti u zhvillua në disa etapa dhe në një periudhë kohore, duke filluar me fillimin e festës e duke mbaruar me mbarimin e sajë. Etapa e parë ishte përzgjedhja e kurbanave si dhe vendin e therjes së tyre. Kurbanat që përzgjodhi shoqata THIRRJA ishin që i plotësuan kriteret fetare (mosha, shëndeti fizik dhe mental, lloji etj.) mirëpo nuk iu mungoi as cilësia. Thertorja ku u realizua therja e tyre i plotësonte kushtet më moderne dhe bashkëkohore, dhe kapaciteti i madh i sajë mundësoi që projekti të kryhej sa më shpejtë që është e mundur. Me fillimin e festës së Kurban Bajramit filloi edhe therja e kurbanave, që u zhvillua nga njerëz kompetent (fetarë) e që u mbikëqyr nga hoxhallarë. Therja vazhdoi deri në ditën e tretë të kësaj festeje por njëkohësisht edhe shpërndarja. Shoqata THIRRJA u përkujdes që shpërndarja të zhvillohet në disa nga vendbanimet muslimane, që nga Kumanova, Shkupi e deri në Tetovë dhe Gostivar, por ajo të dorëzohet tek njerëzit e duhur. Të parët që u shërbyen nga mishi i kurbanave ishin pronarët, gjegjësisht ata që kësaj festeje ia bashkëngjitën edhe sakrificën e tyre, e që kërkuan pjesë nga kurbanat e tyre. Mirëpo kishte edhe nga ata që gjithë pjesën e tyre ia dorëzuan shoqatës për qëllime humanitare. Nga mishi i kurbanave nuk u privuan të varfërit e skamnorët, që ishin kandidatët potencial të këtij projekti. Shoqata THIRRJA u mbetet besnik të gjithë atyre që e nderuan me këtë obligim, duke iu dëshiruar që ky obligim fetarë të jetë pranuar te Allahu xh.sh., dhe duke ua përcjell lutjet dhe gëzimet e të gjithë atyre që këtë festë e kaluan të ngopur. Nderi na takoi neve, me respekt stafi i Shoqatës qytetare “THIRRJA”

 

==>> KLIKO KËTU PËR TË SHIKUAR MË SHUM FOTO

Comments are closed.